AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pas kėrcėnimeve, arrestohet lideri i Gardės sė Car Lazarit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pas kėrcėnimeve, arrestohet lideri i Gardės sė Car Lazarit Empty
MesazhTitulli: Pas kėrcėnimeve, arrestohet lideri i Gardės sė Car Lazarit   Pas kėrcėnimeve, arrestohet lideri i Gardės sė Car Lazarit Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 9:56 pm

Vendosur: 1/12/2007

• Policia serbe ka arrestuar dje kreun e Gardės vetėvendosėse tė Car Lazarit, pasi ndaloi njė tubim tė paligjshėm tė tyre.

Garda kishte planifikuar njė takim, menjėherė pasi u njoftua zyrtarisht se bisedimet pėr statusin e Kosovės dėshtuan dhe tashmė pritet shpallja e pavarėsisė sė Kosovės. Ata kanė kėrcėnuar me dhunė nė rast se Kosova shkėputet nga Serbia. Por jo vetėm kaq, ata kanė kėrcėnuar edhe shėrbimet sekrete dhe policinė e Beogradit se do tė ekzekutohen nė rast se nuk e mbrojnė Kosovėn. Dhjetėra policė ishin tė angazhuar nė arrestimin e tyre. Ata kishin bllokuar rrugėt hyrėse nė manastirin mesjetar dhe kishėn nė Kurshumlije, objektet tė cilat i dedikoheshin St. Nikola, ku rreth 20 anėtarė tė Gardės kishin planifikuar tė mbanin njė tubim. Oficerėt e policisė kanė arrestuar mes tė tjerėve edhe Hadzhi Andrej Miliē dhe dy anėtarė tė tjerė tė kėsaj garde, dhe ka parandaluar reporterėt tė mbėrrinin nė kishė. Miliē, i cili e prezanton veten si komandanti i kėtij grupi, ka deklaruar mė parė se ndjekėsit e tij kishin nė plan tė merrnin pjesė nė njė ceremoni sllave nė tempullin e Kishės Ortodokse Serbe. "Meqė situata ėshtė e qetė ne e kemi shtyrė marshin tonė drejt Merdares, po ashtu edhe formimin e zyrave tona qendrore tė luftės". "Eshtė e pavend tė krahasosh Ushtrinė Kombėtare Kosovare (ANA) dhe ne, pasi ANA ėshtė e armatosur, ndėrsa ne nuk jemi. Ne kėrkojmė vetėm qė ushtria dhe policia jonė tė mbrojnė Kosovėn", tha Miliē. Deklarata e tij ėshtė nė kundėrshtim me kėrcėnimet e javės sė kaluar se personeli i sigurimit nė Serbi, pėrfshirė MUP dhe VS, do tė ekzekutoheshin nga garda, nėse nuk i bashkoheshin kėtij grupi nė sulmin e programuar prej tij kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Veē retorikave qė nxisin dhunė, numri i saktė i personave tė angazhuar nė aksionet e kėsaj garde dhe natyra e vėrtetė e angazhimit tė kėtij grupi tė errėt janė tė paqarta, por autoritetet thanė se nuk kanė potencial pėr tė destabilizuar Serbinė. Garda e Car Lazarit ėshtė njė grup paramilitar relativisht i ri i ndėrtuar mbi konceptin e paraushtarakėve serbė qė shkaktuan shumė dhunė gjatė luftėrave tė Jugosllavisė. UNMIK nė Kosovė ka dhėnė urdhėr qė anėtarėt e kėsaj bande nuk duhet tė kalojnė kufirin me Kosovėn.

Kėrcėnimi i fundit
Vetėm dy javė para pėrfundimit tė bisedimeve, 10 dhjetorit, datė pas sė cilės pritet qė Kosova tė deklarojė pavarėsinė, grupi paramilitar serb, Garda e Car Lazarit, ka kėrcėnuar se do tė deklarojė luftė nė rast se Prishtina e hedh njė hap tė tillė. Ky nuk ishte kėrcėnimi i parė i gardės ushtarake. Grupi ka deklaruar protesta tė dhunshme kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė territorin e saj edhe mė parė, por ato janė parandaluar nga policia e Kosovės, KFOR-i dhe UNMIK-u.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pas kėrcėnimeve, arrestohet lideri i Gardės sė Car Lazarit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: