PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
 | Titulli: Pagat, ja si do rriten ne tre vitet ardhshme Fri Dec 07, 2007 11:08 pm | |
| Pagat, ja si do rriten ne tre vitet ardhshme Dhjetor 2007
Rritjen me te larte te pagave per tre vitet ne vazhdim do ta perfitojne sektoret e arsimit dhe te shendetesise, sipas nje strategjie me te fundit te shpallur nga Ministria e Financave per politiken e pagave te punonjesve shteterore. Rritja mesatare e pagave per mesuesit dhe mjeket do te jete respektivisht 15 dhe 18 per qind, por pasi te jene bere kategorizimet, perqindjet me te larta do ti perfitojne ata qe kane rrogat e uleta. Keshtu, ne sektorin e shendetesise rritja e pagave te infermiereve do te jete me e larte se e mjekeve, per shkak te baze se ulet qe ato kane. Ne kete menyre do te operohet edhe per pagat e sektorit te arsimit, ku rritjen me te madhe ne perqindje do ta perfitojne punonjesit ne sistemin parauniversitar. Gjithashtu, gjate tre viteve ne vazhdim do te kete nje politike te qendrueshme te pagave per sektorin e rendit dhe te ushtrise. Per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga aderimi per anetaresim ne NATO, forcat e armatosura do te perfitojne nje rritje vjetore te pages 10 per qind. Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare 7 per qind. Ekspertet e buxhetit ne Ministrine e Financave pohojne se, rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit, sic eshte bere tradite tashme. Te njejtet eksperte shpjeguan se, kategori te vecanta te buxhetoreve do te perfitojne perqindje te ndryshme pagash. Mirepo kategorizimet do te behen nga departamenti i Administrates Publike, pasi qeveria te kete marre vendimin per te harmonizuar keshtu masen e rritjes se pages me statusin e nepunesit civil. Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve, qeveria eshte duke zbatuar nje premtim te saj te reflektuar ne programin 4-vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5. Ne kete sektor do te ngushtohen edhe diferencat e theksuara dhe zhbalancimet e krijuara mes degeve te ndryshme, duke i dhene perparesi rritjes se pagave ne sektoret e sherbimit te drejtperdrejte te qytetareve e vecanerisht ne arsim, shendetesi, rend publik. Nderkohe qe qeveria ne strategjine e pagave ka deklaruar se do te kete rritje periodike edhe per pagen minimale ne sektorin privat. Gjithashtu, ka tashme nje skeme shperblimesh per punonjesit buxhetore ne perputhje me rezultatet ne pune. Ato punonjes qe kane performance me te mire ne ushtrimin e detyres perfitojne deri ne nje page shperblim. Per te zbatuar kete politik, cdo institucion buxhetor do te krijoje nje fond te posacem 5 per qind, me te cilin do te behen politika ne lidhje me shperblimet e buxhetore.
Rritja mesatare e pagave deri me 2010:
Sektori i Shendetesise rritja mesatare 20% Sektori i arsimit rritja mesatare e pages 15% Forcat e armatosura dhe policite 10% Administrata qendrore mesatarisht 7%
Buxheti 2008, dekretohet nga Presidenti
Buxheti i shtetit per vitin 2008 eshte dekretuar keto dite nga Presidenti i Republikes. Keshtu, menjehere pas botimit ne Fletoren Zyrtare i celet rruga per zbatim. Sipas kesaj ecurie, pritet qe ligji themelor i fininancave publike te filloje nga zbatimi qe ne janar te vitit qe vjen. Vitin qe shkoi, ish-presidenti i Moisu konsumoi te gjithe kohen ne dispozicion per dekretimin e buxhetit, nderkohe qe vonesat vijuan ne zbatimin e tij. Buxheti i 2008 ne total arrin ne 369 miliarde leke ose sa 34% e PBB. Ky buxhet eshte me i madhi qe ka pasur ndonjehere vendi, jo vetem si shume totale, por edhe ne raport me PBB. Shpenzimet jane rritur me 147 miliarde leke dhe respektivisht investimet me 1,8 here, grandet per pushtetin lokal me 1,2 here, shpenzimet gjithsej te pushtetit lokal me 86%, shpenzimet per pensione dhe rimbursimet e ilaceve me 51%, shpenzimet per pagat me 44%. Ne buxhetin 2008, investimet publike do te arrijne ne 106 miliarde leke dhe do te perbejne 1/3 e buxhetit total, nga 1/7 qe perbenin dy vite me pare. Kjo eshte deshmia e dyte qe e ben buxhetin mbeshtetes per zhvillimin e shpejte te ekonomise krahas uljes se taksave.
| |
|