AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pese ceshtjet qe implikojne Apelin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pese ceshtjet qe implikojne Apelin Empty
MesazhTitulli: Pese ceshtjet qe implikojne Apelin   Pese ceshtjet qe implikojne Apelin Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 3:53 pm

Pese ceshtjet qe implikojne Apelin
E Shtune, 12 Janar 2008

Gjykatat e Apelit vihen ne “shenjestren” e kritikave te prezences se OSBE-se ne Tirane. Shkelje te renda ne vendimet e marra, pese prej te cilave te zbardhura, jane bere objekt i nje raporti prej 144 faqesh te misionit nderkombetar, qe eshte aktiv prej vitesh ne Shqiperi. Gazeta “Koha Jone” disponon dokumentin e plote dhe rastet abuzive te zbuluara nga ekspertet, pas nje verifikimi disamujoresh i kryer per vitet e fundit. “Me gjithe progresin e vazhdueshem ne sistemin e drejtesise penale, rregullat procedurale qe drejtojne shqyrtimet ne Apel, shpesh nuk respektohen. Gjykatat penale te Apelit shpesh nuk arrijne t’i argumentojne ne menyre korrekte dhe te plote vendimet e tyre dhe vonesat ne procedimin e ceshtjeve penale ne apel jane te zakonshme”, thote Maya Goldstein-Bolocan, keshilltare e larte ligjore e prezences se OSBE-se, e cila eshte autorja e ketij raporti. Raporti perfshin te gjitha Gjykatat e Apelit ne vend. Si raste abuzive jane trajtuar dy denime te lehta per perdhunim, nje per vrasje dhe nje tjeter per droge ndaj nje te moshuare. Ceshtjet i perkasin Gjykatave te Apelit Tirane, Shkoder e Vlore.

“Per shkak te rendesise se tyre ne zgjidhjen e gabimeve te mundshme te drejtesise dhe funksionit te tyre “udhezues” kundrejt gjykatave te uleta, eshte thelbesore qe gjykatat e apelit t’i kryejne veprimtarite e tyre ne menyre transparente dhe efeciente dhe qe shqyrtimi qe ndermarrin te jete i cilesise se larte”, thuhet ne kete dokument te hartuar posacerisht per aktivitetin e Gjykatave te Apelit dhe standardeve qe ato duhet te realizojne. Ne te trajtohen edhe ceshtje te tilla si paraburgimi, vonesat procedurale dhe transparenca. Raporti po u shperndahet te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve ne vend, si dhe dhomave te avokateve, institucioneve shteterore, organizmave te huaja e nderkombetare dhe shoqerise civile.

Ne kete raport ka rekomandime per Gjykatat e Apelit, Ministrine e Drejtesise si dhe per Dhomen e Avokateve, dhe kerkohet rregullimi me ligje dhe vendimi te disa procedurave qe nuk jane te rregullta. Ne rekomandime vihet re keshilla per mungesat e arsyetimit ligjor ne marrjen e vendimeve penale, mostrajtimi i shkaqeve, gabime ne interpretim te ligjeve dhe materialeve dhe vleresim i pamjaftueshem i provave.

REKOMANDIME

Mungesa e arsyetimit te duhur ligjor ndikon ne pergjithesi ne cilesine e vendimmarrjes se gjykatave te apelit per ceshtjet penale, gje qe eshte vene re ne kater fusha kryesore:

- Mungesa e arsyetimit te mjaftueshem ne vendimet penale te apelit,

Perfshire vendimet mbi denimin:

- Mostrajtimi i te gjitha shkaqeve te ankimit
- Gabime ne interpretimin e ligjit procedural dhe atij material
- Gjykim dhe vleresim i pamjaftueshem i provave

Gjyqtaret mbeshteten ne prova te dobeta

“Eshte vene re se, ne kundershtim me te drejten nderkombetare dhe ate shqiptare, gjykatat shqiptare shpesh nuk i arsyetojne ne menyre korrekte dhe te plote vendimet e tyre”, citohet ne nje pjese te raportit te OSBE-se, te publikuar ditet e fundit dhe qe ve ne shenjester pikerisht Gjykatat e Apelit ne vendin tone. Madje, ekspertet e OSBE-se vleresojne se vendimet e Shkalles se Pare jane me te arsyetuara se te Apelit. “Gjyqtaret duket se mbeshteten ne prova te dobeta dhe te pamjaftueshme, si dhe japin shpjegime problematike. Gjykatat e Apelit nuk e kryejne detyren e tyre themelore per te rishikuar cilesine dhe njetrajtshmerine e procesit te vendimmarrjes te Gjykatave te Shkalles se Pare”, thuhet me tej.

Keshilla te OSBE-se

Gjykatat e Apelit duhet t’i kryejne me fuqimisht dhe efektivisht funksionet e tyre kontrolluese. Ato duhet t’i shqyrtojne ne teresi vendimet per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, pavaresisht nga shkaqet e ankimimit, ose nga shkaqet e permendura ne vendimin qe eshte nen shqyrtim.

Ato duhet t’i prishin ato vendime te cilat nuk jane plotesisht te arsyetuara, dhe duhet vazhdimisht t’i udhezojne gjykatat me te uleta qe ne vendimet e tyre per caktimin e mases se sigurimit te japin arsyetime te detajuara dhe te individualizuara qe marrin parasysh ekzistencen e shkaqeve te qenesishme per ta urdheruar kete mase, si dhe ekzistencen e perpjesetueshmerise se mases se arrestit per rastin konkret.

Gjyqtaret e Shkalles se Pare dhe ata te Apelit duhen trajnuar lidhur me praktikat e parimeve baze dhe kuadrit ligjor per masen e sigurimit “arrest ne burg”.

Avokati i Popullit duhet te kryeje hetime te plota mbi pakujdesine qe pretendohet te jete treguar nga autoritetet kompetente gjyqesore ne trajtimin e ceshtjeve per masat e sigurimit “arrest ne burg” dhe te rekomandoje zgjidhje aty ku do te zbulohen shkelje.

Inspektoratet perkatese ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe ne Ministrine e Drejtesise duhet te kryejne inspektime te rregullta mbi trajtimin e ceshtjeve per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” nga ana e gjykatave.

*E drejta per t’u gjykuar brenda nje afati kohor te arsyeshem njihet nga e drejta nderkombetare. Vonesat ne trajtimin e ceshtjeve penale dhe zvarritjet e medha ne gjyq nxisin mosndeshkimin dhe pakesojne besimin e publikut ne sistemin e drejtesise. Ne shumicen e rasteve, vendimet me shkrim te gjykatave te rrethit ne Shqiperi, te marra si shembull, jane dorezuar me vonese dhe pasi kishte kaluar afati dhjeteditor per paraqitjen e ankimit.

*Gjyqtaret e Apelit duhet te arsyetojne plotesisht vendimet e tyre ne perputhje me te drejten vendese dhe ate nderkombetare. Ato duhet te perfshijne gjithashtu pretendimet e paleve dhe arsyet per pranimin ose refuzimin e tyre.

*Masa ndeshkimore nga Dhoma e Avokateve per avokatet qe vonojne proceset gjyqesore

Gjykatat e Apelit duhet te shpjegojne:

-Cfare faktoresh i shtyne te benin nje peshim/vleresim te fakteve
dhe provave te ndryshem nga ai i bere prej gjykatave me te uleta
-Rezultatet e perseritjes se shqyrtimit gjyqesor (ne rastet kur eshte
bere)
-Arsyet per mospranimin e pretendimeve/argumenteve te paleve

Per Ministrine e Drejtesise

Transferimi i dosjeve te ceshtjeve midis Gjykatave te Shkalles se Pare dhe atyre te Apelit. Rekomandohet qe ministri i Drejtesise te nxjerre nje udhezim qe te specifikoje detyrat ligjore per stafin e gjykatave, lidhur me dorezimin e dosjeve te ceshtjeve ne kohen e duhur ne gjykatat perkatese te Apelit, nese nje ceshtje ankimohet. Nje vezhgim sistematik i ketyre praktikave duhet te ndermerret nga kryetaret e gjykatave dhe kancelaret e gjykatave te rrethit, si dhe inspektoret prane Ministrise se Drejtesise dhe Keshillit te Larte te Drejtesise.

Pese rastet flagrante:

Ceshtja e Altin Dikos
Altin Diko u shpall fajtor per perdhunim te perseritur te kunates, sipas nenit 102, pika 2, te KPRP-se, dhe u denua me 14 korrik 2004 nga Gjykata e Rrethit te Tiranes me nente vjet burgim. Sipas kerkeses per gjykim, viktima supozohej te ishte rrembyer nga i akuzuari dhe ishte mbajtur ne nje shtepi private ne Durres per dhjete dite, periudhe gjate se ciles i ishte nenshtruar akteve te perseritura te dhunes fizike dhe psikologjike. Organi i akuzes u perqendrua te deklarimet e viktimes dhe deshmitareve, si dhe ne theniet e familjareve, te cilet thjesht konfirmuan zhdukjen e viktimes per “pak dite”, pa dhene shpjegime per arsyet e mungeses se saj.

Vendimi prej nje faqeje i Gjykates se Rrethit u shpreh vetem se fajesia e tij u duk te ishte “plotesisht e provuar me deponimet e viktimes, me deponimet e deshmitareve te tjere, si dhe me prova te tjera shkresore”. Eshte per t’u cuditur qe prova shkresore, qe ka te ngjare te jete ekspertiza mjeko-ligjore, tregonte qe gjate kontrollit fizik dhe gjinekologjik nuk ishte gjetur asnje shenje e dhunes fizike ne trupin e viktimes

Me 14 janar 2005, Gjykata e Apelit ne Tirane la ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Nga shqyrtimi i procesverbaleve, doli se, gjate seancave gjyqesore ne Apel, trupi gjykues i drejtoi vetem dy pyetje te akuzuarit, konkretisht: (1) nese viktima e kishte lejuar marredhenien seksuale, ose nese ai kishte perdorur dhune kunder saj; dhe (2) pse ishte ne Durres, nje fakt qe i akuzuari e mohoi dhe per te cilin gjykata nuk pati pyetje te tjera.

Duket se Gjykata e Apelit te Tiranes nuk e arsyetoi mjaftueshem vendimin e saj, duke mos treguar faktet dhe provat e vecanta mbi te cilat ai u bazua, si dhe duke mos shprehur qarte arsyet per mospranimin e provave te kunderta te paraqitura nga i akuzuari. Vecanerisht, dhe njesoj si vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare, Gjykata e Apelit nuk tregoi se ne c’menyre provat e treguara ne vendim (kryesisht deklarimet e deshmitareve dhe thenia e viktimes) kishin qene vendimtare ne marrjen e nje vendimi fajesie. Vendimi, me fjale te tjera, nuk citon arsyet qe lidhen me faktet vendimtare.

Ceshtja “Licaj”
Me 6 dhjetor 2004, ne vijim te nje gjykimi te shkurtuar, Sevete Licaj, nje grua 70-vjecare, u denua nga Gjykata e Rrethit te Vlores per mbajtje te lendeve narkotike dhe mbajtjen e armeve pa lejen e organeve kompetente. Ashtu sic pasqyrohet ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, akuzat kunder gruas u bazuan ne nje kontroll te policise qe rezultoi ne kapjen e 6 kg kanabis sativa dhe 2 arme zjarri automatike te gjetura ne nje kasolle prane shtepise, ne te cilen e akuzuara jetonte me te shoqin.

Dosja e prokurorit kishte permbajtjen e meposhtme:

- procesverbali i kontrollit te baneses
- procesverbali i keqyrjes, marrjes ne sekuestrim te 6 kg lendeve narkotike dhe 60 fishekeve
- akti i ekspertimit biokimik per lenden dhe aktet e ekspertimit tekniko-balistik
- deklarimet e te pandehures gjate hetimeve paraprake
- Deshmia e bashkeshortit te se akuzuares, Salo Licaj, i cili akuzonte bashkeshorten e tij se e kishte fshehur drogen, e cila nuk ishte gjetur nga policia gjate nje operacioni te kryer dy vjet me pare me qellim shkaterrimin e kanabis sativa.

Ceshtja “Selimaj”
Me 5 tetor 2004, Gjergj Selimaj u denua nga Gjykata e Rrethit Vlore per vrasjen e bashkeshortes se tij ne rrethana renduese. Gjykata e Apelit Vlore e ndryshoi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, duke e denuar te pandehurin per vrasje me paramendim dhe e uli denimin e tij nga burgim i perjetshem ne njezet e kater vjet burg. Ne diskutimin e mases se denimit, Gjykata e Apelit mori parasysh nder te tjera, “pendimin e thelle” te te pandehurit pas kryerjes se krimit si dhe personalitetin e tij. Edhe pse faktoret e tjere lehtesues dhe rendues te marre ne konsiderate, (d.m.th., fakti qe ai u dorezua ne polici pas kryerjes se krimit dhe motivet e dobeta), duket se jane analizuar mjaftueshem ne vendim, nuk tregohen fakte qe te mbeshtesin pendimin e supozuar te te akuzuarit. Me tej, gjykata nuk jep shpjegime se si ndikoi personaliteti i te pandehurit ne dhenien e denimit.

Ceshtja “Hanku”
Ne rastin e Leonard Hankut, i cili u denua me 6 vjet per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me nje te mitur, nuk eshte e qarte se si i ka vleresuar Gjykata e Rrethit Tirane faktoret rendues dhe lehtesues ne dhenien e vendimit te denimit. Gjykata vetem i eshte referuar ne menyre standarde rrezikshmerise te vepres penale (kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me nje te mitur) dhe autorit te vepres, si dhe faktit qe i pandehuri kishte qene i denuar me pare. Fakti qe viktima e fali te pandehurin, mosha e re e te pandehurit, si dhe fakti qe i pandehuri kishte nje femije te mitur, jane cituar si rrethana lehtesuese dhe per kete nuk jane dhene sqarime, si dhe pse keto mbizoterojne ndaj natyres se rende te krimit. Ne fakt, gjykata e denoi te pandehurin me gjashte vjet burgim, qe duket te jete nje denim mjaft i lehte duke pasur parasysh qe, sipas ligjit, ky krim eshte i denueshem me burgim nga pese deri ne pesembedhjete vjet. Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit vleresoi se Gjykata e Shkalles se Pare kishte vendosur drejt ne lidhje me caktimin e denimit, duke iu referuar ne menyre standarde rrezikshmerise se vepres penale dhe te autorit te vepres, si dhe faktit qe ai kishte qene dy here i denuar me pare.

Ceshtja “Guri”
Ardian Guri u deklarua i pafajshem nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me 24 tetor 2005, per trafikim te narkotikeve. Ne seance gjyqesore, prokurori paraqiti nje akt-ekspertimi nga Instituti i Mjekesise Ligjore Tirane, qe deklaronte se ne makinen e te pandehurit ishin gjetur mbi kater kilograme lende pluhuri me ngjyre kremi, qe permbante heroine dhe monoacitolomorfine, te dyja te cilesuar si lende narkotike psikotropike. Procesverbali i gjyqit tregon se toksikologu, qe kishte hartuar aktin, ishte thirrur disa here nga gjykata, por nuk ishte paraqitur asnjehere. Vendimi i gjykates permend se per shkak se emri i aktit ishte shkruar keq, me 26 maj 2005 mostra te marra nga kjo lende u derguan ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Tirane per riekzaminim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pese ceshtjet qe implikojne Apelin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: