PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Stresi emocional,shkaktar i belbezimit tek femijet Mon Sep 03, 2007 8:29 pm | |
| Stresi emocional, shkaktar i belbezimit tek femijet
Nje raport i koheve te fundit tregon se femijeve qe e kane me te veshtire te perballojne stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndersa shkencetaret thone se 50 deri ne 80 per qind te ketyre femijeve e kalojne kete faze deri ne moshen pese vjec, nuk ka ndonje kure per belbezimin nese vazhdon pertej kesaj moshe.
Nuk ka sherim per mbajtjen e gojes dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithese besohet se trashegimia dhe tani temperamenti luajne nje rol. Fondacioni nderkombetar per belbezimin vlereson se deri ne 60 milione vete ne gjithe boten e kane kete problem.
Paaftesia per te komunkuar sic duhet sjell deshperim dhe zemerim dhe ndonjehere edhe terheqje, thote profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt ne Nashville te Tenesise:Nuk mund te komunikosh kur te duash, apo ate qe do te thuash dhe si te duash. Dhe gjithkush mund ta kuptoje sesa pa shprese te ben te ndihesh nje gje e tille.
Doktor Conture ndoqi 111 femije nga mosha dy ne 5 vjec. Eshte grupmosha kur behet me e qarte qe dikujt i mbahet goja. Megjithese studimi eshte bere ne Shtetet e Bashkuara, femijet ndjekin te njejten rutine loje, mesimi dhe perpjekjesh ne gjithe boten. Djemte jane 3 here me shume te prirur sesa vajzat qe te belbezojne.
Megjithese ka nje lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu ne perfundimin se shume nga keta femije behen me shume emocionale gjate kembimeve te nje situate normale loje. Ne pergjithesi iu desh me shume kohe qe te qetesoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbezimin.
Doktor Conture thote se prinderit dhe mesuesit mund te ndihmojne duke krijuar nje ambjent me qetesues, qe i jep femijes kohe te mjaftueshme per tu shprehur. Ata duhet gjithashtu te mos kritikojne apo te zemerohen kur femija nuk i nxjerr dot fjalet dhe te kerkojne ndihmen e nje terapisti te te folurit qe te punoje me femijen. Me keto masa ka shpresa qe femija ta kaloje kete problem. | |
|