AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dante Alighieri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Dante Alighieri Empty
MesazhTitulli: Dante Alighieri   Dante Alighieri Icon_minitimeMon Oct 01, 2007 9:07 pm

Njė shpjegim i sipėrfaqshėm i patosit poetik tė Dantes e redukton atė nė njė iluminizėm naiv qė glorifikon fuqinė dhe gėzimin krijues tė njeriut. Tė lexuarit e vėmendshėm, edhe vetėm tė Ferrit, do tė mjaftonte pėr ta zhvlerėsuar atė shpjegim

Udhėtimi i Dantes

Tema e udhėtimit mė duket tema mė joshėse nė veprėn poetike tė Dante Alighierit (1265-1321), veēanėrisht nė Komedinė hyjnore. Fashinimi qė kjo vepėr ka ushtruar edhe te shkrimtarėt bashkėkohorė nuk ėshtė zbehur, megjithėse ajo ėshtė ngjizur nė botėn e Mesjetės sė vonshme. Pėrfytyrimet mbi njeriun dhe botėn, ndjeshmėria artistike e artistit tė asaj kohe, kategoritė e bindjet morale, duket se kanė pėsuar aq shumė ndryshime, nė ndėrkohė, sa ėshtė vėshtirė e kuptueshme si mund tė lexohet ende ky autor sot. Natyrisht, autoriteti i veprės sė Dantes ėshtė bėrė, pikėrisht nė sajė tė njė efekti kumulativ tė kohės, monument madhėshtor, nė vlerėn e sė cilės nuk bėn tė dyshohet. Por, monumentet ndonjėherė ngulfasin edhe imagjinatėn edhe arsyen, mu pėr shkak tė pretendimit tė tyre qė tė pranohen si tė mėdha. Pėrtej karakterit monumental tė kėsaj vepre, mbeten pyetjet pėr fuqinė joshėse tė saj, edhe brenda konteksteve kulturore krejt tė ndryshme nga ato ku ka lindur ajo.
Dihet se Balzaku e mendoi emėrtimin e tėrė veprės sė vet, Komedisė njerėzore, si njė analogji ndaj veprės sė Dantes. Borghesi shkroi disa tekste kushtuar Dantes, e mjaft tė tjera nėn frymėzimin e poetit fiorentin. Joyce-i e pa tėrėsinė e veprės sė vet si njė Komedi hyjnore, por pa pjesėn e tretė tė sajėn, pa Parajsėn. Edhe Proust-i, nė Kėrkimin e kohės sė humbur, e krahason projektin e vet artistik me ndėrmarrjen poetike tė Dantes. Por janė edhe mė shprehėse ndikimet qė nė shkrimet e autorėve bashkėkohorė morėn trajta fragmentare, vėshtirė tė dallueshme.
Vargu i parė i pjesės sė parė tė Komedisė (Ferrit) paralajmėron temėn e udhėtimit :
«Nė mjedis tė rrugės sė jetės sonė/ Unė u gjenda brenda njė pylli tė errėt». Eshtė ky fillimi i udhėtimit nėpėr nėntė rrathėt e ferrit, i rrėfyer si pėrvojė e «unit» vetanak tė poetit. Pėrshkrimi i atmosferės sė ferrit, i mundimeve qė e pėsojnė banorėt e tij, i ka shtyrė disa autorė bashkėkohorė ta pėrdorin kėtė paraqitje si anticipim tė ferrit mbi tokė. Kėshtu Hannah Arendt, nė tipologjinė e figurave tė ferrit, tė pranishme nė kultura tė ndryshme, sheh vetėm versione tė zbehta tė ferrit mbi tokė (kampeve tė shfarosjes), tė prodhuar nga regjimi nazist gjerman. Mirėpo, nė ferrin e Dantes, e keqja ėshtė e kufizuar brenda projektit qė duhet ta kapėrcejė atė, edhe pėrmes njė pune simbolike, tė cilėn e pranojnė edhe ata qė kanė bėrė keq dhe qė janė dėnuar pėr kėtė. Megjithatė, persiatjet e Dantes mbi tė keqen nuk kufizohen nė metaforėn e ferrit. Ai na bėn tė ditur se simbolizimi i sė keqes pėrmes figurės sė djallit ėshtė njė mėnyrė qė e ka gjetur njeriu pėr ta qetėsuar veten nga ngashnjimi qė ushtron e keqja, jo si njė forcė qė vjen nga jashtė, por si diēka qė vepron brenda ēdonjerit. Dante e sheh rrezikun sa nga ky ngashnjim me tė keqen qė njeriu e ndien tė pranishme brenda vetes, aq edhe nga vetėmashtrimi i cili na shtyn ta paraqesim tė keqen si diēka qė ėshtė vendosur vetėm tek tė tjerėt, e lokalizuar nė njė vend apo nė njė qenie, e ndryshme nga ne. Virgjili, si personazh qė e udhėheq Danten nė udhėtimin e tij, nėpėr ferr, purgator dhe nė parajsė, ia tėrheq vėrejtjen nga rreziku qė i kėrcėnohet po tė lejojė tė kaplohet nga «dėshira e ulėt» qė lind me kėnaqjen nga veprimet e kėqia.
Duke evituar ta paraqes tė keqen si forcė plotėsisht tė jashtme, Dante i kundėrvihet njė tradite tė tėrė tė interpretimit tė sė keqes, nėn ndikimin e manikeizmit, si doktrinė e pėrzier me elemente tė teologjisė sė krishterimit tė hershėm dhe me ato qė dalin nga tradita zaratrustriane e persianėve. Kjo doktrinė e paraqet origjinėn e sė keqes brenda materjes, e cila ėshtė e jashtme nė raport me shpirtin e njeriut. Mirėpo, duke zhvilluar mendimin se e keqja banon si mundėsi brenda qenies sonė, e strehuar nė vullnetin, mendimet dhe dėshirat tona, Dante njėherit synon tė shkėputet nga bindja sunduese mbi mėkatin burimor. I tėrė projekti i tij poetik mund tė shikohet si pėrpjekje pėr tė zhvilluar njė mėnyrė tjetėr tė perceptimit tė botės dhe jetės, tjetėr nga botkuptimi fetar qė pėrcaktonte fortėsisht jo vetėm bindjet e pikėpamjet por edhe mėnyrėn e tė jetuarit tė njerėzve nė mesjetėn e vonshme. Ndryshimi i parė qė bie nė sy ka tė bėjė me renditjen e temave tė tri pjesėve tė Komedisė : Ferri-Purgatori- Parajsa (tokėsore): udhėtimi i Dantes kalon nėpėr etapa tė anasjellta, nė krahasim me ato qė i shėnon Bibla. Pikėnisja e udhėtimit tė njeriut biblik ėshtė parajsa tokėsore. Pėr shkak tė mėkatit tė Adamit, mėkatit tė dėshirės pėr tė njohur, i tėrė njerėzimi, apo njė pjesė e madhe e tij, rrezikon tė pėrfundojė udhėtimin e vet nė ferr, nė mundime tė paskajshme. Por nuk ėshtė drejtimi i rrugėtimit ai qė ndryshon. Ndryshimi mė i rėndėsishėm ka tė bėjė me cilėsinė e pėrmbajtjes sė udhėtimit, ose me cilėsinė e natyrės sė pėrjetimeve. Derisa udhėtimi i njeriut fetar udhėhiqet me bindjen pėr karakterin thellėsisht tė rremė tė jetės tokėsore, duke e pėrkufizuar si njė pėrgatitje pėr jetėn e mirėfilltė mbinatyrore, Dante pėrdor tėrė mjeshtrinė e vet poetike pėr tė nxitur zgjimin e energjive jetėsore tė njeriut brenda qeniesimit tokėsor. Derisa kisha pretendonte se ka mision pėr ta shpėtuar njerėzimin nga pasojat e mėkatit burimor tė Adamit, dhe pėr ta drejtuar kah fitimi i parajsės qiellore, Dante vijėzon rrugėn e ripushtimit tė burimores brenda njeriut, nė sajė tė filozofisė dhe poezisė. Nuk ėshtė e rastėsishme se Dante zgjedh njė poet pagan, Virgjilin, pėr ta udhėhequr nė rrugėtimin e tij. Virgjili me poezinė dhe filozofinė e tij jetėsore mėton tė zgjojė tek njeriu dėshirėn e harruar pėr kėnaqėsitė tokėsore. Ndėrkaq, nė hyrje tė Purgatorit ai e vendos filozofin romak Katonin e Utikės (shekulli i I, para erės sonė), i cili sakrifikoi jetėn pėr lirinė sa tė krijimtarisė artistike e filozofike aq edhe pėr lirinė politike. Nė fakt, Dante na bėn me dije tėrthorazi se ripushtimi i pafajėsisė sė Adamit (subtilis e jo mortalis) duhet tė kalojė pėrmes ēlirimit nga gjithė ato bindje e trajta tė tė jetuarit, tė sajuara nga feja qė e kanė ngulfatė tė jetuarit e mirrėfilltė tė njeriut: nė ferr, qenia e Dantes ėshtė cilėsuar si «e rėndė», e ngarkuar me njė peshė qė e bėn jetėn lodhėse. Nė etapat vijuese, tė jetuarit e njeriut merr tiparet e «lehtėsisė» dhe transparencės. Karakteri i tė jetuarit nė sajė tė kėrkimit filozofik dhe poetik humb zymtėsinė qė e bėn atė tė rėndė e tė ngjitshėm pėr gjėrat, e bėn tė aftė qė tė ngritet me lehtėsi te pėrjetimet intensive.
Sfera e humanitas, qė ka kuptimin sa tė gjinisė njerėzore aq edhe tė njerėzisė sė njeriut, paraqitet e ndarė nga sfera e christianitas, ose e besimtarėve qė pėrbėjnė trupin mistik, tė mishėruar nė institucionin e kishės. Dante nuk zhvillon mbresat e tij poetike, e as persiatjet e veta filozofike nga pozita e njė ateizmi militant. Ai udhėhiqet mė parė nga njė intuitė e imagjinatė, tė cilat i kultivoi nėn ndikimin e artit greko-romak, qė e shtyjnė tė ripėrvetėsojė atė qė i jep gjallėri tė jetuarit tė njeriut. Nė Purgator ndodh qė ai madje tė pėrdorė, pėr shpjegimin e rrugėtimit tė vet, edhe rituale tė ngjashme me ato qė i kishte pėrdorur kisha, nė mesjetėn e hershme: ėshtė fjala pėr shtatė sprovat, pėrfshirė edhe egzorcizmat, qė duhej ta ēlironin njeriun nga shtatė mėkatet kapitale. Mirėpo, rituali i Dantes ka pėrmbajtje tjetėr, ngase ai udhėhiqet me njohuritė filozofike dhe imagjinaren poetike tė Virgjilit.
Njė shpjegim i sipėrfaqshėm i patosit poetik tė Dantes e redukton atė nė njė iluminizėm naiv qė glorifikon fuqinė dhe gėzimin krijues tė njeriut. Tė lexuarit e vėmendshmėm, edhe vetėm tė Ferrit, do tė mjaftonte pėr ta zhvlerėsuar atė shpjegim. Ferri pėr tė cilin flet Dante nuk kufizohet vetėm nė njė thellėsi tokėsore: ai del mė tepėr si njė realitet, vazhdimisht i mundshėm, mbi tokė. Poeti na sugjeron se hijet e pakapshme tė trupave tė vdekur, nė ferr, banojnė nė jetėn tokėsore, se jeta mund tė bėhet vetėm njė simulim i jetės. Udhėtimi i tij ėshtė kėrkim i njė mundėsie tjetėr tė jetės, nė atė mėnyrė qė njerėzit tė mos reduktohen nė tė vdekur qė kanė harruar t’i varrosin.

Muhamedin Kullashi - Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dante Alighieri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: