PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
 | Titulli: Turqia, mbeshtetje ne NATO Fri Dec 07, 2007 10:37 pm | |
| Turqia, mbeshtetje ne NATO E Enjte, 06 Dhjetor 2007
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi dje nga Presidenti turk, Abdullah Gul, mbeshtetjen e Turqise per zgjidhjen e statusit te Kosoves dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne nje vizite zyrtare ne Turqi, Topalli ne takimin e zhvilluar me Gul i propozoi qe Turqia te ndikoje ne zgjerimin e mbeshtetjes per statusin e Kosoves edhe ne vende te tjera, por edhe qe Shqiperia te mund te marre ftesen per anetaresim ne NATO ne Samitin e ardhshem te Bukureshtit. Kemi mbeshtetur dhe mbeshtesim gjithmone anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kosova ka nje lidhje te vecante jo vetem me ju, por edhe me ne. Propozimet e Ahtisarit jane shume te mira dhe jemi te gatshem qe te mbeshtesim cdo vendim qe kenaq vullnetin e popullit te Kosoves. Keto teza do ti mbrojme edhe ne organizatat ku jemi pjese, siguroi Presidenti turk, Gul. Mbeshtetja e kreut te shtetit turk u vleresua nga Kryetarja, e cila vuri theksin ne marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve. Eshte shume e rendesishme mbeshtetja juaj si vend lider ne zone, per statusin e Kosoves. Ne besojme ne influencen tuaj edhe ne vendet e tjera. Aktualisht ne po lobojme per marrjen e fteses per NATO dhe eshte shume e rendesishme mbeshtetja e Turqise, sepse pesha juaj ne NATO eshte e tille. Gjate vizites ne Turqi, Topalli takoi dhe kryetarin e Asamblese Kombetare, Koksal Toptan. Gjate takimit, u vleresuan marredheniet e shkelqyera mes vendeve, si dhe u diskutua mbi intensifikimin e metejshem te marredhenieve dhe bashkepunimit ndermjet dy parlamenteve. Toptan i rikonfirmoi Kryetares se Turqia eshte e gatshme te beje te gjitha perpjekjet e pafundme per vendosjen e stabilitetit dhe paqes ne rajonin ballkanik. Urojme dhe shpresojme qe brenda nje kohe shume te shkurter do te zgjidhet ceshtja e Kosoves ne formen qe e gezon te gjithe popullin e Kosoves, sigurisht, duke e kaluar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, u shpreh ai. Ndersa Topalli theksoi se Shqiperia i eshte mirenjohese Asamblese Kombetare te Turqise se ne vitin 2004, ka kaluar nje rezolute, ku mbeshtet marrjen e fteses per ne NATO te Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise. Ne kuader te vizitave zyrtare, diten e djeshme, kreu i shtetit, Bamir Topi, i shoqeruar nga Zonja e Pare, Teuta Topi dhe dy vajzat si dhe delegacionin zyrtar u nis per ne Vatikan. Kreu i shtetit do te pritet nga Ati i Shenjte Papa Benedikti XVI. Nderkohe qe gjate vizites zyrtare dyditore do te takoje dhe Sekretarin e Shtetit te Vatikanit, Kardinalin Bertone dhe Imzot Palian te Komunitetit te Sant Exhidios. Mbeshtetje per anetaresimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike mori dy dite me pare dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha, nga homologu i tij italian, Massimo DAlema.
Premtimi
Turqia premton mbeshtetje per anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe zgjidhjen e statusit te Kosoves. Nje fakt te tille, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ja garantoi Presidenti turk, Abdullah Gul, si dhe kryetarin e Asamblese Kombetare, Koksal Toptan. Kryetarja e Kuvendit ndodhet per nje vizite dyditore ne Turqi, i shoqeruar nga nje grup i madh deputetesh, mes te cileve dhe deputeti socialist Gramoz Ruci.
Vizita
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u nis dje per nje vizite dyditore ne Vatikan. I shoqeruar nga Zonja e Pare, Teuta Topi, dy vajzat dhe delegacionin zyrtar, kreu i shtetit do te pritet nga Ati i Shenjte Papa Benedikti XVI si dhe Sekretari i Shtetit te Vatikanit, Kardinal Bertone. Pjese e vizites do te jete dhe nje takim me Imzot Palian, i Komunitetit te Sant Exhidios, mjaft i njohur per ndermjetesite e tij politike.
Takimet
Mbeshtetje per anetaresimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike mori dy dite me pare dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha, nga homologu i tij italian, Massimo DAlema. Zv/kryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem italian, DAlema, e siguroi se Italia do te perkrahe plotesisht Shqiperine per te marre ftesen per NATO ne Samitin e Bukureshtit. Dhe pse u prezantua dje si nje kandidature.
| |
|