Nė tė njėjtėn periudhė me artin e trevave fshatare, nė truallin e Shqipėrisė arriti zhvillimin mė tė madh edhe arti i mozaikut. Mė i herėshmi ėshtė gjetur nė Durrės. I pėrket shekullit IV p.e.r. dhe ėshtė i punuar me gurė zalli shumėngjyrėsh. Ka vlera tė rralla artistike qė shquhen nė gjithė krijimtarinė e kėsaj gjinie. Quhet Bukuroshja e Durrėsit dhe mund tė cilėsohet si bukuroshja e gjithė mozaikėve qė janė zbuluar deri tani nė truallin shqiptar, pėr hijeshinė e figurės dhe mjeshtėrinė e realizimit artistik. Nė shekullin e I rė, sic pėrmendėm, u arrit lulėzimi i kėtij arti dhe nga gurėt e zallit u kalua nė kubikė tė prerė prej guri, qelqi, mermeri apo balte tė pjekur. Mozaikė tė tillė janė zbuluar nė Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mėvonshėm i mozaikėve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-tė motivet e mozaikut ndryshojnė nga modelet e pikturave tė herėshme, sic ėshtė amazonamania nė Apolloni, duke u zėvėndėsuar me figura simetrike qė qėndrojnė tė shkėputura nė sipėrfaqe dhe qė paraqesin figura kafshėsh, shpendėsh, pemė frutore, lule e tė tjerė simbole tė artit paleobizantin. Ruhen edhe sot nė gjendje tė mirė disa krijime tė tilla, sic janė Pagėzimorja nė Butrint, mozaikėt e Linit dhe tė Antigonės. Nga gėrmimet e deritanishme, ėshtė gjetur vetėm njė mozaik paretial nė Durrės, brenda Amfiteatrit tė qytetit, qė i pėrket shekullit VI-VII-tė.