AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiperi cfare po ndodh ???

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shqiperi cfare po ndodh ??? Empty
MesazhTitulli: Shqiperi cfare po ndodh ???   Shqiperi cfare po ndodh ??? Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 12:25 am

Ekziston mendimi i pergjithshem se diaspora shqiptare ne kontinentin amerikan ka qene dhe eshte nder me te pjekurat persa i perket shikimit te realitetit dhe nder me aktivet ne ndihmesen per trajtimin apo zgjidhjen e ceshtjeve shqiptare. Kjo vihet re gjate gjate periudhes se historise bashkekohore. Dhe kjo histori, nje proces qe ende vazhdon, per shqiptaret filloi me krijimin e shtetit te tyre modern, me 1912. Ky rol i shqiptareve te Amerikes gjithashtu duket se perputhet plotesisht me kuptimin e fjales "diaspore"(fara e shperndare), qe per ata do te thote edhe shqiptarizem i mbjelle ne dhe te huaj.

Qe prej mbritjes se shqiptarit te pare ne kontinentin e ri, regjistruar ne shekullin e 19-te, mes shqiptareve te Amerikes zuri fill edhe tradita qe vazhdon, jo ajo "e hedhjes gurit prapa", por "e dy hapave perpara - nje here kthimin e kokes prapa", duke mos i ndare kurre syte e mendjen nga trojet e te pareve.

Se cfare roli luajten pionieret e kesaj diaspore, Peci, Konica, Noli e shume te tjere, kjo eshte gdhendur ne librin e historise. Por per rreth 50 vjete nen sundimin komunist, shqiptaret u edukuan per t'a pare kete bashkesi si te perbere nga "bijte plangprishes qe lane trojet pasi nuk i deshen". Keto fjale, te bombarduara prej dekadash ne tru ndoshta perbejne edhe arsyen perse sot tek disa shihet e stamposur ne fytyre ajo shprehja ironike perveshje buzesh, sa here qe dikush u permend diasporen.

Sipas te dhenave, shqiptari i pare, Koli Kristofor u vendos ne Boston me 1886 dhe pas 6 vjetesh, ai kthehet ne fshatin e lindjes, ne rrethin e Korces, per te perhapur lajmin se kishte zbuluar nje kontinent te ri, qe e pranonte njeriun sic ishte dhe me pune e pasuronte si materialisht edhe shpirterisht. Historia rreth ketij te mencuri thote, se ai kthehet ne Amerike i shoqeruar nga 17 shqiptare te tjere.

Me 1906, Sotir Peci boton ne Boston gazeten e pare shqiptare, Kombi, emer qe le te kuptohet thelle se qellimi i botuesit ishte rizgjimi i ndergjegjes kombetare. Me 1911, shqiptaro-amerikane nga Bostoni kthehen ne vendlindje me moton "Ja vdekje ja liri", duke treguar se liria qe kishin gjetur ne Amerike u kishte hapur syte, i kishte bere ata te ndjeshem edhe ndaj vuajtjeve qe vellezerit e motrat provonin ne trojet e roberuara. Me 1912, keta "plangprishes" themelojne shoqaten e te gjithe shqiptareve "Vatra", qe behet zeri kryesor per zgjimin e vetedijes nderkombetare kunder copetimit te Shqiperise. Dhe me 1919, ne gjurmet e kulturave bashkekohore, ata krijojne institucionin e pare fetar autonom ne historine shqiptare, Kishen Orthodokse Autoqefale.

Me 1924, shqiptaret e Amerikes i dhurojne vendit te "braktisur" qeverine e pare demokratike me kryeminister, birin e tyre F. S. Noli. Ne vitet '30, shqiptari tjeter i shquar ne Amerike, Faik Konica merr persiper perfaqesimin e vendit ne Uashington, pavaresisht nga mendimi i tij per qeverine qendrore te Tiranes e mbretin Zog.

Pas luftes se dyte boterore, qeveria komuniste e Shqiperise, beri cmos per te futur percarjen mes diaspores, duke e interpretuar ndihmen dhe perpjekjet humanitare te kesaj bashkesie, si perkrahje qe shqiptaro- amerikanet i jepnin regjimit komunist. Ne fillim te viteve 1960, Shqiperia zyrtare u pergatit per te pritur me buje Fan Nolin, per t'a perdorur kete vizite si njohje te diaspores ndaj politikes shtypese komuniste kunder popullit te vet. Aq nevoje kishte ajo qeveri per perligjien e kesaj politike, sa qe ne kulmin e sulmeve kunder ideologjise fetare, ndermorri hapin me
hipokrit duke ndertuar nje Kishe orthodokse ne qender te Tiranes, ku despotet parashikonin te prisnin Nolin e moshuar. Vizita u shty. Arsyeja e sakte nuk dihet. Zbardhja e saj ndoshta eshte nje barre tjeter per historiografine e re shqiptare. Ne vitin 1965, Noli vdiq, dhe Kisha e re menjehere u shndrrua ne palester sportive, ndersa me 1967, ne mbare Shqiperine nuk mbeti institucion fetar ne kembe, xhami, kishe orthodokse a katolike. Ne vitet '70, kur Shqiperia komuniste mburrej me botimin e veprave (te perzgjedhura) te Nolit, shqiptaret e Amerikes e lartesuan emrin e tij ne bote duke hapur ne Boston Biblioteken e Fan Nolit, qe sipas enciklopedise se Harvardit, eshte arkivi me i madh i kultures shqiptare ne Hemisferen Perendimore.(Frosina.org)

Me 1975, biznesmeni i njohur Anthoni Athanas nderohet me cmimin prestigjios Horatio Alger, duke lartesuar njekohesisht edhe emrin e shqiptarit. Ne vitin 1982, universiteti Harvard, nder me te njohurit ne bote, zhvillon simpoziumin e posacem kushtuar Fan Nolit. Me 1987, Nene Tereza e atdheut qe i ishte mohuar, hap misionin e saj te pare ne lagjen Roksburi te Bostonit, duke bere krenare shqiptaret e Amerikes. Ne vitin 1988, at Arthur Liolin, hedh hapin kurajoz duke vizituar Shqiperine ateiste, ndoshta e para vizite e nje kleriku te larte shqiptar te diaspores qe prej vitit 1924, kur Noli ishte kryeminister. Ne vitin 1991, shqiptaret e Amerikes krijojne Komitetin shqiptar per ndihma humanitare, si dhe hapjen e shkollave te para per mesimin e gjuhes anglishte per emigrantet e sapordhur nga Shqiperia e ish-dyerve te mbyllura. Me 1995, biznesmeni Anthoni Athanas emerohet konsull nderi i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara dhe po ate vit, shqiptaro-amerikanet i dhurojne vendit te prejardhjes, eshtrat e mentorit te tyre, Faik Konica.

Gjate me shume se 10 viteve te fundit, kjo diaspore priti e percolli
udheheqes e politikanet me te larte nga vendlindja, pa bere asnje dallim partiak, duke iu permbajtur objektivit te saj me se 100 vjecar: Shqiperia te behet!

Gjithmone te urte, punetore te zellshem, te heshtur e mirekuptues, pa kerkuar kurre nje fjale ndjese per qendrimin e padrejte ndaj tyre per rreth 50 vjet, keta "plangprishes" me te cilet vete Amerika krenohet, kane te drejte sot te pyesin:
Shqiperi, cfare po ndodh?

"Ti ke pas qene nje zonje e rende,
Burrat e dheut te therrisnin nene".

-
Nje njeri e pyeten:
A e ke lexuar "Shqiperia c'ka qene..?"
"Jo" tha "por deshiroj t'a shoh".
-
Shkoi per t'a pare,
e vrane, mbi varr i gdhenden;
"Deshironte Shqiperine c'ka qene.
Shakaja u prit ftohte. Vdiq.
1944-1990"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqiperi cfare po ndodh ???
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Universitet ne Shqiperi
» Shqiperi - Bjellorusi
» Duhet vendosur denimi me vdekje ne Shqiperi ?
» Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: DiAspOra ShqiPtaRe-
Kėrce tek: