PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Pėrvathi, njė ekspozitė personale Sat Dec 01, 2007 7:37 pm | |
| Pėrvathi, njė ekspozitė personale 01/12/2007
Piktori Pashkė Pėrvathi ka ēelur mbrėmjen e djeshme njė ekspozitė personale nė ambientet e art galeri "Kledio".
Autor i dhjetėra ekspozitave vetjake dhe nė grup, Pėrvathi ėshtė i pasionuar pas pikturės qė nė vogėli. I lindur nė Manati, pranė qytetit tė Lezhės, mė 27 shkurt 1958, pas mbarimit tė shkollės sė mesme artistike nė Tiranė, punon mėsues vizatimi dhe merret me pikturė, kryesisht nė gjininė e peizazhit. Nė moshėn 21-vjeēare paraqitet pėr herė tė parė nė Ekspozitėn Kombėtare nė vitin 1979, me peizazhin "Vjeshtė nė Manati", pėrkrah piktorėve mė tė njohur tė vendit. Nė vitin 1983 ēel edhe ekspozitėn e tij tė parė vetjake. Gjatė viteve 1986-1990 studion nė Akademinė e Arteve nė Tiranė (Pikturė Monumentale), ndėrkohė qė vazhdon tė krijojė dhe tė marrė pjesė nė ekspozita kombėtare. Mė pas, krahas punės si drejtues i Galerisė sė Arteve nė Lezhė, i kulturės sė rrethit dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit (1999-2004), ėshtė pjesėmarrės si piktor nė veprimtari tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve (Tiranė) ka dy vepra, ndėrsa mbi 620 vepra tė tij gjenden nė koleksione private, prej tė cilave 130 nė koleksionistė tė huaj, pėrfshirė edhe peizazhin "Vjeshtė nė lagunė", qė sot ndodhet i ekspozuar nė Muzeun e Arteve dhe tė Historisė tė qytetit Ceuta nė Spanjė. Nė vitin 2002 ka realizuar tė gjitha pikturat e Kishės sė re tė Shėn Palit nė Detroit, SHBA. Ėshtė dekoruar me Urdhrin "Naim Frashėri" i Artė (2006). Sot jeton dhe ushtron veprimtarinė e tij krijuese nė qytetin e Lezhės.
Kanė thėnė
Kujtim Buza: E njoh pikturėn e Pashkut qysh nė fillimet e tij, kur peneli i mbushur me ngjyrė shtrihej gjerė nė telajo (fibėr), duke modeluar
Abaz Hado: Ai, si njė poet lirik, e sheh natyrėn si pjesė shpirtėrore qė e frymėzon dhe e bėn tė realizojė. Ka njė dialog
Ferid Hudhri: Pashk Pėrvathi u fut nė pikturėn shqiptare me peizazhe realiste tė vendlindjes, ashtu si dhe paraardhėsit e tij. Kishte rreth dhjetė vjet qė ekspozonte nė Lezhė dhe nė Tiranė
Suzana Varvarica Kuka: Pėr piktorin Pėrvathi, thėnia e tė madhit Picasso se subjekte tė ndryshme tė diktojnė mėnyra, shprehje tė ndryshme ėshtė shumė e rėndėsishme
Ismail Lulani: Kur shikoj pikturat e Pashk Pėrvathit emocionohem, pasi shoh natyrėn e vendit tim tė hedhur mjeshtėrisht nė telajo. Kjo mė jep kėnaqėsi
Petro Kokushta: Ai nuk pėrshkruan, pėrkundrazi, pėrpjekjet e tij synojnė tė bėhen sinonim i njė individualiteti qė ėshtė orientuar drejt njė pikture autentike tė tokės ku jeton
Ali Oseku: Elegant nė modelimin e peizazhit, intim e shumė personal. Tani ai fillon tė pikturojė dhe tė meditojė. Me pak fjalė: mjaft konciz, mė i sigurt, mė i kursyer. Me mjete mė inteligjente arrin sipėrfaqe dekorative qė thelbėsisht kanė ngarkesa emocionuese dhe bėhet shumė i
vėrtetė e dinjitoz. Ky ekuilibėr krijon tablo tė kuruara mirė me njė unitet stilistikor konsekuent nė tė gjithė krijimtarinė e tij
| |
|