Ata kane qene jo pak! Vullnetaret e Lirise ne luften hershme te Spanjes u shnderruan me pas ne personalitete te medha ne Shqiperi, ndersa paraditen e djeshme, nje seminar u mbajt per nder te tyre.
Nje nder ta ishte edhe Petro Marko, krijimtaria e te cilit ka pikerisht ate lufte, rrefimet per te, dhe Hasta la Visten e tij, qe e shnderruan ne nje nder te paarritshmit e letrave shqipe. Jo me kot, ky aktivitet per brigadistet shqiptare ne Luften Civile spanjolle, u mbajt ne kete vit, i cili perkon edhe me 100-vjetorin e lindjes se Petro Markos. Sapo permendet emri i tij, menjehere kujtohen bemat e asaj lufte dhe kontributi i shqiptareve ne ate lufte, pasi cdo gje eshte e pershkruar jo vetem ne kryevepren e Markos Hasta la Vista, por edhe ne nje tjeter roman te tij, Nata e Ustikes. Po pse Vullnetaret e Lirise?! kjo nuk ka lidhje vetem me faktin se ne luften e Spanjes moren pjese shume vullnetare, apo me mire qe lufta vullnetare per paqen e lirine. Vullnetaret e lirise, sepse ishte pikerisht ky emri qe brigadistet shqiptare zgjodhen per te quajtur numrin e pare dhe te vetem te nje reviste qe botuan ne Madrid, ne vitin 1937.
Ka qene ambasadori spanjoll, ai qe ka organizuar kete aktivitet per luftetaret tane dhe fitoren e tyre, Manuel Montobbio. Dhe ajo cka u theksua qe fakti se Petro Marko eshte nga ata shkrimtare te rralle, i cili iu kushtua jo vetem shkrimit, luftes, por edhe ingranimit ne politike. Ministri i Kultures, Ylli Pango, eshte shprehur ne kete seminar se ai ishte artist ne kuptimin e mirefillte te fjales dhe ndryshe nga shkrimtaret e tjere theu vargonjte e diktatures dhe u denua per kete. Por, ai mbeti ne shpirt dhe mendje artist. Nga plejada e tij mbetet me shkrimtari i shkrimtareve. Pos ketyre, Pango ka preferuar te beje edhe nje krahasim te shkrimtarit tone, duke thene se ne vepren e Petro Markos shoh ngjashmeri me Heminguej. Me kerkimin e te papritures dhe daljen nga kornizat e kohes, Petro Marko u perplas me dallget e forta te jetes.
E ne fakt, Petro Marko dhe e gjithe vepra e tij jane lexuar perhere me endje. Ato percillnin emocione, qe autorit-luftetar i paten pershkuar trupin, ndaj edhe vertetesia eshte ajo qe gjen ne cdo rresht te tyre. Duke marre si pikenisje vepren e Petro Markos kushtuar luftes civile spanjolle romanin Hasta la Vista dhe librin e poezive Lejanķas, ky aktivitet solli per te pranishmit perjetimet e brigadisteve shqiptare, si dhe rolin e luajtur nga brigadat ne luften e Spanjes. Ne tavolinat e rrumbullaketa te programuara merrnin pjese filologe dhe historiane te ardhur nga Spanja, si dhe persona te tjere nga mjedisi i brigadisteve shqiptare.
Personalitetet ne seminarin Vullnetaret e Lirise
Hasta la Vista mban firmen e nje autori shqiptar, por ama Spanja eshte e gjalle aty. Ndaj edhe ka pasur jo pak vemendjen e studiuesve spanjolle. Nje nder ta eshte edhe Marta Marķa Garcķa Suįrez, e cila ka realizuar nje pune studimore mbi romanin Hasta la Vista. Por te ftuarit qene te shumte ne seminarin e paradites se djeshme, ku permendet poeti shqiptar, Xhevahir Spahiu; perkthyesi, shkrimtari dhe kritiku letrar Ramón Sįnchez Lizarralde, si dhe Arianita Marko, e bija e shkrimtarit Petro. Nderkohe, pasdite diskutuan Ana Pérez, presidente e Shoqates se Miqve te Brigadave Internacionale; Petro Luarasi, i biri i brigadistit Skender Luarasi si dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo. Po keshtu ne sallen Imperial, te hotel Sheraton, ku u mbajt ky aktivitet i gjate, u shfaq edhe dokumentari Petro Marko, nje gur ne vend te vet nga Namik Ajazi, si dhe filmi Toke dhe Liri, i britanikut Ken Loach, i cili ofron ne menyre gjeniale perjetimet dhe rolin e Brigadisteve ne Luften Civile Spanjolle.