AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jeteshkrime Nga Filozofet.....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:02 am

ARISTOTELI



ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisė sė lashtė



* E pyetėn Aristotelin:
- Ēfarė fiton kur mendohesh?
- Qė tė mos jesh kreditor kur thua tė vėrtetėn.

* I dituri Aristotel shpesh thoshte:
- O miqtė e mi, nuk ka miq!

* Dikush i tha Aristotelit se disa miq tė tij flisnin keq pėr tė mbrapa krahėve. Aristoteli i tha mikut:
- Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin.

* Njė llafazan foli e foli pa pushuar pėr mė shumė se njė orė pėrpara Aristotelit. Kur mbaroi sė foluri, e pyeti Aristotelin:
- Nuk tė habit gjithė kjo elokuencė?
- Pėr njė gjė habitem! Ne qė kishim veshė pėr tė dėgjuar dhe kėmbė pėr tė ikur, si nuk i vumė ato nė punė?

* Njė fjalėshumė po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte tė pushonte. Meqenėse Aristoteli nuk po e ndiqte fare nė bisedė, ai i tha:
- Ndoshta po tė mėrzit me kėto gjėra qė tė them dhe qė nuk tė interesojnė, sepse tė pengojnė nė mendimet e tua tė mėdha.
- Oh, jo, - u pėrgjigj Aristoteli, - mund tė vazhdosh sepse sa mė shumė qė ti flet, aq mė pak tė dėgjoj unė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:04 am

ARKIMEDI



ARKIMEDI (287-212 p.e.r.) matematikan dhe mekanik i lashtėsisė greke

* Romakėt u futėn nė Sirakuzė papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte nė atė kohė aq i zhytur nė mendime pėr zgjidhjen e njė problemi gjeometrik sa qė nuk po merrte vesh asgjė. Njė ushtar u fut nė shtėpinė e tij dhe me shpatė zhveshur nė dorė shkoi deri nė dhomėn ku po punonte. Arkimedi iu lut ta linte tė qetė deri sa tė kryente veprimet qė kishte nė dorė. Pastaj u zhyt prapė nė punė pa u kujtuar fare pėr ushtarin qė i rrinte nė kėmbė. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa herė qė tė ngrihej, e humbi durimin dhe e shpoi me shpatė.



FRANKLIN, Beniamin

FRANKLIN Beniamin (1706-1790) Veprimtar politik amerikan, diplomat, shkencėtar



* Franklini protestoi kundėr sistemit elektoral tė zgjedhjeve me Cens nėpėrmjet kėsaj batute:
- Unė kam njė gomar tė mirė dhe pėr ta mbajtur atė paguaj njė taksė, pėr pasojė jam zjedhės. Po tė mė ngordhė kafsha nuk paguaj dhe nuk jam mė zgjedhės. Tani, pra, nė fund tė fundit, dua tė di, zgjedhės jam unė apo gomari im?


* Krahas veprimtarive tė tjera, Franklini hapi edhe njė librari. Njė ditė hyri nė dyqan njė blerės. Shegerti ia dha librin.
- Sa kushton?
- Njė dollar, - u pėrgjigj shegerti.
Blerėsi qė donte tė shpenzonte sa mė pak, mendoi se pronari i dyqanit do tė bėnte ndonjė zbritje. Ai kėrkoi tė fliste vetė me tė. Shegerti e thirri Franklinin, i cili erdhi shpejt. Kur iu kėrkua njė ēmim mė i ulėt pėr librin, Franklini u pėrgjigj:
- Njė dollar e gjysmė.
- Po shegerti juaj mė kėrkoi njė dollar?
- E, po tashti mė keni shqetėsuar mua. Prandaj m'u duk e drejtė njė ngritje.
Tjetri nguli kėmbė pėr ta ulur ēmimin.- E po atėherė, cili ėshtė ēmimi mė i ulėt?
- Dy dollarė - u pėrgjigj Franklini.
- Po ti mė parė the njė dollar e gjysmė.- Po, por unė kam njė copė herė qė rri me ty kėtu dhe ju e dini qė koha ėshtė flori.
Ndėrkaq blerėsi shpejtoi tė paguajė librin pėr dy dollarė, qė tė shpėtonte nga ndonjė ngritje tjetėr e ēmimit prej kėtij librari tė paparė e tė padėgjuar.



* Beniamin Franklini shkoi pėr tė vizituar njė manifakturė stofrash, nė Norvik tė Anglisė. Pronari i tregoi me kėnaqėsi makineritė dhe prodhimet.- Kėto, - i tha, janė stofra pėr Indinė. Kėto tė tjerat pėr Amerikėn. Ato poshtė pėr kolonitė e Austrisė.
Ndėrkohė Franklini vuri re se punėtorėt ishin veshur si mos mė keq. Iu drejtua fabrikantit dhe i tha:
- Po pėr njerėzit kėtu ēfarė stofi keni?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:06 am

BALZAK Honore


BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, pėrfaqėsues i madh i realizmit nė Evropėn perėndimore



* Kur ishte fėmijė prindėrit deshėn qė Balzaku tė bėhej noter. Por ai kėmbėngulte tė bėhej letrar.
- Letrar, - i tha i ati, - do tė vdesėsh pėr bukė! Nė letėrsi ose duhet tė jesh mbret ose hiē fare.
- E po mirė, - u pėrgjigj Balzaku, - unė do tė bėhem mbret.



* Kur Balzaku ishte i ri ēoi te botuesi njė dorėshkrim. Ishte njė roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprėn dhe mbeti shumė i kėnaqur. Vendosi t'i ofrojė 3000 franga pėr tė drejtėri e autorit. Pastaj kėrkoi andresėn e Balzakut dhe kur mori vesh qė ai jetonte nė njė lagje tė varfėr tė periferisė, mendoi se 2000 franga do tė ishin mė se tė mjaftueshme. Kur arriti pėrpara shtėpisė sė tij pa se shkrimtari jetonte nė papafingo.
- Atėherė, - tha botuesi, - njėmijė franga do tė jenė tė pranueshme me kėnaqėsi prej tij.
Dhe kur hyri nė shtėpizėn e varfėr ku banonte Balzaku i tha:
-Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga pėr romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.



* Njė mėngjes tek po shkonte pėr nė punė, pėr t'i rėnė sa mė shkurt, iu desh tė kalonte nėpėr disa ara tė mbjella. Ende pa u futur mirė nė arė e kapėn rojet. Ata e dėrguan tė kryetari i bashkisė, sepse nuk pranonte tė paguante gjobėn.
- Si ju quajnė?
- Honore Balzak.
-Profesioni juaj?
- Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisė, - ju jeni ai qė shkruani ato romane tė bukura qė kanė aq sukses?
Balzaku iu bė qejfi shumė pėr kėtė nderim tė madh qė i bėhej veprave tė tij.
- Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisė - "Shitėsja e qumėshtit" ėshtė mirėpritur shumė nga tė gjithė, - unė e kam nė shtėpinė time... dhe prandaj po e anuloj dėnimin.
Balzaku pėr tė hedhur lumin, nuk e mohoi autorėsinė e romanit, qė nė tė vėrtetė ishte i njė autori tjetėr.



* Ai jetonte nė mėnyrė tė tillė me veprėn e tij, saqė personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bėheshin pjesė e pėrbashkėt e jetės.
Njė ditė njė mik e takoi dhe shfryu me dhimbje pėr sėmundjen e motrės sė tij tė dashur.Balzaku e dėgjoi, i tha dy fjalė ngushėllimi mikut dhe vazhdoi:
- Tashti le tė flasim pėr gjėra jetėsore. A e di si pėrfundoi puna e Nusingen- it dhe ēfarė ka vendosur Rastinjaku.



* Balzaku punonte pa ndėrprerje dhe pa pushuar. Nė raste tė rralla, kur merrej me ndonjė dėfrim, pendohej shpejt, zemėrohej me vetveten, i binte ballit me pėllėmbė dhe thėrriste:
- Bobo, nė kėto orė qė humba do tė kisha shkruar tridhjetė faqe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:07 am

BALZAK Honore


Faqja: 2



* Njė nxėnės i nevrologut tė famshėm Eskuirol mburrej se dinte tė dallonte qė nė pamjen e parė njė budalla nga njė i menēur. Profesori qė e kishte dėgjuar kėtė mburrje, e ftoi pėr drekė studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy tė ftuar tė tjetė. Njėri ishte serioz, korrekt dhe gjatė gjithė drekės nuk tha as edhe njė fjalė. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumė dhe nė bisedat qė bėnte tregonte se ishte i kėnaqur. Kur dy tė ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxėnėsit tė tij;
- Njeri prej kėtyre ėshtė budalla, tė shohim nė se do ta gjesh. Nxėnėsi tha se budalla ishte ai qė fliste shumė, ndėrsa i menēuri ishte ai tjetri qė rrinte i heshtur.
- E po mirė, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, qė e mbante veten zot tė pėrjetshėm dhe nuk fliste, sepse mendonte qė nuk i shkonte njė zotėrie tė madh tė fliste me njerėz tė thjeshtė, kurse ai tjetri, qė fliste shumė dhe me gjallėri, ishte njė shkrimtar i ri, qė ka nisur tė bėhet i njohur, ėshtė ēmuar nė Paris dhe quhet Honore Balzak.
Balzaku kishte marrė njė sekretar tė cilin e zgjonte nė orėn njė pas mezit tė natės dhe i thoshte:
- Ju keni ende zakonin e keq tė flini natėn, kurse nata ėshtė bėrė pėr punė. Ja ku po ju jap njė kafe, qė tė mos ju zėrė gjumi. Uluni nė tryezė dhe shkruani.
Dhe i diktonte deri nė shtatė tė mėngjezit, kur sekretarit tė lodhur pėr vdekje i kėputej koka duke shkruar. Atėherė Balzaku i thoshte:
- E sheh se shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt. Shko pra qė tė flesh. Do tė tė zgjoj rreth orės dymbėdhjetė qė tė fillojmė sėrishmi punėn.



* Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
- I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.



* Balzaku punonte intensivisht. Gjatė kėsaj kohe (punonte dhjetė orė nė ditė) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirė jetėn qė bėnte romancieri i shquar francez, i tha:
- Si mund t'i qėndroni kėsaj jete, duke punuar kėsisoj pėr vite tė tėra. Edhe unė kam punuar nė njė periudhė tė jetės sime, por pas pesėdhjetė ditė pune ngulmuese bėhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u pėrpigj Bahaku, - unė nuk shoh mundėsi tjetėr pėr tė pushuar veēse nė varr. Sidoqoftė puna ėshtė mund i kėndshėm.



* Balzaku kur shkruante ndonjė roman ishte aq i rrėmbyer nga tema sa qė atij i dukej se po jetonte njė ngjarje tė vėrtetė. Njė miku i tij qė i shkoi njė ditė pėr ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun qė po ecte nėpėr dhomė duke bėrtitur:
- Oh, fatkeqėsi, ajo ka vrarė veten!
U desh njė bisedė sqaruese qė miku tė kuptonte se ishte fjala pėr romanin "Evgjeni Grandenė" tė cilin ishte duke e shkruar.



* Njė revistė donte tė botonte njė novelė tė tij. Balzaku vuri si kusht qė revista tė vinte pėrpara novelės njė artikull biografik tė shkruar prej mikut tė tij Teofil Gotje. Kushti u pranua qė artikulli tė paguhej pesėqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gėzuar Gotjesė, i cili e priti me gėzim tė madh kėtė porosi tė paguar me bollėk. Shkroi njė artikull tė bukur qė u botua sė bashku me novelėn e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditėsh mbėrriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesėdhjetė franga.
- Po a nuk mė thatė se artikulli do tė paguhej pesėqind franga? - Pyeti Gotjea.
- Vėrtetė - u pėrgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po tė mos ekzistoja unė, ti nuk do tė kishe shkruar ato lavde qė ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtė ta ndajmė pėrgjysmė shpėrblimin.
Gotje qeshi shumė nga ky argument qė e mori edhe ai si tė pranueshėm.

* Njė mikut tė vet, qė u habit me veprimtarinė e tij letrare tė mrekullueshme, Balzaku i tha:
- I dashur mik, unė kėrkoj tė zė nė letėrsi vendin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mbetet sa mė pak vend pėr budallenjtė.

* Balzaku po ankohej njė mbrėmje pėr mjeshtėrinė e shkrimtarit, qė, sipas tij, nuk shpėrblehej mirė dhe nuk jepte kėnaqėsinė e nevojshme.
- Po lavdinė, - tha njė ndėr bashkėbiseduesit, - lavdinė nuk e pėrmendėt fare.
- Lavdia? - u pėrgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e njė letrari.
Njė herė kur ndodhesha nė Rusi isha i ftuar nė njė sallon. Nė ēastin e hyrjes njė zonjė po shėrbente ēajin dhe kishte nė dorė njė tabaka me filxhanė. Porsa shėrbėtori pėrmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lėshoi pėr tokė gjithė filxhanėt nga emocioni.

*Tregojnė se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar kėto falė ambicioze nėn portretin e Napoleonit:
- Atė qė ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund me shpatė, do ta ēoj unė me penė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitimeMon Sep 03, 2007 9:50 pm

1.Per interesat e vetvetes edhe djalli mund ta citoj biblen.
(Shekspiri)

2.Zemra e njeriut ka kufi ne dashuri, por jo edhe ne urretje.
(Balzak)

3.Eshte e pamundur edhe te dashurosh, te jesh i urt edhe i mencur.
(Bekon)


4.Ne vetmi i vetmuari shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejn te tjeret.
(Nice)

5.Kur ke e ke kemben jasht gremines, eshte e leht te japesh keshilla.
(Faik Konica)

6.Ka shum menyra qe njeriu te pasurohet dhe keto jan kryesisht te keqija .
(Bekon)


NJeriu eshte i madh vetem kur meson se vertet esht shum i vogel. I.Hordshek

Njeriu eshte i mir, njrzit jane te ashper. SHEKSPIRI

NJeriu idealka fuqin e mashkullit dhe ndjenjat e femres. ZOARI

NJerzit kurr s`kendojn, dhe bilbilat vajtojn ēAJUPI

NJeriu esht sherbetor i jetes STEJO SPAE

Eshte kenaqesi dhe nder te vdesesh per atdhe. HORACI

Sendet me te shtrejta ne bot jan nderi dhe atdheu. SAMI FRASHERI

Atdhe quhet toka
ku me ka rane koka
ku kam meme dhe ate
ku me njef dhe g
ri i that. ēAJUPI

NJeriu pa atdhe si qyqa pa fole. I.HARDSHE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Jeteshkrime Nga Filozofet..... Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime Nga Filozofet.....   Jeteshkrime Nga Filozofet..... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jeteshkrime Nga Filozofet.....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filozofet .....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: FiLoZoFia-
Kėrce tek: