AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat Empty
MesazhTitulli: Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat   Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:21 am

Semundja e melçise, grate me te rrezikuara se burrat

Grate jane me te rrezikuara se burrat per t’u prekur nga semundja alkoolike e melçise. Semundja alkoolike e melçise, ashtu si demtimi i melçise nga viruset e hepatitit dhe perdorimi pa kriter i alkoolit, eshte nje semundje e shpeshte dhe me pasoja serioze shendetesore te ketij organi. Kjo semundje eshte pasoje e veprimit te drejtperdrejte te alkoolit mbi qelizen e melçise. Per kete arsye, alkooli konsiderohet nje faktor i vertete rreziku per çdo konsumator te rregullt te tij.

Shkaqet per shfaqjen e semundjes:

Sipas mjekeve, abuzimi me alkoolin eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje. Keshtu, sasia e alkoolit te perdorur perllogaritet ne permbajtjen e etanolit ne pijen qe perdoret. Perdorimi i 20-40 gr etanol ne dite eshte sasi qe konsiderohet e rrezikshme per melçine. Nje gote teke raki permban 18 gr metanol, ndersa nje gote vere permban 11.7 gr etanol. Perveç kesaj, nje faktor tjeter per shfaqjen e kesaj semundjeje eshte kohezgjatja e perdorimit te alkoolit. Konsumatoret sistematike, qe kane perdorur per 10 vjet radhazi 150 gr metanol ne dite, jane me te rrezikuar nga ciroza e melçise. Por, nje nder faktoret e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa me e vogel te jete mosha e konsumatorit te alkoolit, aq me te renda jane demtimet e melçise. Si faktore te tjere rrezikues per melçine numerohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Simptomat e semundjes :

Ne pjesen me te madhe te rasteve, semundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastesisht nga nje ekzaminim ekografik, i cili mund te behet per arsye te ndryshme. Ne disa raste, te semuret ankohen per dobesi trupore, keputje gjunjesh apo çrregullime te tretjes, te cilat shkaktohen si pasoje e demtimit te njekohshem te stomakut, duodenit e pankreasit nga perdorimi i alkoolit. Ne rast se demtimi alkoolik gershetohet edhe me demtimet e melçise nga viruset e hepatitit, shenjat klinike jane te shumta, si turbullimet e tretjes, dhembje barku ne kuadratin e siperm te djathte, lodhje e shpejte fizike e mendore, ulje oreksi, renie ne peshe, temperature deri ne 37.5-37.8 grade. Ne ekzaminimin ekografik dhe ne ekon qe i behet pacientit konstatohet zmadhimi i melçise nga 3 cm deri ne 6 cm poshte harkut te brinjes se djathte. Ndersa ne analizen e gjakut vihet re nje rritje e transaminazave (transaminazat jane enzima te citoplazmes qe çlirohen ne gjak kur qelizat hepatike vdesin).

Femrat, me te rrezikuara :

Femrat demtohen nga alkooli shume me shpejt dhe me rende se meshkujt. Sipas mjekeve, kjo lidhet me veçorite hormonale te tyre. Predispozicioni gjenetik ka nje ndikim te madh ne shfaqjen e semundjes se melçise. Studime te shumta kane treguar se ky faktor luan rol te rendesishem jo vetem ne shkallen e demtimit te melçise, por edhe ne fenomenin e varesise ndaj alkoolit. Gershetimi i njekohshem i perdorimit te alkoolit me infektimin e melçise nga viruset e hepatiteve shkakton demtime teper te renda ne melçi.

Demtimet nga alkooli :

Perdorimi pa kriter i alkoolit shkakton dhjamosjen e melçise si pasoje e depozitimit te yndyrave ne qelizen e melçise dhe cirozen alkoolike qe perfaqeson nje demtim terminal te melçise. Steatoza e melçise ose dhjamosja e melçise, perveç alkoolit, shkaktohet edhe nga faktore te tjere siç jane: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe perdorimi i estrogjeneve dhe i kortizoneve.

Mjekimi :

Kushti vendimtar per te pasur nje mjekim te efektshem eshte nderprerja kategorike e perdorimit te metejshem te alkoolit. Sipas mjekeve, ky moment eshte shume i rendesishem, po aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave. Ne ato raste kur i semuri vazhdon te konsumoje alkool, qofte edhe ne sasi te vogel, mjekimi eshte i paefektshem.

Dieta per melçine :

Dieta e shendetshme per melçine eshte nje diete e ekuilibruar me te gjithe perberesit fiziologjike, duke menjanuar rastet e teperta te yndyrave dhe sheqernave. Perveç ketyre, kjo diete duhet te jete e pasur me vitamina dhe kripera minerale. Sipas mjekeve popullore, kjo eshte dieta ideale per te patur nje melçi te shendetshme. Gjithashtu, ne kete diete duhet te eliminohet duhani, alkooli, niseshteja, dhjamerat, gjalpi, jo shume mish dhe duhet patur kujdes nga kripa dhe sheqeri.

Bimet popullore per sherimin e melçise

Mendra :

Ne mjekesine popullore eshte mjaft i perhapur perdorimi i kesaj bime per kurimin e melçise. Çaji pergatitet me gjethet, te cilat duhen mbledhur para se te lulezojne. Ai perdoret per te qetesuar dhembjet e melçise. Mendra eshte nje bime mjaft e perhapur ne natyre. Ne vendin tone ajo njihet me emrat mender, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake eshte bime shumevjeçare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet per aromen e mentolit, per kete arsye ajo kultivohet dhe neper kopshte. Efekte kuruese kjo bime ka edhe per semundjet e lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmes.

Sherbela:

Nje bime tjeter per kurimin e semundjeve te melçise eshte edhe sherbela. Bima e sherbeles rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota. Gjethet e saj permbajne vaj esencial, saponine, alkaloide, lende regjese dhe rreshire. Ne gjethet e saj jane gjetur edhe acid fumarik, glukoze dhe pentoze, vitamina B1 dhe C. Ne mjekesi, ekstrakti i fituar nga gjethet perdoret si mjet per kurimin e melçise se zeze e te temthit. Ai merret ne forme ekstrakti te lenget, 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Vaji esencial i perftuar nga gjethet perdoret ne industrine e parfumerise dhe ne kozmetike. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherbeles mjekesore mund te perftohet para lulezimit te saj. Edhe frutat luajne nje rol te rendesishem ne kurimin e kesaj semundjeje.

Rrushi:

Rrushi rekomandohet per te semuret qe vuajne nga melçia. Ai permban sasi te konsiderueshme sheqeri, kripera te kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Per shkak te sasise se perberesve te tij, lengu i rrushit eshte ilaç efikas te semundjet e melçise.

Karota :

Edhe karota eshte nje nga perimet e pazevendesueshme per shendetin e njeriut, sepse ndihmon ne kurimin e semundjeve te ndryshme. Karota ka permbajtje te larte ne elemente ushqyese. Ajo eshte burim i vitamines A, e cila ndodhet ne lekuren e saj. Per kete arsye, ajo duhet te lahet mire dhe nuk duhet qeruar. Perdoret gjeresisht ne supe per parandalimin e semundjeve te ndryshme, sidomos per mjekimin e semundjeve te melçise se zeze, temthit, veçanerisht te cerozes se melçise. Mjeket popullore keshillojne qe te semuret me melçi te ushqehen me karota çdo dite.

Dardha:

Ne saje te permbajtjes se hekurit, dardhat kane nje efekt pozitiv ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Per pergatitjen e çajit me levoret e dardhes merrni 15-20 gr levore te thara (ose 60-70 gr levore te njoma). Ato i hidhni ne 250 ml uje dhe i lini te ziejne per gjysme ore. Ky çaj rekomandohet te pihet njeheresh dhe i vaket. Çaji perdoret gjithashtu edhe per lavazhe te ndryshme, ne saje te vetive te tij antiseptike.

Kinfusha :

Lengu i pergatitur nga bima e kinfushes keshillohet te pihet per kurimin e semundjeve te melçise, qe lidhen me prodhimin e sekretimit te temthit. Per pergatitjen e çajit nevojitet nje luge me lulet e thara dhe te grimcuara te bimes, te cilat hidhen ne nje ene dhe perzihen me nje gote me uje. Perzierjen e lini te vloje 5 deri ne 10 minuta. Me pas lengu i perftuar kullohet dhe pihet i nxehte ne 2 vakte, gjysme ore para buke nga nje gote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate?
» Semundja e Dashurise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kërce tek: