PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Meningjiti, shenohet rasti i dhjete Fri Jan 18, 2008 8:46 pm | |
| Meningjiti, shenohet rasti i dhjete E Premte, 18 Janar 2008
Vetem ne dy javet e para te ketij viti, dhjete persona rezultojne te prekur nga semundja e meningjitit. Rasti me i fundit eshte i moshuari nga fshatrat e Burrelit, i cili eshte transportuar pasditen e se merkures per ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Ky vendim eshte marre nga mjeket e Burrelit, duke pare gjendjen e rende te tij shendetesore. Nderkohe infeksionistet e QSUT-se pohojne se pacienti ka shenjat e meningjitit dhe gjendja e tij ka mbetur e pa permiresuar edhe gjate dites se djeshme. Pacienti ka ardhur ne gjendje komatoze dhe vazhdon te jete ne te njejten situate. Mjeket e Burrelit e kane cilesuar me diagnozen e meningjit dhe shenjat klinike jane te plota per nje semundje te tille, eshte shprehur mjeku infeksionit, Gentian Stroni. Sipas ketij te fundit, do te jene analizat, te cilat do te percaktojne llojin e bakterit dhe meningjitit. Nga te dhenat e deritanishme, 65-vjecari nuk rezulton te jete prekur nga meningjiti i shkaktuar nga meningokoku.
Per sa i perket gjendjes shendetesore te te moshuarit, mjeket japin shume pak shpresa per nje permiresim te mundshem, per vete faktin se ai vuan edhe nga semundje te tjera. Ne kartelen e tij mjekesore, mjeket kane shenuar edhe semundje te tilla si diabeti dhe hipertensioni. Gjendja e tij e rende vjen edhe nga semundjet e tjera kronike, ndonese ka marre mjekim intensiv. Por, ajo qe doja te theksoja eshte se nuk eshte vertetuar ende nese meningokoku eshte shkaktar i kesaj gjendjeje te rende te pacientit, theksoi Stroni. Sipas tij, pacientit do te vazhdoje te mbahet edhe 72 ore te tjera ne repartin e reanimacionit per te pare ecurine e semundjes. Nese do te kete permiresime 65-vjecari do te dale nga reparti i reanimacinit dhe do te trajtohet ne pavijon. Nese jo, atehere trajtimi intensiv do te vazhdoje ketu te ne, pohojne mjeket e reanimacionit te infektivit.
Sipas mjekeve, nga pikepamja epidemiologjike rastet jane sporadike dhe per momentin s'mund te flitet per shperthim epidemik. Nderkohe, per te gjithe te afermit e pacienteve, sipas ISHP-se, jane marre mostrat per kryerjen e analizave si dhe mjekimi i kerkuar dhe i domosdoshem. Bluzat e bardha theksojne se rastet me meningjit shfaqen ne sezonin e dimrit dhe sjellja e te gjithe pacienteve ne Tirane ka rritur sistemin e vigjilences, ndaj bejne apel se te gjithe te dyshuarit po trajtohen me kujdes. Pacientet jane sjelle te gjithe ne Tirane me urgjence kete vit dhe kjo ka bere qe te duket sikur jane shtuar rastet, por ne kemi pasur cdo vit meningjit, me te njejten frekuence shfaqjeje, ka pohuar mjeku Stroni. Vitet e kaluara, pacientet jane trajtuar te gjithe ne rrethe, ndersa kete vit po vjen cdo rast i kapur ne infektiv.
Rastet
1
Dy motra nga fshati i Memlisht, i Pogradecit, kane qene rastet e para te shfaqjes se semundjes se meningjitit bakterial ne vendin tone. Pasi moren ndihmen e pare ne qytetin e Pogradecit, ato jane derguar ne spitalin e Korces per nje trajtim te specializuar.
2
Nje femije trevjecar nga Delvina, perseri vajze, ka qene viktima e radhes se semundjes se rende te meningjitit. Mjeket e qytetit te Gjirokastres, duke pare gjendjen e rende shendetesore te saj, e kane derguar ne Tirane per mjekim nga infeksionistet e QSUT.
3
Viktima e pare nga semundja e meningjitit eshte, Anila Memushaj. Por, 25-vjecarja nga Skrapari, u nda nga jeta me 8 janar ne Greqi, pas nje temperature te larte. Ne fillim u dyshua per komplikacione, pasi ishte shtatzene, por rezultoi se ishte prekur nga meningjiti.
4
Semundja e meningjitit nga Jugu u zhvendos ne Veri te vendit, pikerisht ne qytetin e Pukes, ku nje 17-vjecare u ekzaminua nga mjeket me virus qe fillimisht u dyshua viral. Me perkeqesimin e gjendjes se saj shendetesore edhe ky rast u nis per ne kryeqytet.
5
Edhe qyteti me verior, Tropoja ka derguar drejt QSUT-se nje rast me meningjit. Perseri nje vajze e vogel 6-vjecare eshte prekur nga semundja e rende dhe i eshte nenshtruar mjekimit intensiv ku vazhdon ende te jete ne reanimacion por jashte rrezikut per jeten.
6
Nje mashkull 35-vjecar nga Klosi i Burrelit eshte prekur nga semundja e meningjitit. Ky ka shenuar edhe rastin e pare qe nje person i seksit mashkull dhe ne moshe madhore te preket nga kjo semundje e rende. Tashme vazhdon kurimi intensiv i tij ne QSUT.
7
Perseri nje vogelush ne moshe pediatrie preket nga virusi i meningjitit. Por kete here i semuri erdhi nga qyteti i Fierit. Trevjecari eshte prekur nga semundja e rende disa dite me pare dhe mjeket e qytetit myzeqar e kane derguar per trajtim mjekesor ne kryeqytet.
8
Nje 53-vjecare nga qyteti i Durresit ka qene rasti i 7 i te prekurve me meningjit ne Shqiperi. Sipas mjekeve dyshohet se virusi eshte marre nga Puka, ku 53-vjecarja ka qene per vizite te te afermit. Nderkohe qe e semura u nda nga jeta pak ore me vone mberritjes ne Tirane.
9
Perseri ne qytetin e Durresit eshte shenuar edhe rasti i parafundit dhe i dyti brenda nje dite me semundjen meningjit. Ishte nje femije rreth 6 vjec, i cili pasi u trajtua ne spitalin e qytetit, dhe eshte nen kujdesin e mjekeve te reanimacionit te pediatrise ne QSUT.
10
Nje 65 vjecar nga fshatrat e Burrelit ka shenuar rastin e dhjete te te prekurve nga semundja e meningjitit vetem brenda dy javeve te para te 2008-es. Sipas mjekeve gjendja e tij shendetesore paraqitet ende e rende ndonese po mjekohet intensivisht.
| |
|