AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Colin Farrell

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Colin Farrell Empty
MesazhTitulli: Colin Farrell   Colin Farrell Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:08 am

Colin Farrell Files9

Aktori irlandez Colin Farrell u bė papritur i famshėm nė Hollivud nė njė periudhė tė shkurtėr kohore, falė karizmės sė tij, dhe fizikut qė e dallon nga tė tjerėt. Tėrheqės dhe me njė prezencė intensive nė skenė ai ka punuar shumė pėr Hollivudin, dhe pėr kėtė Colin Farrell ėshtė bėrė njė nga yjet mė tė ndritur nė kėtė biznes.
Ishte nė xhirimet e filmit nė Londėr kur Colin tėrhoqi vėmendjen e Kevin Spacey-it i cili u impresionua aq shumė nga interpretimi i tij saqė ai u morr menjėherė nė filmin Ordinary Decent Criminal. Por ishte interpretimi i tij nė Tigerland ai qė e bėri atė tė hyjė nė elitėn e Hollivudit dhe tė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithėve. Nga aty ai ka realizuar njė film pas njė tjetri. Nė filmin Outlaw pamė Colin tė fshihte pėr herė tė parė theksin e tij irlandez nė portretizimin e rebelit amerikan Jesse James. Pėr Colin roli i njė karakteri kaq tė njohur, ishte njė ėndėrr qė u kthye nė realitet.

Harts War ishte filmi qė pasoi American Outlaw dhe bashkoi Colin me veteranin e ekranit Bruce Willis. Roli i Colin nė dramėn e luftės sė dytė botėrore bėri qė ai tė vlerėsohej nga kritikėt dhe i dha atij njė platformė tė barabartė me atė tė aktorėve si Willis, Cruise dhe Pacino. Ishte pas filmit Harts War kur Colin kaloi nė rolet e thrillėrit futuristik Minority Report ku luan pėrballė kundėrshtarit Tom Cruise.

Colin kishte njė shans pėr t’u larguar pėrkohėsisht nga zhanri i luftės pėr njė rol manipulues qė pėrsėri i bėri kritikėt tė ngriheshin nė kėmbė. Filmi The Recruit and Daredevil pasoi suksesin. Colin ishte shumė tėrheqės, aq shumė nė fakt saqė i erdhi koha tė interpretonte nė role qėndrore. Joel Schumacher kėrkoi Colin tė luante Stu Shepard, njė njeri i bllokuar nė njė kabinė telefoni nga njė snajper i padukshėm nė thrillerin Phone Booth.

Nga ky projekt erdhėn role tė tjera kryesore si Aleksandri nė epikun Aleksandri i Madh qė edhe pse u debatua shumė si nga historianėt edhe kritikėt i dha aktorit rastin tė burrėrohej dhe tė ishte pėrkrah Angelina Jolies. Megjithatė e veēanta e Colin ėshtė mungesa e konformitetit. Ai ėshtė e kundėrta e hollivudianėve tė stėrvitur, vegjetarian dhe qė praktikojnė jogan. I pėlqen tė pijė njė birrė apo katėr, pi cigare me paketa dhe shan me shprehje qė do tė turpėronin edhe mė tė paskrupulltėt.

I njohur si James Dean i kohėve tona Colin po kap role qė e kanė afruar atė me mė tė suksesshmit nė industri dhe e kanė ndihmuar ti dallohet talenti. Hollivudi ėshtė larg Dublinit nė Irlandė ku Colin kthehet pas ēdo xhirimi. Aty ai mund tė jetė thjesht Colin Farrel, djali i futbollistit tė famshėm, Eamon Farrel. Jo njė nga 50 njerėzit mė tė bukur tė revistės People dhe jo mashkulli mė tėrheqės.

SWAT e bashkoi atė me tė madhin Samuel L. Jackson si Jim Street, njė oficer i dėshpėruar pėr tė provuar veten. Colin megjithatė nuk e ndjen se ja vlen tė provojė veten ndaj askujt. Ai ėshtė karizmatik, i hapur dhe shpesh i vėshtirė pėr publicistin e tij. Ai ka qėnė i lidhur me Britney Spears, Demi Moore dhe Kim Bordenave dhe ėshtė nė shoqėrinė e emrave tė tillė si Brad Pitt, Steven Spielberg dhe Ben Afflect. Mbi tė gjitha paguhet rreth 8 milion dollarė pėr film. Nė fund tė fundit Colin Farrell duket se po shijon kohėn mė tė mirė tė jetės sė tij, duke bėrė atė qė bėn mė mirė, tė jetė vetja.


Colin Farrell COL
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Colin Farrell
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: