AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 6:02 pm

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme

Eshte komplekse dhe tregon ankthet tona arkaike. Sepse xhelozia nuk eshte nje prove dashurie. Ajo tradhton nje problem besimi ne vetvete. Nje zoom - per nje pasion qe eshte me shume i ankthshem sesa eksitues. Ne librari mund te gjesh tituj nga me te ndryshem: “Xhelozia, kenaqesi dhe mundim”, “Kurre me xheloze”, “Varesia dashurore”… Ketu mund te shtrojme nje pyetje: mund te trembemi se mos humbasim ate qe kemi vendosur qe ta posedojme? Me sa duket po... “

Eshte logjike-konfirmon François-Xavier Poudat, qe merret me çeshtjet e çifteve. Martesa nuk eshte me institucion, duke braktisur idene e nje kontrate perjete, çifti mundohet te krijoje nje kontrate te parakohshme. Ankthi eshte i vazhdueshem. Marredhenia vertitet mes mbikonsumimin e partnereve dhe pavaresise se tjetrit-ku xhelozia eshte nje lloj shfaqjeje”. Damien Guyonnet flet per nje epoke paranojake. Sipas tij, ne mungese te modelit dhe te sigurise, jane fantazmat qe na udheheqin.

Tjetri, qofte bashkeshorti apo personi qe kemi vendosur te ndajme jeten, kthehet lehtesisht ne kercenim. Skenaret qesharake Dashuria mund te behet e çmendur, ne kuptimin kur na zhyt ne gjendje qe kane nje kufi – jashte vetvetes-. Nese te gjithe jemi te shqetesuar kur imagjinojme ikjen e njeriut qe duam, disa syresh zhyten nje nje delir interpretues paranojak.

Madje duke mos pasur asnje hije dyshimi per te krijuar nje skenar qesharak. Per psikanalisten Sophie Cadalen, autore e nje libri per çiftet, thote se xhelozia nuk ka shume lidhje me dashurine. “Personi qe eshte xheloz duhet te mbeshtetet ne vetvete. Ajo qe e tmerron eshte nje lloj deshire qe nuk e kanalizon dot, kercenimi i nje energjie qe e ka ne thellesi, brenda vetes ... te cilen e projekton te tjetri. E thene ndryshe, eshte personi xheloz, ai qe ka tendenca per te tradhtuar apo deshira te çuditshme”.

Ndersa psikanalistja Marcianne Blévis autore e “Xhelozia, kenaqesi dhe mundim”, kjo simptome duket me komplekse. Duhet qe te na shtyje ta eksplorojme edhe me shume historine tone, para lindjes se nje vellai apo motre me te vogel. “Ne fillim ka nje situate pasigurie. Per shembull: nje femije i vogel qe ndodhet perballe nje situate ndarjeje. Aureola e miresise qe e lidhte me nenen e tij, shkaterrohet menjehere.
Nena qe nuk e perkedhel me, te afert qe ne menyre te pavetedijshem nuk i japin atij vendin e meparshem. Ne nje moment te caktuar dallon se i shkeputet nje gje nga vetja”. Nje ndjenje qe sipas psikanalistes do te mbetet si nje dhimbje e vogel, nje vale e zeze e ngelur pezull mbi te, nje kercenim. Nje plage narcistike “Kur vjen momenti per te krijuar nje çift, qe ne fillim i kujton atij nje marredhenie te pare nene-femije, ky ankth braktisjeje, humbjeje, mungese, mund te shfaqet serish.


Xhelozia eshte nje “semundje e shtremberimit”, tregues i nje veshtiresie per tu ndare nga tjetri, qe shfaqet edhe ne ndarjen arkaike dhe brutale qe ndodh me nenen”. Kjo situate fillestare qe perjetohet ne femijerine e hershme mund te sjelle nje “plage narcistike” qe çdo person qe eshte xheloz do te mundohet ta rregulloje ne marredheniet me personin e zemres qe konsiderohet “si njeriu qe do te mbylle te çarat”. Prej nga vjen edhe deshira per ta afruar tjetrin. “Xhelozia eshte nje forme varesie, si bulimia apo toksikomania.Sepse ajo vjen per te na mbushur boshin te pushtoje psikiken, njesoj si çdo lloj droge. Jemi nen hijen e tjetrit”,- thote François-Xavier Poudat.

Ngandonjehere nje njeri xheloz eshte i pushtuar nga nje fantazim: ish-i dashuri, i harruar prej kohesh apo nje rival imagjinar: “Ky konkurrent eshte i shpikur. Ne te njejten kohe i dashuruar dhe i urryer. Ai i ka te gjitha cilesite, pikerisht ato cilesi te cilat nuk i kemi”,- thote Marcianne Blevis. Ashtu si çdo person xheloz vuan nga nje mungese vleresimi per veten ai kerkon ne menyre te pavullnetshme, “paterice”, prane rivalit. “Frojdi flet per ndjenjat e homoseksualitetit perkarshi nje rivali.

Personi qe eshte xheloz kerkon ne veten e tij nje “njohje homoseksuale”, konfirmimi i nje identiteti seksual qe atij i duket si defekt”. Edhe pse torturuese, xhelozia eshte nje kenaqesi. “Xhelozia mund te jete e kendshme, sepse lejon qe te evitosh hijet e nje rutine te jetes ne çift”, shpjegon Marcianne Blévis. Rivali i shpikur Xhelozia shtyn erotizmin, mbeshtet deshiren? Te gjitha çiftet kane nevoje per nje lloj ndjelljeje, qe na kujton se jo gjithçka mund ta kemi dhe se tundimet ekzistojne. Sociologu Jean-Claude Kauffmann ne librin “Trupi i femres, nen vezhgimin e burrit” mbeshtetet ne reagimin e meshkujve kur shohin gjoksin nudo te grave te tyre kur jane ne plazh. Xheloz apo jo? “Meshkujt 20-vjeçare ne fillim te lidhjes nuk mendojne se te dashurat e tyre mund te shohin edhe me tutje... Ndersa ne moshen 40-vjeçare nuk jane edhe aq shume te bindur. Keshtu nis edhe loja e vezhgimeve, kur burra te tjere ushqejne marredhenien ne çift”,- thote sociologu. A nuk eshte pikerisht kjo ideja e shkembimit, kaq e perhapur tek çiftet pseudoliberale? “Ne fakt, thote Sophie Cadalen, shkembimi lejon qe te kufizosh nje njeri dhe te menaxhosh xhelozine tende. Duke iu dhene kesaj praktike, kontrollojme seksualitetin e tjetrit dhe e mbyllim ne nje “burg te praruar”. Deri ne momentin kur rivali i shpikur behet mjaftueshem i fuqishem dhe i pranishem per ta shtyre xhelozin ne nje dhimbje te llahtarshme.
“Ne keto raste, rivali shnderrohet ne nje person qe “mbush” kete horizont lirie, nje pjese te papritur, “nje deshire qe qarkullon” mes çiftit. Serish gjendemi te burgosur, te mbytur ne dhimbje”,- shpjegon Sophie Cadalen. Pa folur per rastin kur bashkeshorti shtyhet derisa e hedh ne krahet e dikujt tjeter, duke i thene vetes “kisha te drejte”.... Ne kete menyre, psikanalisti mund te ndihmoje xhelozin qe ti vendose fjalet dhe ngjarjet ne nje moment te kaluar, per te identifikuar “ate re te erret”, ajo pasiguri e fillimit, “mungesa e tjetrit” nuk na lejon qe te jemi te lire.

Mes gjithe “viktimave” te mundshme, nje vogelushe “qe nuk ka mundesi te shfaqe feminilitetin” nga frika e se jemes, nje tjeter qe vuan mungesen e nje babai, qe nuk mundi ta kishte prane, ... “Nje nga pacientet e mia germonte neper xhepat e burrit te saj derisa iu kthye ne semundje. Ne te vertete ajo kerkonte qe te hynte ne nje univers mashkullor qe ajo nuk e njihte dhe mbi te cilin ajo vetem fantazonte”,- shpjegon Marcianne Blévis. Per nje gje duhet te sigurohemi: ka dhe me keq se sa te jesh xheloz: te mos e provosh asnjehere xhelozine. “Nje nga pacientet e mi, bente lavde se ne moshen 45-vjeçare nuk e kishte ndjenjen e posesivitetit.

Ai praktikonte shkembimin, duke i detyruar femrat e jetes se tij qe te hidheshin ne krah te burrave te tjere. Ne fakt gjate jetes se tij ai nuk kishte pasur nje vleresim te mire per veten, duke i mbushur mendjen vetes se nuk ishte asgje. Kur ky njeri e gjeti veten, ai zbuloi edhe nje forme normale te xhelozise. Keshtu ai rinisi te jetonte ....”, perfundon Marcianne Blévis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
unknown
AneTaR HeRo
unknown


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 6:21 pm

te shumtit ketej ndahen se jan xheloz per partnerin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Redi
AneTaR HeRo



Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeMon Jan 21, 2008 8:09 pm

bashkohem me mendimin e parafolses.. edhe pse jam i tille vete Smile

Nuk bashkohem me titullin e temes Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeMon Jan 21, 2008 8:44 pm

Une jam shume xheloze ne dashuri dhe mendoj se kjo nuk eshte nje gje e mire sepse nje dite do behet aq shume e padurushme nga partneri saqe do kete debate gjithmone gje qe se dua . Disa miqte e mi me thone ti je e semure nga xhelozia se di ndoshta kane te drejte por ndoshta dhe jo : jam e dashuruar marrezisht dhe dua ta kam vetem te timin gje te cilen nuk bej keq mendoj mgjt dhe vete e di qe e kam pak te tepruar por nuk kam c'te bej Embarassed
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Redi
AneTaR HeRo



Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeMon Jan 21, 2008 10:13 pm

njesoj qenkemi PearL Smile

Mua me pelqen do te thoja nqs partnerja ime do ishte e njejte me xhelozine time.. Per mendimin tim, ai qe nuk e duron ate lloj xhelozie do te thote qe ka gje qe nuk do ta kontrollosh ti apo nje gje qe nuk do ta dish ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ElEni
AneTaR HeRo
ElEni


Female
Numri i postimeve : 310
Age : 39
Registration date : 28/12/2007

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeTue Jan 22, 2008 9:44 pm

po dhe po te jesh normale, se sjemi kompjutra njerez me ndenja jemi...edhe e teprojme nonjehre.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
monica
I/E Respektuar



Numri i postimeve : 125
Registration date : 23/01/2008

Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitimeWed Feb 06, 2008 8:39 am

Redi shkruajti:
njesoj qenkemi PearL Smile

Mua me pelqen do te thoja nqs partnerja ime do ishte e njejte me xhelozine time.. Per mendimin tim, ai qe nuk e duron ate lloj xhelozie do te thote qe ka gje qe nuk do ta kontrollosh ti apo nje gje qe nuk do ta dish ti.

PO EDHE FARE JO XHELOZ DO TE THOTE STE BEHE VONE PER TE. Mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...   Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ... Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhelozia, nje çmenduri jo fort e zakonshme ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhelozia, vret baxhanakun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kërce tek: