AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Figura te ndritura kombetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:34 pm

Figura te ndritura kombetare Azem-Shota_Galica

Qerime Halil Galica ( Shota ) ( 1895 - 1927 ) dhe Azem Galica ( 1889 - 1924 )

luftėtarė tė paepur tė lėvizjes komėtare nė Kosovė .Fotografuar nė Shkodėr mė
1920.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha titullin " Heroinė e Popullit "

Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do tĀ“i cenojė vatrat e tė parėve.

Si fėmij pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia forcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin e dhe edhe jetėn.

Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathtė. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqėve pėr ngjarje tė ndryshme nga historia kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndosh, siq do tė thoshin latinėt. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė, ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pati plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.

Shumėherė burrat e Selacit (dajat e tij) dhe tė Galicės bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: "O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah tĀ“gan mirė asht, dajtė tirma e babėn trim.Ā»

Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithėshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarkombėtare kundėr Perandorisė osmane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Re: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:34 pm

Edhe Azemi, 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga disa trima. Nė mes tė shumė trimave i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.

- I kujt ėshtė ai djalė? -pyeti Isa Boletini.

- I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqronte.

Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.

Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi: - Tė lumtė ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh, rrugėn e tij luftareke. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...

B e t e j a t e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvėn ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqėrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej tė kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.

Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė reja. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake.

K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatėn shqiptare. U sulmuan ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe turture. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumė dernicas.

Azem Bejta tė gjihta kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e frontit. Kurr nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, ku mbeten mijėra tė vrarė.

Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punoj nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė derisa po punonin nė Vojtesh ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte (ruante). E qėlloi ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėher e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhembaēė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosur, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.

Xhandarmėria serbe, e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbeten tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės.

Tė nesėrmen ia arrestojnė edhe tė dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė pėr nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.

Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplotė lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe shum torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, duhej mbijetuar.

Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk u zhgėnjye. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante para grilave tė hekurtė. Tashmė ajo ishte shndėrruar nė njė ideal pė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve tė veta. Shpesh e ėndrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vepruar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnė-lokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...

Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend nė ajrė tė pastėr, i lirė...

Organet serbe, ai mėngjes pranveror, i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth:

-Alo...alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjoni? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutem shumė, merri tė gjitha masat pėr tĀ“i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...

-Ƈfarė, ēfarė?! -u ēarkėdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinthe enigmatike e mu ne zemėr tė mbretėris sonė. A guxon te ndodhė kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshė e tmerrshme dhe fatale. Medet ēĀ“na paska gjetur ne qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do tė kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. SĀ“do tė ketė qetėsi asė krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...

Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa ēarė kokėn ēĀ“po ndodhte nė qarqet shtetrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.

Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojė ēetėn e vetė luftarake. Bashkė me dy vllezėrit dhe disa trima nga fshartrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēarė (Lisi i vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan: "Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve. Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovė japim jetėn sikurse me leĀ».

Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet "Nėna e ēetave kaēake te KosovėsĀ», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjtė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti tĀ“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Re: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:35 pm

Ēelik Loku - Ēeliku i Shqiperise Etnike *

Ēelik Loku u lind me 13mars 1983 ne Lumbardh – ish Kotlinė te Kaēanikut ne
nje Familje te deshmuar brez pas brezi per ēeshjen Kombetare .

Babi I tij Ismeti nje plak 60 vjeēar por me nji shpirt djaloshar ne jeten
e tij bashkeshortore kishte 10 femije , 9 djem e nji vajze .

Qysh kur lindi ky djalosh babai i tij Ismeti i'a dedikoi Shqiperise dhe e
mbeshtjelli me Flamurin kombetar , e edukoi ne frymen kombetare qe per
atėdhe sakrifikoi edhe jeten .




Ēeliku kur i mbushi 16 vjeē ai u ndesh me barbarine sllave , ku me 24 mars
1999 pėrjetoi masakren sllave ndaj populates shqipetare ne fshatin e tij te
lindjes .Ku u masakruan 24 fshatare ,ne mesin e tyre edhe vellau i tij
Zijau . Rreth kesaj masakre Ēeliku ne nje rast pate rrefyer se *: "armiku
arriti te depertoj ne brendi te fshatit . Para se te djegin fshatin nga
shtepite nxorren burra gra e femije , ku nje vendas te tij Idrizin e kane
mbytur me kondak te pushkes . Grate dhe femijet i ngarkuan ne kamion , i
quan ne drejtim te panjohur , kurse Ēeliku mbeti ne bodrumin e shtepise qe
po dhezej . Ēeliku vazhdon rrefimin ; hoqa llampen elektrike dhe u fsheha
prapa grumbullit te fshesave qe i mbjellin arave . Dy here polici serb u
fut
ne bodrum dhezi nderpresin , por llampen e kisha hequr me kohe . Pas pak
dola fshehurazi nga bodrumi se aji po shembej dhe meqė xhamia ishte afer ,
u
futa ne minare te saj , ku nepermjet vrimave te minares , verejta me syte e
mi masakren qe behej te bunari . Degjoja britma te tmerrshme , njerzit
torturoheshnin mizorisht edhe pasi i futen ne bunar ate e shemben me bomba
dhe eksploziv . I vrane 24 fshatare **ishte 24 marsi 1999 . Nuk dij mė se
kah kam shkuar ". *

Qe nga ky moment Ēeliku ne vetveten e tij shkroi me gjakun e derdhur te
deshmoreve Betimin Kombetare se luften kunder sllaveve nuk do ndal deri ne
ēlirimin e qdo pėllėmbe te tokes Shqipetare . Andaj ai do te radhitet ne
mesin e ushatreve te UĒPMB-se perkatesisht te Lagjia e Sefereve, ku
komandant kishte tani me deshmorin Nijazi Azemin.. Ku u shqua per aksione
te fuqishme kunder pushtuesve , kishte nji guxim dhe vendoseshmeri te cilit
i'a kishin lakmi te gjithe . Kur u nenshkrua marreveshja e Konēulit Ēeliku
ishte i deshperuar sepse lufta nuk perfundoi ashtu siē ishte betuar ai dhe
ne nje rast i'u pate thene shokeve se ; nuk me shkohet ne shtepi per arsye
se , per shkak te roberise se gjate si shume te rinj te tjere nuk kishte
percaktim tjeter jetesor per veē te luftojme me armė ne dore per ēlirimin e
trojeve shqipetare .

Nuk shkoi kohe e gjate u formua USHTRIA ĒLIRIMTARE KOMBETARE ( UĒK) ne
trevat e Ilirdes dhe Ēelikun e gjene aty i sistemuar ne Brigaden 115 ne
fshatin Radushė ku komandant kishte Rafiz Halitin ( Mesuesin) . Ēeliku u
shqua ne beteja te ndryshme sidomos ne zėnien peng te autoblindave
sllavo-maqedone . Pas perfundimit te kesaj lufte , kun e vend te lirise
se vertet u nenshkrua marreveshja Kornize e Ohrit , Ēelik Loku radhitet ne
FBKSH , perkatesisht ne AKSH . Edhe nje here u betua se do te luftoj deri
ne vdekje duke mos pranuar mė marreveshje ne dėm te popullit shqipetar .Ne
kete strukture qe nga ditet e para punoi pa nderprer duke kryer akcione te
shumta ne perputhje me platformen Kombetare te FBKSH-AKSH .

Me daten 22 korrik te vitit 2006 ishte nji dite e kobshme jo vetem per
shoket e tij , familjen e tij por per mbare Kombin Shqipetar sepes ne kete
dite nga forcat speciale terroriste sllavo-maqedonse ,vrahet mizorisht ne
qender te kryeqytet te Vilajetit te Kosoves ne Shkup Ēelik Loku . Keta
kriminel nuk u kenaqen me krimin e tyre per deshten qe edhe krimin ta
fshenin duke tentuar ta zhdukin kufomen por u friguan nga populli shqipetar
. Mbas dy dite kthehet trupi i pa jete i Deshmorit te Shqiperise Etnike ,
ishte i gjate vargu i qytetareve ate dite te hene me 24 korrik 2006 i'a
kishin mėsyer Grykes se Kaēanikut perkatesisht fshatit Lumbardh –ish
Kotline
, per te nderuar dhe respektuar familjen e Ismet Lokut per djalin e vrare
dhe per te bere varrimin e Deshmorit te Kombit . Duke i pritur kolonat e
gjata nga te gjitha trevat shqipetare babi i tij duke mos qitur pike loti
thote *" Ēeliku edhe i vdekur i bene nder pragut te shtepise dhe
Shqiperise Etinke , me mire plumbi i armikut se sa te behemi urė ndaj tij
dhe se sllavet jane te njejt kudo qe jane dhe se ata pasi i kane pushtuar
trojet tona kerkojne zhdukjen e fares shqipetare ashtu siē veproi edhe ndaj
Ēelikut tone , por edhe pse plumbat sllav mi morren dy djemt une i kam
edhe shtatė te tjere" .*

Ceremonia e varrimit eshte kryer nen Patronatin e Strukturave te
FBKSH-AKSH , eshte mbajtur nji fjalim rasti para gjithe te pranishmeve nga
nji perfaqeuses i kesaj structure duke thene : Ēelik Loku ishte anetar i
drejperdrejt i FBKSH dhe luftetar i AKSH dhe tani eshte deshmore i kombit
dhe gjithmone do te mbetet ne historine e popullit shqipetar dhe ne si
anetar te FBKSH dhe luftetare te AKSH Betohemi para trupit te tij se do te
ndjekim rrugen e tij te lirise me perpikmeri ndaj kerkoj edhe nga jut e
nderuar pjesmarres qe rruga e tij te jete frymezim per te gjithe ne dhe e
tere bima e ketij memedheu ti bahskangjitet Frontit per Bashkim Kombetar
Shqipetar sepse vetem ky Front dhe ky Bashkim mund ta zgjidhe nji here e
pergjithmone qeshtjen tone Kombetare qe neser te kemi dite feste e gezimi ,
Lavdi Lavdi Lavdi . Per te nderuar ushtarin e vrare kishin ardhur edhe
perfaqesues te subjekteve te ndryshme nga Ilirida dhe Kosova Lindore . u
mbajte nga nji fjalim rasti edhe nga subjekete e tjera . Me pas u
vendosen kurorat e para ishte e FBKSH-AKSH , te Shoqatave te Luftes etj ,
dhe ne fund pershendeti te pranishmit edhe njeri nga anetaret e familjes
duke permbyllur kete ceremoni mortore me fjalet se dhashte Zoti qe atėdheu
yne te kete sa me shume luftetare si Ēeliku dhe Lavdia e Zotit qofte mbi te
gjithe Deshmoret e Kombit . Lavdi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Re: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:38 pm


*NJE AMANET I GJALLE *

*NJE AMANET PER SHQIPERINE ETNIKE *

Ē'eshte ky zė –zė lirie
Qe vjen andej maleve
Fushave e bregoreve
Prej liqenit e bregdetit
Rreth flamurit u bashkue djemnia
Me krenari po marshon ushtria

Shiperine Zoti e krijoi
Shume te bukur e formoi
Fusha dhe lumi folen vet
Te shkoj rrjedha e lumit aty ka qene

Po dhe grurin e korrem ne Nishe e Toplice , Janine e Tivare e gjetiu atje
mbeti
Nje krahine e tere
Po atje mbeti shtepi e kisha e xhamia
Femijė rruges te vrare
S'kishte kush per ti qare

Mos ashtu more shka
Lehte eshte civil me vra
Eja te luftojme ushtar me ushtar
Se Adem Jashara ka ende gjall

Lumbardhi qofte nderue
Lindi shqipe plote e plot
Ēelik Lokun nder te parin
Nėna Sjqiperi e Nderon

Ne rini u betue trojet tona me i ēlirue
Se ky armik serbo-sllav ne karpate vendin e ka
Une luftova me shume shoke
Per Etnine Shqipetare
Qe zeri i koloneve te mos degjohej
S'duron Shqipja sllavizem .

Ta qmojme gjakun .
Gjakun qe urren roberine
Kur flijon per token e te parit
Dhe e sjell Lirinė .

Shoket e tu jane betue
Me amanet me te nderue
Armikut me i tregue se ketu jehon pushka ēlirmitare
Zot me i dal trojeve Shqipetare ne krye me Armaten Kombetare .

* Me respekt te nderojme shoket e tu te Idealit .*
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Re: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:58 pm

Xheladin Hamedan Strazimiri - perfaqesues e humanist i vegjlis

Xheladin Strazimiri lindi m 1845, nė fshatin Pocest tė Dibres sė Madhe dhe nderroi jete me 10 maj tė vitit 1926. Me profesion bujk dhe i ka takuar shtress sė vegjlise; keshilltar dhe delegat nė kuvendet e Nnt Maleve tė Dibrs, mendjempreht, fjalezjarrt dhe patriot i shquar shqiptar.

Tetedhjetvjetori i vdekjes sė perfaqesuesit e humanistit tė vegjlis - Xheladin Hamedan Strazimiri
I brumosur me ndjenjen e humanizmit patriotik, me urtesi e fisnikri, jetoi dhe veproi nė periudhat m tė errta tė intrigave, dallavereve, tė shfrytezimit e tė eksploatimit tė popullit tone nga ana e anadollakve e tė veglave tė t tyre, marioneta tė pushtetit osman.
Tere jeten, duke sakrifikuar moralisht e materialisht, Xheladini veproi pėr njė tė ardhme m tė ndritur tė pavarur tė popullit shqiptar. Ky burr sypatrembur kurre si perfillte ligjet e osmanlinjve dhe asnjhere su pajtua me kreret shqipetar servil e kapadahi, pavaresisht se i mungonte Sofra. Emri i Xheladin Strazimirit jehoi ane e kend Krahines sė Dibres, vecanerisht tek shtresat e ulta tė vegjlis. Prandaj, duke depertuar thelle nė shpirtin e vegjlis, atij i besuan tre poste:

1. -Keshilltar pėr zgjedhjen e tė drejtave tė popullit tė Maqellares me rrethin.
2. -Anetar nė Keshillin e Organizats sė Abetares.
3. -Delegat nė Kuvendin e Nent te Maleve tė Dibres.

Sipas tė dhenave tė pleqeve, nė Kuvendin e Nent Maleve, qe u mbajt nė Maqellar, fjala e tij pershendetej e perqafohej nga tė gjithe tė pranishmit. nė Kuvend jane parashtruar ceshtje mjaft tė rendesishme, si jane: -marrja e tė rinjve shqiptar ushtar nė ushtrin turke, pagesa e taksave dhe e tatimeve dhe hapja e shkollave nė gjuhen tone. Si dihet, nė ate kohe, vellavrasja si plage e kahmotshme, ka ekzistuar edhe nė Krahinen e Dibres sė Madhe. Kjo veti e ka shqetsuar pa mase kete plak mentar, i cili ishte i lidhur ngushte me popullin, si thoji me mishin, vecanerisht me shtresat e varfra, tė cilt nuk kane gezuar kurrfare tė drejtash morale e materiale, jetsore e ligjore. Ai me plot vigjilence, fleksibilitet e matutri, diti si ta mbeshtese e ta marr nė mbrojtje vegjelin nga kurthet e intrigat e osmanlinjve e tė bajraktarve tė ndryshem.
Si bejne tė ditur disa pleq tė moshuar, derisa Paria e atehershme perdorte hurin e zjarrit nė popull, Xheladin Strazimiri, me ibrik uji perpiqej tė shuante do konflikte e tė pajtonte sa me shume gjaqe, ashtu si veproi nė vitet e90-ta nė Kosov, Anton etj. Si shembull konkret, rrefejne dshmitaret pėr dy vellezrit: Haxhi dhe Ramadan Burnazi, tė cilet pėr nevojat familjare shkojne nė Diber tė Madhe tek Maliq Begu dhe huazojne njė sasi tė hollash me kamat (interese) pėr njė kohe tė caktuar. Mirpo, me plotesimin e afatit, tė dy vellezrit s'ishin nė gjendje qe ta paguajne borxhin gjate asaj periudhe, ateher, Maliq Begu shkon nė fshatin Pocest qe t'ua konfiskoj pasurine e tundshme me perdhunim vlelezerve-Burnazi. Mirpo, kur Begu nė fjale e perfundon konfiskimin nė teresi, pastaj e nis karvanin me sendet e konfiskuara nė drejtim tė Dibres; nė ato raste, vetetimthi, me armen ne dore, del nė prite plaku gojembel dhe mendjempreht, Xheladin Strazimiri me disa fshatar tė tjere trima, ndaloi karvanin, duke iu drejtuar Maliq Begut me kto fjale:
Deri sa tė kemi frymen e fundit, kurre sdo lejojme tė kryhet konfiskimi i djerses sė fshatarve, por sa me pare tė kthehet karvani me bageti, se perndryshe do tė behet gjaku deri nė gjunje.
Maliq Begu, me tė vrejtur vendosmerine dhe kembengulsin e trimit Xheladin me shok, ai dorzohet pa kushte duke mbetur duarthate si Alija me lekurat, pakamat, pa para e pa pla ka tė konfiskuara. Raste dhe shembuj tė tille kane ndodhur edhe me bejlert e Maqellares, tė cilet po ashtu u jepnin fshatareve fukarenj para me fajde(me kamat). Keto forma tė aplikuara nga beglert e Dibres sė Madhe e tė Maqellares, vendosmrisht i kundershtuan keshilltart e Zones sė par nga Xheladin Strazimiri, i cili me elikuencen dhe oratorin e forte qe ia kishte falur natyra, gjate debateve me bajraktare tė ndryshem, fajesonte bejlert pėr dhenien e tė hollave me fajde (me interes) fshatareve tė varfer, tė cilt s'dispononin pasuri tė tundshme, por ndonjeri prej tyre ka pasur nga njė bisht dhie, deleje, lope apo kali. Ai, i sugjeronte bejeleret qe tė dine se kujt tia japim parat me kamat.

Gjat sundimit tė Austrise nė Shqiperi, bejlert e Maqellares sė bashku me njė oficer austriak, shkojne nė fshatin Pocest pėr tė grabitur ujin e burimit Cercec. Me ate rast, me tė marre tė dhenat pėr njė veprim tė tille, keshilltari Xheladin, menjehere mobilizoi fshataret: burra e gra, pleq e tė rinj, me arme nė dore e zhbllokuan burimin.
Keshtu qe nga ajo force e madhe mobilizuese e mases, pushtetembajtsit nė fjale,u kthyen me turp nga paten ardhur. Po tė njejtet bejler, kryen edhe njė veprim tjeter tė shemtuar tek popullata e Zones sė Maqellares me rrethin. Ata, pa pelqimin e mases vendosen qe nga 4 - 5 veta nga do fshat tua dorezonin autoriteteve austriake, tė cilet do ti dergonin tė kryenin pune tepert tė veshtira, diku larg nė Serbi. nė listen e fshatarve, qe duhej ti shkonin ishte edhe Ragip Gjoni, babai i Osmanit e tė tjere. Mirepo, pasi informohet Xheladini pėr njė aksion tė tille, ai si keshilltar pengoi dergimin e fshatarve nė Serbi.

Per tė gjitha ato merita e sakrifica qe i beri Xheladini pėr ti dale nė ndihme vegjelis, kengetari popullor ia thurri kto vargje:

Kush e mblodhi Xhelizin
( Kuvendin ) e tret,
Strazimiri me Pocest.
Ky burr burri dai,
e ka idealin pėr Shqipri.
Sa madhshtor ky Xhelis,
I dha drit gjith nais.
Kur kuvendoi ai Xhelis
i dridhej zemra gjith Turqis.

Si rrefeu kryeplaku i zgjuar, Aqif Rustem Spahia dhe shume pleq tė tjere, bejne tė ditur se neper konaqe dhe oda burrash, flitet dhe sot e ksaj dite me respekt e krenari pėr plakun e zgjuar, trim e fjalezjarrt, Xheladin Strazimirin, i cili, jo vetem qe i dha emer fisit Strazimiri, por emri i tij permendet ane e kend Shqiperise.

Ne vitet e pas luftes, pleqte e Maqellares e tė Pocestit, parashtruan kerkesen tek pergjegjesi i Muzeumit tė Maqellares-Tosum Xhemili, qe kooperativa e Maqellares tė pagezohet me emrin e Xheladin Strazimirit, mirpo kerkesat e tyre su perfillen pershkak tė birit tė tij-Qamilit, i cili paska qene oficer i mretit-Zog.

Tani, me besim me shprese se ditet e reja tė demokracis do tia japin vendin e merituar edhe ktij trimi-humanisti tė vegjelis.
(Te dhenat i mblodhi biri i tij i ndjer-Qamil Strazimiri. )

Malme, maj 06 v.
Me respekt:
I. Egriu-nipi i Xh. Strazimirit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Figura te ndritura kombetare Empty
MesazhTitulli: Re: Figura te ndritura kombetare   Figura te ndritura kombetare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Figura te ndritura kombetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rilindja Kombetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: