PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
 | Titulli: Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh Sun Sep 23, 2007 12:22 am | |
| Shqiptaret, Kombi 10 milionesh
Shqiptaret, Kombi 10 milionesh Nga Dhimitėr Doka
Njė pėrmbledhje e shkurtėr mbi shpėrndarjen dhe numrin e etnisė shqiptare nė trojet etnike dhe jashtė saj. Njė pasqyrė jo vetėm nė shifra, por edhe nė kohė, qė nga ilirėt deri te shqiptarėt. Nga Ballkani nė Europėn Perėndimore, Afrikė, Amerikė e deri nė Australi shqiptarėt pėrafėrsisht janė njė komb prej 10 milion banorėsh Kėtė pyetje mund t’ia kenė bėrė vetes shumė shqiptarė dhe tė huaj, por vėshtirė qė tė kenė gjetur njė pėrgjigje tė saktė. Edhe unė qė vendosa tė shkruaj pėr kėtė temė e kam tė vėshtirė tė jap shifra plotėsisht tė sakta, pėrveē vlerėsimeve tė pėrafėrta. Kjo sepse, nga njėra anė ka qenė e vėshtirė pėr vetė ndryshimet e shumta dhe tė shpeshta qė ka pėsuar historikisht vendi nėn sundimet e ndryshme pėr tė pasur statistika tė sakta, nga ana tjetėr se vėshtirėsitė e jetės dhe luftrat e shumta kanė detyruar historikisht shumė shqiptarė qė tė shpėrngulen nga trevat e tyre dhe tė shpėrndahen kudo nė Botė. Njė arsye tjetėr qė ka vėshtirėsuar shumė kėtė problem ka qenė edhe ndryshimi i shpeshtė i kufinjėve dhe copėtimi i shumtė i trevave shqiptare. Shqiptarėt janė ndėr tė rrallėt popuj nė Botė qė nė trevat e tyre ndodhen politikisht tė ndarė nė pesė shtete, pikėrisht nė: Republikėn e Shqipėrisė, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Serbinė (Jugore) dhe Mal tė Zi. Kjo ka bėrė qė edhe vlerėsimi statistikor i numrit tė tyre tė jetė i ndryshėm sipas shteteve ku ata bėjnė pjesė. Megjithatė historia e popullimit tė trevave tona ėshtė shumė mė e hershme sesa diskutimi i kufijėve dhe ndarjet e sotme territoriale. Dėshmitė e shumta arkeologjike vėrtetojnė pėr gjurmėt mė tė lashta tė popullimit tė trevave tona nė Ballkan dhe Europė. Njė gjė tė tillė e kanė dėshmuar objektet arkeologjike tė gjetura nė pjesė tė ndryshme tė trevave shqiptare, siē janė ato tė Xarės nė Sarandė, nė afėrsi tė Shkodrės, nė malin e Dajtit etj. Nga studimi i kėtyre objekteve arkeologjike ėshtė vėrtetuar se trevat tona kanė filluar tė banohen qė nė periudhėn e paleolitit tė mesėm (100 000 deri 40 000 vjet para Krishtit). Veēanėrisht pas krijimit tė popullsisė etnike ilire, u zgjerua mjaft si hapėsira e banimit, ashtu edhe numri i vendbanimeve tė kėsaj popullsie. Kjo hapėsirė zinte tashmė pothuaj gjithė pjesėt perėndimore tė gadishullit tė Ballkanit. Popullsia ilire e kėsaj kohe (rreth mijėvjeēarit tė para Krishtit) llogaritej nė rreth 500 000 vetė dhe jetonte e ndarė nė disa fise si: Enkelejdėt, Taulantėt, Dalmatėt, Dardanėt etj. Dėshmitė e gjetura tė periudhės sė antikitetit flasin po pėr atė vazhdimėsi etno-kulturore ilire si dhe pėr ekzistencėn e njė popullsie tė konsiderueshme nė trevat tona. Karakteristikė pėr kėtė periudhė ka qenė edhe rritja e vazhdueshme e numrit tė qyteteve ku numėroheshin rreth 20 qytete, e midis tyre dalloheshin qytete tė tilla si: Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Apolonia, Buthroti etj.Periudha e Mesjetės (rreth shekullit XIII-XIV-tė), kur vendi quhej Arbėri dhe banorėt arbėr, shėnoi njė zhvillim tė mėtejshėm tė popullsisė sonė si nė numėr, ashtu edhe nė shtrirje gjeografike. Numri i popullsisė nė trevat tona gjatė kėsaj periudhe mendohet tė ketė qenė rreth 1,5 milion banorė. Pėr tė gjitha kėto periudha, deri nė pushtimin turk, ndonėse mungojnė tė dhėnat statistikore, dėshmitė e shumta arkeologjike vėrtetojnė pėr njė fakt tė vetėm, pėr vazhdimėsinė e zhvillimit etnik dhe kulturor tė sė njėjtės popullsi nė tė gjitha trevat shqiptare.Tė dhėnat e para statistikore qė dėshmojnė mbi ecurinė e numrit tė popullsisė nė trevat shqiptare i pėrkasin periudhės sė pushtimit osman, kur sipas regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1431-1432 rezultoi se nė trojet tona jetonte njė popullsi prej rreth 800 000 banorėsh. Gjatė shekullit tė XX-tė janė bėrė disa regjistrime tė popullsisė, si ai i vitit 1921, 1923, 1927, 1938, 1945. Megjithėse japin tė dhėna tė rėndėsishme, kėto regjistrime nuk mund tė quhen plotėsisht tė sakta. Gjithashtu, copėtimi i trojeve shqiptare nė vitin 1913 bėri qė pjesa mė e madhe e popullsisė (rreth 1 milion banorė) tė mbetej jashtė kufinjėve tė Shqipėrisė dhe, pėr pasojė, tė llogaritej nė numrin e popullsisė tė vendeve tė tjera. Sipas regjistrimit tė parė tė pėrgjithshėm (brenda Republikės Shqiptare) tė vitit 1923, popullsia llogaritej 804 800 banorė. Megjithatė duke filluar nga vitet 20-tė tė shekullit XX-tė e nė vazhdim, tė dhėnat statistikore mbi numrin e popullsisė shqiptare dhe ecurinė e saj, erdhėn vazhdimisht duke u shtuar dhe saktėsuar. Kėshtu sot llogariten gjithsej, rreth 10 milion shqiptarė nė Botė, dhe prej kėtyre gati 7 milion banojnė nė trevat etnike shqiptare: nė Republikėn e Shqipėrisė (3.8 milion tė regjistruar, nga tė cilėt rreth 700 mijė kanė emigruar pas vitit 1990), Kosovė (rreth 2 milion), nė trevat shqiptare nė Maqedoni (rreth 800 mijė), Greqi (rreth 250 mijė shqiptarė tė Ēamėrisė), nė Serbinė Jugore (rreth 80 mijė) dhe nė Mal tė Zi (50 mijė). Emigracioni i jashtėm ka tėrhequr historikisht njė pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė nga trevat shqiptare. Fillimet e tij ky emigracion i ka tė paktėn qė nga shekulli i XIV-tė, fillimisht brenda vendeve tė Ballkanit, ku veēohet emigrimi i rreth 300 mijė shqiptarėve arvanitas tė vendosur kryesisht nė ishujt e Egjeut, More (Peleponez) dhe rrethinat e Athinės, e duke u zgjeruar mė vonė nė shumė vende tė tjera. Gjatė periudhės 1437-1744 ka dominuar emigrimi drejt Italisė, ku veēohet veēanėrisht ai pas vdekjes sė Skėndėrbeut, e qė ka kapur nė total shifrėn e mbi 200 mijė vetėve. Shumica e tyre u vendos nė Kalabri e Siēili, ku edhe sot numėrohen rreth 80 vendbanime arbėreshe. Njė pjesė e tyre emigruan mė vonė drejt shteteve tė tjera, sidomos drejt Amerikės. Sot nė Itali numėrohen zyrtarisht nga shteti italian 80 deri 100 mijė arbėreshė. Gjatė periudhės sė gjatė tė pushtimit osman shumė shqiptarė do tė detyroheshin tė emigronin edhe drejt Turqisė, ku sot numėrohen rreth 1.5 milion turq me origjinė shqiptare. Nė shekujt e XIX-tė dhe XX-tė shtrirja e emigrantėve shqiptarė do tė pėrfshinte edhe shumė vende tė tjera, si brenda rajonit, edhe larg tij dhe Europės. Kėshtu, diaspora shqiptare do tė prezantohej edhe nė Bullgari, Rumani, Rusi, Egjypt, Siri, Australi, Agjentinė, Brazil e sidomos SHBA. Vetėm nė SHBA diaspora shqiptare llogaritet sot nė rreth 500 mijė vetė. Pėrllogaritja e saktė e numrit tė shqiptarėve nė Botė mbetet megjithatė njė problem i paqartė, i cili kėrkon tė qartėsohet sepse ka rėndėsi jo vetėm kombėtare, por edhe ndėrkombėtare. Ky numėr ėshtė treguesi i parė qė shpreh nė vlera absolute rėndėsinė dhe potencialin e ēdo popullsie nė Botė. | |
|