AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Te dashurosh online ....

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Te dashurosh online .... Empty
MesazhTitulli: Te dashurosh online ....   Te dashurosh online .... Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 6:26 pm

Sipas studimeve, vendin e parė pėr lidhjet dhe dashuritė mes tė rinjve sot nė botė e zė interneti, pėr tė kaluar mė pas tek takimet e shpejta

Nė takimet e rastėsishme apo tė programuara ėshtė e rėndėsishme pėrshtypja e parė. Po on-line? Kush arrin tė zbulojė mė shumė pėr veten, mund tė tėrheqė mė shumė vėmendjen e tė tjerėve. Nė tė vėrtetė, on-line ėshtė gjithmonė mė e lehtė tė flasėsh pėr veten. Meqė partnerin nuk e ke pėrballė, ndihesh mė i qetė pėr tė treguar detaje private. Nė kėtė mėnyrė, edhe tjetri detyrohet tė bėjė tė njėjtėn gjė. Madje, pėr shumė persona tė turpshėm qė natyra nuk u ka falur bukuri fizike, njohja nėpėrmjet internetit ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė nisur njė lidhje tė re, sepse lidhja e nisur nė kompjuter mund tė jetė shumė e fortė dhe e qėndrueshme, sidomos mes personave qė kanė vendosur tė tregojnė shumė gjėra pėr veten. Tė vendosėsh nė shumė pak minuta nėse ai ose ajo mund tė jetė njeriu i duhur pėr ty. Takimet nėpėrmjet ēatit, bisedat nė e-mail dhe nė fund vendimi pėr tė nisur njė lidhje tė re, ndryshe nga ajo e prindėrve tanė, kjo duket se ėshtė tendenca mė e re e tė rinjve nė tė gjithė botėn.

Mėnyra tė reja pėr t‘u njohur dhe pėr tė bėrė pėr vete dikė, qė duket se kanė lenė pa mend edhe studiuesit, qė prej kohėsh po pėrpiqen tė zbulojnė mekanizmat se si funksionon ky sistem i ri. Le ta nisim nga tė ashtuquajturat "speed date", takime tė shpejta, tė organizuara, ku vlerėsohen partnerėt e mundshėm. Zakonisht, kėto lloje takimesh, janė shumė tė pėrhapura mes tė rinjve britanikė dhe francezė, ku ēdo femėr flet me njė mashkull pėr disa minuta, e pastaj tė dy vendosin nėse janė tė interesuar ose jo pėr njėri-tjetrin, pėr tė kaluar mė pas nė njė tjetėr mini-takim. Nė fund, organizatorėt vendosin kontaktet mes atyre qė janė zgjedhur reciprokisht. Pėr shumė studiues, ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė studiuar strategjitė bazė pėr njė vlerėsim tė shpejtė dhe real pėr partnerin. Robert Kurzban, psikolog i Universitetit tė Pensilvanisė, ka analizuar zgjedhje dhe tė dhėna (nga karakteristikat fizike, preferencat, edukimet dhe sjelljet e ndryshme) tė mė shumė se 10000 pjesėmarrėsve nė mbrėmjet e "takimeve tė shpejta".

Por ēfarė ėshtė ajo qė ka mė shumė rėndėsi nė zgjedhjet qė bėhen vetėm brenda tri minutave kur jeni ballė pėr ballė? Tė parat ishin karakteristikat fizike. Mė tė pėrzgjedhurit dukej se ishin ata qė kishin tipare fizike mė "tėrheqėse". Meshkujt tė ishin tė gjatė, me shėndet jo tė theksuar, simpatikė dhe tė rinj, ndėrsa pėr vajzat e rėndėsishme ishte qė tė ishin tė shkathėta, me trup tė bukur, elegante dhe tė reja. Karakteristika tė tjera tė pjesėmarrėsve, si edukata, tė ardhurat financiare, dėshira pėr tė pasur fėmijė, kanė pasur pak influencė nė zgjedhje. Tri minuta janė pak pėr tė njohur dikė? Sipas Kurzban, nė kėtė situatė personat bazohen nė pėrshtypjen e krijuar nė sekondat e para. Disa tė tjerė, edhe pse deklarojnė se kėrkojnė njė person me karakteristika determinante, bėjnė zgjedhje tė tjera. "Nė kėto raste, zgjedhja bėhet pėr njė kohė tė shkurtėr dhe jo ashtu siē deklarojnė ēiftet, se janė zgjedhje pėr njė kohė tė gjatė", deklaron Kurzban. Nė fakt, "goditja" vjen nėse dikush tė pėlqen, edhe pse gjithmonė synohet tė zgjidhet njė person ashtu si e ke ėndėrruar dhe me tė njėjtat interesa.

Nga studimi del se disa persona kanė njė "vlerė tregu", kur e perceptojnė dhe dinė ta vlerėsojnė nėse tjetri ėshtė i pėrshtatshėm apo jo. "Kush ėshtė zgjedhur mė shpesh, ėshtė bėrė edhe mė selektiv, duke u thėnė "po" mė pak kandidatėve dhe sidomos atyre qė nė fillim dukeshin mė tė interesuar. Nė tė kundėrt, ata qė ishin mė pak tėrheqės (pėr shembull, gratė nė mbipeshė), tentojnė tė zgjedhin mė shumė partnerė", shpjegon Kurzban. Anxhelinė Zholi pėr shembull, nė fakt nuk do tė kėnaqej me dikė qė do tė vlente mė pak se Bred Pit. "Nė praktikė, kjo ēon nė kombinimin e partnerėve me tė njėjtėn vlerė". Rajmond Fisman, ekonomist nė "Columbia University" nė Nju-Jork, ka organizuar mbrėmje me takime tė shpejta pėr tė studiuar mė nė detaje diferencat nė zgjedhjet e meshkujve dhe femrave.

U kėrkoi pjesėmarrėsve tė bėnin njė vetėvlerėsim dhe mė pas njė vlerėsim pėr partnerin, mbi bazėn e karakteristikave tė tilla si: bukuria, ambicia dhe inteligjenca. Mė pas, Fisman studioi lidhjen mes zgjedhjes dhe vlerėsimit. "Pėr sa i pėrket bukurisė, burra dhe gra, tentonin tė zgjidhnin atė qė vlerėsonin nė nivelin e tyre, ose edhe mė lart. Edhe aspekti fizik ka rėndėsi, nė pėrgjithėsi deklarohet se nuk konsiderohet shumė i rėndėsishėm", vazhdon Fisman. "Femrat pastaj duket se i japin mė shumė rėndėsi inteligjencės. Ndėrsa meshkujt tregojnė se i pėrgjigjen mė shumė bukurisė dhe preferojnė femra qė nuk janė mė shumė ambicioze dhe inteligjente se ata. Pėr mė shumė, pėr meshkujt numri i vajzave tė seleksionuara rritet nė pėrpjesėtim me ato tė takuara, ndėrsa vajzat bėhen mė selektive nėse kandidatėt janė shumė". Njė tjetėr mėnyrė takimesh dhe dashurish janė pėrmes internetit.

Lind pyetja? A mund ta bėsh on-line dikė pėr vete, aq sa ai tė vendosė tė tė takojė? "Nga studimet e bėra ka rezultuar se duke komunikuar nėpėrmjet internetit, njerėzit mund tė tregojnė mė shumė sekrete pėr veten. Meqė njėri nis tė tregojė mė shumė pėr veten edhe tjetri ndihet i detyruar pėr ta bėrė kėtė. Tregimet reciproke nga tė dyja palėt bėjnė qė tė rritet ndjeshėm intimiteti mes njė ēifti", shpjegon Andrea Beker, docent i sociologjisė nė Universitetin e Ohajos. Efekti qė mund t‘i tregosh pėr veten dikujt qė nuk ke afrimitet, quhet ndryshe "i panjohuri nė tren", ku shpeshherė gjatė njė udhėtimi i tregohen njė tė huaji informacione private. Nė ēat, apo mėnyrat e tjera tė komunikimit, ekziston gjithmonė frika nėse personi me tė cilin je duke biseduar po tė gėnjen. "Nė fakt, personat qė kanė vendosur t‘i tregojnė mė shumė pėr veten njėri-tjetrit, tentojnė tė jenė pozitivė nė atė qė ata shkruajnė", nėnvizon Beker.

Nga ana tjetėr, nė internet nuk mund tė frenohesh nga karakteristika qė mund tė jenė pengesa nė atė qė tė gjithė quajmė pėrshtypja e parė: turp, ankth dhe tension tė lartė kur ke pėrballė dikė me tė cilin duhet tė pėrballesh pėr herė tė parė. Pastaj, aty ėshtė mė e lehtė tė gjesh persona me interesa tė njėjta. Meshkujt dhe femrat mund tė ndihen mė tė lirė nga shqetėsimet sociale (si pėr shembull: si duket). "Duke u pėrqendruar nė atė qė shkruajnė, arrijnė qė tė shkėmbejnė mė shumė informacione mes tyre", nėnvizon Beker. Por kur kėto takime bėhen ballė pėr ballė? Njė studim nė Universitetin e Nju-Jorkut, tregon se si njė lidhje e nisur nė kompjuter mund tė jetė po aq e fortė sa tė rezistojė gjatė dhe tė jetė mė e qėndrueshme, sidomos mes personave qė kanė vendosur tė tregojnė shumė gjėra pėr veten. Kėto janė edhe rastet mė tė mira pėr tė krijuar raporte tė forta dhe miqėsi on-line pėr tė vazhduar mė pas me tė njėjtin ritėm nė jetė. "Sigurisht duhet tė shpėrthejė njė tėrheqje fizike", pėrfundon Beker. "Nėpėrmjet komunikimit elektronik, pa frikė mund tė themi se mund tė lindin ēifte dhe miqėsi tė shėndetshme. Duke treguar pėr veten, kjo mund tė lejojė tė njiheni mė mirė, duke verifikuar njėkohėsisht nėse jeni tė pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin".


Marre nga Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
monica
I/E Respektuar



Numri i postimeve : 125
Registration date : 23/01/2008

Te dashurosh online .... Empty
MesazhTitulli: Re: Te dashurosh online ....   Te dashurosh online .... Icon_minitimeWed Feb 27, 2008 7:43 pm

turp dhe genjeshter e vetes tende.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Te dashurosh online ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje pershendetje per userat qe jane online ..!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: