AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Enveri ne pulle ,100 dollare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Enveri ne pulle ,100 dollare Empty
MesazhTitulli: Enveri ne pulle ,100 dollare   Enveri ne pulle ,100 dollare Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:50 pm

Enveri ne pulle ,100 dollare Untitled3

E kėrkuar shumė edhe "Vepra Industriale", njė pullė e 1967. Drejtoria e Postave pėrgatit njė ekspozitė tė pullės shqiptare nė Galerinė e Arteve pėr 94 vjetorin e copėzės sė letrės mbi zarfe.
Pėrgatitet tė hidhen nė qarkullim edhe pulla kushtuar Azem Hajdarit

TIRANĖ – Po tė ketė ndonjė gabim, ngjyrė tė ndryshme nga simotrat e saj tė sė njėjtės seri, tė jetė shtypur mbrapsht apo tė ketė dalė me tirazh tė vogėl qė nė krye tė herės, edhe mė shumė e duan filatelistėt. Janė thjeshtė pulla postare, por nė drejtorinė e postave na tregojnė se ato nė sytė e filatelistėve vazhdojnė tė jenė gjithnjė e mė tė ēmuara. Megjithėse ka pulla tė shumta me imazhin e Enver Hoxhės, njė e tillė nga ato tė 60-ės, tani mund tė kushtojė mesatarisht 100 dollarė, ndėrsa "Vepra Industriale", njė pullė e 1967-ės, ėshtė ndėr mė tė kėrkuarat nga filatelistėt. Duket se edhe pėrmbajtja ka rolin e vet nė kėtė histori tė ēuditshme dashurie me copėzat e letrave ngjitur me pėshtymė mbi zarfe, ndėrsa drejtori i Postės Arliqe Gorea shprehet se ato janė mė shumė se sa objekte tėrheqėse pėr filatelistėt, sepse janė dokumente historike. Pikėrisht pėr tė rrėfyer kėtė fakt, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve do tė hapet edhe njė ekspozitė e madhe e historisė sė pullės shqiptare.

Mė 5 maj pulla jonė mbush 94 vjeē dhe ky ėshtė sebepi pėr tė zgjuar nga arkivat pullat e kahershme, qė nga ajo e para qė daton mė 5 maj tė vitit 1913, tek ato pleqėsisė sė Shqipėrisė sė mesme, mandej tek pullat e Ahmet Zogut e Viktor Emanuelit, pa harruar dot pullat e Enver Hoxhės dhe tė tematikave ideologjike e deri tek pullat e sotme qė rehabilitojnė figurat e harruara nga regjimit, por blatojnė edhe ndonjė tė gjallė si pėr shembull Nėnė Terezėn e cila ėshtė ndėr tė vetmet shqiptare qė ėshtė bėrė pullė nė tė gjallė tė saj, pas viteve '90-tė. Por me sa duket radha pėr t'u pėrjetėsuar nė pullė u ka ardhur edhe protagonistėve politikė tė pas '90-ės, pasi nė Drejtorinė e Postave na tregojnė se ėshtė propozuar qė t'i kushtohet njė seri e veēantė pullash edhe Azem Hajdarit. I njėjti propozim ėshtė bėrė edhe pėr Adem Jasharin, ndėrsa pritet miratimi pėr tė vijuar procedurėn e krijimit dhe shtypjes sė imazheve tė dy tė konsideruarve heronj tė ditėve tė sotme.

Krahas Azem Hajdarit, nė proces pėr t'u kushtuar pulla pėr herė tė parė janė edhe dy perandorėt romakė me origjinė ilire, Galerio Maksimiliani dhe Flavio Anastasi, ndėrsa pritet qė tė miratohet vendimi pėr t'u kujtuar zyrtarisht nga shteti shqiptar me anė tė pullave edhe shqiptarėt e njohur jashtė Shqipėrisė si aktori John Belushi, fotografi Gjon Mili, piktori Ibrahim Kodra dhe deri tek arkitekti shqiptar i mesjetės i njohur si Arkitekt Sinani. Megjithėse pullat shqiptare janė tė mbushura me emra njerėzish, pėr herė tė parė njė e tillė do t'i kushtohet papės shqiptar, Papa Klementit tė 13. Vetėm para disa vitesh nė pullat zyrtare janė pėrjetėsuar edhe disa nga gurutė e shqiptarizmės Gjegj Fishta apo Mit'hat Frashėri, ndėrsa Nėnė Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytė janė ndėr tė paktėt tė lartėsuar nė pullė qė nė tė gjallė tė tyre, pas Enver Hoxhės qė ka edhe numrin mė tė madh tė pullave.

Arqile Gorea

"Duam tė ringjallim pullėn shqiptare"

Drejtori i Postės Shqiptare, Arqile Gorea thotė se ekspozita qė po pėrgatitet tė hapet nė Galerinė Kombėtare do tė rrėfejė rrugėn e pullės shqiptare qė nga lindja e vet nė 1913 e deri sot, por i mėshon faktit se ky aktivitet do tė sjellė edhe njė lobin tė postave nė rang ballkanik, sepse do tė jenė tė ftuar edhe specialistė e drejtues tė postave tė rajonit tė Ballkanit pėr tė diskutuar mbi problemet e pėrbashkėta. Nė ekspozitėn qė do tė hapet nė GKA do tė jenė tė ftuar tė ekspozojnė koleksione te tyre private edhe filatelistė tė shumtė dhe duket se nuk do tė mungojnė shitje-blerjet e pullave ndėrmjet tyre.

Mbreti nė pulla

Nė fakt temat politike kanė mbizotėruar pėr njė kohė tė gjatė nė pullat. Nė vijim tė njė tradite edhe tė vendeve tė tjera, nė pulla filloi tė dukej pėrherė e mė shumė portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (nė periudhėn deri nė 1939 shumica e pullave janė me fytyrėn e tij), ndėrsa gjatė pushtimit italian spikat shpesh fytyra e Viktor Emanuelit III.

Filatelistėt e parė,

Sami Frashėri, Murat Toptani, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi

Filatelistėt e parė shqiptarė i pėrkasin periudhės sė Rilindjes sonė Kombėtare. Ndėr ta do tė janė rilindasit Thimi Mitko, Sami Frashėri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani, mė vonė Luigj Gurakuqin dhe sidomostė mirėnjohurin Lef Nosi,Ministrin e parė tė Postave tė shtetit shqiptar, qė ka merita tė veēanta nė konceptimin dhe emetimin e pullave tė para shqiptare. Nė nderim tė tij filatelia shqiptare ka njė emision me portretin e Lef Nosit.

Pulla e parė, si lindi 94 vjet mė parė

Me krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, pėr vetė rrethanat nė tė cilat ndodhej administrata e Qeverisė sė Ismail Qemalit, vazhduan tė ekzistojnė postat osmane. Madje ishin po ata nėpunės, qė deri nė maj 1913, pėrdorėn vulat dhe pullat turke. Gjėrat hynė nė normalitet duke filluar nga 5 maji i vitit 1913, kur u emetua dhe u vu nė qarkullimpulla e parė kombėtare shqiptare. Madje nė kėtė kohė Postė Telegrafa ka qenė ministri e veēantė e drejtuar nga Lef Nosi. Qeveria e Ismail Qemalit i kushtoi vėmendje tė veēantė veprimtarisė postare pėrgjithėsisht dhe emetimit tė pullave. pullash.

Emisioni i parė, ose pulla e parė, u realizua afro gjashtė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė. Ajo nuk ishte e zakonshme, siē janė pullat aktualisht, por kishte formėn e njė vule nė ngjyrė tė zezė, me tė cilėn u shtypėn gjithsej 2232 zarfe. Kjo pullė-vulė nė zarfe me ngjyra tė ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxor nė shitje nė 11 qytete ku funksiononin zyrat postare tė ngritura gjatė pushtimit osman. Ajo u vu nė qarkullim mė 5 maj 1913. Karakteristikė ishte edhe prerja e vulės nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimi mbi zarfe tė tjerė, praktikė e njohur dhe e pėrligjurnga Ministria e Postave.

Tė rrallat

Zarfat me vula ari

Filatelia shqiptare e periudhės 1913-1944 duket se ka qenė nga mė interesantet.

Disa prej kėtyre emetimeve janė bėrė tejet tė rralla: zarfat me vulė ari tė pullave me fytyrėn e Skėnderbeut, zarfi me vulėn e Zyrės sė Financave tė Elbasanit, zarfi me vulėn e Tepelenės, zarfi me vulėn e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen "Mbr . Shqiptare", pullat e Komisionit tė Kontrollit Provizor tė Korēės, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes sė flamurit nė fortesėn e Shkodrės, ato tė pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, qė spikat veēanėrisht pėr shumėllojshmėrinė e gabimeve..

Edhe Dollma me pullė

"Gjellė qė gatuhet me tė brendshmet e bagėtive, por dhe me mbushje me oriz dhe e mbėshtjellė me gjethe rrushi, fletė lakre etj." Dollma ka pullėn e vet nė koleksionin e pullave, ashtu si edhe gjellė tė tjera tradicionale shqiptare si Byreēka trekėndore, qė gatuhet me miell pėrzier me ujė dhe qe hapet ne pete te cilat mbushen me mish, veze, perime ose djathė, petė tė cilat pasohen nė mėnyrė trekėndore, por edhe Ēorba me mish e cila pėrgatitet me copa mishi te cilat kaurdisen me qepe, pak speca e erėza, shtohen dhe pak hudhra e uthull, pjatė karakteristike e zonės sė Shkodrės.

Pullat pėr pėrvjetorė, si dikur

Quhet 60 vjetori i fitores mbi fashizmin. Nė fakt duket sikur tė jetė ideuar para '90, ndėrsa ėshtė emetuar vetėm nė 2005. Lidhet me 9 Maj 2005 kur nė tė gjithė botėn u pėrkujtua fitorja e pėrbashkėt e popujve kundėr nazifashizmit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Enveri ne pulle ,100 dollare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: