Per mijera vjet, eshte menduar se disa ushqime stimulojne deshiren seksuale. Por si funksionojne perberesit e tyre? Ne fund te fundit, a funksionojne realisht?
Gjysmen tuaj me te mire e keni ftuar per darke. Duhen edhe dy ore per momentin e shumepritur dhe ju i keni marre masat: Qirinjte aromatike jane aty, muzika e lehte romantike ne sfond eshte gjetur dhe vera e zgjedhur po ftohet ne frigorifer. Po per te ngrene? Pse mos ta fillosh me molusqe, midhje per shembull? Sa me te fresketa te jete e mundur, te shuara me pak vere te bardhe dhe limon, e me pas nje biftek te njome vici te sperkatur me salce pikante mustarde, shoqeruar me sallaten e bardhe te perzier me avogado. Per ta mbyllur me nder, luleshtrydhe me krem dhe cokollate e zeze.
Te gjitha ushqimet e mesiperme, hyjne ne listen e afrodiziakeve tradicionale, qe besohet se stimulojne deshiren seksuale. Po, edhe lakra e bardhe e sallates se njohur; dhe lista mund te zgjatet me mjaltin, fiqte, bananet, bajamet e arrat, borzilokun dhe
po deshet mos e besoni, karroten.
Mire. Keto afrodiziake mund te jene te mirenjohur, por a funksionojne vertet? Mbi kete aspekt, shume pak kerkime realisht shkencore jane kryer. Mbase, sepse njerezit preferojne te ruajne ate sfond mistik qe i rrethon keto ushqime, sfond qe shkenca e pameshirshme rrezikon ta shkaterroje. Por nese ekziston dikush qe nuk e ka aspak kete merak, ky eshte institucioni amerikan i Administrates se Ushqimeve dhe Barnave (Food and Drug Administration, FDA). Qe ka deklaruar prej vitit te larget 1989 se nuk ekzistonte asnje prove se keto porcione te erosit vertet e shperthejne oreksin seksual. Dhe qe atehere, administrata ne fjale ka refuzuar te njohe dhe miratoje me qindra produkte ushqimore dhe barna te prejardhura prej tyre, te cilat pretendojne efekte afrodiziake.
Si per vrare cdo ide romantike qe kish mbetur ende ne ajer, atehere kur me ne fund FDA e pa me dashamiresi nje substance qe ndez libidon, nuk behej fjale per ndonje ushqim te embel, te shijshem apo kremoz, apo qofte dhe pluhur i prodhuar prej gjenitaleve te ndonje kafshe potente. Kjo substance quhet bremelanotid- nje emer aq joromantik, saqe ne kete drejtim mund tja kaloje vetem titulli eksperimental, PT-141, dhe eshte nje leng pa ere e pa ngjyre qe merret permes hundes, si sprej. Por pavaresisht ketyre, duket se punen e ben shume mire, duke qene ndoshta i pari afrodiziak i provuar shkencerisht. Nje prove finale laboratorike per bremelanotiden nisi ne vitin 2005 dhe gjasat jane qe ne pak vite, FDA te jape aprovimin e madh per nxjerrjen ne treg te ketij produkti.
Bremelanotida u zhvillua prej nje kompanie farmaceutike amerikane si nje ilac ndihmues per njerezit qe vuajne keqfunksionime seksuale apo humbje te libidos (deshires). Ka efekt si tek meshkujt edhe tek femrat, dhe ndikimi i saj shkon tek truri, jo tek presioni i qarkullimit te gjakut, si Viagra. Nderkaq po eksperimentohen edhe disa barna te ngjashme me te, dhe duket se industria e afrodiziakeve se shpejti mund te qarkulloje miliarda dollare. Sepse gjasat thone qe nje brez i ri afrodiziakesh te gjeje rrugen e vet drejt tregut masiv, sic ndodhi me Viagren ne vitin 1998.
Por a nuk do te ishte me romantike nese flaket e deshires do ti ndiznim me ane te ushqimit? Ndoshta ne ende pelqejme te besojme se asortimentet e folklorit seksual mund te funksionojne. Aq me teper qe disa prej tyre qarkullojne ne pjace prej 4 mije vjetesh: Si ka rezistuar reputacioni i tyre nese ato nuk do te jepnin rezultate?
Urtesia konvencionale e shkences te thote qe shume afrodiziake e kane fituar famen thjesht permes ngjashmerise. Klasa e midhjeve, fjala vjen, ngjan me organin femeror, kurse bananet, karrotat apo briri i rinocerontit menjehere e cojne mendjen tek penisi i erektuar. Po keshtu, vete fjala avogado rrjedh nga nje fjale e vjeter azteke per testikulen.
Sigurisht, te thuash se efekti i ketyre ushqimeve eshte thjesht psikologjik, nuk i zhvesh ato teresisht nga fuqite: Ne fund te fundit, ngjashmeria e ushqimeve me organet gjenitale e ngjall deshiren seksuale, packa se jo ne ate menyre qe institucionet shteterore e kerkojne para se te miratojne njohjen e nje produkti.
Nje tjeter rol qe mund te luaje psikologjia, eshte ai ne rastin e seksit dhe ushqimeve te nxehta e pikante. Sepse keto asortimente shkaktojne djersitje dhe shpeshtim te rrahjeve te zemres, duke bere qe te dukesh i pergatitur per ate pune. Ushqimi e ka nje efekt fizik mbi trurin, po ashtu si dhe nje efekt psikologjik mbi mendjen. Sepse qofte ushqimi, qofte seksi, jane jetesore per mbijetesen e species sone, ndaj evolucioni i ka dhene trurit nje qender kenaqesie e cila ndez driten si ne rastin e ushqimit, dhe te seksit.
Kur hame dhe kur bejme seks, truri prodhon ne qendren e kenaqesise sasi te medha te nje lende kimike te quajtur dopamine. Madje sipas testeve, dopamina prodhohet edhe gjate kontaktit pamor me ushqimin. Ne disa eksperimente, kerkuesit ua kane bllokuar prodhimin e dopamines minjve te laboratorit, cka rezultoi ne humbjen e te dyja deshirave, si per ushqim edhe per seks. Por vetem fakti qe ushqimi dhe seksi shkaktojne kenaqesi kimike brenda trurit, nuk do te thote detyrimisht se ushqimi na inkurajon te bejme seks dhe anasjelltas. Nje afrodiziak i vertete duhet te beje dicka te ndryshme nga stimulimi i thjeshte i prodhimit te dopamines; dicka me shume sesa te ndihesh mire- ai duhet te te shtoje deshiren. Pra, a ekziston ndonje ushqim qe ndikon Ne Kete Menyre mbi trurin apo trupin?
Edhe po, edhe jo. Nje substance qe ju mund ta hani, duke ju sjelle ndikim direkt fizik tek gjenitalet, quhet miza spanjolle. Fjala eshte per nje ekstrakt te insektit me te njejtin emer, dhe eshte ndoshta afrodiziaku me i famshem. Perberesi aktiv i saj eshte nje irritant qe quhet kantharidine. Kjo lende krijon nje ndjesi djegese ne organin gjenital, duke skuqur dhe enjtur ate. Shpjegim aspak romantik, por ja qe nje organ i enjtur, eshte nje organ i eksituar.
Ne fakt, miza spanjolle dikur perdorej rendom per te stimuluar nderzimin e gjese se gjalle, ndaj dhe afermendsh qe njerezit e provuan ate. Por ajo eshte toksike qofte dhe ne doza minimale, dhe mund te shkaktoje deme serioze jo vetem ne organet gjenitale, por dhe tek veshkat. Ndaj me e mira eshte te shmanget; ne shume vende eshte substance e ndaluar.
Nje tjeter lende qe pretendohet jo pa te drejte si afrodiziake, eshte johimbina, e njohur ndryshe si afrodine. Kjo substance nxirret prej nje druri afrikan dhe shpesh perdoret per te trajtuar impotencen. Efekti i saj shkon tek truri, duke inkurajuar prodhimin e adrenalines, e cila ndikon ne zgjerimin e eneve te gjakut dhe rrahjen e shpeshte te zemres. Por afrodina nuk eshte tamam ushqim dhe ka disa efekte te pakendshme anesore. Dhe kerkimi vazhdon e vazhdon.
Po cokollata? Shpesh konsiderohet si afrodiziak- kjo jo vetem per shkak te perberjes kremoze, te plote, qe shkrin ne goje, te embel. Por sepse permban nje koktejl lendesh kimike qe ushtrojne efekt mbi trurin. Megjithate, opinionet mbi rolin qe mund te kene keto kimikate, jane kunderthenese.
Ne fakt, nga gjithe lista ushqimore qe njerezit i dine per afrodiziake, vetem molusqet marrin disi mbeshtetje shkencore. Se fundi eshte zbuluar se ato permbajne kimikate si acidi aspartik apo e quajtura NMDA, qe ndikojne mbi trurin, duke nxitur leshimin ne trup ne hormoneve seksuale estrogjen dhe testosteron. Keto krijesa detare permbajne gjithashtu shume zink, i rendesishem per ruajtjen e fertilitetit mashkullor. Megjithate, ende nuk dihet nese sasia e ketyre lendeve tek molusqet eshte aq e madhe sa te luaje nje rol te vertete.
Si hunda, edhe organet gjenitale, kane dicka te perbashket: te dyja permbajne nje cipe erektuese qe zmadhohet me ndihmen e eneve te gjakut para dhe gjate aktit seksual. Nuk do shume imagjinate pse penisi duhet te zmadhohet ne kete rast, por sa i perket vagines dhe hundes, duket se kjo ndodh si tregues i rritjes se ndjeshmerise: Nje hunde e pompuar me gjak eshte shume me e ndjeshme ndaj aromave. Dhe nuhatja eshte nje pjese shume e rendesishme e seksit; gati kushdo qe humbet ndjesine e nuhatjes, ka humbur edhe libidon e vet.
Shumica e kafsheve emetojne lende kimike me arome te vecante qe quhen feromone, te cilat veprojne si percuese kimike mesazhesh: Dihet se disa feromone dergojne mesazhe te gadishmerise seksuale, por eshte ende e debatueshme nese ekzistojne apo jo, feromonet njerezore.
Se fundi, a mundet qe reputacioni afrodiziak i disa ushqimeve te jete thjesht rezultat e eres se tyre? Disa kerkues nga Cikago, SHBA, thone qe Po. Ne disa teste per stimulimin seksual vetem prej aromes, eshte verejtur se kombinimi i biskotave me bimen glycyrrhiza glabra shtoi qarkullimin e gjakut ne penis me rreth 32%. Kombinimi i aromes se po kesaj bime me ate te kastravecit, shtoi qarkullimin vaginal te gjakut tek femrat, me 13%.