AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur digjen periferitė e Parisit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kur digjen periferitė e Parisit Empty
MesazhTitulli: Kur digjen periferitė e Parisit   Kur digjen periferitė e Parisit Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:07 am

Kur digjen periferitė e Parisit

06/12/2007 Intervistė me sociologun Laurent Mucchielli

Sociologu i njohur francez Laurent Mucchielli flet nė kėtė intervistė nė lidhje me protestat nė periferitė e Parisit, si dhe politikat e pasuksesshme tė vendit nė drejtim tė integrimit tė imigrantėve dhe fėmijėve tė tyre. Ai akuzon Presidentin Sarkozy se pėrdor gjuhėn e luftės, pėr tė pėrshkruar protestat e fundit nė njė mėnyrė qė mund tė shkaktojė edhe mė shumė dhunė

Laurent Mucchielli, 39 vjeē, drejtor i Qendrės pėr Kėrkime Sociologjike nė Paris, ėshtė bėrė kohėt e fundit bashkautor i studimit pėr tensionet mes imigrantėve nė Francė, me titull “Kur digjen periferitė”.

Presidenti Nicolas Sarkozy e ka pėrshkruar dhunėn e kohėve tė fundit nė Paris dhe periferitė e tij si “dominim tė turmės” dhe nuk pranon tė fajėsojė pėr tė krizėn sociale. A ka tė drejtė?

Jo, ky ėshtė njė gabim i madh. Veē kėsaj, ėshtė politikisht e papėrgjegjshme qė tė trajtosh vazhdimisht konfliktet si betejė pėr pushtet. Kjo ėshtė gjuhė lufte. Edhe gjatė protestave tė vitit 2005, Sarkozy, atėherė ministėr i Brendshėm, i pėrshkroi trazirat si sulme kriminelėsh dhe autorėt si kriminelė e fundėrrina dhe ndėrkohė refuzoi tė pranojė idenė qė mund tė kish patur tensione sociale.

Por jo ēdo pėrleshje rruge me policinė ėshtė automatikisht rezultat i njė konflikti social.

E saktė, vetėm kur kthehet nė protestė, siē ndodhi javėn e kaluar. Pėr sa kohė qė ka patur trazira urbane, konfrontimet kanė ndjekur gjithmonė tė njėjtin model: djemtė e periferive kundėr policėve.

Cilat janė shkaqet e problemeve qė vazhdojnė?

Dhuna qė shpėrthen dhe buron nga rrethinat e qyteteve franceze vjen pėr shkak tė procesit disintegrues tė “getoizimit” gradual. Edhe banorė tė lagjeve tė tjera pėrjetojnė gjithashtu padrejtėsi dhe poshtėrim. Ata pėrjetojnė ēdo ditė pėrvoja tė hidhura nė katėr fusha: marrėdhėniet me policinė, faktin qė fėmijėt e tyre nuk dalin mirė nė shkollė, papunėsi dhe statusin e tyre si imigrantė. “Ne trajtohemi si qen”, thonė banorėt e periferive.

Por ky nuk ėshtė justifikim pėr pėrdorimin e molotovėve.

Shumė pak tė rritur e pranojnė vandalizmin kur, siē ndodhi nė Villiers-le-Bel, shkollat e fėmijėve tė tyre apo libraritė pėrfundojnė mes flakėve, ose kur u vihet zjarri makinave tė fqinjėve. Ata i konsiderojnė kėta veprime si idioteske. E megjithatė, ata e kuptojnė se njė incident dramatik mund tė jetė shkėndija pėr tė bėrė tė shpėrthejė zemėrimi i akumuluar pėrbrenda.

Qeveria ka shpenzuar 42 miliardė euro gjatė katėr viteve tė fundit pėr programe sociale si dhe programe rinovimi e restaurimi nė periferi, dhe ajo ka mbėshtetur gjithashtu investimet nė zona tė caktuara ekonomike.

Kėto programe mund tė jenė tė dobishme nė raste tė veēanta, por ato nuk e parandalojnė getoizimin e mėtejshėm tė periferive.

Pėrse jo?

Marrim pėr shembull arsimin. Sipas legjendės tonė republikane, nėse ne i trajtojmė tė gjithė fėmijėt njėsoj nė shkollėn fillore, ata do tė kenė shanse tė barabarta. Por problemi ėshtė se fėmijėt e imigrantėve e nisin nė njė tjetėr nivel, pasi ata vijnė nga familje nė tė cilat frėngjishtja flitet rrallė. Si rezultat, duke trajtuar nė mėnyrė tė njėjtė lloje tė ndryshme njerėzish, ne thjesht riprodhojmė disavantazhet e tyre.

Prandaj ekzistojnė organizatat e financuara nga qeveria, pėr tė ndihmuar fėmijėt.

Por njė politikė afatgjatė zhvillimi urban duhet tė eliminojė rrėnjėt e problemit.

A nuk krijoi Sarkozy sė fundmi njė plan pėr rivitalizimin e periferive?

Thjesht tė hedhėsh para te problemi nuk mjafton. Pyetja ėshtė: Ku po shkojnė paratė? Qė nga viti 1977, janė prezantuar tridhjetė programe tė tillė urbanizimi. Restaurimi apo shkatėrrimi i blloqeve tė mėdhenj prej betoni mund tė jetė i dobishėm. Por parqet dhe rrugėt e bukura nuk mund tė eliminojnė papunėsinė, shanset e pakta pėr arsimim dhe statusin e dorės sė dytė qė kanė fėmijėt e imigrantėve.

Fadela Amara, Sekretarja e Shtetit pėr politikat urbane e Sarkozysė, e cila vetė ėshtė me prejardhje algjeriane, ka bėrė tė ditur se do tė prezantojė nė janar planin e saj. Ai quhet “Respekt dhe shanse tė barabarta”.

Kjo ėshtė vetėm demagogji, si ato vizitat e politikanėve nė periferi, ku diskutojnė me banorėt duke ngrėnė kek dhe pirė kafe. Diagnozėn e kanė patur mbi tryezė gjatė 20 viteve tė fundit. Qė nga tetori 2004, ne madje kemi njė Autoritet Kombėtar Mbikėqyrės pėr Zonat e Paqėndrueshme Urbane, i cili vetėm di tė dorėzojė raporte shumėfaqėshe. Ne na nevojitet njė plan gjithėpėrfshirės veprimi, i bazuar nė kėto analiza tė problemeve.

Policia ėshtė akuzuar se ėshtė pjesė e problemit nė periferi. A i pranoni kėto kritika ndaj saj?

Njerėzit nuk janė tė zemėruar me policinė, sepse ajo ndėrhyn, gjė qė ėshtė e ligjshme, por me metodat qė pėrdor. Megjithatė, pėr arsye ideologjike, qeveria kundėrshton rifutjen e “policisė sė lagjeve” e hedhur fillimisht si ide prej socialistėve. Nuk e kam fjalėn pėr oficerė policie qė luajnė futboll me fėmijėt, por pėr forca sigurie, puna e tė cilave nuk ėshtė kufizuar nė represion. Kjo do tė qe njė reformė qė tashmė ėshtė shumė e vonuar.

Si e shpjegoni acarimin e dhunės? Madje, tani armėt po zėvendėsojnė gurėt.

Policia thotė se jo mė shumė se njė apo dy armė u pėrdorėn nė Villiers-le-Bel. Megjithatė, mund tė thuhet qė protestat e javės qė kaloi nisėn me shumė brutalitet. Kjo dhunė buron nga mendimi qė asgjė nuk ka ndryshuar prej vitit 2005 dhe se pėr kėta njerėz nuk ka shpėtim.

Sarkozy vazhdon tė vėrė theksin nė njė qasje tė ashpėr. A nuk ėshtė kjo njė recetė pėr protestat e radhės?

Sigurisht, qė ėshtė dhe ato mund tė jenė mė tė dhunshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kur digjen periferitė e Parisit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: