AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulime Astrologjike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Zbulime  Astrologjike Empty
MesazhTitulli: Zbulime Astrologjike   Zbulime  Astrologjike Icon_minitimeTue Oct 02, 2007 7:57 pm

Zbulohet "kloni" i Tokės


15 vjet kanė kaluar qėkurse u krye zbulimi i planetit tė parė jashtė sistemit tonė diellor. Por tashmė astronomėt me ē‘duket kanė arritur para kohe objektivin qė i kishin vėnė vetes, pra gjetjen e njė planeti ekstrasolar: zbulimi i njė bote tė re tė ngjashme me Tokėn, qė me shumė gjasa mund tė stimulonte edhe jetėn.
Shkencėtarėt qė punojnė nėn drejtimin e Stephane Udry dhe Michel Mayor tė Observatorit tė Gjenevės, tė cilėt qysh nė vitin 1992 kishin zbuluar tė parėt eksoplanetė (planetė qė ndodhen jashtė sistemit tonė diellor), e gjetėn planetin nė rrugėn e yjėsisė 581. Para 2 vjetėsh, i njėjti ekip kishte zbuluar njė tjetėr planet tė pėrmasave tė Neptunit nė orbitė, qė ndodhej rreth yllit tė vogėl nė ngjyrė tė kuqe. Ka madje edhe dėshmi se yjėsia 581- me njė distancė prej 20,5 vitesh dritė, njėri ndėr 100 yjet e tjera tė Tokės -ėshtė njė sistem qė pėrbėhet nga e pakta tre planetė.
Qė astronomėt kanė zbuluar tashmė njė planet tė ngjashėm me Tokėn, kjo ėshtė plotėsisht mbresėlėnėse e sensacionale. Pasi ai nga pesha, madhėsia e pėrmasat i pėrngjason mė shumė Tokės, nė krahasim me mbi 200 eksoplanetėt e zbuluar dhe njohur deri mė tani. "Unė kisha llogaritur se nė kėtė zbulim ne do tė vinim pas tri ose pesė vjetėsh", thotė eksperti amerikan i planetėve e hapėsirės, Sean Raymond i Universitetit tė Kolorados. Ai flet pa mėdyshje pėr njė "zbulim sensacional".


Temperatura nga 0 nė 40 gradė celsius

Planeti i ri i zbuluar sė fundmi ėshtė 50 pėr qind mė i madh se Toka dhe thuajse pesė herė mė i rėndė se planeti ynė. "Sipas vlerėsimeve tona, temperatura mesatare nė sipėrfaqen e tij shkon nė kufijtė mes 0 e 40 gradė celsius", thotė ndėrkohė Udry, njėri nga shkencėtarėt e grupit, qė bėri tė mundur edhe zbulimin. "Pėrveē kėsaj, modelet parashikojnė se planeti nė sipėrfaqen e tij ose mund tė jetė i mbushur me shkėmbinj, ose me oqeane".
Tė tilla tė dhėna duket se i kanė elektrizuar shkencėtarėt. Ekzistenca e ujit tė pijshėm nė temperatura tė moderuara vlerėsohet si njėra ndėr kushtet bazė pėr lindjen e stimulimin e jetės. "Natyrisht qė duhet tė dėshmohet se ekzistojnė edhe elementė tė tjerė si karboni e nitrogjeni, qė me shumė gjasa edhe mund tė jenė prezentė atje", deklaron ndėrkohė Forveille. "Mė pas do tė nevojitet edhe njė "mekanizėm i shkrepjes", nė mėnyrė qė tė lindė jeta, pėr tė cilin askush nuk di tė thotė se si duhej tė ishte".
Xavier Delfosse, njėri ndėr kėrkuesit e pėrfshirė nė kėtė zbulim shkencor, shkon madje shumė larg kur thotė se ėndėrron pėr njė mision kėrkimor tė instaluar nė atė planet, pasi ai dėshmon disa kushte e rrethana minimale pėr jetesė dhe ėshtė relativisht mė i afėrti si natyrė me Tokėn. "Nė njė hartė imagjinare thesaresh tė universit, ky planet do tė shėnohej me shenjėn X". Vetėm dy javė mė parė, shkencėtarėt kishin dėshmuar gjetjen e ujit nė atmosferėn e njė eksoplaneti (njė planeti pra qė gjendet jashtė sistemit tonė diellor). Nė maj tė vitit 2006, shkencėtarėt gjetėn njė planet me madhėsinė e Neptunit, qė rrethon yllin e tij nė tė ashtuquajturėn "zona e gjelbėr" dhe pėr kėtė arsye mund edhe tė zotėronte ujė tė rrjedhshėm (tė pijshėm).

Vėzhgimet direkte do ta vėrtetojnė zbulimin

Udry dhe kolegėt e tij kanė pėrdorur njė instrument tė konstruktuar pikėrisht pėr tė gjuajtur planetėt jashtė sistemit tonė diellor, njė teleskop tė tipit "Harps" 3,6 metra tė gjatė, tė vendosur nė pikėvėzhgimin planetar evropian ("Eso") nė lokalitetin kilian tė La Silla-s. Shkencėtarėt e kėrkuesit pritet qė shumė shpejt ta botojnė tė plotė studimin e zbulimin e tyre (tė pretenduar) nė faqet e revistės sė specializuar "Astronomy & Astrophysics". "Eso" gjithsesi, mėsohet se e ka hedhur paraprakisht e para njoftimin dhe studimin e tyre thuajse tė plotė nė faqen e saj zyrtare nė internet.
Nėse ata me tė vėrtetė kanė zbuluar njė planet qė mund tė stimulonte jetėn, kjo nuk ėshtė akoma 100% e sigurt. Vetėm spektri i dritės sė njė planeti mund ta dėshmonte pėrbėrjen kimike tė atmosferės sė tij dhe tė jepte mė pas shpjegim nėse jeta do tė ishte apo jo e mundur. Por pėr kėtė mė parė duhej vėzhguar nga pranė njė planet, gjė e cila me teknikėn e sotme thuajse ėshtė plotėsisht e pamundur. Vetėm gjatė gjeneratės sė dytė tė instrumenteve tė vėzhgimit hapėsinor- sikurse ėshtė pėr shembull teleskopi amerikan "James-Webb", apo dhe sateliti evropian i hedhur kohėt e fundit nė hapėsirė me emrin "Corot" -do tė ishin ndoshta nė gjendje ta kryenin kėtė nė njė fazė tė mėvonshme.
Tė dhėnat e deritanishme mbi planetėt e rinj mund tė shijohen me tė njėjtėn vėmendje. "Vlerėsimet tona mbi pėrmasat dhe peshėn e tij kanė marrė parasysh kėtu edhe vlerėsimet qė vijnė nga grupime tė tjera shkencėtarėsh e vėzhguesish", tha Udry, bashkautor me Thierry Forveille nė prononcimet e tij tė para pėr mediat.



Kritikat dhe dyshimet

"5 herė sa pesha e tokės dhe njė gjysmė here mė i madh se ajo nga pėrmasat, kjo tingėllon shumė e kėndshme", deklaroi ndėrkohė edhe R. Neuhaeuser nga qendra gjermane pėr eksoplanetėt nė Jena. Por nuk duhet tė harrojmė se metoda Wobble e pėrdorur nė kėtė rast nga shkencėtarėt e studiuesit nga Gjeneva, jep vetėm njė masė minimale besimi. Nė rastet e tjera qė janė pėrdorur pėr rreth 200 planetėt e tjerė tė zbuluar deri mė tani jashtė sistemit tonė diellor, vetėm 17 prej tyre janė verifikuar me metoda alternative. Nga ana tjetėr, Forveille thotė se "ne nuk e dimė me saktėsi nėse ekziston apo jo ujė i pijshėm nė kėtė planet, e kėshtu qė nuk duam tė spekulojmė nė kėtė drejtim. H2O ėshtė sigurisht njė molekulė qė nė hapėsirė haset shpesh. Porse sigurinė absolute pėr kėtė mund ta japė vetėm vėzhgimi direkt".


NE DHJETOR 2021 2 GJERA SHUME TE RALLA DO TE NDODHIN
1- NJE METEOR SHUME I MADH QE MUND TE ZHDUKI JTEN NE TOKE DO TI AFROHET TOKES ME SHUME SE KURRE NDONJEHERE TJETER
VETEM DISA DHJETRA KM LARG NGA DRITARJA E KEYHOLE (VRIMA E CELESIT) KU FORCA E GRAVITETIT TE TOKES E TERHEQ NJE TRUP QIELLOR DREJT VETES

2- TOKA , DIELLI , DHE QENDRA E RRUGES SE QUMESHTIT (KU KOHET E FUNDIT U ZBULUA NJE VRIME E ZEZE ) DO TE JENE VIJE TE DREJTE
KY FENOMEN NDODH CDO 25 000 VJET DHE MUND TE REZULTOJE NE NDRYSHIME KOLOSALE NE POLARITETIN E TOKES DERI NE KATASTROFIKE PER NJEREZIMIN
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zbulime Astrologjike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-
Kėrce tek: