AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi Empty
MesazhTitulli: Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi   Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:31 pm

Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi 20080116202926_artikull

Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi
E Premte, 18 Janar 2008


Nje e mitur, nga qyteti i Vlores, rezulton e zhdukur prej tre ditesh, ndersa nuk ka lene asnje adrese per prinderit e saj. Te shqetesuar per mungesen e vajzes, nje dite me vone familjaret kane denoncuar ne komisariat, duke dhene detaje per humbjen e 16-vjecares dhe emrin e djalit, me te cilin ajo ishte njohur kohet e fundit. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dje per gazeten “KJ” dhe thane se nisen kerkimet te te afermit e familjes dhe me pas ngriten pistat e mundshme te trafikimit dhe largimit me deshire. Fioneza Zaho (“KJ” publikon identitetin e plote per te ndihmuar ne gjetjen e saj), rezulton e larguar qe prej ores 07:30 te dites se hene, duke mos u kthyer me ne banese. Policia nuk ka gjetur as 24-vjecarin me inicialet T. K., ndaj hedh dyshime per nje trafikim te se mitures qe ndjek studimet ne shkollen e mesme te pergjithshme “Mustafa Qemal Ataturk”.

Prinderit e te mitures i kerkuan dje ndihme policise vendore, pas denoncimit te kryer ne komisariat. Kontrollet jane perqendruar ne pikat dalese e hyrese te qytetit, ndersa jane shperndare fotografite e vajzes ne te gjitha komisariatet e vendit. “Vajza u nis mengjesin e te henes per ne shkolle (Fioneza vazhdon vitin e dyte ne gjimnaz), por nuk u kthye”, deshmuan prinderit dje ne polici. Ata hodhen dyshime per nje trafikim te mundshem te 16-vjecares, pasi Fioneza njoftonte per cdo vonese dhe ishte e rregullt. Nderkohe qe mohuan se vajza mund te kishte shqetesime apo te ishte grindur me ta. Edhe motra e te humbures ka deshmuar se Fioneza nuk kishte probleme dhe se ajo e kishte takuar e fundit diten e ngjarjes.

Motra ka shpjeguar ne polici se vajza kishte veshur xhinse te erreta, nje xhuboks ngjyre blu, atlete te bardha dhe ne shpine kishte nje cante shkolle me ngjyre te zeze dhe te verdhe.

Te afermit dyshojne per nje lidhje te 16-vjecares, per te cilen ajo ka folur shume pak me ta, ndersa ne polici ata kane dhene emrin e djalit 24-vjecar me inicialet T. K. Policia ka ngritur pisten e mundshme te trafikimit dhe largimit me deshire, pasi edhe te riun nuk e ka gjetur ne banese. Fioneza Zaho, ndjek shkollen publike “Mustafa Qemal Ataturk”, ndersa mesohet se ka munguar tre oret e fundit ne klase dhe nuk eshte pare me nga shoqet.

“Kemi frike mos eshte trafikuar”

Te shqetesuar per largimin pa adrese te vajzes se tyre, prinderit kane gjetur si mundesi shpetimi e shprese denoncimin ne polici te ngjarjes. “Fionezen e zgjoi mami ne oren 06:45 te mengjesit te 14 janarit, dita e hene. Ajo duhet te ikte ne shkolle”, thote motra e saj me e madhe, Bekena. Ajo tregon se e motra ka veshur nje pale xhinse te erreta, xhuboks blu, atlete te bardha dhe ka marre canten e shkolles. “Ne dreke ajo vinte gjithmone rreth ores 13:30-14:00, por na njoftonte, pasi ndodhte te shkonte te gjyshja, qe jeton ne lagjen “1 Maji”. Nuk telefonoi”, vijon Bekena. Ndersa babai i vajzes, Lumani, thote se, “fillimisht menduam te prisnim, pasi mund te kthehej, por kur edhe te nesermen vajza nuk u kthye, shkuam ne polici dhe beme denoncimin”. Ai tregon se Fiona nuk kishte probleme dhe ishte vajze e qete dhe e heshtur. “Nuk me tha as mua e as te emes apo motres. Nuk arrijme ta kuptojme dhe i trembemi ndonje trafikimi te vajzes sone”, shton Lumani per gazeten “KJ”.
I pyetur per dyshimet dhe nese kishin dijeni per ndonje lidhje te vajzes se tyre, babai shprehet se, “dyshojme per nje djale, nga i cili vajza mund te kete pasur nje ngacmim dhe ne i kemi dhene informacion policise. Ai eshte 24 vjec dhe banon ne lagjen “Lirim”, me inicialet T. K. Ne duam vetem qe ajo te jete mire e te kthehet”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zhduket e mitura, dyshohet trafikimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: