AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise Empty
MesazhTitulli: Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise   Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise Icon_minitimeWed Nov 28, 2007 9:54 pm

Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise
E Merkure, 28 Nentor 2007

Data 28 Nentor e ketij viti shenon 95-vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Nje date qe sipas deshmive historike, eshte shoqeruar me nje sere perpjekjesh te atdhetareve shqiptare. Keto perpjekje u finalizuan ne 28 Nentor te vitit 1912 me ngritjen e Flamurit Kombetar ne Vlore nga patrioti i madh, Ismail Qemali.

Deshmi historike

Bazuar ne dokumentacionin historik ne vitin 1912, situata ne Ballkan ishte mjaft e trazuar, per shkak te ngjarjeve qe po ndodhnin njera pas tjetres. Nderkohe, Perandoria Turke po perjetonte nje krize te gjithanshme. Ne 11 janar te atij viti, patrioti Hasan Prishtina paralajmeroi ne Parlamentin turk per nje kryengritje te re ne Shqiperi, po te mos plotesoheshin kerkesat shqiptare.

Ne 18 janar, xhonturqit shperndane Parlamentin dhe shpallen zgjedhjet e reja. Ne 13 mars u nenshkrua marreveshja serbo-bullgare, mbi bazen e se ciles u formua ‘Aleanca Ballkanike’. Nje muaj me vone shpertheu kryengritja kunder xhonturqve ne Malesine e Gjakoves, ndersa ne 21-25 maj zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomise te kryengritjes se pergjithshme.

Nderkohe, ne maj, kryengritja kunder xhonturqve u shtri ne zonen e Pejes, te Lumes, te Mirdites e te Zadrimes. Ne fillim te muajit qershor, forcat kryengritese, te udhehequra nga Bajram Curri, shpartalluan forcat turke ne Qafen e Prushit. Ne 28-29 qershor, kryengritesit, te udhehequr nga Isa Boletini, shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senices. Brenda ketij muaji, kryengritesit shqiptare zhvilluan luftime me forcat turke ne zonen e Prishtines, te Pazarit te Ri dhe te Vuciternes, nderkohe qe ne 4 korrik moren Krujen dhe ne 17 korrik hyne ne Gjakove.

Ne te njejten date, kryengritja shqiptare e detyroi qeverine xhonturke te Said Pashes te jepte doreheqjen. Ne daten 5 gusht, sulltani shperndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja. Nderkohe, pas ketyre zhvillimeve te vrullshme, qe u pasuan edhe me ngjarje te tjera, ne 8 tetor Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe ne 17 dhe 18 tetor te njejten gje bene edhe Serbia dhe Turqia, gje qe shenoi edhe fillimin e Luftes Ballkanike. Ne teresi, kjo lufte drejtohej kunder Turqise, por ne nje moment te caktuar te zhvillimit te saj fqinjet kthyen syte nga Shqiperia, duke synuar copetimin e saj. Fitoret e shteteve ballkanike ndaj Turqise i detyruan Fuqite e Medha te rishikonin vendimin e tyre, per te mos lejuar ndryshimet territoriale ne Ballkan, ne favor te interesave te aleateve ballkanike.

Ne rrethana te tilla, patriotet shqiptare, qe ndodheshin jashte atdheut, vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik, me synimin per te parandaluar dhe per te mos lejuar copetimin e Shqiperise. Gjithashtu, do te synohej ruajtja e teresise tokesore, duke u mbledhur nje kuvend kombetar, ku do te vendosej per fatin e saj.

Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u nisen nga Stambolli dhe arriten ne Bukuresht, ku me 5 nentor 1912 organizuan mbledhjen e kolonise shqiptare. Ketu u vendos te krijohej nje Komitet Drejtues, te krijohej nje komision qe do te shkonte ne kancelarite evropiane, per te mbrojtur perpara qeverive te Fuqive te Medha te drejtat e kombit shqiptar. Nderkohe, Komiteti i Bukureshtit do te koordinonte veprimtarite e komiteteve brenda e jashte Shqiperise. Por ne kete mbledhje nuk u percaktua me saktesi, nese do te ishte autonomia apo pavaresia synimi i afert. Pjese e perpjekjeve diplomatike ishin dhe takimet qe Ismail Qemali zhvilloi ne Vjene me kontin Berthold dhe ambasadorin italian.

Ismail Qemali u njoftua per levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Nderkohe, ushtria osmane ne Ballkan ishte shpartalluar ne te gjitha frontet dhe trupat serbe, malazeze e greke kishin hyre thelle ne token shqiptare. Ne keto kushte, grupi i atdhetareve, i kryesuar nga Ismail Qemali, vleresoi se e vetmja zgjidhje e drejte e ceshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes se pavaresise.

Ne 19 nentor, Ismail Qemali do te deklaronte nga Trieste, gjate rruges per ne Shqiperi, se menjehere pas mberritjes se tij ne Shqiperi do te shpallej pavaresia e Shqiperise dhe do te zgjidhej qeveria e perkohshme. Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se Kuvendit Kombetar u priten me entuziazem ne Shqiperi, ku nderkohe levizja atdhetare po pergatiste rrethanat.

I shoqeruar nga patriote te tjere, Ismail Qemali arriti ne Durres ne 21 nentor, per te ngritur flamurin ne kete qytet. Se bashku me delegatet e Durresit, Shijakut, Tiranes e Krujes, Ismail Qemali me shoket e tij u nisen per ne Vlore.

Ne Fier u bashkuan me nje pjese te delegateve nga Kosova dhe ne 25 nentor arriten ne Vlore. Menjehere nisen perpjekjet per organizimin e forcave te armatosura, duke ngritur nje komision te posacem dhe bashkepunimin me pleqesite e fshatrave, per mobilizimin e njerezve te afte per te luftuar. Kjo u diktua edhe nga keqesimi i rrethanave, per shkak te perparimit te ushtrise serbe ne territorin shqiptar. Nderkohe, flamuri kombetar ishte ngritur ne Elbasan, Durres, Tirane, Kavaje, Peqin e Lushnje.

Qyteti qe mbajti gjalle patriotizmin

Qyteti i Vlores gjate shekullit XiX ishte i njohur si nje vater e rendesishme e patriotizmit. Luftrat kunder pushtimeve te huaja dhe perpjekjet per perhapjen e arsimit shqip bene qe ne Vlore te krijoheshin shume shoqeri patriotike. Ne vitet 1908-1912 klubi "Laberia" u be nje vater e ndezur e perpjekjeve per pavaresine e vendit dhe luften kunder pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i ketij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Celja e shkolles shqipe te Muradies me 7 gusht te vitit 1908 ishte nje ngjarje e shenuar ne jeten arsimore te Vlores. Por ngjarja me kulmore e qytetit te Vlores ishte 28 nentori 1912 kur plaku i urte e diplomati i shquar Ismail Qemali, se bashku me delegatet e ardhur nga vise te ndryshme te vendit, shpalli Pavaresine e Shqiperise dhe njekohesisht ngriti flamurin kombetar ne Vlore. Keshtu Vlora u be kryeqyteti i pare i Shqiperise se pavarur.

Durresi, shansi i humbur historik

Qyteti i Durresit ishte percaktuar si vendi ku do te mbahej Kuvendi Gjithekombetar per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Ismail Qemali zbarkoi ne portin e ketij qyteti me 21 nentor te vitit 1912, por atje nuk gjeti nje atmosfere te pershtatshme. Ne qytetin e Durresit, nuk ekzistonin kushte politike per shpalljen e pavaresise se Shqiperise, pasi propaganda greko-turke, ne bashkepunim me policine e kishin pergatitur terrenin per te burgosur Ismail Qemalin. Ne Shqiperine e Mesme mbizoteronte nje situate e ndere, kryesisht nga distancomi i feudaleve vendas prej levizjes per Pavaresi. Ne keto kushte, Ismail Qemali vendosi qe te vazhdoje rrugen per ne Vlore. Durresi e humbi keshtu shansin e madh historik per te qene qyteti i Pavaresise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: