AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral Empty
MesazhTitulli: Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral   Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:31 pm

Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Skandal i shoqeruar me irritim dhe reagim te fuqishem te qytetareve ka pasur dje ne Vlore, kur makina funeralesh kane mbledhur flamujt kombetare te shtetit shqiptar. Nje pamje jo e zakonte pas festave, ku makina e varrimit “shoqeronte solemnisht” flamuret e dekorit te festave te pavaresise. Bashkia e ka justifikuar ate qe qytetaret e cilesuan si perdhosje te simbolit kombetar, me faktin se kompania qe merret me dekorin ne qytet, ka edhe sherbim funeral njekohesisht. Nderkohe, neni 229 i Kodit Penal parashikon deri ne nje vit burgim, ne paragrafin e veprimeve fyese ndaj flamurit dhe simboleve te tjera kombetare.

Gjithcka nisi me heqjen gjate dites se djeshme te flamujve kombetare ne Vlore. Ne vigjilje te 28 Nentorit, ne kuadrin e 95-vjetorit te Festes Kombetare te Pavaresise, autoritetet vendore moren persiper dhe realizuan dekorin e qytetit. Ata vendosen shume flamuj dykrenore neper rruget kryesore te qytetit dhe ne nje varg institucionesh shteterore. Menjehere pas perfundimit te ceremonise zyrtare te kremtimit te Pavaresise, flamujt kombetare kane nisur te hiqen. Por, ato para se te perfundojne serish ne magazinat bashkiake deri ne festen e radhes, u detyruan te futen ne makina varrimesh.

“Ne perjetuam situate vertet te rende dhe antikombetare, teksa pame te varrosen flamuret e festave te nentorit”, ishte reagimi i nje numri te konsiderueshem qytetaresh, dje ne Vlore. Reagimet erdhen kur qytetaret pane se flamujt, pasi u hoqen nga vendet ku ishin ekspozuar, u futen ne automjetin e varrimit. Kjo pamje i ka shoqeruar qytetaret e Vlores per disa ore me radhe, teksa automjeti i funeralit, ndalonte ne cdo shtylle apo peme per te marre flamurin qe ishte kapur ne te. “Makina e varrimit eshte per te shoqeruar njerezit per ne banesen e fundit dhe pamja e automjetit funeral, qe mbledh flamur krijon nje pershtypje te keqe dhe te papranueshme jo vetem te vlonjatet, por dhe tek ata qe kane ardhur me rastin e festave ne qytet”, pohonin qytetaret.

Situata eshte bere dhe me shqetesuese kur makina funebre pershkonte rruget dhe pershendetej nga qytetaret, duke menduar se kishte varrim dhe ndalnin ecjen. “Gjate gjithe dites, automjeti funeber qendronte i ndaluar ne radhe dyshe ne segmentet rrugore dhe ne momentin qe merrte flamuret e zbukurimit shpeshhere respektohej nga qytetaret, te cilet ndalonin ne shenje respekti, pasi mendonin qe kishte varrim. Por kur ne deren e pasme te automjetit futeshin flamuret, automjetet dhe kembesoret vazhdonin rrugen”, tregonin qytetaret e vemendshem.

Bashkia: Kemi te njejten firme per dekorin

I kontaktuar ne lidhje me kete ngjarje dhe reagimet e ashpra te qytetareve, nenkryetari i Bashkise se Vlores, Halim Dervishaj, eshte shprehur se kjo nuk perben asnje problem. “Firma qe eshte marre me dekorin e qytetit kryen dhe sherbimin funeral nga ana tjeter dhe ka perdorur te njejtin automjet per transportin e flamujve te hequr, ndaj nuk shoh te kete ndonje problem”, deklaroi Dervishaj.

“Akt i turpshem dhe i papranueshem”

Qytetare te Vlores te intervistuar lidhur me futjen e flamujve ne makinen funebre, jane shprehur te habitur nga menyra e heqjes se flamujve me nje makine varrimi. Sabri S., 67 vjec, banor i lagjes “Pavaresi”, ne qytetin e Vlores, e ka quajtur fyes veprimin e firmes se dekorit dhe bashkise qe e lejoi, duke hequr flamujt nga qyteti dhe hedhur ato me pas ne nje makine varrimi. “Nuk mund te hidhet simboli kombetar ne nje makine varrimi, pasi kjo eshte fyese”, thekson Sabriu. Ai vijon duke thene se makina e varrimit ka nje tjeter funksion qe percjell per ne banesen e fundit njerezit. “Kur sheh flamurin te hidhet aty, na ruajt Zoti, s’mund te themi se po e percjellin dhe ate per ne banesen e fundit”, vijon ai.

Nje tjeter qytetar, Erandi, 18 vjec, e ka cilesuar si te turpshem dhe te papranueshem kete veprim. “Ne fillim m’u duk se ishte vdekje, e me pas kur pashe se po hidhnin flamur ne pjesen ku vihet arkivoli u befasova”. “Eshte e cuditshme, vijon Erandi, se si mund te behet kjo me flamurin. Nuk e di, valle pak makina ka qe te perdoret makina e varrimit?”, perfundon ai.

Ndersa Blerta, 25 vjece, po nga qyteti i Vlores, duke ecur me femijen e saj, e sheh te beje kryqin. Ajo thote se kjo eshte gjeja me e cuditshme qe ka pare ndonjehere. “Bashkia e ka nje firme qe eshte marre me kete dekor, thote ajo, s’ka se si te mos kete menyra te tjera per te hequr flamurin nga shtyllat, e per ta transportuar per diku tjeter”, ve ne dukje Blerta. Me tej, ajo vlereson: “Kjo eshte fyese, aq me teper vetem nje dite pas festes se Pavaresise. Pergjegjese per kete jane institucionet qe kane punesuar keta njerez, qe nuk kane respekt per flamurin”, perfundon qytetarja.

Cfare parashikon ligji?

Neni 229:
Veprimet fyese ndaj Himnit e Flamurit

Perdorimi i fjaleve ose kryerja e veprimeve qe boterisht (publikisht) fyejne flamurin, stemen, himnin e shteteve te huaja apo organizmave te njohur nderkombetare, si dhe heqja, prishja, berja e paperdorshme e flamurit, e stemes se ekspozuar ne institucione zyrtare, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me gjobe, ose me burgim gjer ne nje vit.

Dy fierake u penalizuan per flamurin grek

Djegia e flamurit grek, me 4 mars te ketij viti ne Fier, beri qe policia vendore t’i ndaloje dhe me tej t’i procedoje penalisht dy banore. "Kristaq Z., 45 vjec, dhe Njazi V., 60-vjecar, qe te dy banues ne qytetin e Fierit, u shoqeruan ne mjediset e komisariatit, ku dhe u pyeten ne “cilesine e personave ndaj te cileve zhvillohej hetimi me akuzen per veprime fyese ndaj flamurit”. Te dy personat u akuzuan se ne bashkepunim me njeri-tjetrin dogjen flamurin grek, ne sheshin para Bashkise se qytetit te Fierit dhe me tej, ngriten lart flamurin kombetar shqiptar. Gjate marrjes ne pyetje, dy te dyshuarit deklaruan se e ndermoren veprimin, pasi u provokuan nga disa pamje filmike, ku tregoheshin ushtare greke, te cilet sterviteshin duke kenduar kenge antishqiptare. Me tej, dosja ndaj te dyve shkoi ne Prokurorine e Fierit, per akuzen qe mbeshtetet ne vepren penale te cituar nga Kodi Penal, "te veprimit fyes ndaj flamurit".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Skandal ne Vlore, flamujt bien ne funeral
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamurtari/vlore
» LEVAN-VLORE , neshkruhet kredia 45 milione euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: