AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė Empty
MesazhTitulli: Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė   Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:33 pm

Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė
1/12/2007

Berisha: Jemi tė gatshėm tė nėnshkruajmė marrėveshje tė tilla me tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė dhe NATO-s

Kėshilli Ministrave miratoi dje marrėveshjen e ekstradimit midis Shqipėrisė dhe Italisė. Kjo marrėveshje pritet tė nėnshkruhet nė datėn 3 dhjetor gjatė vizitės sė Kryeministrit italian Romano Prodi, nė vendin tonė. Kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatė fjalės sė mbajtur nė mbledhjen e qeverisė, e cilėsoi kėtė marrėveshje tė njė rėndėsie tė veēantė, e cila sipas tij lehtėson luftėn kundėr kriminalitetit. “Kryefjala e kėsaj mbledhjeje, ėshtė marrėveshja e ekstradimit me Italinė, qė do tė nėnshkruhet gjatė vizitės sė Kryeministrit italian Romano Prodi nė Tiranė, njė vizitė kjo jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Kjo marrėveshje krijon lehtėsira tė mėdha nė luftėn e pėrbashkėt kundėr kriminalitetit”, u shpreh Berisha. Ai gjithashtu deklaroi se qeveria shqiptare ėshtė e gatshme tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė tillė me tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. “Qeveria shqiptare ėshtė e gatshme t’ua ofrojė tė gjitha vendeve anėtare tė BE-sė dhe NATO-s, pėr tė rritur nė njė nivel mė tė lartė shkallėn e sigurisė kudo”, u shpreh kreu i qeverisė shqiptare.

Qėllimi

Marrėveshja ka si qėllim forcimin e bashkėpunimit juridik ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Italisė nė lidhje me asistencėn e ndėrsjellėt nė ēėshtjet penale, si dhe siguron ekstradimin e shtetasve respektivė dhe rregullon juridikisht transferimin e ēėshtjeve penale. Realizimi i kėtij bashkėpunim reciprok arrihet nė disa forma, nėpėrmjet shkėmbimit tė informacionit, nėpėrmjet lidhjes me dėshmitarėt, nėpėrmjet infiltrimeve, apo edhe skuadrave tė pėrbashkėta hetimore. Po kėshtu, nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje shtetet nė fjalė, Shqipėria dhe Italia, kanė tė drejtė tė shkėmbejnė persona qė ndiqen penalisht nė kėto dy shtete. Kėshtu, shteti i interesuar i dėrgon njė kėrkesė pėr ndihmė juridike shtetit palė nė kėtė marrėveshje. Pala qė i kėrkohet ndihma i jep zbatim sa mė shpejt tė jetė e mundur kėrkesės pėr ndihmė juridike brenda kufijve tė mundshėm dhe afateve procedurale. Secila palė kontraktuese u dėrgon personave qė ndodhen nė territorin e palės tjetėr aktet e procedimit tė destinuara pėr to, nėpėrmjet postės. Kėrkesa juridike mund tė kryhet edhe nėpėrmjet autoriteteve gjyqėsore qė kanė kompetencė territoriale me qėllim tė prezantimit tė tyre. Kėto kėrkesa duhet tė dėrgohet nė Itali nė Ministrinė e Drejtėsisė, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Drejtėsisė Penale zyra II, ndėrsa nė Shqipėri duhet tė dėrgohen nė Ministrinė e Drejtėsisė, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme pėr Ēėshtjet e Drejtėsisė.

Shkėmbimi i informacioneve

Nė bazė tė kėsaj marrėveshje, shteteve kontraktuese u lind e drejta qė autoritetet gjyqėsore kompetente tė palėve mund tė procedojnė pėr njė shkėmbim informacioni pa paraqitur njė kėrkesė pėr kėtė qėllim, nė lidhje me vepra penale. Informacioni duhet tė shkėmbehet nė mėnyrė tė shkruar ose nėpėrmjet ēdo mjeti tė aftė pėr tė prodhuar njė regjistrim tė shkruar, nė mėnyrė qė shtetet kontraktuese tė verifikojnė vėrtetėsinė e informacionit. Autoriteti qė siguron informacionin, nė bazė tė ligjeve tė brendshme tė shtetit palė, ka tė drejtė t’i imponojė kushte autoritetit gjyqėsor tė marrjes sė informacionit pėr pėrdorimin e tij. Midis autoriteteve gjyqėsore kompetente pėr palėn italiane, Drejtoria Kombėtare Antimafie procedon me shkėmbimin e informacioneve. Po kėshtu, palėt nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje i mundėsojnė njėri-tjetrit seanca pyetjesh me dėshmitarėt nėpėrmjet audiovizionit ose lidhjeve telefonike. Tė gjitha kėto bėhen nė prani tė njė autoriteti gjyqėsor dhe tė njė pėrkthyesi dhe shpenzimet mbulohen nga shteti qė kėrkon seancėn. Pėr ēdo rast tė tillė mbahet procesverbal
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Qeveria miraton marrėveshjen pėr ekstradimet me Italinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Qeveria, e kapur nga korrupsioni"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: