AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate? Empty
MesazhTitulli: Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate?   Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate? Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 3:50 pm

EJAKUILIMI I SHPEJTE A ESHTE SHQETESIM PER GRATE?

Eshtė klasifikuar si njė mosfunksionim seksual mashkullor, dhe godet nė mėnyrė tė pėrhershme ose rastėsore, 30% tė burrave. Nė realitet, kjo mėnyrė veprimi qė seksologėt e quajnė “Ejakuilim tė parakohshėm” ose “tė pakontrolluar” ėshtė njė ngjarje qė i pėrket intimitetit tė ēiftit dhe qė shumė herė godet kapacitetin e komunikimit, harmonisė dhe kontaktit.

GRATĖ TREGOJNĖ:
“Njė vetėtimė dhe ja ku mbaroi. Dhe unė mbetem me inatin dhe me vetminė time. Ndjehem larg tij. E ku mund tė flitet pėr tė qenė njė trup unik. Dhe unė qė pyes veten: pėrse. Nuk i intereson asgjė e imja, apo nuk di tė kontrollojė veten? Im shoq mė thotė se unė i pėlqej shumė, por unė nuk e besoj dot, nuk e besoj dot deri nė fund. Ėshtė ky problemi qė na largon gjithnjė e mė shumė….” “Nuk mė pėlqen penetrimi: dua vetėm qė ai tė mė dedikohet mua, pa u arratisur; nuk mė intereson se raporti duron pak, bile kjo situatė pėr mua ėshtė ēlirim…” Janė eksperienca tė ndryshme jete, tė treguara nga gratė. Nuk ėshtė gjithēka e lehtė: ndonjėra proteston, dhe bile arrin deri aty sa tė thyejė raportin. Sepse jo vetėm qė ndjen mungesė tė kėnaqėsisė seksuale, por shumė ndjenja negative e turbullojnė si; dyshimi, ankthi, frika “se nuk i pėlqen shumė tjetrit”, ose “se po bėn diēka tė gabuar” (ndjenja kėto pak a shumė tė njohura). Partneri hesht: ndjen se hapja e njė diskutimi mbi kėtė temė mund ta prekė thellėsisht, dhe pėr shkak tė njė fjale tė gabuar ose tė njė keqkuptimi, mund tė bllokohet akoma dhe mė shumė. Kėshtu pėrveē seksualitetit, shpesh tek njė ēift, sėmuret dhe komunikimi. Por ky ėshtė njė problem qė tė gjithė seksologėt e deklarojnė tė kapėrcyeshėm me disa seanca terapie nė ēift. Por mungesa e kėsaj terapie mund tė bėhet vrastare pėr njė raport. Pse jo, njė element shkatėrrues pėr lidhjen e tyre. Megjithatė vuajtja nuk ėshtė gjithnjė njė pasojė e mundshme. Ka dhe gra qė gjejnė njė lloj mirėkuptimi me kėtė situatė: disa herė ejakulimi i shpejtė i burrit mund tė korrespondojė me njė dėshirė tė shpejtė tė saj, dhe nė ēift gjendet kėshtu njė ekuilibėr i veēantė, qė funksionon nė mėnyrė tė lumtur, krejtėsisht ndryshe nga imazhi kolektiv i dėshirės seksuale. Nė tė kaluarėn, psikanaliza e gjente shkakun e ejakulimit tė shpejtė tek konfliktet psikike: pėr shembull tek urrejtja e tij ndaj gruas (burri e sheh gruan si njė zėvendėsuese tė nėnės). Teoritė mė tė fundit sigurojnė se kontrolli i ejakulimit ėshtė njė zakon, qė ashtu si gjithė tė tjerėt mund tė mėsohet. Profesorėt e seksologjisė thonė se: “Qė orgazma tė arrijė nė simptoni me dėshirėn mashkullore ose femėrore, duhet qė brenda saj tė ekzistojė eksperienca, duke e pėrjetuar plotėsisht kėtė marrėdhėnie brenda ēiftit. Ejakulimi i shpejtė ka tė bėjė me njė ndjenjė tė thellė pasigurie mashkullore, qė ėshtė njė ndjenjė e mosqenies nė tė njėjtin territor. Ka diēka qė nuk shkon tek mashkulli, qė ndoshta mund tė jetė : vendi, momenti, partnerja, tipi i relacionit, gjendja shpirtėrore, raporti me vetveten. Ndodh njėherė dhe mė pas pėrsėritet gjithnjė, dhe nėse kjo ndjenjė e mosqenies mirė nuk rregullohet, del nga koshienca dhe nuk gjen prehje”. Si shėrohet? Nėse ai ia del tė gjejė sintoninė mes emocioneve, dėshirave, veprimeve, pra gjendet mėnyra pėr tė ndenjur “nė shtėpi” nė atė qė jetohet, nėse seksualiteti nuk pėrjetohet si njė provim nga ana e partnerit ose nga vetė koshienca, kjo simptomė zhduket. Roli i partneres? “Ėshtė ai i pritjes, i tė qenit e hapur, pa paragjykime. Qė nė fakt nuk do tė thotė tė heshtėsh e tė durosh. Por e kundėrta. Kush zgjedh njė burrė me njė vėshtirėsi tė tillė duhet ta ndjejė si njė problem dhe tė vetin”. Mundet ta pranosh kėtė gjė, siē bėjnė disa ēifte, ose tė kėrkosh tė pėrmirėsohesh nė dyshe, duke rinjohur e pėrballuar kėtė tė keqe, duke kėrkuar tė qenit sa mė tė vėrtetė njėri me tjetrin. “Vetėm ose me ndihmėn e ndonjė terapisti, mund tė shkohet nė kėrkim tė njė kontakti tė vėrtetė, i pėrbėrė nga sensacionet, emocionet, ndjenjat, dėshirat”, thonė specialistėt. “Do tė ketė shumė shkėmbinj, shumė dėshirė pėr t’u arratisur, por kjo ėshtė rruga pėr tė hyrė nė eksperiencėn e kėnaqėsisė…”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Semundja e melcise . Grate me te rrezikuara se burrat
» Cila eshte me e rendesishme ?
» Shendeti, kur aspirina eshte e demshme
» PSE FUTBOLLI JON ESHTE NE FAZE TE MJERE
» Si mendoni a eshte me mire te studjosh ne shqiperi apo ....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: EroS-
Kėrce tek: