Deshtimi i ligjit mbi duhanin: shume pak inspektore
Data e Publikimit: 29/10/2007
Edhe pse puna e inspektoreve te ligjit te duhanit eshte intensive, gjobat e vendosura jane te larta, lista e subjekteve te penalizuara eshte e gjate, qytetaret denoncojne deshtimin e ligjit. Por nga ana tjeter, edhe ata qytetare qe e perkrahen kete ligj nuk u treguan bashkepunetore me Drejtorine e Higjienes per te denoncuar rastet ne numrat e telefonit. Sipas shoqates se mbrojtjes nga produktet e duhanit, me uljen e temperaturave, ka nisur edhe shkelja e ligjit. Numri i inspektoreve te shendetit publik, eshte shume me i ulet se ai i bareve, restoranteve, pubeve e ambienteve publike. Sipas shoqates ne mbrojtje te konsumatoreve nga produktet e duhanit, ligji duket se nuk po zbatohet nga duhanpiresit. Pas testimeve qe ka kryer kjo shoqate, ka rezultuar se shumica e qytetareve ka nisur te konsumoje duhan ne ambientet publike e ne menyre te vecante edhe ne lokale. Me nisjen e venies ne zbatim te ligjit, inspektoret vendosen gjoba te kripura, por kjo nuk ka trembur as bizneset e aq me teper konsumatoret. Nderkaq, Drejtoria e Shendetit Publik e qytetit te Tiranes ka hedhur idene e nje policie sanitare, e cila te vjele gjobat, pasi mbledhja e tyre nga pushteti vendor duket se nuk eshte e efektshme.