Krimi fiton medalje
Disa dite me pare, drejtori i Interpolit per Evropen, ne raportin e tij vjetor per vitin qe sapo perfundoi, renditi mafien shqiptare si nder tre grupet me te rrezikshme te krimit te organizuar ne kontinentin plak. Te paret ishin mafiozet ruse, te ndjekur nga ata kineze. Te tretet renditeshin mafiozet tane. Pra jemi ne vend te trete, ose kemi medaljen e bronzit ne aftesine per te prodhuar krim te organizuar te shtrire ne te gjithe Evropen. Semundja me e rrezikshme qe gerryen autoritetin e shtetit tone eshte apatia e theksuar ne luften ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve mafioze. Kjo semundje i duhet dedikuar teresisht klases politike shqiptare. Po behen rreth dy vjet qe perfaqesuesit kryesore te Bashkimit Evropian (Prodi, Solana, Paten e deri tek Salcman ne Tirane) nuk jane lodhur se deklaruari se hapat afrues te vendit tone me BE-ne do te varen nga lufta qe ne shqiptaret do t'i bejme krimit. Mirepo e keqja jone eshte se politikanet tane po lodhen se degjuari. Asnje kunderveprim shembullor ndaj qortimeve te Brukselit. Nderkohe qe mesazhet jane te qarta. Sado te reformojme administraten tone publike, te privatizojme me energji te shtuara apo te pajisim ushtaret tane me uniforma te ngjashme me ato te NATO-s, edhe sikur te mberrijme ne kohe rekord nivelin e zhvillimit te Sllovenise, per shembull, serish do te jemi po aq larg Bashkimit Evropian. Metri i vetem qe na afron me BE-ne eshte lufta pa kompromis ndaj krimit te organizuar. Ndersa ne, ne vend te afrohemi, fitojme medalje ne organizim strukturash mafioze! Nje vit me pare, ambasadori amerikan ne Tirane denoi fort baronet e krimit ne Shqiperi. Mafiozet dhe kriminelet tane te organizuar i cilesoi pikerisht keshtu: "barone". Ose thene ndryshe, njerez qe kane siguruar nje "pasuri" te madhe ndikimi ne strukturat shteterore, sidomos ne polici dhe ne institucionet tona te tjera qe luftojne krimin. Njerez ne gjendje te paralizojne shume energji drejtuese e zbuluese te shtetit shqiptar. Ne asnje shtet tjeter te Evropes Lindor e Qendrore, perfaqesuesit kryesore te diplomacise perendimore nuk i kane quajtur me titujt e vjeter te fisnikerise (barone, duke, etj.) mafiozet e ketyre vendeve - p.sh. te Bullgarise, Rumanise apo Polonise-. Cfare ka te vecante mafia, krimi i organizuar shqiptar qe meriton "tituj fisnikerie" nga Perendimi? Pergjigjja eshte e thjeshte: ai eshte i integruar. Ai eshte ngulur mire ne Evropen e zhvilluar. Nuk ka nevoje per viza, apo per perafrim standardesh, qe te hyje ne tregjet e droges dhe prostitucionit te BE-se. Krimi i organizuar shqiptar ka marre qe nga viti 1991 eksperiencen "e vyer" te "Cosa Nostra" siciliane apo "Ndrangetta" puljeze, te cilat jane organizata tipike mafioze te Italise se Jugut. Ka pervetesuar shume shpejt menyren e tyre te punes. Vitet e fundit ka marre me force edhe shume nga tregjet dhe pikat e kontaktit te ketyre organizatave ne Evropen Veriore tezhvilluar (Britani e Madhe, Belgjike, Zvicer, etj.). Eshte bere "i respektueshem" (pra, qe i kane friken) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, ne radhe te pare kineze. Ne lagjen Soho te Londres ka shumicen e tregut te prostitucionit. Ne Zvicer, shqiptaret dhe kosovaret kontrollojne pjesen derrmuese te trafikut te droges nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat "e lehta" te vendeve te tjera te Evropes Lindore. Nje organizate mafioze shqiptare eshte dhe me e celikte se simotra e vjeter italiane. Ajo nuk ka baze kodin "sicilian" te nderit, por lidhjet familjare, te cilat ne Shqiperi jane me te forta se vdekja. Sa here mafiozet shqiptare rrezikojne te zbulohen, ata kalojne me lehtesi nga njeri vend perendimor tek tjetri, ose fshihen ne dheun e tyre. Atje (pra ketu, ne Shqiperi) pjesa me e madhe jane te sigurte se nuk do te ngacmohen nga policia. I ndruhen vetem ndonje informacioni te dhene nga Interpoli (rrjeti nderkombetar i informacioneve policore) per kapjen e tyre. Mafiozet shqiptare jane gati te pamundur per t'u infiltruar, per te depertuar informatore te policise ne radhet e tyre. Secili prej tyre, edhe po te jete penduar, e di mire se i shkon jo vetem koka e tij, po te kallezoje, por e gjithe familjes dhe farefisit. Hakmarrjet ne gjirin e mafiozeve tane jane te shpeshta dhe mbajne gjalle unitetin mes krimineleve, si dhe friken me te forte se nga vdekja, ne rast se bashkepunojne me policine. Nese mafiozet italiane e kane shume te veshtire te pastrojne parate e droges apo prostitucionit ne jeten civile italiane apo te vendeve te tjera, kete sivellezerit e tyre shqiptare nuk e kane problem fare. Motelet, restorantet, lokalet dhe apartamentet e tyre luksoze lulezojne ne qender te Tiranes dhe te Durresit. Me para jo shume te madhe mund te blesh heshtjen bashkepunetore te policise apo organeve fiskale. Ndersa bejne nje jete gati perrallore ne Shqiperi, ne vendet e Evropes Perendimore mafiozet tane fshihen pas petkut te profesioneve me te rendomta (teknike te ulet ose punetore krahu). Jetojne ne apartamente shume te thjeshta, per te mos rene ne sy te policise. E deklarojne vete se ne Shqiperi jane rehat. Eshte Eldorado e tyre. Pse tek ne, shteti rri e ben sehir, teresisht i paafte te godase rrjetet e krimit te organizuar. Shoqeria civile eshte si e tulatur dhe ka frike ose pak informacion te provuar te denoncoje kriminelet qe i sheh ne restorantet dhe hotelet me luksoze te vendit. Mirepo rruga e kthimit te drejtimit, e ndryshimit, eshte e fshehur pikerisht tek ajo. Pse politika shqiptare e ka treguar fare mire se mund te bashkejetoje me krimin. Ndersa shoqeria civile dhe organizatat e sinqerta jo fitimprurese mund t'i dalin perballe dhe te zgjojne kunderveprimin qytetar.