AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Krijimtaria ne ditet tona

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Krijimtaria ne ditet tona Empty
MesazhTitulli: Krijimtaria ne ditet tona   Krijimtaria ne ditet tona Icon_minitimeTue Sep 25, 2007 8:03 pm

Ishte pikėrisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugėn ku nuk do tė ndjehej mė tutela e njė drejtimi tė vetėm artistik, sic provoi gjatė 50 vjetėve. Mė shumė se nė artet e tjera tani nė pikturė vihet re njė krijimtari mė e larmishme dhe mė e madhe. Janė hapur mė shumė ekspozita personale ku paraqiten krijime qė u pėrkasin rrymave bashkėkohore tė artit botėror. Nė kėtė fazė, nė Shqipėri gjen edhe autorė qė ende pikturojnė si nė vitet e realizmit, por tonin e pikturės sė sotme e japin krijuesit qė pėrpiqen pėr njė gjuhė tė vecantė artistike si dhe autorėt e rinj me “kapriēot” artistike qė tentojnė drejt njė stili sa mė bashkėkohor. Artistėt shqiptarė, deri dje tė izoluar brenda vendit tė tyre, tani po ballafaqohen me botėn pėr tė marreė vlerėsimin mė tė saktė tė krijimeve. Deri tani janė arritur suksese nė shtete tė ndryshėm nga disa autorė shqiptarė ku mė i shėnuari ėshtė ai i piktorit A. Shima nė njė nga galeritė mė tė njohura tė Londrės dhe qė vazhdon edhe sot nė disa galeri tė Amerikės.
Tani artistėt shqiptarė janė tė grupuar nė shoqata tė ndryshme, sipas prirjeve tė tyre, ndonėse edhe Lidhja e Artistėve (e themeluar mė 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me njė platformė tjetėr, qė i pėrshtatet krijimtarisė sė sotme. Nė vitin 1993 nė Tiranė u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan njė grup artistėsh me prirje progesive. Janė hapur edhe galeri tė tjera private. Galeria Kombtare ėshtė pėrshtatur krijimtarisė bashkėkohore dhe ka arritur tė organizojė ekspozita me pjesmarrjen e artistėve nga shumė vende tė botės.
Gjithėsesi kėto janė hapat e para tė artit tė ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve tė tjera europiane, ndaj tė cilėve Shqipėria qėndroi e izoluar vite mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Krijimtaria ne ditet tona
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiponja dykrenore nga bizanti, deri ne ditet tona

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: ArTi FiGurAtiV-
Kėrce tek: