|
| | Ibrahim Kodra | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Ibrahim Kodra Tue Oct 02, 2007 6:52 pm | |
| Historia e plote e piktorit me te famshem shqiptar. Qe nga lindje ne Ishem e deri tani me rikthimin me nje ekspozite ne moshen 85 vjecare. Kush eshte Ibrahim Kodra. Fati qe i buzeqeshi nga nje takim me mbretereshen Geraldine. Udhetimet ne Shqiperi. Jeta dhe fama italiane. Takimet me Pikason e Elyarin. Gjithshka per te fundmin e kubisteve Ibrahim Kodra Rregullin e perditshem te Ibrahim Kodres nuk ka gje qe ta prishe. Jeton ne te njejtin apartament qe prej tridhjete vjetesh, kryen te njejtat veprime te perditshme, takon te njejtet miq prej vitesh, shkon ne te njejtat bare dhe restorante. Gjithcka vazhdon me te njejtin ritem, sikur koha te mos rrokullosej fare, sikur ditet te mos leviznin nga vendi. Ndoshta edhe vera e ketij viti nuk do te ndryshonte asnje grime ne ditet e saj nese nje dite maji, nje grup pune i Galerise Komebtare te Tiranes nuk do te kishte thyer qetesine e studios se tij. Fteses gati - gati te pashprese se shqiptareve, Ibrahim Kodra cuditerisht i ishte pergjigjur me nje "po" te thjeshte. "Po, jam dakort te vij ne Tirane", kishte thene per cudine e drejtorit te Galerise dhe punonjesve te tij te cilet kishin pandehur se do te ishte e veshtire t'i mbushje mendjen piktorit 85-vjecar te udhetonte drejt Tiranes. Me te njejten lehtesi te asaj "po"-je te pare, do te ecte me pas e gjithe puna. Ne me pak se dy muaj gjithcka do te ishte gati per te sjelle ne Galerine Kombetare te Arteve Ibrahim Kodren. Per te kthyer ne atdhe pas 65 vjetesh piktorin e fundit te kubisteve qe kishte kaluar ne Shqiperi vetem njezete vitet e para te jetes, por gjate gjithe pjeses tjeter te jetes kishte hedhur ne pelhure ato ngjyra te vendlindjes qe ishin ngulitur thelle ne kujtesen e tij nga ato vite te femijerise. Me largimin nga vendlindja kujtimet e Ibrahim Kodres do te fillonin pak e nga pak ta perzienin peizazhin e Ishmit me legjendat, me kalimin e viteve kujtimet dhe perfytyrimet do te fillonin te ngaterroheshin me njeri tjetrin pa i ndare kufijte se ku fillonte njeri e ku mbaronte tjetri. Dhimbja per nenen qe humbi kur ishte tre vjec, mungesa e nje babai qe me teper sesa ne shtepi gjendej ne udhetimet e tij neper detra, prania e nje njerke qe nuk kujdesej per te, do t'ia benin femijerine nje periudhe te palumtur, nje periudhe qe me teper do t'i kujtohej si nje koke vetmie te plote. Nje femijeri e tille, ku e quante veten "te tepert" e detyroi qe qysh ne moshen tete vjec te largohej nga shtepia duke filluar te kerkonte nje familje mikpritese. Parate e para do t'i fitonte pikerisht ne kete moshe, duke u bere kujdestar lopesh. Nje familje gjermane do ta mirepriste Ibrahim Kodren hera heres ne shtepine e tyre, ne vendin ku ai do te njihte nje menyre tjeter jetese. Ne nje nga keto dreka, ne nje restorant te Mamurrasit, i ndodhi nje tjeter nga ato takimet qe te ndryshojne jeten si me magji. Nje zoteri i cuditshem e grishi te punonte ne dyqanin e vet te cikerrimave ne Patok dhe i premtoi se do ta shkollonte. Endacaku i vogel pranoi menjehere. Mes njerezve qe hynin e dilnin ne dyqanin-lokal, Ibrahim Kodra do te bente njohjen e radhes qe kesaj radhe e ftonte ne nje tjeter familje, ne Durres. Mireberesi, me origjine nga Sarajevo e mbajti fjalen qe i kishte dhene, ne Durres Ibrahim Kodra mundi te futej ne shkolle. Menjehere sa nisi shkollen, iu fut edhe vizatimeve, nje pasioni qe kishte lindur ne vitet e hershme te femijerise kur i ati i kthyer nga nje prej udhetimeve te tij i kishte dhuruar te paren kuti me lapsa. Ndonese nuk kishte marre kurre mesime per vizatimin, Kodra filloi te pikturonte portrete, ne fillim te Ismail Qemalit, te Skenderbeut dhe te Naim Frasherit dhe me pas nisi te skiconte anijet ne liman. Nje italian qe ne qytet kishte nje dyqan, e fton te pikturoje portretet e klienteve te tij. Ishin pikturat e para nga te cilat Ibrahim Kodra do te fitonte para, ndonese ne ate kohe, ende me shpirtin e endacaktut parate nuk para i hynin ne sy. Se paku jo aq sa deshira per te ushtruar vizatimin. Nje nga keta kliente do t'i ndryshonte serish kursin e jetes. Ishte kuestori i qytetit te Durresit. Portretin e kuestorit, punuar nga Kodra rastesisht e kishte pare nje oficer, i cili foli per kete me nenen mbretereshe, qe njihej si nje perkrahese e artisteve. Ajo urdheroi qe piktorion e ri ta shpinin tek ajo. Me nje kostum te ri, qepur enkas per kete takim, Ibrahim Kodra doli perpara nenes mbretereshe e cila i tha qe te ndiqte shkollat ne Tirane dhe me pas do ta nisnin ne Itali per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura. I tronditur nga kjo kthese e paparashikuar qe po merrte jeta e tij, Kodra mezi sa kishte nxjerre nga goja nje "po" te mekur. Qe nga koha qe ishte larguar nga shtepia, deri ne diten kur hyri ne Institutin "Naim Frasheri", kishin kaluar vetem dy vjet. Gjate viteve te studimeve, Ibrahim Kodra gjithnje e me teper do t'i jepej edhe sportit, atletikes, hedhjes se diskut dhe te gjyles. Nisi te studionte edhe muzike, ne fillim mandolinen pastaj edhe kitaren ne orkestren e Institutit, nje pasion ky nga i cili nuk eshte ndare edhe sot e kesaj dite. Ato vjet kane mbetur ne mendjen e Ibrahim Kodres si nje periudhe kohe e jetuar pa andrralla, kishte miq qe e kishin xhepin plot me leke, si princi Sherafedin dhe princi trashegimtar Tati, me te cilet endej sa neper restorante e salla kinemaje. Ne nje nga keto dite, kur maste rruget e Tiranes me xhepat e mbushura me parate e fituara nga shitja e portreteve, do te takohej per te fundit here me te atin. Vite me vone, gjate jetes ne Itali do te perpiqej te lidhej me te me ane te letrave. Por nga shtepia nuk do te merrte kurre pergjigje, derisa do te kuptonte qe ajo dere kishte qene e hapur per te vetem ne vitet e para te jetes se tij.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Ibrahim Kodra Tue Oct 02, 2007 6:55 pm | |
| Mesimet e para te mirefillta ne pikture, Ibrahim Kodra i mori ne shkollen e Odise Paskalit, qe pasi kishte studiuar ne Itali ne vitet njezete ishte kthyer ne Shqiperi dhe kishte themeluar shoqerine "Miqte e Artit". Vitet e kaluara ne kete studio do te kujtoheshin edhe si vite te leximit, vite ku Kodra do te lexonte Tolstoinn, Dostojevskin, Gogolin por edhe Fishten, Nolin, Migjenin, Sami Frasherin dhe do te ilustronte me vizatimet e tij edhe biblen e shqiptareve te asaj kohe, "Sikur te isha djale" e Haki Stermillit. Po ne kete kohe, Kodra do te gjente edhe nje menyre tjeter per te siguruar jetesen, te realizonte reklamat e filmave. Portrete te Greta Garbos, Klerk Gembellit, Carli Caplinit dhe Marlen Ditrihut, te realizuara nga ai do te fillonin te udhetonin neper qytetet shqiptare duke u bere teper te njohura nga shikuesit e asaj kohe. Fati i Ibrahim Kodres ishte parathene te ndryshohej edhe njehere pikerisht nga kinemaja. Maria Denies, nje nga yjet italiane te kohes, gjate vizites ne Tirane ishte pikturuar me kostum kombetar shqiptar nga Ibrahim Kodra. Do te ishte nderhyrja e saj dhe e konsullit italian i cili e shoqeronte, qe pas kaq vitesh pritje, Kodres t'i aprovohej e drejta per studime ne Itali vetem per dy dite. Ne kohen kur lufta e dyte Boterore ishte ne prag, Ibrahim Kodres nuk i dukej sikur shkolla e tij per arte ishte ne harmoni me ate qe po ndodhte por "sic eshte arti nje kontrast vijash dhe formash, ashtu dhe ditet e mia shtyheshin perpara duke kundershtuar fuqishem gjithcka ndodhte rreth meje". Keshtu do ta pershkruante Ibrahim Kodra, vite me pas, ne librin e tij me kujtime, ate udhetim te pare drejt vendit ku do te jetonte pergjithmone. Mberritja ne Itali do ta bente Ibrahim Kodren qe te kuptonte se po hynte ne nje tjeter bote, Ballkani dhe legjendat tashme i perkisnin te shkuares. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bari, Kodra udhetoi drejt Romes ku do te ndodhte i pari ndryshim i rendesishem ne formimin e tij si piktor. Ndersa e mesonin per t'u bere nje piktor akademik, Kodra do te fillonte te terhiqej nga teknikat e Sezanit, por edhe nga teknikat dhe historite e piktoreve te tjere: Mone, Mane, Renuar, Dega. Ne vend qe te riprodhonte ne menyre te persosur realitetin, ai filloi te mendonte se piktura ishte nje siperfaqe e rrafshet e veshur me ngjyra te vendosura ne njefare rregulli. Dhe per kete vendosi se Roma nuk bente per te. Destinacioni i radhes, dhe i fundit kesaj radhe, do te ishte Milano, Akademia e Breras.
Ishte vjeshta e vitit 1938, kur ai arriti ne qytetin ku do te kalonte gjithe pjesen tjeter te jetes. Qe ne muajt e pare te studimeve ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura, do te perfshihej befas nga lajmi se vendi i tij ishte pushtuar nga Italia. Por nga largesia e Milanos, i dukej se cdo gje po ecte normalisht. Vetem ne vitin 1942 autoritet italiane do t'u jepnin leje studenteve shqiptare per te vizituar atdheun. Ibrahim Kodra ne kete udhetim do te gjente nje Tirane qe kater vjet te shkuara nuk e kishte njohur, ne ish fshatin e dikurshem shpalosej madherisht nje bulevard qe mbyllej perpara ngrehinave ku po ndertohej Universiteti. Ai do te shihte hotel Dajtin qe do t'i dukej nje godine e perkryer. Ndonese me ane te disa miqve te tij morri pjese ne nje nga mbledhjet e Partise Komuniste, Kodra nuk e pelqente "luften politike". Per me teper, duke qene se dera e shtepise aterore i ishte mbyllur, as qe e mendoi se mund te qendronte ne Tirane, nderkohe qe Milano vazhdonte ta grishte me te gjithe ato gjera qe ende mund t'i mesonte. Pas vitit 1943, me shkeputjen e burses Kodra do te ndiente per here te pare veshtiresite ekonomike. Per here te pare nuk do te mund te jetonte dot vetem nga ajo qe sigurohej nga shitja e pikturave, ato vite kane hyre ne kujtesen e tij si vite te mesimdhenies, jo vetem ne pikture, por edhe ne muzike, madje edhe per sport. Ne vitin 1945, me mbarimin e luftes, Kodra me miqte e tij italiane, me te cilet diskutonin per kubizmin, surrealizmin, abstraksionizmin, formuan nje grup, qe e quajten "Pertej Guernikes". Te gjithe u mbeshteten tek Pikaso, por endrra e secilit ishte te krijonin natyren e vet. Me kete grup, organizuan edhe te paren ekspozite te perbashket. Pasi i kaloi "dalldia" per impresionizimin, Ibrahim Kodra do ta rishikonte qendrimin e tij, ne momentin qe arriti te zbulonte se edhe kubizmi krijohej nga nje gjendje veshtiresie. "Gjithcka ne natyre ka forme katrore, sferike dhe cilindrike", kishte thene Sezani. Kodra e kishte perkthyer: "Tani qe shkaterruam formen, kemi krijuar nje pikture te mbeshtetur tek ngjyra dhe tek drita, duke u perpjekur keshtu te harrojme krejtesisht te shkuaren". Kete mesim do ta bente te vetin gjithe grupi "Pertej Guernikes". Por ne Itali grupet artstike nuk kane jetegajtesi. Keshtu ne vitin 1947 Ibrahim Kodra do te gjendej ne nje tjeter grupim, ne "Grupin e Vijes", qe e cmonte kubizmin dhe abstraksionizmin si ngjarjet me te rendesishme te historise se arteve te kohes se fundit, por ne te njejten kohe ishin te ndergjegjshem se gjendeshin ne prag te arritjeve te reja
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Ibrahim Kodra Tue Oct 02, 2007 6:56 pm | |
| Nga takimet me te rendesishme me personalitetet e kohes, Ibrahim Kodra kujton nje takim me Pablo Pikason, ne vitin 1948 ne Rome. Me pas do te takohej me te edhe kater here te tjera ne Kane dhe do t'i paraqiste disa nga punet e tij. "Duket se do t'i kene pelqyer, se shpesh perseriste fjalet: qenkan punime te vecanta", shkruan Ibrahim Kodra ne kujtimet e tij. Pak a shume te njejtin mendim kish ndare edhe poeti i madh francez Pol Elyar. Pas nje vizite ne studion e piktorit nga ishmi, ai do te shkruante ne Gazeten "Unita": "Kodra eshte zanafilla e nje qyteterimi te ri". Vitet e mepasshme piktori i kujton si vite te veshtira per mbijetesen e artisteve, asokohe ai ende nuk kishte mundur te krijonte nje treg shitjeje, edhe kur shiste dicka, ne shumicen e rasteve bleresi ishte ndonje mik apo ndonje i njohur. Ne ato kohe u ndesh me nje koleksionist te quajtur Boski, inxhinier qe se bashku me nje gjenovez filluan te blinin vazhdimisht tek ai. Te paren ekspozite me punimet e Ibrahim Kodres e celi nje galeri ne Napoli, "Bluja e Prusise", ne vitin 1947. Ne ndryshim nga Pikaso qe me teper shoqerohej me shkrimtare sesa me piktore, miqte e Kodres ishin te gjithfare fushave. Nderkaq shkruante per revisten "Piktura" qe qarkullonte ne Milano dhe nder intelektualet shoqerohej me Alberto Kavalarin, Elio Vitorinin, Masimo Buontempelin, Borgezen, kritikun e artit por edhe Dino Buxatin e Salvatore Kuazimodon. Karriera e Kodres do te bente nje kthese ne vitin 1957. Ne ate vit, Bergamini i dha mundesi te paraqiste nje punim ne galerine e tij ne Korso Venecia. Ekspozita terhoqi nje numer te madh shikuesish, ndersa kritika e trajtoi si ceshtje te dites. Per piktorin shqiptar, kritika nuk do te vononte te shkruante "Kodra ka krijuar nje tjeter bote". Kurse Marko Valseki, do te ishte i pari qe do te vleresonte prejardhjen e rraces ne kete pikture: "Mund te themi se Kodra permes larmise se nje kubizmi te perparuar te viteve pas lufte ka zbuluar fijet e shndritshme te mozaikeve te vjeter bizantine, vezullimin e xhamive te lashta dhe imagjinaten e barinjve qe i shkojne netet ne te perpjetat e Olimpit". Do te ishte kjo ekspozite qe Kodres do t'i hapte njehere e pergjithmone rrugen e shitjeve. Tregu u zgjerua dhe Kodres nuk i mbetej me kohe per te dhene mesim. Tani do t'i perkushtohej pergjithmone vetem piktures. Se sa ishin shitur pikturat e Ibrahim Kodres do ta zbulonte keto dy muaj me mire se kushdo ekipi i Galerise Kombetare te Arteve qe do te merrej me organizimin e ekspozites se Ibrahim Kodres. Ideja fillestare ishte te behej nje ekspozite retrospektive: publiku shqiptar te njihej me krijimtarine e piktorit nder vite. Por ndersa pranimi i fteses nga ana e Kodres kishte qene pjesa me e lehte, organizimi i nje retrospektive do te ishte i pamundur. Ne studion e piktorit mungonin pikturat neper vite. Gjithe c'ishte punuar, tashme ishte pjese e koleksioneve private dhe galerive neper bote. Gjithe c'mund te ofronte vete Kodra, ishin vetem punimet e tij me te fundit. Pikerisht koleksioneve private iu drejtuan edhe organizatoret shqiptare te ekspozites. Mbi njezete punime te realizuara nga Ibrahim Kodra ne vite te ndryshme, do te vijne ne Shqiperi si pjese e koleksionit te nje piktori italian, te quajtur Kasavaro. Jane punime te realizuara qe nga vitet '70 e deri me sot, qe se bashku me pese punime prone e Galerise Kombetare do te ndertojne nje mozaik jo te plote te vepres se shqiptarit te njohur ne bote dhe ende te panjohur ne vendlindje. Ne ate vendlindje qe e la 65 vjet te shkuara per ta mbajtur ngahere brenda pikturave te tij.

| Titulli: Re: Ibrahim Kodra Tue Oct 02, 2007 6:59 pm | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ibrahim Kodra | |
| |
| | | | Ibrahim Kodra | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|