AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dita botėrore e emigracionit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Dita botėrore e emigracionit Empty
MesazhTitulli: Dita botėrore e emigracionit   Dita botėrore e emigracionit Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:31 am

Apologjia shqiptare e 18 dhjetorit


18 dhjetori ėshtė dita botėrore e emigracionit. Sekretari i Pėrgjithshėm i O.K.B-sė Ban Ki Mun theksoi nw kwtw ditw, se, “emigrantėt gjenden shpesh perballė keqtrajtimeve dhe dallimeve raciale.

Por kur u jepet rasti tė tregojnė aftesitė e tyre, mė tė shumtėt janė tė dobishėm pėr shoqerinė qė i mikpret”.

Dhe pse Shqipėria pėrbėn ndėr rastet mė tė vecanta tė emigracionit pėr frymė tė popullsisė, sėrishmi ky fenomen nuk pėrbėn njė risi as pėr shqiptarėt dhe as pėr shumė vende tė tjera nė mbarė globin. Bile edhe ato vende qė deri dje ishin emigranteksportues dhe sot kanė ndryshuar kah, sėrishmi nuk mund tė lėnė pa pėrmendur ndihmėn ekonomike qė kanė dhėnė emigrantėt e tyre (bile edhe japin pasi nuk janė kthyer tė gjithė si nė rastin e Greqisė), pėr vite tė tėra. Emigracioni sot ėshtė njė fenomen mbarėglobal, por me njė ndryshim nga vitet e tjera tė fundit tė mijėvjecarit tė dytė, ėshtė bėrė dhe po bėhet nė mėnyrė mė tė kontrollueshme dhe me njė performancė legale. Gjatė kėsaj periudhe, nė Shqipėri emigrimi neto, nė pėrqindje nė krahasim me popullsinė e pėrgjithėshme tė vėndit, ka qėnė 9,2% , nė Bullgari 0,4%, nė Jugosllavi 3,7% dhe nė Rumani 0,8 %, nė njė kohė kur mesatarja e tė gjitha vėndeve tė Europės Lindore ka qėnė 0, 7%. Intensiteti i proceseve emigruese gjatė periudhės sė tranzicionit nė Shqipėri ka qėnė mė i lartė se i vėndeve tė tjera tė Europės Lindore. Aktualisht Shqipėria zė vend tė parė nė botė pėr emigracion pėr frymė tė popullsisė. Kjo ndoshta se nė krahasim me kėto vėnde, prapambetja ka qėnė mė e madhe, kolapsi ekonomik mė i thellė dhe niveli i pagave dhe tė ardhurave reale tė popullsisė mė i ulėt. Njė faktor tjetėr, qė ka ndihmuar fuqishėm nė kėtė drejtim, ėshtė se nė vėndet e tjera tė Europės Lindore pas Luftės sė Dytė Botėrore, emigracioni ndėrkombėtar ka qėnė pjesėrisht i kufizuar, ndėrsa nė Shqipėri pothuajse nuk egzistonte fare. Pėr periudhėn 1991- 1993 emigrimi neto nė vėndet e Europės Lindore ka qėnė 2,6 milionė veta ( mesatarja vjetore 850 mijė veta), ndėrsa nė periudhėn 1950- 1990 ka qėnė 13 milion veta ( mesatarja vjetore 325 mijė veta), gjė qė dėshmon se ato gradualisht kanė filluar tė integrohen nė tregun ndėrkombėtar tė punės shumė kohė mė parė. Karakteristikė pėr Shqipėrinė ėshtė hyrja shumė shpejt dhe nė mėnyrė shpėrthyese nė tregun ndėrkombėtar tė punės, por me vonesė prej afro gjysėm shekulli dhe nė kushte jot ė favorėshme pėr integrim, si rrjedhojė e uljes sė kėrkesave pėr forcat e punės nga vėndet pranuese. Aktualisht nė 28 vende tė botės janė 1 138 000 emigrantė qė tashmė pėrbėjnė bėrthamėn e emigracionit duke mos marrė parasysh numrin e emigrantėve me punėsim sezonal, ē’ka e rendit Shqipėrinė nė vendin e parė nė botė (evropė) pėr emigracion nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė. Ky numėr pėrbėn 30 % tė popullsisė dhe afėrsisht 59 % tė rinisė. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve qė kanė emigruar dhe dėshirojnė tė emigrojnė i pėrkasin moshės 20-24-vjec (49 %) dhe 15-17 vjec (42,7 %), . Ndėrsa nė raport me vendet e tjera lindore postkomuniste Shqipėria ėshtė vendi qė e ndjeu mė shumė peshėn e rėndė tė ideologjisė komuniste, e cila nė kohėn e sistemit e izoloi gjeografikisht dhe e rrėnoi ekonomikisht, ndėrsa pas pėrmbysjes sėrishmi e renditi atė nė vendin me emigracion mė tė lartė.

Ndėrsa nė mbarė globin janė rreth 200 milionė njerėz qė punojnė jashtė atdheut tė tyre, tė cilėt transferuan rreth 232 miliardė dollarė nė vendet e tyre vitin e kaluar. Tė dhėnat i publikon Banka Botėrore nė “Global Ekonomik Prospects”, 2006 Sipas Bankės Botėrore transferimi i parave tė emigrantėve tek familjet e tyre ėshtė njė arnė e fuqishme pėr luftimin e varfėrisė. Rreth 167 miliardė dollarė kanė arritur gjatė vitit tė kaluar nė vende nė zhvillim. Me kėtė shifėr , vendet nė zhvillim morėn nga emigrantėt dyfishin e tė hollave qė marrin nga organizatat ndėrkombėtare si ndihmė pėr zhvillim. Nė shumė vende nė zhvillim, tė hollat qė dėrgojnė emigrantėt pėrbėjnė burimin mė tė madh tė kapitalit tė jashtėm. Madje nė disa shtete, si Moldavi apo Bosnje Hercegovinė, kėto tė holla pėrbėjnė njė tė tretėn e prodhimit kombėtar bruto. Por nė tė gjithė botėn, shumica e tė hollave transferohet nė Indi. Nė vend tė dytė e tė tretė vijnė Kina dhe Meksika. “Pėr Gjermaninė shtetet e ish-Jugosllavisė dhe ato tė Bashkimit Sovjetik janė shumė interesante. Por edhe Turqia dhe vendet aziatike si Kina dhe Vietnami, kanė filluar tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm”, thotė Jan Hillered, ish- shefi i Filialit evropian tė bankės Ėestern Unionit. Shuimica e tė hollave tė emigrantėve transferohen nga vendet e pasura nė ato tė varfėra. Pėr tė pėrfituar edhe mė shumė, Banka Botėrore u ka propozuar vendasve nė zhvillim, qė tė nėnshkruajnė marėveshjen me shtetet ku ndodhen emigrantėt e tyre . Nėpėrmjet kėtyre marėveshjeve, emigrantėt mund tė dėrgojnė mė lehtė tė holla nė atdhe si edhe tė gjejnė mė shpejt punė nė vendet ku ndodhen. Sepse emigrantėt janė tė dobishėm edhe pėr vendet ku punojnė : “Transferimi i tė hollave nga emigrantėt, financon nga njėra anė eksportet e shteteve tė industrializuara, sepse vendet nė zhvillim kanė kėshtu mė shumė tė holla nė dispozicion pėr tė importuar artikuj nga kėto shtete. Nga ana tjetėr transferime tė tilla influencojnė nė mėnyrė pozitive kursin e kėmbimit”, thotė Florian Vadean, kėshilltar pranė Bankės Botėrore. Transferimi i tė hollave rrit jo vetėm fuqinė blerėse nė njė shtet, por edhe besueshmėrinė e tij pėr kredinė. Nė ēdo vend ku ndodhen transferime tė rregullta, institucionet financiare mund t’a lirojnė aksesin pėr kapital dhe t’i ulin taksat pėr dhėnien e kredive. Sipas statistikave tė Bankės sė Shqipėrisė dėrgesat e emigrantėve shqiptarė nė vendin e tyre janė rritur nga viti nė vit. Nqs nė vitet 1996-2000 ata dėrgonin 650-850 milion dollarė nė vit, viti 2007 shėnoi suksesin mė tė madh tė dėrgesave duke i kaluar 1 miliardė dollarėt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dita botėrore e emigracionit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: