AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 I madhi :ROBERT NDRENIKA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

I madhi :ROBERT NDRENIKA Empty
MesazhTitulli: I madhi :ROBERT NDRENIKA   I madhi :ROBERT NDRENIKA Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 4:13 pm



Ėshtė njė nder qė kemi sot nė faqet e Fundjavės nė Shekulli Robert Ndrenikėn. Ėshtė njė nga tė rrallat intervistime tė tij nė shtyp pėr vite me rradhė. “Kam besuar gjithmonė se e pėrmbush komunikimin me publikun nėpėrmjet shfaqjes nė teatėr apo ekran.., - thotė aktori ynė i madh nė pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Dhe vėrtet, ndoshta pėr tė nuk ėshtė e nevojshme, por pėr njė shoqėri tė mbytur nga mediokriteti, mendjemadhėsia dhe pompoziteti publik gati i dhunshėm, njė bisedė me njė si Ndrenika, duhet. Duhet pėr tė shijuar pak thjeshtėsi, modesti dhe zgjuarsi nga njė burrė qė flet rrallė dhe di tė flasė. Se na mbytėn “burrat” qė flasin pėrditė dhe nuk thonė asgjė… Shijojeni!
Pėrshėndetje nga Shekulli. Kjo mund tė jetė njė nga intervistat e rralla qė ju jepni nė media. Pėrse kjo distancė e njė aktori kaq popullor nga intervistimet?

Kam besuar gjithnjė qė njė aktor popullor e pėrmbush komunikimin e tij me publikun mė sė miri nėpėrmjet shfaqjes nė skenėn e teatrit dhe nė ekranet e kinemasė apo tė televizionit. Shfaqjet e shumta tė tjera nė median vizive dhe atė tė shkruar sinqerisht mė janė dukur tė tepėrta.

Ēfarė do tė thotė tė jesh aktor i madh nė njė vend tė vogėl si Shqipėria?

Pak rėndėsi ka nėse ėshtė vend i vogėl apo i madh. Njė vend i madh, mbase do tė ofronte njė famė mė tė madhe; Shqiperia ėshtė vėrtet nje vend i vogėl, por ėshte vendi im. Eshtė padyshim njė sadisfaksion shumė i madh qė njerėzit e popullit tėnd qė flasin gjuhėn tėnde, tė ndjekin, tė njohin dhe tė vlerėsojnė.

Meqė jemi kėtu, nje kuriozitet... A ka ndryshuar sjellja e njerėzve..? P.sh.. njė kalimtar nėse ju sheh nė rrugė sillet njėlloj siē ėshtė sjellė 20 vjet mė parė para ndryshimit te sistemit?

Nė pėrshtatje me kushtet e reja tė vendit, kanė ndryshuar edhe format se si shoqėria shpreh njė vlerėsim tė sajin, por them se nė thelb sjellja e njerėzve ka mbetur e njėjtė. Dikur njė batutė nga rolet e preferuara, apo njė koment dashamirės ishin format me tė cilat qytetarėt shprehnin vlerėsimin e tyre.Sot, tė rinjtė kėrkojnė tė bėjnė fotografi me ty dhe tė marrin autografe. Por nuk mungojnė dhe surpriza tė tjera. Do t’ju tregoj njė episod emocionues qė pėrjetova nė shkallėt e Teatrit tė Butrintit me njė zotėri, prind tė ri qė mu afrua natėn e fundit tė Festivalit tė teatrove dhe mė kėrkoi tė bėnte njė fotografi me mua e me tė birin. Mėsova se ishte emigrant nė Itali prej mė shumė se 15 vjetėsh. Pasi mė falenderoi mė tha se mėpėrmjet kasetave tė filmave shqiptar , tė cilat i shihnin rregullisht, ai dhe e shoqja lehtėsonin mallin pėr vendlindjen, ndėrsafėmijėt e tyre nuk po harronin gjuhėn shqipe. Ishte hera e parė qė dėgjoja njė vlerėsim tė artikuluar nė kėtė mėnyrė dhe tė them tė drejtėn mė erdhi mirė.

Nė njė biografi tuajėn online tuaj tė bėn pėrshtypje qė theksohet qė nė fillim fjalia “Ka qenė ndėr aktorėt qė ka pasur ngarkesėn mė tė madhe ne teatėr dhe kinematografi..”. Ėshtė e vėrtetė? Mund tė flitet pėr “ngarkesė” edhe nė njė profesion kaq pasional si aktrimi?

Ngarkesė sigurisht qė ka patur, por mund tė thuash qė ėshtė ngarkesė e bukur. Ndodhte shpesh qė pas njė 10 orėsh nė sheshin e xhirimit , tė jepje shfaqje nė skenėn e teatrit. Dhe shpėrblimi material qė merrje ishte pothuaj i njėjti pavarėsisht punės qė t’i bėje. Por kur spektatori tė ndjek me vėmendje e tė duartroket ti ndihesh i rilindur. Kjo ėshtė magjia e teatrit.

17 vjet pas ndėrrimit tė sistemeve, ka ende struktura artistike apo edhe aktorė individualisht qė konceptin e mbijetesės apo shpėrblimit e lidhin me prezencėn e shtetit, pra presin buxhete shtetėrore pėr tė realizuar dhe krijuar. Situata ėshtė disi e ndryshme nė Perėndim, ku industria e filmit apo krijimtaritė nė veēanti i “binden” rregullave tė tregut. Ju jeni i kėnaqur nga situata juaj, nė kuptimin ndiheni mirė, po merrni atė qė meritoni?

Megjithėse rregullatori treg edhe kėtu te ne ka filluar tė funksionojė, shteti deri me sot mbetet financuesi kryesor i shfaqjeve teatrale. Me disa pėrjashtime tė pakta si psh produksione private si “Portokallia”, ende nuk kemi kompani tė mirėfilltateatrore private. Me filmat ka shumė bashkėproduksione me tė huajt por edhe nė kėto pala shqiptare prezantohet kryesisht me financime shtetėrore.

Ēfarė i duhet para sė gjithash filmit shqiptar sot?
Tė jetė mė tepėr shqiptar, jo vetėm nga financimet por edhe nga tematikat e karakteret. Dhe nė kėtė kontekst nuk duhet tė harrohet qė Shqipėria nuk ka mbetur te viti 97. Ka shumė problematikė pozitive pėr tė pasqyruar, do tė thoja.

A mund tė shitet “arti i mirė” nė Shqipėri, apo tendenca drejt komercialitetit me ēdo kusht ėshtė e vetmja alternativė?
Pjesėrisht do tė thoja ėshtė e mundur. Nuk ka formula tė prera. Ekziston njė kompromis midis tė dyjave.

Vetė Ndrenika ka pranuar ndonjėherė ndonjė rol vetėm pėr hir tė pagesės sė mirė?

Them se jo. Nuk kam ndonje rol, pagesa e tė cilit tėketė bėrė ngjarje. Them se kam qenė me fat nė kėtė pikė. Kam punuar me kolege te spikatur tė fushės, regjisorė, aktorė dhe skenariste tė njohur e tė talentuar qė mė kanė pėrzgjedhur pėr tė interpretuar njė numėr shumė tė madh rolesh nė teatėr dhe nė kinematograf , bazuar besoj mbi cilėsnė e realizimit tė figurės artistike.Nuk kam bėrė ndonjė rol me zor, sikurse, as ndonjė kompromis pėr hir tė pagesės.

Ėshtė Shqipėria njė vend i mirė pėr njė aktor tė mirė?

E thashė dhe mė lart, Shqipėria ėshtė vendi im, ēdo fjalė nė rolet e mia ėshtė shqip. Pa dyshim ėshtė njė vend i mirė. Pėrveē tė tjerash realiteti shqiptar ofron shumė subjekte pėr teatrin, pėr dramėn e komedinė.

Besoj do na lejohet tė bėjmė njė pyetje disi mė gjerė se thjesht aktrimi. Sipas Ndrenikės, gjėrat nė Shqipėri gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit, jo thjesht pėr artistėt, kanė ecur mirė apo keq?

Them se disa gjera mund te ecnin me mirė, ndėrkohė qė, disa tė tjera kanė shkuar vėrtet keq. Individi shqiptar, subjektet private nė kėto vite kanė ecur shumė pėrpara duke treguar njė energji tė habitshme. Do tė ishte mirė qė dhe shteti tė kishte ecur me tė njėjtat ritme. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme mendoj, ėshtė sesi do te ecė Shqipėria nė dy dekadat e tjera. Shpresoj t’i shohim gjėrat me thjesht dhe tė gjykojmė me pjekuri e larg frymės sė konfliktualitetit. Kėshtu do tė kemi shanse pėr tė mos pėrsėritur tė njėjtat gabime e pėr tė ecur pėrpara pėrfundimisht.

MIQTE / FAMILJA
“Dobėsia ime, nipi dhe mbesa Ana..
Urrej demagogjinė, kam frikė tė keqin..”

Keni mė shume miq apo armiq?
Miq pa dyshim. Kam miq tė shumtė tė vjetėr e tė rinj nė moshė. Eshtė njė nga pasuritė e jetė sime.

Cila ėshtė familja e Ndrenikes?
Gruaja dhe 2 vajzat. Nė familje na ka karakterizuar njė harmoni dhe mirėkuptim i thellė.

Njė ditė e zakonshme e Ndrenikės?
Zyrtarisht kam dale ne pension, por ende punoj me dėshirė shumė tė madhe kur mė ofrohen role qė mė pėrshtaten e pėlqejnė. Jashte skenės, qendroj prane familjes. Preferoj tė shėtis me time shoqe per rreth dy ore ne ditė ne kodrat e Liqenit Artificial.

Njė ditė e jashtėzakonshme?
Njera prej vajzave te mia jeton ne Gjermani. Kur ajo, sė bashku me familjen e saj vjen ne Shqipėri , nemblidhemi te gjithe sė bashku dhe perjetojmė ēaste te lumtura. Kėto jane vėrtet ditė tė jashtėzakonshme.

Njė gjė pėrballė sė cilės ndiheni i pafuqishėm?
T’u kundershtoj nipit dhe mbesės.

Ēfarė ju lodh mė shumė?
Humbja e kohės

Ēfarė urreni me shume?
Demagogjinė

Ēfarė doni mė shumė?
Energjinė pozitive; harmoninė midis popujve dhe njerėzve.

Nga kush merrni mė shumė urime?
Nga ime shoqe

Nga kush merrni me shume kritika?
Pėrsėri nga ime shoqe. Besoj se ėshtė adhuruesja dhe kritikja mė e pėrkushtuar qė unė kam.

Frika mė e madhe e Ndrenikės?
Nga njeriu i keq.

Raporti i bert ndrenikes me
“Raporti me paranė: As kam as mė mbarohen…!”

Tiranėn…?
Tirana padyshim ėshtė njė qytet shumė i dashur pėr mua. Qyteti ku kam lindur e jam rritur. Do tė ishte mirė tė Kishte mė shumė hapėsira e gjelbėrim sepse ka zona tė mbingarkuara, por sidoqoftė mbetet Tirana jonė .

VUNOIN…?
Eshtė vendi i dashur i tė parėve tė mi pėr tė cilin kam njė mall te perhershėm e emocion tė veēantė

Familjen..?
Gjėja mė e shtrenjtė qė kam

gratė…?
Kam qenė i rrethuar nga mamaja, motra, gruaja dhe dy vajzat e mia, si dhe mbesa ime e dashur Ana.Kėto janė gratė e jetės sime.

Gazetat…?
Ndjek shtypin e pėrditshėm rregullisht. Meqė ra fjala , jam lexues i rregullt i Shekullit.

Televizionin…
Ndjek edicionet e lajmeve ne televizionet kryesore si dhe filmat Artistikė cilėsorė kur mundem. me ėndje ndjek filma dokumentarė shkencorė dhe historikė. Mė vjen keq qė televizionet shqiptare Ende nuk pprodhojnė filma televizivė e telenovela, por vetėm shfaqin prodhime tė huaja.

Paranė…?
Dikur njė njeriu im thoshte . “As kam, as mė mbarohen”. Kete raport dua te kem dhe unė me paranė

Pijen…?
Mė pėlqen njė gotė verė me miqtė a me familjen

Duhanin..?
Eshte nje “shok i keq” . Tani nuk e pi mė

Raporti mė special i bert ndrenikes…?
Raporti me profesionin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
I madhi :ROBERT NDRENIKA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: