AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SHKODRA ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

SHKODRA .... Empty
MesazhTitulli: SHKODRA ....   SHKODRA .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 1:34 am

Shkodra ose Shkodėr (vendasit e sė cilės quhen Shkodranė) ėshtė qytet nė Shqipėrinė veri-perėndimore, qyteti kryesor i rrethit me tė njėjtin emėr dhe qė ndodhet nė buzė tė liqenit me tė njėjtin emėr, pranė lumenjve Drin dhe Buna. Shkodra ėshtė themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Origjina e emrit tė saj ėshtė Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka njė natyrė dhe klimė tė mrekullueshme. Ajo ndodhet pranė Liqenit tė Shkodres, mė i madhi nė Ballkan, me njė sipėrfaqe prej 370 kilometrash katror. Nė Shkoder kalojnė lumi Drin, Bunė dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga njė grup malesh si ai Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi.

Historia e Shkodrės

Zona pėrreth vendit ku ndodhet sot Shkodra ka qenė e banuar qė nė kohėt parahistorike. Kėtu janė gjetur gjurmė tė paleolitit tė mesėm, ndėrsa qė nga neoliti gėrmimet kanė zbuluar vazhdimėsi jetese qė vjen deri nė ditėt tona. Objektet e gjetura gjenden nė muzeumin e qytetit, nė atė tė Tiranės dhe nė muzetė e Evropės. Kjo sepse zona ka njė kombinim tė rrallė faktorėsh fizikė pėr jetesė. Rrėzė kodrave tė Tepes, nė anėn jugore tė qytetit tė sotėm, materialet arkeologjike fillojnė nga Bronxi i hershėm (2000 para Krishtit). Nė shekullin V - IV para Krishtit filloi ndėrtimi i kalasė me gurė ciklopike tė puthitur pa llaē. Kalaja ėshtė e vendosur mbi njė kodėr nė hyrje tė qytetit nė njė lartėsi 130 m.

Kalaja e Rozafės

Nė atė periudhė treva banohej nga fisi Ilir i Labeatėve. Nė kėtė kohė qyteti merr njė zhvillim ekonomik, gjė qė dėshmohet nga prerja e monedhės nė qytet qė nė vitin 230 para Krishtit. Nga monedha mėsojmė emrin qė ka patur qyteti nė atė kohė, Scodrinon. Nė vitin 181 para Krishtit bėhet Kryeqytet i Mbretėrisė sė Ilirisė, me sundimtar Gentin, dhe kishte njė shtrirje tė madhe nė pjesėn veriore. Gjatė shekullin II para Krishtit nė kalanė e qytetit zhvillohen luftėrat me Romėn dhe nė vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bėhet njė nga qendrat e njėsive administrative tė Perandorisė Romake. Me reformat e Dioklecianit bėhet qendėr krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugė tregetare tė rėndėsishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nėpėrmjet luginės sė Drinit pėr nė Kosovė, nga lindja.

Me dyndjet sllave pushtohet dhe bėhet kryeqendėr e shtetit tė Zetės nė shekullin e Xl. Mė pas vjen pushtimi i shkurtėr Bullgar. Nė shekullin XIV bėhet qendėr e rėndėsishme autonome me institucione tė zhvilluara dhe nė vitin 1360 bėhet kryeqendėr e Principatės sė familjes Balshaj. Mė 1396 kalon nėn sundimin e Republikės sė Venedikut e cila rikonstrukton kalanė dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si ēdo qendėr e zhvilluar veneciane nė Adriatik.

Mbas vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencėn e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, nė vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon pėrsėri Shkodrėn me mbi 100 000 ushtarė, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatė muaj nga njė garnizon prej 1600 vetash i cili u dorėzua me kusht. Kjo qėndresė u pėrshkrua nga historiani i parė shqiptar dhe dėshmitar i kėsaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrės" u botua nė Evropė nė vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrėnua por dalėngadalė u rimėkėmb dhe nė shekullin e XVII u bė qendėr sanxhaku e Perandorisė Osmane. Nė kėtė periudhė qyteti ka mbi 1800 shtėpi dhe ka filluar tė shtrihet nė fushėn ku ėshtė sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armėve, punimi i mėndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Nė shekullin XVIII bėhet qendėr pashallėku nėn sundimin e familjes vendase tė Bushatlive. Mė 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi pėr herė tė parė krijimin e njė principate tė pavarur shqiptare, qė mė vonė u shtyp nga perandoria osmane.

Mė 1718 janė hapur nė Shkodė agjencitė e para konsullore. Mė 1730 krijohet Dhoma e Tregtisė. Nga viti 1807 deri me 1809 ndėrtohet bexhisteni nė zonėn tregtare nė rritje tė qytetit. Nė shekullin e XlX rritja ekonomike ecėn me ritme tė larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane dhe ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Qyteti arrin nė 50'000 banorė dhe bėhet qendėr Vilajeti. Kėtu prodhohen veshje kombėtare, pėlhurė, lėkurė, duhan, barut, qė eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Nė qytet janė 6 konsullata tė fuqive europiane dhe vendeve fqinje. Nė vitin 1867 qyteti bėhet qendė e Arqipeshkvisė. Ka institucionet tregtare tė kohės, gjykatė, drejtori postale, dogane.

Mė 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti ėshtė kthyer nė port lumor dhe tregton me botėn nėpėrmjet skelave ndėrmjetėse si ajo e Obotit, Shėngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet pėr mjedise tė gjelbėruara dhe oborret me lule.

Nė vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit pėr mos copėtimin e trojeve tė Shqipėrisė. Shkodra bėhet njė vatėr e rėndėsishme e lėvizjes kombėtare. Ushtritė e Shkodrės luftojnė pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare tė Plavės, Gucisė, Hotit, Grudės, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kėshtu njė periudhe trazirash pėr qytetin, qė reflektohet nė rėnien e shpejtė tė numrit tė popullsisė. Shkodranėt morrėn pjesė aktive nė luftėn pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, duke luftuar me armė dhe duke nxjerrė figura tė shquara udhėheqėsish dhe njerėzish tė pendės.

Kryengritja e vitit 1911 e zonė sė veriut tronditi pushtimin otoman nė Shqipėri. Pas shpalljes sė pavarsisė nė vitin 1912, populli shkodran pėrballoi pėr shtatė muaj rrethimin e ushtrive tė Malit te Zi dhe Serbisė, tė cilat nė luftėn ballkanike qė kishte nisur, donin tė pushtonin qytetin dhe rajonin pėrreth tij. Pas fillimit tė luftės sė parė botėrore Shkodra sulmohet nga ushtritė malazese tė cilat mė 1915 hyjnė nė qytet. Nė janar tė 1916 pushtohet nga austriakėt tė cilėt e bejnė Shkodrėn qendėr tė zonės sė tyre tė pushtimit. Me mbarimin e Luftės I Botėrore nė Shkodėr vendoset njė administratė ndėrkombėtare. Mbas Kongresit tė Lushnjes, mė 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare qė doli nga ky kongres.

Nė vitet 1924 deri mė 1939 pati njė zhvillim industrial me fabrika tė vogla kryesisht nė industrinė ushqimore dhe tė ēimentos. Nė vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika tė tilla. Gjatė kėsaj periudhe tė monarkisė qyteti ka njė administrim europian, me institucione tė rregullta, dhe kryhen njė varg reformash progresiste. Nė vitin 1939 Shqipėria u pushtua nga ushtritė fashiste.

Nė vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti pėr 45 vjet nga represioni qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrėdhėniet me botėn dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U persekutuan personalitetet mė tė spikatura tė qytetit. U vu dorė mbi institucionet e kulturės dhe tė kultit, duke i transformuar sipas ideologjisė sė re. U bė ēdo gjė qė qyteti tė humbiste identitetin e tij mijravjeēar. Megjithatė ishin shkodranėt qė dhanė sinjalet e para nė Shqipėri pėr rrugėn e re tė demokracisė qė nė janar tė vitit 1990.

Trashėgimia kulturore e Shkodrės pėr kombin Shqiptar fillon qė nė shekullin XV me shkrimet e para nė gjuhėn shqipe. Kemi nė kėtė qytet shkrimtarėt, gjuhėtarėt, historianėt e parė tė vendit. Nė shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetėrore qė pasqyrojnė lidhjet e Shkodrės me botėn e qytetėruar europiane. Pėr herė tė parė nė Shqipėri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetė dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, mė vonė, kinemaja dhe energjia elektrike.

Firmat e fuqishme tregtare bėjnė tregti me tė gjithė botėn deri nė Japoni, duke sjellė nė qytet prodhime egzotike. Nė familjet shkodrane nuk mungojnė pianofortet dhe pikturat e klasikėve botėrorė...

Kultura

Njė ndėr qytetet mė tė pasura me kulturė. Rreth viteve 1990 Shkodra ishte njė ndėr pikat tregtare mė tė rendėsishme. Lulėzonte sidomos tregtia me Venedikun (republika e venecias), dhe aty ky qytet importoi kulturė perendimore.

Nė muzikė. Nė llojin e saj duken nuanca tė orientuara nga muzika klasike, ko dallohet nė kėngėt e lehta shkodrane. Ndersa po nė ato vite u theksua edhe nje zharg tjetėr qė quhet “Jare”. Kjo lloj muzike ėshtė karakteristike dhe unike, gjendet vetėm nė Shkodėr dhe ruhet me fanatizėm nga familjet shkodrane.
Ne diksion. Shumė fjalė u huazuan. Ndryshe nga qytetet e tjera tė Shqipėrise qė pėrdorin vetėm (ose kryesisht) turqizmat, ne Shkodėr pėrdoren edhe shumė fjalė me prejadhje italiane.
Nė Shkodėr nė vitin 1909 luhet ndeshja e parė e futbollit, nė Shqipėri, ndėrmjet njė skuadre amatore tė asaj kohe dhė njė skuadre e pėrbėrė nga garnizoni Austriak. Nė 1919 themelohet klubi i pare i nė Shqipėri, i quajtur “Vllaznia”. Ndaj Shkodra quhet “Djepi i Futbollit”.
Humori, edhe pse nen censurėn e sistemit komunist, themlohet e para resvitė komike e quajtur “Hosteni”.Aty spikat humoristi popullor Shtejfen Palushi. Te tjere Artist tė medhenj si, Tano Banushi (atrist i merituar), Paulin Preka, Zef Deda (kunati i shokut xhemal), Zyliha Miloti... etj.
Nė letėrsi mund tė veēojme emra si: Migjeni (1911 - 1938), Gjergj Fishta (1871-1940)... etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

SHKODRA .... Empty
MesazhTitulli: Re: SHKODRA ....   SHKODRA .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 1:40 am

SHKODRA .... Shkoder6_jpg SHKODRA .... Shkoder5_jpg


SHKODRA .... Shkoder4_jpg SHKODRA .... Kalaja_e_Rozafes_Shkoder_jpg
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

SHKODRA .... Empty
MesazhTitulli: Re: SHKODRA ....   SHKODRA .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 1:42 am

SHKODRA .... Shkodra1_jpg SHKODRA .... Shkoder_jpg


SHKODRA .... Shkoder8_jpg SHKODRA .... Shkoder10_jpg


SHKODRA .... Shkodra3_jpg
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





SHKODRA .... Empty
MesazhTitulli: Re: SHKODRA ....   SHKODRA .... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SHKODRA ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: