AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Moto ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Moto ... Empty
MesazhTitulli: Moto ...   Moto ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:39 am

Rosi: Po tė largohesha, do tė shkoja te Dukati!

Nuk ka humbur buzėqeshjen dhe pse pėrfundoi njė tjetėr sezon pa titull, njė pėrjetėsi kjo pėr njė pilot tė mėsuar me suksese si ai. Por Valentino Rosi nuk e bėn tragjike situatėn e Jamahas, dhe pse kėrkon nga ajo pėrmirėsime tė ndjeshme pėr 2008-n, pėrndryshe...

Atėherė Rosi, u mbyll njė sezon i vėshtirė. Tė bėjmė rezymenė: cili ėshtė sot Valentino?

Me siguri problemet e fundit (me teksat) mė kanė pjekur. Nuk e kuptoja madhėsinė e personazhit tim, tani situata ėshtė pak mė e qartė. Ndihem njė pilot qė do tė kėrkojė tė rregullojė gjithė gjėrat pėr tė garuar sa mė i qetė me motorė.

Ēfarė duhet flakur dhe ēfarė duhet ruajtur nga ky sezon 2007?

Arrita fitore tė bukura, dhe pse nė fund mė iku nga duart edhe vendi i dytė. Ndėrsa problemet jashtė garave duhen flakur tej.

Ky Stoner ėshtė thjesht njė meteor, apo njė Valentino i ri?

Nuk ėshtė njė meteor, por pėr tė qenė njė Valentino i ri duhet tė fitojė sėrish, duke luftuar ashpėr me Valentinon dhe Pedrosėn. Sido qė tė jetė nuk do tė jetė Valentino i ri, do tė jetė Stoneri.

Kejsit i erdhi keq qė nuk mori komplimentat tuaj pėr fitoren.

Nė Motegi ai kishte ndalur nė tė majtė pėr tė marrė njė flamur, unė kalova nga ana tjetėr. Ishte njė rastėsi, nuk doja ta ofendoja. Heidėnit, nė 2007-n, i shtrėngova dorėn, pėr kėtė ka fotografi.

Sa dėshirė keni ta thyeni?

Shumė. Kam dėshirė tė pėrballem me njė kundėrshtar tė fortė, por mė duhet qė gomat dhe motori tė funksionojnė mirė.

A keni pasur ndonjėherė makthin se nuk do tė arrini tė fitoni mė?

E kanė tė gjithė dhe unė jam shumė realist. Por kam arritur nė pėrfundimin se jam ende nė formė, por qė nuk pata kushtet pėr tė luftuar me Stonerin.

Ia dhatė fajin pak a shumė tė gjithėve: sindroma Biaxhi?

As kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė them atė qė ndodh nė pistė, besoj nė mėnyrė objektive. Nėse duam njė krahasim, pilotėt e tė kaluarės (Biaxhi) ankoheshin pa njė pėrse tė qartė, thonin se motori im ishte zyrtari. Pastaj shkova tek Jamaha dhe i munda gjithsesi. U ankova sepse kisha probleme reale. Sidoqoftė, nuk kam thėnė kurė se Stoneri fitoi thjesht sepse pilotoi njė Dukati.

Ku gaboi sivjet Mishleni?

Qė sezonin e kaluar nuk arrija tė pilotoja me kėto goma, sepse kanė ndėrmarrė rrugėn qė i kėrkoi Honda. Sivjet, me rregullat e reja, nuk investuan aq para sa duhej pėr zhvillimin e gomave.

Gjėja me shqetėsuese ėshtė qė ēdo pėrmirėsim u hodh poshtė.

E saktė. Kjo do tė thotė qė diēka nuk shkon nė repartin e motorėve. Jamaha nuk ka qenė kurrė motori mė i shpejtė, por sivjet humbėm deri nė 15-20 km/h nė pjesėt e drejta. Vuajtėm edhe reduktimin e benzinės: sa herė qė tentuam qė bėnim diēka tė re motori na u thye. Nėse duan tė fitojnė duhet tė bėjnė ndryshime tė rėndėsishme. Duhen njerėz mė tė aftė dhe mė shumė para.

Atėherė tė vazhdojmė me tė ardhmen. Mishleni nuk ju lejoi tė bėnit testimet e para nė Valencia dhe Malajzi. Njė hakmarrje?

Nuk mė lejuan tė testoja sepse mė kanė frikė. Mund t’i kuptoj.

Ishte e nevojshme gjithė kjo ashpėrsi pėr tė marrė Brixhstonin?

Unė u tregova i ashpėr vetėm me Furusauan (shefi i Jamahas) dhe nuk kam folur kurrė me bosin e MotoGP, Ezpeleta.

Por, teknikisht, a ėshtė kjo ajo qė ju duhet vėrtet pėr t’u kthyer tek fitoret?

Gomat janė besim. Pas ngjarjeve tė fundit dhe pėrgjigjeve qė mora nga Mishleni nuk kisha mė besim. Fatkeqsisht, me ta nuk e kupton kurrė se nė cilėn rrugė po shkon.

Po nėse nuk fitoni me Brixhstonin, ēfarė do tė ndodhė?

Nuk kėrkoj justifikime, do tė kem rastte tė tjera.

A do tė hiqnit dorė nga njė titull nė kėmbim tė atij tė 2008-s?

Eshtė e rėndėsishme qė tė rifilloj tė fitoj sa mė shpejt, por do ta kisha shumė bezdi tė flakja tutje ata qė kam fituar.

Doni njė Jamaha menjėherė kompetitive: nėse nuk do tė ndodhė nė 2009-n do tė jetė mė e lehtė tė shkoni te Dukati apo te Honda?

Duhet parė si do tė pėrmirėsohet ky djall motori. Nėse rritet mirė mund tė pres edhe njė vit. Nėse nuk mund tė bėjmė asgjė, amen. Kam marrėdhėnie tė mira me tė dy palėt, por me siguri Dukati do tė mė pėlqente sepse ėshtė njė skuadėr italiane.

Por aty ėshtė Stoneri.

Nuk besoj se do tė thoshte jo. Ndoshta i pėlqen tė matet me mua me tė njėjtin motor. Apo, mos ndoshta po ekzagjeroj pak...

Pikantet e Rosit
... pėr Dukatin

“Tė gjitha skuadrat japoneze, Jamaha, Honda dhe tė tjerat, sivjet e nėnvlerėsuan Dukatin. Dukati u tregua shumė inteligjente dhe agresive kėtė sezon, duke shfrytėzuar shumė mirė rregullat e reja, dhe duke punuar mė mirė se ēdo skuadėr tjetėr. Ne ishim kompetitivė ndaj Hondės, por kėta tė fundit kanė shumė para dhe shumė njerėz dhe arrijnė tė rikuperojnė nė pak kohė, siē pamė nė fund tė vitit, ndėrsa Jamahas kjo i mungon, prandaj na duhet shumė pėrgatitje”.

... pėr tifozėt

“Pas probleme qė pata kėtė verė me teksat njerėzit filluan tė kishin pak dyshim tek unė si njeri dhe kjo mė mėrzit pa masė, pasi nuk kam bėrė asnjė gabim qėllimisht, siē pretendonin nė atė kohė disa gazeta. Por tifozėt e vėrtetė mė kanė mbėshtetur gjithnjė, sepse i njohin vlerat e mia nė pistė dhe jashtė saj. Shpresoj vetėm qė sezonin e ardhshėm tė kem nė dispozicion mjetet sa mė tė mira pėr t’u dhuruar atyre kėnaqėsitė qė kėrkojnė prej meje, fitoret”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Moto ... Empty
MesazhTitulli: Re: Moto ...   Moto ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:41 am

Rosi: Dua ta mbyll karrierėn te Jamaha!

Testimet e Herezit ishin, nė pėrgjithėsi, pozitive, pasi ndjesia me Jamahan duket e rigjetur.
Fjalė tė ėmbla ato tė padronit japonez, Masao Furusaua, dhe pėrgjigja e Valentino Rosit ėshtė nė tė njėjtat valė.
“Dashuria” duket se ka rilindur dhe pasi u sistemua ēėshtja e gomave, italiani ėshtė gati t’i premtojė bensikėri tė pėrjetshme Jamahas.
“Mė kanė trajtuar gjithnjė shumė mirė dhe kemi pasur njė marrėdhėnie fantastike”, u shpreh Rosi.
“Besoj se mund tė qėndroj shumė gjatė kėtu, sepse skuadrėn e shoh shumė tė motivuar”.
Pra, rinovimin e kontratės dhe, kėsisoj, tė besimit, skuadra japoneze duhet ta fitojė me punė.
“Jamaha ka kupptuar ēfarė gabimesh ka bėrė dhe tani po punon fort pėr t’i zgjidhur ato.
Ne po kėrkojmė tė ndėrtojmė njė moor kompetitiv dhe kėshtu mund tė qėndrojmė bashkė, duke luftuar sėrish pėr tė fituar”, theksoi Rosi.
Por te Jamaha, Valentino do tė ketė sivjet njė rival mė shumė, Horge Lorencon:
“Marrėdhėnia ime me tė ėshtė: “mirėmėngjes, mirėmbrėma”, por kjo nuk vlen vetėm pėr ne”, tha Rosi.
“Kėshtu ndodh edhe mes Heidėnit dhe Pedrorės, Melandrit dhe Stonerit, pra me tė gjithė shokėve tė skuadrave.
Pėrveē kėsaj, ne jemi tė ndarė, pasi kemi dy llojė tė ndryshme gomash, ndaj ėshtė e vėshtirė tė shkėmbejmė mendime”.
Dhe nė fund, edhe njė bilanc pėr testimet e kryera nė Spanjė: “Ishte ashtu siē e prisja.
Testimi i parė ishte pozitiv, pasi isha mjaft i shpejtė qė nė fillim”, pėrfundoi “Doktori”.
“Kam njė marzh tė madh pėrmirėsimi, sepse mund ta pėrshtasim motorin me gomat e reja, megjithatė fjala kryesore nė kėtė ēast ėshtė “punė”, vetėm punė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Moto ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: