AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flashe nga Shqiperia ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 3:59 pm

24 nentor 2007 :

SHKODER. Energjia elektike eshte bere shkak i djegies se plotė tė njė banesė nė lagjen Perlat Rexhepi tė qytetit tė Shkodrės duke lene pa strehe 8 persona te familjes Bazhdari. Flaket kane perfshire mbreme shtepine 2 kateshe dhe brenda pak minutash eshte djegur gjithcka. Ngjarja e rende ka ndodhur ne momentin qe ka ardhur energjia elektrike mbas orarit te kufizimeve. Fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar nga ky zjarr, pasi familja Bazhdari nuk ka qene ne shtepi ne momentin e renies se zjarrit.

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE:Kuvendi miraton kandidaturėn e Kryeprokurores sė re. Tė pranishėm nė votim ishin 121 deputet,votimi u krye me kuti ku tė gjithė tė pranishmit votuan ne mėnyrė te fshehtė.

--------------------------------------------------------------------------------

KOSOVE :Merret nė shqyrtim pėrfaqėsimi i Serbėve qė bojkotuan zgjedhjet. UNMIK dhe institucionet vendore ne Kosovė nuk kanė vendosur akoma se cilėt do te jene perfaqėsuesit e komunitetit Serb ne komunat qė ky komunitet nuk mori pjesė.

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE. Maxhoranca ka kerkuar me insistim qė emri i ri i dalė nga Presidenca pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm tė votohet qė sot nė Kuvend. Seanca plenare e cila kishte nisur pak pas deklaratės sė Presidencės ka kėrkuar ndėrprerjen e punimeve tė seancės pėr tu njohur me CV-nė e Ina Ramės. Ndėrkaq seanca ėshtė pezulluar dhe ėshtė mbledhur grupi parlamentar i PS, i cili pritet tė dalė me njė qėndrim pėr dekretimin e shkarkimit tė Theodhori Sollakut nga ana e Presidentit dhe propozimin e tij tė ri, Ina Ramėn, qė nėse votohet nga Kuvendi do tė jetė e para grua nė krye tė organit tė akuzės nė Shqipėri.

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE. Sollaku e ka cilėsuar vendimin e kreut tė shtetit pėr shkarkimin e tij si plotėsim tė kapriēove tė shefit tė tij, Berishės. Sollaku tha nė njė reagim pas vendimit tė presidentit se shkarkimi i tij ėshtė rrjedhojė e pazareve brenda maxhorancės, ndėrkohė qė i kujtoi Topit se duhet tė priste mė parė vendimin e Gjykates Kushtetuese.

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE. Presidenti i Republikės Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe emėrimin nė kėtė post tė Ina Ramės, aktualisht gjyqtare nė Apelin e Krimeve tė Rėnda. Presidenca ka publikuar sot kėto dekretime, tė cilat janė vendosur pas negociatave te gjata mes 2 krerėve tė politikės, Topi dhe Berisha.
--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE: Komisioni i reformes zgjedhore shqyrton te hėnėn 4 opsione. Ditėn e hene komisioni pėr reformen zgjedhore do te shqyrtoje 4 opsione qe jane propozuar nga OSBE per sistemin zgjedhor. Bashkekryetari i komisionit Kastriot Islami tha se secili prej opsioneve prek pragun elektoral te partive,por theksoi se anetaret e komisionit mund te sjellin edhe propozime alternative.
--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE. 10 janari do tė jetė data e zhvillimit tė zgjedhjeve pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė Universitete. Ministri i Arsimit dhe Shkencės ka shpallur fillimin e procesit zgjedhor nė datėn 26 Nėntor 2007, ndėrkohė qė ky proces do tė zhvillohet mbėshtetur nė rregulloren e zgjedhjeve, tė pėrgatitur sipas nenit 94 tė ligjit pėr Arsimin e Lartė.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 29, 2007 8:02 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 5:43 pm

Estonia: Vendet e Balltikut mbeshtje Shqiperise per ne NATO

Ministri estonez i Mbrojtjes , Jaak Aaviksoo, deklaroi gjate nje konference te perbasheket per shtyp me homologun e tij shqiptar, Fatmir Mediu, se "tre vendet e Kartes se Balltikut (B3) do te mbeshtetsin vedin tone dhe dy vendet e tjera te Kartes se Adriatikut (A3) per anetaresimin e tyre ne NATO". Gjate konferences per shtyp, Ministri Aaviksoo konfirmoi se Estonia do te shkolloje nje pjese te kuadrove ushtarake shqiptare ne Kolegjin e Mbrojtjes se vendeve Balltike ne Talin. Nga ana e tij, Ministri Mediu sqaroi se profesore dhe eksperte te ushtrise estoneze do te perfshihen si lektore ne strukturat akdameike te Mbrojtjes. Estonia njihet si nder vendet Balltike me teknologji te zhvilluar informacioni

24/11/2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 3:28 pm

25 nentor 2007

Presidenti, Bamir Topi, udheton pasdite drejt Greqise, per vizite, 3 ditore, me ftese te kolegut grek Karolos Papuljas. Burime nga Athina bene te ditur, se pjesa zyrtare e vizites fillon neser, me takimin Papuljas-Topi, qe pasohet nga bisedimet me kryeministrin, Karamanlis.

Flash Incidenti ne portin e Vlores, ku ne mengjes, trageti i pasagjereve te linjes Vlore - Brindizi u perplas me molin, u shkaktua nga nje manover e gabuar e drejtuesit te tij. Ēarja ne pjesen e kiēit, bllokoi per 90 minuta levizjen e mjetit lundrues, “Veronika Line”, tashme te ankoruar. Fatmiresisht, goditja ishte e lehte, duke mos i vene ne rrezik per jeten, pasagjeret, te cilet ktheheshin nga Italia.

Neser, ēelet zyrtarisht fushata per zgjedhjet e organeve drejtuese, ne universitetet shteterore te vendit, qe mbahen, mė 10 janar te 2008-es. Kandidatet per rektor ose dekan kane mbi nje muaj kohe, te paraqesin platformat e tyre. Nderkaq, me pergatitjen e infrastruktures zgjedhore, merret administrata. Votimet u shpallen, pas nje debati te gjere ndermjet universiteteve dhe ministrise, lidhur me ligjin e ri, te arsimit te larte.

Policia maqedonase ka vene ne pranga nje punonjes se ambasades se Shqiperise, ne Shkup. Shtetasi, me iniciale P.D, 23 vjeē, ndodhej ne nje makine me targa Kosove, me nje person tjeter nga Bllaca. Ende, mbeten te paqarta arsyet e ndalimit, ndersa ne mjetin ku udhetonin, u gjeten dy pistoleta te tipit ‘Glock’ dhe ‘Browing’.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeThu Nov 29, 2007 8:00 pm

Partia Socialiste shpreh shqetesim per rritjen e cmimit te bukes
Data e Publikimit: 26/11/2007

Partia Socialiste shpreh shqetesimin e saj te vazhdueshem per rritjen e cmimit te bukes. Duke marre ne konsiderate rritjen e cmimit nderkombetar te grurit, Ilir Beqja, nensekretar i programit politik ne PS thote se kete situate mund ta kishte zbutur prodhimi i vendas, por kjo sipas tij eshte e pamundur pasi ky prodhim ze vetem 20% te nevojave. Por edhe kriza energjitike sipas zyrtarit te selise roze e rrit ndjeshem cmimin e bukes dhe perllogaritja eshte 1 kg, me 9 leke. "Duke qene se buka ze 8 perqind te kostos familjare, cmimi aktual do te heqe cdo pensionisti 30 perqind te rritjes se pensioneve, 84 dollare cdo familjeje ose ndryshe 60 milione dollare ne vitin 2008", u shpreh Beqja. PS i kerkon qeverise te nderhyje urgjentisht, per t‘ia lehtesuar kete barre te re shqiptareve, duke ua rikthyer te pakten TVSH-ne, shtese qe do te mbledhe nga shtrenjtimi i cmimit te bukes qe perllogaritet ne 10 milion dollare.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeThu Nov 29, 2007 8:01 pm

Ankimi i Sollakut: kushtetuesja shtyn shqyrtimin
Data e Publikimit: 26/11/2007

Eshte shtyre me 10 dhjetor shqyrtimi i ankimimit te ish-kreut te akuzes, Theodhori Sollaku ne Gjykaten Kushtetuese. Perfaqesuesi ligjor i Prokurorise se Pergjithshme, Artur Selmani ka kerkuar kohe per t‘u njohur me mire me dokumentacionin dhe faktet e ceshtjes, pasi e ka marre me vonese autorizimin per te perfaqesuar Sollakun ne Gjykaten Kushtetuese. Ish-kryeprokurori i ka kerkuar Kushtetueses qe te anuloje vendimin e komisionit hetimor parlamentar II te drejtuar nga Ferdinand Xhaferri si dhe anulimin e vendimit te Kuvendit qe ka miratuar shkarkimin e tij. Sollaku eshte hetuar edhe ne kohen e ish-presidentit Moisiu dhe Kushtetuesja e ka cilesuar antiligjore komisionin e asaj kohe dhe qe nuk u dekretua nga ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu.Por me ardhjen e ish-nenkryetarit demokrat Bamir Topi ne krye te shtetit, epoka e Sollakut mori fund. Presidenti i ri dekretoi kerkesen e Kuvendit per shkarkim te Sollakut dhe dekretoi Ina Ramen ne krye te organit te akuzes. Ish-gjyqtarja Rama mori pelqimin e Kuvendit duke u votuar me 83 vota si kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Burime konfidenciale bene te ditur per "Top News" se Kushtetuesja mund te mos e shqyrtoje ankimimin e Sollakut pasi kryeprokurorja e sapozgjedhur, Ina Rama ka te drejte te terheqe kerkesen pasi nuk perben me konflikt mes institucioneve me zgjedhjen e saj ne krye te organit te akuzes. Ish-kryeprokurori Sollaku mund t‘i drejtohet Gjykates Kushtetuese vetem si individ per shkarkim te padrejte nga detyra.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitimeThu Nov 29, 2007 8:03 pm

500 mije banore te Tiranes sot jane pa drita
Data e Publikimit: 26/11/2007

Tirana zhytet sot ne terr. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare paralajmeron nderprerjen e energjise nga ora 10:00 deri ne oren 16:00 per nente zona te kryeqytetit. Shkaku i kufizimit te energjise jane punimet qe po behen ne nenstacionin Dinamo qe furnizon afersisht 500 mije banore te Tiranes. Pervec orarit zyrtar te nderprerjes se dritave qe per Tiranen eshte rreth 4-5 ore, kufizimi i energjise gjate dites se sotme ne gjysmen e kryeqytetit do te jete me e madhe. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nepermjet nje komunikate per shtyp informon se per shkak te punimeve per zevendesimin e percjellesit te linjes 35KV te nenstacionit Dinamo do te mungoje energjia elektrike ne disa zona te Tiranes per 6 ore. KESH nuk ka bere me dije se ketij kufizimi do t‘i shtohet ose jo edhe orari zyrtar i nderprerjes se energjise elektrike, e cila ne rast se ky kufizim nuk do te kompensohet me orarin zyrtar te nderprerjeve te energjise do te lere Tiranen per rreth 10 ore pa drita.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flashe nga Shqiperia ... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe nga Shqiperia ...   Flashe nga Shqiperia ... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flashe nga Shqiperia ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flashe .....
» Shqiperia , kampione e rryshfetit
» Shqiperia Socialiste
» A ju mungon Shqiperia ?
» Shqiperia - A mendoni te ktheheni ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: