AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomi...

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:38 pm

CIA: 50 % e PBB ne Shqiperi informale
E Hene, 14 Janar 2008

Informaliteti ne Shqiperi eshte rreth 50 per qind e ekonomise zyrtare. Prodhimi i Brendshem Bruto i Shqiperise, duke perfshire edhe informalitetin, mesohet te kete arritur ne fund te vitit 2006 ne rreth 20.2 miliarde here, nga rreth 10 miliarde USD qe eshte treguesi zyrtar. Shifrat jane dhene ne faqen zyrtare te Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA) ne publikimin e pervitshem “The eorld factbook 2007”. Sipas shifrave te dhena nga CIA per Shqiperine, GDP per fryme ne vendin tone ne fund te vitit 2006 arriten ne 5600 USD, ndersa shifra zyrtare e institucioneve shqiptare nuk eshte me shume se 2800 dollare. Sipas CIA-s, ndryshe nga fqinjet e tjere ballkanas, Shqiperia eshte duke bere nje tranzicion te veshtire drejt ekonomise se tregut. Por nga ana tjeter vleresohet se qeveria ka marre masa per te ulur kurben e krimit dhe te ekonomise informale. Ekonomia furnizohet me se shumti nga te ardhurat e emigranteve, qe kryesisht punojne ne Itali dhe Greqi, te cilat arrijne ne 600 deri ne 800 milione dollare ne vit, vlereson Sherbimi Inteligjent i SHBA-ve. Keto te ardhura ndihmojne ne financimin e deficitit te tregtise me jashte, thuhet me tej. Raporti thekson se, agrikultura ze rreth nje te katerten e ekonomise, por eshte ne renie per shkak te transformimit te ketij sektori ndaj tregut te hapur. Mungesa e energjise dhe infrastruktures gjithashtu kontribuojne ne krijimin e nje ambienti te papershtatshem per biznesin, cka e ben edhe me pak atraktiv vendin per te terhequr investitoret e huaj. Planet per te ndertuar nje termocentral te ri ne Vlore per prodhimin e energjise mendohet te ndihmojne ne nje furnizim me te mire me energji. Gjithashtu, qeveria eshte duke levizur ngadale per te permiresuar sistemin rrugor kombetar dhe ate hekurudhor, qe eshte nje barriere e madhe per rritjen ekonomike te vendit. Ana pozitive qendron ne faktin se gjate viteve 2003-2006 eshte forcuar rritja ekonomike dhe inflacioni eshte i ulet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:39 pm

Kriza energjetike mban peng rritjen ekonomike
E Hene, 14 Janar 2008

Pamundesia per nje furnizim normal me energji elektrike, paqendrueshmeria e cmimeve te naftes dhe thellimi potencial i bilancit tregtar jane tre rreziqet qe mund te kanosin rritjen ekonomike prej 6% gjate vitit 2008. Parashikimet mbi risqet qe mund te cenojne qendrueshmerine ekonomike te vendit i ka bere Ministria e Financave, per nevoja te treguesve buxhetore. Dikasteri i financave konsideron ceshtjen energjetike si nje faktor qe po gjeneron probleme ne buxhet. Mungesa me ore te zgjatura e energjise, pervecse po krijon probleme me kostot e operimit te biznesit vendas, po detyron qeverine te financoje ne menyre te drejtperdrejte KESH per importin. Pak dite me pare qeveria miratoi nje fond prej 4 miliarde lekesh nga tepricat e buxhetit 2007, qe do t’i akordohet KESH ne funksion te permiresimit te situates. Mirepo ekspertet ne Ministrine e Financave pohojne se, shuma e parave mund te ishte perdorur per investime qe do te ndihmon rritjen ekonomike te vendit. Por krahas krizes se brendshme energjetike pritet qe paqendrueshmeria e cmimeve te naftes ne tregun nderkombetar te jape efekte negative ne tregun vendas dhe per pasoje edhe ne rritjen ekonomike. Rreziku i trete qe kanos rritjen ekonomike eshte thellimi i bilancit te tregtise me jashte prej uljes se metejshme te tarifave doganore me Bashkimin Evropian. Nje proces i tille pritet qe kete vit te shoqerohet me hyrje me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve shqiptare. Rritja e eksporteve ne periudha afatshkurtra rrezikohet per shkak te nivelit relativisht te ulet te konkurrueshmerise, qe karakterizon aktualisht ekonomine tone.

Tre rreziqet qe kanosin rritjen

1-Mungesat e mundshme ne furnizimin me energji elektrike dhe plotesimin e nevojave te brendshme per shkak te ritmit te larte te rritjes se kerkeses se brendshme per energji, situates se pafavorshme ne tregun rajonal te energjise.

2-Paqendrueshmeria e cmimit te naftes ne tregun boteror. Kerkesa ne rritje per kete produkt ne nivel global dhe brishtesia qe karakterizon zhvillimet gjeopolitike boterore po formon gjithnje e me shume pasiguri ne ambientin e biznesit dhe konsumatoreve.

3-Thellimi potencial i bilancit tregtar per shkak te implementimit te marreveshjes INTERIM me BE-ne. Nje proces i tille pritet te shoqerohet me penetrim me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:41 pm

Bode firmos grantin 5,1 milione euro
E Premte, 18 Janar 2008

Per te harmonizuar politikat e integrimit dhe zhvillimit te vendit, qeveria shqiptare ka marre nje grant prej 5,1 milione eurosh nga Banka Boterore. Marreveshja eshte nenshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camile Naomah. Sipas ministrit te Financave, Bode, ky sistem eshte nje kuader i gjere i planifikimit dhe monitorimit, i cili synon te siguroje qe politikat kryesore te qeverise dhe proceset financiare te realizohen ne menyre te integruar. Granti ka nje vlere te pergjithshme prej 5,14 milione eurosh dhe bashkefinancohet nga qeveria e Mbreterise se Bashkuar me nje shume prej 2.21 milione euro, qeveria e Holandes, 1 milion euro, Komisioni Evropian, 1 milion euro, Bashkepunimi Austriak per Zhvillim 500000 euro, qeveria e Suedise nepermjet SIDA-s, 430000 euro. Dy donatore te tjere jane qeveria e Italise ne shumen 272000 euro dhe qeveria e Zvicres me 40000 euro do japin kontributin e tyre ne muajt ne vazhdim. Shuma e pergjithshme e grantit pritet te jete 5,85 milione euro. Nder proceset kryesore jane Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe integrim (SKZHI), e cila percakton qellimet afatmesme deri afatgjata te Qeverise shqiptare dhe strategjite sektoriale, si dhe Programi i Buxhetit Afatmesem (PBM), i cili i kerkon cdo ministrie te pergatise nje plan 3-vjecar me rezultatet e pritshme te programit per realizimin e objektivave te politikes dhe qellimet brenda kufirit te percaktuar te shpenzimeve per ministrine, sic eshte percaktuar ne planin fiskal te qeverise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:42 pm

Banka e Shqiperise hedh ne treg 23 miliarde leke
E Premte, 18 Janar 2008

Per tre muaj, Banka e Shqiperise ka injektuar ne treg 23 miliarde leke, per te plotesuar nevojat e bankave dhe biznesit per para. Gjate gjysmes se dyte te vitit 2007, tregu ka pasur nevoje per para me shume se normalisht ndodheshin ne qarkullim. Ndaj, dhe per te parandaluar forcimin e metejshem te monedhes vendase, Banka e Shqiperise ka nderhyre ne menyre sistematike ne treg per te blere valute dhe duke injektuar leke. Banka e Shqiperise njoftoi dje se, nderhyrjet ne tregun e parase gjate tremujorit te trete te vitit 2007 perfshine operacione te tregut te hapur, kryesisht per injektimin e likuiditetit, ne funksion te situates se tij ne sistemin bankar. Per te injektuar likuiditetet, Banka e Shqiperise ka perdorur pothuaj gjate gjithe periudhes marreveshjen e anasjellte te riblerjes, me maturim njejavor. Nepermjet saj jane injektuar mesatarisht 1,1 miliarde leke ne jave. Duke parashikuar qe mungesa e likuiditetit do te zgjaste gjate gjithe tremujorit te trete, parashikim ky i mbeshtetur ne pritjet per daljen sezonale te cash-it, gjate kesaj periudhe, u realizuan edhe kater nderhyrje me marreveshje riblerjeje, me afat maturimi me te gjate se nje jave. Keshtu, u injektuan respektivisht 5 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim tremujor dhe 3 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim njemujor. Per terheqjen e teprices se perkohshme te likuiditetit, Banka e Shqiperise ka perdorur instrumentin e marreveshjes se riblerjes me maturim njejavor, vetem ne nje rast. Nderhyrja me instrumentin njemujor u be 2 here, duke riperseritur nderhyrjen ne maturim te nderhyrjes se pare. Gjate periudhes se veres, kerkesa per leke u rrit nga prurjet e emigranteve dhe te prurjeve valutore te turizmit per shkak te sezonit turistik.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:42 pm

Banka e Shqiperise “vjedh” arin
E Premte, 18 Janar 2008

“Nuk kemi asnje pushtet mbi arin e sekuestruar gjate regjimit komunist, fjala e fundit i takon qeverise”. Banka e Shqiperise, me keto fjale, shprehet mbi detyrimet qe shteti ka ndaj qytetareve shqiptare, te cilet jane shpronesuar nga pasurite e tyre gjate regjimit komunist, ne baze te Kushtetutes se kohes, para vitit 1992. I takon qeverise shqiptare te shprehet per kete gje dhe te marre nje vendim ne lidhje me arin e konfiskuar.

Me Kushtetuten e sistemit demokratik ne Shqiperi, pas 1992, Banka e Shqiperise ka ndryshuar dhe emrin, nga Banka e Shtetit Shqiptar, ne Banka e Shqiperise, dhe ka ndryshuar mbi te gjitha dhe detyrimet e saj, pasi duke nisur qe nga ky vit, ky institucion do te nise “ekzistencen” e re. Burime zyrtare nga Autoriteti Qendror Financiar, konfirmuan se, “Banka e Shqiperise nuk ka trasheguar asnje lloj borxhi nga shtetit shqiptar, o nga vete banka, qe mund ta implikoje per te njohur sasine e arit te konfiskuar nga Thesari i Shtetit”. Ligji i vitit 1992, qe i rregullon funksionimin e saj, te Bankes Qendrore, i ka njohur Bankes se Shqiperise mundesine per te blere dhe shitur ar, si dhe metale te tjera te cmuara per llogari te saj, apo per llogari te te treteve. E ka te gjithe arin se bashku me dokumentet dhe ka pushtetin e mbrojtjes mbi ate qe eshte pjese e Thesarit te Shtetit, pas pasur asnje lloj detyrimi qe ta ktheje ne poseduesit e meparshem te arit, duke mos patur fuqi ne lidhje me destinacionin e tij. Cdo nderhyrje ne kete pasuri ne ar, mund te behet vetem me ane te nje ligji special.

Te gjitha keto rregulla nuk jane vene vetem ne ligjin e vitit 1992, por dhe ne Kushtetuten e Shqiperise, ne brendesi te se ciles specifikohet se, “pas dy apo tre vjetesh pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, eshte i nevojshem miratimi i ligjit per rregullimin e pronesise mbi arin”. Ligji per te rregulluar kete pronesi, eshte miratuar ne vitin 2004, plot 6 vjet pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, dhe e delegon parlamentin qe te miratoje nje ligj special, per te bere shperndarjen e pasurive, dhe pse Kushtetuta ne brendesi te saj, rinjeh pronesine dhe detyrimet qe ka shteti ndaj qytetareve te tij. Kane kaluar 9 vjet, dhe nuk eshte kthyer as ari dhe as kompesimi financiar, per pasurite e konfiskuara gjate regjimit komunist, ne baze te ligjit per tatimin e jashtezakonshem. Nderkaq, rezervat ne para e Bankes se Shqiperise, eshte rreth 2 miliarde dollare, perjashtuar sasine e arit, i cili nuk njihet ende sa eshte sasia dhe vlera e tij, pasi eshte nje sekret bankar dhe shumat nuk thuhen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:43 pm

Qeveria transferon 2,5 tone ar
E Premte, 18 Janar 2008

Qeveria do te heqe dore teresisht nga pronesia mbi 2,5 tone ar, i cili po administrohet keto vitet e fundit nga Banka e Shqiperise. Komisioni parlamentar per Ekonomine dhe Financen miratoi dje projektligjin per kalimin e se drejtes se pronesise mbi sasine e arit dhe te metaleve te tjera te cmuara, nga qeveria te Bankes se Shqiperise. Sasia e arit eshte 2 412 kg e 172 grame, me nje vlere 5,7 miliarde leke. Sipas specialisteve te autoritetit qendror bankar, projektligji synon te permiresoje situaten financiare te BSH-se, duke kaluar ne pronesi te ketij institucioni sasine dhe vleren e arit e metaleve te tjera te cmuara, qe aktualisht jane ne pronesi te qeverise. Shqiperia, ashtu si te gjitha shtetet e tjera, ka nje rezerve monetare, e cila administrohet nga Banka e Shqiperise dhe mbahet per te nxjerre vendin nga kriza te paparashikuara. Nje pjese e ketyre rezervave ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te cmuara si argjend dhe platin. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4,5 muaj importe mallrash dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri. Ky ndryshim i pronesise se arit nga qeveria te Banka e Shqiperise do te beje te mundur rritjen e vleres se aseteve te bankes. Aktualisht BSH administron sasine e arit dhe metaleve te tjera te cmuara ne pronesi te KM. Vec kesaj, BSH-ja ka ne pronesi dhe administron rezervat valutore te krijuara nga veprimtaria e saj. Sipas specialisteve te BSH-se, mbeshtetur ne kete baze ligjore, Banka ka te drejte qe sasine e arit dhe metaleve te cmuara ne pronesi te qeverise ta kete ne pronesi te saj dhe vleren e tyre ta pasqyroje ne bilancin financiar te saj. Por, kohet e fundit, sidomos kete vit, vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte dyfishuar. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve, te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime.

1925, rezervat ne ar 320 tone

Sipas librit "Financa dhe krediti ne RPSH", ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ar. E perkthyer ndryshe, shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar. Ne vitin 1926, u vune ne qarkullim monedhat metalike me vlere 100 franga ar, dhe nje vit me pas, ajo me vlere prej 20 franga ari. Ne vitet 1935 dhe 1937 pati nje hedhje ne qarkullim te mbi 1,5 milion monedhash qe ne shumice perbeheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi.

Mbreti Zog terhoqi nga arka e shtetit shqiptar ne prani dhe me miratim te Keshillit te Ministrave, shumen e perafert te 567 mije frangave ar, qe perbenin 183 kilograme ar. Kjo sasi monetare eshte perdorur ne masen me te madhe per te paguar rrogat e personave qe shoqeruan mbretin. Eshte folur shume here per "grabitjen" e arit shqiptar nga gjermanet ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Sasia e arit prej 2454 kilograme e 874,5 grame u konfiskua nga britaniket ne kriporen Merkers te Gjermanise, pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Me pas, lindi ajo histori, qe tashme njihet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe, pas incidentit te kanalit te Korfuzit, me 22 tetor 1946.

Pas ardhjes me dhune ne pushtet permes luftes civile, si pasoje e levizjeve te siperpermendura, forcat komuniste gjeten ne Banken Kombetare Shqiptare sasine e 90 kg ar. Kjo provohet nga procesverbali i nenshkruar nga zoterinjte Dhimiter Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Kellezi. Ndonese ne Thesarin e Shtetit ndodheshin vetem 90 kg ar, ne duar te popullates shqiptare ndodheshin rreth 320000 kg ar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ekonomi... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi...   Ekonomi... - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ekonomi...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: