AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BUSH: Irani? Rreziku mbetet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

BUSH: Irani? Rreziku mbetet Empty
MesazhTitulli: BUSH: Irani? Rreziku mbetet   BUSH: Irani? Rreziku mbetet Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:04 am

BUSH: Irani? Rreziku mbetet
06/12/2007

Unė e shoh kėtė raport si njė sinjal paralajmėrues se Irani ka pasur njė program bėrthamor, tė cilin e ka ndėrprerė. Sinjali paralajmėrues ėshtė se ai mund ta rifillojė atė.

Duke reaguar ndaj kėtij raporti, Britania dhe Franca thanė se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta vazhdojė presionin diplomatik mbi Iranin. Ndėrsa Izraeli tha se Irani ndoshta po i vazhdon pėrpjekjet pėr prodhimin e njė bombe bėrthamore.

Presidenti Bush thotė se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta vazhdojė presionin mbi Iranin pėr tė mos e lejuar atė qė tė prodhojė armė bėrthamore. Zoti Bush e quajti raportin e pėrgatitur nga agjencitė amerikane tė shėrbimit tė fshehtė si njė sinjal paralajmėrues se Teherani mund ta rifillojė programin pėr prodhimin e armėve bėrthamore. "Ėshtė shumė e rėndėsishme qė bashkėsia ndėrkombėtare ta pranojė faktin se nė qoftė se Irani do tė fitonte ekspertizė pėr transferimin e programit bėrthamor nė njė program qė kryhet nė mėnyrė klandestine, kjo do tė pėrbėnte rrezik pėr tė gjithė botėn. Prandaj unė e shoh kėtė raport si njė sinjal paralajmėrues se Irani ka pasur njė program bėrthamor, tė cilin e ka ndėrprerė. Sinjali paralajmėrues ėshtė se ai mund ta rifillojė atė", tha Presidenti Bush.

Raporti arrin nė pėrfundimin se Irani, sipas tė gjitha gjasave, e ndaloi programin pėr prodhimin e armėve bėrthamore nė vitin 2003. Shefi i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Bėrthamore, Mohammed El-Baradei tha se ky raport duhet ta zbusė krizėn qė ka shkaktuar programi bėrthamor i Iranit. Zoti El-Baradei tha se vlerėsimi i kėtij raporti ishte nė tė njėjtėn linjė me raportet e agjencisė qė ai drejton se nuk ka prova konkrete se Irani ka aktualisht njė program pėr tė prodhuar armė bėrthamore.

Irani e ka mirėpritur raportin amerikan. Ministri i Jashtėm iranian, Manuhir Mottaki, tha se tashmė ishte e qartė se programi bėrthamor Iranit kishte qėllime paqėsore. Duke reaguar ndaj kėtij raporti, Britania dhe Franca thanė se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta vazhdojė presionin diplomatik mbi Iranin. Ndėrsa Izraeli tha se Irani ndoshta po i vazhdon pėrpjekjet pėr prodhimin e njė bombe bėrthamore.

Megjithė relativizmin e rrezikut nga ekspertėt e shėrbimeve sekrete Bush e konsideron Teheranin si rrezik.

Irani mund tė fillonte nė ēdo kohė programin e armėve bėrthamore. Pėrveē kėsaj ekziston mundėsia, qė ky vend tė shfrytėzojė njohuritė nga pasurimi i uraniumit pėr tė zhvilluar armė bėrthamore, tha Presidenti amerikan para gazetarėve nė Uashington. Edhe njė ndėrhyrje ushtarake Bush nuk deshi ta pėrjashtojė plotėsisht.

Agjencia ndėrkombėtare pėr energjinė atomike sheh nė analizėn e shėrbimeve sekrete njė shans pėr zgjidhjen e konfliktit atomik. Ndėrkohė ministri i Jashtėm gjerman, Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) shpreson pėr rigjallėrimin e bisedimeve tė ngrira atomike me Teheranin. Ky rast nuk duhet humbur, tha ai. Sipas shėrbimeve sekrete amerikane programi pėr prodhimin e armėve atomike ėshtė ndėrprerė qė nė vitin 2003.

Ditėn e martė u publikua raporti i shėrbimeve sekrete. Sipas edhe nėse Irani do tė rifillonte programin e tij tė armėve bėrthamore deri nė vitin 2009 e ndoshta deri nė vitin 2015 nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrdorte uraniumin e pasuruar pėr ndėrtimin e njė bombe atomike. Nė raport shėrbimet sekrete shprehin shpresėn qė Irani nuk ka synime aq tė forta sa mendohej deri tani pėr ndėrtimin e armėve bėrthamore.

Kina sfidon sanksionet

Ambasadori i Kinės nė Kombet e Bashkuara thotė se raporti i shėrbimeve sekrete amerikane, i cili rivlerėson ambiciet bėrthamore tė Iranit, vė nė pikėpyetje mundėsinė e njė rezolute tė re pėr sanksione kundėr Iranit. Raporti i shėrbimeve sekrete sugjeron se iranianėt kanė ndėrprerė zhvillimin e arsenalit bėrthamor nė vitin 2003. Dje Presidenti Bush tha se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta vazhdojė presionin mbi Iranin pėr tė mos e lejuar atė qė tė prodhojė armė bėrthamore. Zoti Bush e quajti raportin e pėrgatitur nga agjencitė amerikane tė shėrbimit tė fshehtė si njė sinjal paralajmėrues se Teherani mund ta rifillojė programin pėr prodhimin e armėve bėrthamore.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
BUSH: Irani? Rreziku mbetet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: