AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet Empty
MesazhTitulli: Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet   Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:46 pm

Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet

Alergjite shkaktohen pjeserisht nga tendencat trashegimtare nga prinderit te femijet e sapolindur ose jane te lidhura me reaksionet zinxhire te shkaktuara nga substancat e mjedisit rrethues qe njihen me emrin alergen. Alergenet me te njohur jane polenet e dritherave, morrat e bimeve, pluhuri i shtepive, sporet kerpudhore te perhapura ne rruge ajrore dhe kafshet e braktisura rrugeve. Komplikacione serioze me nje kohezgjatje te madhe ne alergjite e femijeve jane problemet e sinozitit dhe problemet kronike te vesheve, si fluidet ne veshin e brendshem. Keto gjendje mund te kerkojne perdorimin e antibiotikeve ne trajtimin e vesheve dhe ndonjehere edhe nderhyrje ne tubin e degjimit per te realizuar nje ventilim sa me te mire te tyre. Rastet e alergjise te femijet jane rritur shume keto dy dekadat e fundit. Sipas mjekeve, tani ka akoma me shume femije me astme, alergji nga barerat dhe ekzema. Rritja e prevalences se alergjive eshte e shoqeruar me rritjen e rasteve me astma, e cila eshte bere diagnoza primare ne spitale pediatrie. Ne keto spitale eshte vene re nje fluks i madh femijesh te moshes rreth 6 muajsh, te cilet jane prezantuar aty me nje alergjik (ekzema) po ashtu edhe me raste astmatike, si dhe irritime kronike hundore. Prinderit thone se femijet e tyre kane hunde te mbushura me sekrecione, kruajne vazhdimisht syte dhe i kane te perlotura, kolliten dhe teshtijne, pa pranine e ndonje infeksioni viral. Madje, shume prej tyre jane te bindur se pikerisht ekspozimi i femijeve te tyre ndaj luleve, barishteve, rrobave te palara dhe kafsheve shtepiake eshte fajtori kryesor per shfaqjen e ketyre simptomave.

Alergjite :
Alergjite mund te zhvillohen ne muajt e pare te jetes dhe prezantohen si bllokim hundesh, kolle, kruajtje ose diarre mbas gelltitjes se nje kategorie te caktuar ushqimi. Alergjite prekin te gjitha racat dhe jane prezent ne te gjithe boten. Alergjia eshte termi qe perdoret per te perkufizuar ndjeshmerine tone imunologjike ndaj nje alergeni (ēdo substance qe shkakton nje reaksion alergjik). Sipas mjekeve, kjo ndjeshmeri mund te vije nga marrja e substancave alergjike ne rruge ajrore ose nga ngrenia e ushqimeve qe permbajne alergene. Mbasi alergenet hyjne ne trupin tone, ato shkaktojne nje zinxhir reaksionesh kimike qe ēojne ne shfaqjen e simptomave te njohura alergjike.

Faktoret gjenetike :
Nese femijes i ndodhin fenomene alergjike, shkaku duhet te kete qene nje kombinim i gjeneve qe ai apo ajo ka trasheguar nga prinderit sikurse dhe nga ekspozimi ambiental. Si prinder, ju duhet te dini nese njeri prej jush ka nje histori alergjike. Nese njeri prej jush ka pasur nje alergji, atehere ēdonjeri nga femijet tuaj do te kete nje shans prej 40 per qind te shfaqjes se fenomeneve alergjike. Nese te dy keni alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri ne 80 per qind. Vitet e fundit jane bere shume kerkime intensive mbi faktoret gjenetike dhe ne baze te tyre eshte pare se ndikimi i tyre mbi alergjine eshte shume kompleks, duke krijuar nje nderlidhje te forte midis ambientit rrethues dhe tendencave trashegimore. Por gjenet ekzakte qe jane pergjegjese per alergjite nuk jane identifikuar ende.
Ekspozimi ambiental
Ne kontrast me influencen gjenetike, influenca e ekspozimit ambiental eshte stabilizuar pothuajse shume mire. Prezenca e kafsheve shtepiake, si mace dhe qen, e ben me te lehte per te percaktuar nese jane pikerisht keta shkaktaret alergjike apo jo. Por femijet mund te jene te ekspozuar nga te tille alergene edhe kur ato jane te eliminuar nga ambienti shtepiak. Ekspozimi ndaj alergeneve, si kafshet e rrugeve, eshte i veshtire te shmanget. Nga alergene te tille, femijet mund te preken ne shkolle, ne ambientet jashte shtepise, ne territorin e lagjes ku banojne, pasi keto alergene mund te jene ne pallton apo rrobat e femijeve te tjere, ne shtepine e te cileve mund te kete kafshe shtepiake. Ekzistojne gjithashtu edhe shume teori te tjera lidhur me shkaqet e tjera te mundshme te alergjive te femijet dhe te rriturit. Nje nder keto shkaqe eshte ekspozimi ndaj materialeve te veēanta te leshuara nga djegia e lendeve diesel, sidomos nga kamionet. Kjo teori eshte testuar dhe provuar ne laborator, ku disa qeliza te ekspozuara ndaj lendeve djegese diesel shfaqen nje pergjigje alergjike. Smogu dhe ndotja e ajrit eshte pare si nje provokues dhe shkaktar i zhvillimit te astmes ne moshen femijerore. Prove per kete eshte fakti se nje nivel i larte i ozonit dhe dioksidit te squfurit korrespondon shpesh me acarimin e astmes dhe agravimin e situates se femijes. Spore te vogla kerpudhore, te cilat nuk mund te shikohen, jane evidentuar se fundmi si shkaktare per shfaqjen dhe perhapjen e astmes te femijet dhe te rriturit. Morrat e bimeve dhe furrtaret e zeza jane agjentet me te njohur ne lokalitetet e brendshme te qytetit. Furrtaret e zeza jane agjente qe eliminohen me veshtiresi, ndersa morrat e bimeve jane me te lehta per t’u eliminuar. Kjo shumice faktoresh riskante mund te shkaktoje nje gjendje paniku, por megjithate studimet kane treguar se marrja e disa masave esenciale si mbajtja e shtepive pa kafshe shtepiake, ushqyerja me qumesht gjiri, ose ushqimi sipas formules se sojes, per te pakten 6 muaj ose me shume, e shoqeruar me vone edhe me perdorimin e ushqimeve lehtesisht me te forta (ne nje moshe me te madhe se 6 muajsh) mund ta vonoje lindjen apo fillimin e simptomave alergjike te femijet.

Masat parandaluese :
Mendimi i perbashket i te dyja paleve, si i mjekeve ashtu edhe i prinderve, per t’i dale perballe problemit te trajtimit te femijeve astmatike dhe alergjike, eshte qe te minimizohen ne maksimum sa te jete e mundur efektet anesore te mjekimeve. Identifikimi i alergeneve, ndaj te cileve femijet tuaj jane te ndjeshem, nepermjet testeve alergjike te lekures ose duke perdorur nje testim te veēante gjaku (i quajtur RAST test), mund te jete teper efikas per te realizuar shmangien dhe kontrollimin e masave te duhura per femijet me probleme alergjike. Heqja e tapeteve, perdorimi i mbulesave te ajrosura te krevatit, perdorja e veshmbathjeve te lara dhe te pastra, mbajtja e dritareve mbyllur naten dhe ne oret e para te mengjesit, jane disa nga masat qe duhet te merrni per t’i mbrojtur femijet tuaj nga ekspozimi i alergeneve te ndryshem te jashtem. Gjithashtu, ulja e prevalences se morrave te bimeve ne dhomen e gjumit te femijeve tuaj qe jane alergjike dhe astmatike ndaj tyre do te jete teper efikas per mbrojtjen e femijeve si dhe ul nevojen e perdorimit te medikamenteve per te trajtuar situatat acaruese dhe agravuese te tyre. Shmangia e alergeneve, ku mund te perfshihen irritues dhe aromat e parfumeve e kolonjes, tymit te cigares, mund te jene gjithashtu nje ndihme me shume per femijet tuaj alergjike. Viruset, veēanerisht rhinoviruset (shkaktaret kryesore te te ftohtit), jane stimuluesit kryesore te astmes ne moshen feminore. Ende nuk eshte gjetur nje menyre specifike praktike per te realizuar inaktivizimin e ketij virusi ose per te ulur kalimin e tij ne rruget e frymemarrjes. Megjithate, vaksinimi me vaksinen e gripit dhe medikamentet e rinj te pershtatshem, qe jane tashme ne qarkullim dhe te sigurt per femijet, eshte nje menyre tjeter per te ruajtur femijet nga alergjia e viruseve. Ndryshimi i kohes do te jete ekstremisht shume provokues per simptomat e astmes, sikurse jane dhe faktore te tjere sezonale si per shembull prezenca e pjalmit te luleve apo poleneve. Per fat te keq, keta faktore jane teper te veshtire per t’u shmangur dhe menjanuar. Planifikimi i daljeve jashte per te luajtur apo stervitjeve ne ambiente dhe periudha kohore ku prezenca e poleneve eshte minimale, sidomos gjate pasditeve ose ne prag te mbremjeve, mund te jete teper efektive. Perdorimi i maskave gjate pastrimit te kopshtit, pastrimit te shtepise ose marrjes se pluhurave, do t’i ndihmonte shume femijet tuaj.

Mjekimi :
Medikamentet me te rinj te kohes per trajtimin sa me efikas dhe rezultativ te femijeve tuaj ne kontrollin e alergjise dhe astmes: Antihistaminiket josedative, ne forme lengu dhe tablete qe treten shpejt mund te jene teper te dobishem. Sodium cromolyn, i perdorur si nje spraj per te parandaluar simptomat alergjike, ka treguar nje efikasitet te mire. Kortikosteroidet kane treguar gjithashtu nje permiresim te dukshem te inflamacioneve alergjike. Leukotrieni eshte aprovuar per t’u perdorur me sukses ne trajtimin e femijeve me astme, i cili mund te perdoret edhe ne forme ēamēakezi.

Simptomat alergjike :
Teshtima dhe kolle te herepashershme
Hunde te skuqura ose te zena me sekrecione
Rrjedhje sekrecionesh te lengshme nga hunda
Sy qe te kruhen, qe lotojne dhe te skuqur
Kruarje qiellze (ēatia e gojes)
Simptoma te astmes bronkiale, si gerhitje

Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prinderit : Po na largojne femijet nga qendra ...
» Stresi emocional,shkaktar i belbezimit tek femijet
» Pse duhet te hani mengjes
» Mediu: E djathta duhet riformatuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: