AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flashe .....

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:25 pm

Vdekja ne aksident e le ne burg
E Hene, 14 Janar 2008

TIRANE - Shoferi i nje makine, qe aksidentoi disa dite me pare me vdekje nje grua, do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane vendosi diten e djeshme masen e sigurise “arrest me burg” per Renato Veizi, 37 vjec, banues ne Tirane, i cili akuzohet per “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”. Shoferi Veizi u arrestua para disa ditesh pasi ne rrugen e “Durresit”, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, me targe TR 2448 P, pasi aksidentoi me vdekje Behare Zenunin, 59 vjece, e cila tentonte te kalonte rrugen nga trafikndaresi per tek trotuari. Pas aksidentit policia vuri ne pranga shoferin, i cili tani pret procesin gjyqesor.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:26 pm

Parfumet false, lirohen te ndaluarit
E Hene, 14 Janar 2008

TIRANE - Kater persona, te kapur nga policia ne tregun e “Cameve”, jane lene te lire. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane vendosi dje masen e sigurise “detyrim paraqitje” per kater persona, qe u kapen me akuzen e "tregtimit te mallrave kontrabande". Kjo mase sigurie u vleresua per Genci Tifi, Dritan Sula, Saimir Guda dhe Sotiraq Koci, te cilet u arrestuan tri dite me pare ne rrugen “5 Maji” prane tregut “Cam”, pasi dyshohen per tregtim te mallrave kontrabande, parfume dhe deodorante. Me cilesine e proves materiale, atyre iu gjeten dhe iu sekuestruan gjithsej 738 cope parfume dhe deodorante, me etiketa te firmave te ndryshme, qe dyshohet se jane te falsifikuara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:26 pm

Mjeshter falsifikimesh, kapen 2 emigrante
E Hene, 14 Janar 2008

LONDER - Dy shqiptare te vene ne pranga ne aksionin me te madh antifalsifikim te ndermarre ndonjehere ne Mbreterine e Bashkuar jane denuar me nga 5 vjet burg, dy dite me pare. Denis Cenolli dhe Altin Ibrahimi jane denuar nen akuzen e “falsifikimit te pasaportave dhe dokumenteve”. Ata jane vene ne pranga ne 7 korrik te vitit 2007, pasi ndaj tyre kishte nisur nje hetim nga policia britanike, prej disa muaj hetimesh. Dy shqiptare kane rene ne rrjeten e policise londineze, pasi eshte zbuluar arsenali me i madh i dokumenteve false te zbuluara ndonjehere ne kete vend. Sipas policise, ato dokumente te falsifikuara ne treg e kalonin vleren e 1 milion sterlinave. Operacioni i koduar “Maksim” u zhvillua ne nje apartament ne Barnet i Ri, ne veri te Londres, ku agjentet kane gjetur ne proces pune nje makineri qe shtypte leje qarkullimi per automjete. Aty jane arrestuar dy shqiptare dhe dy bullgare. Burime jozyrtare bejne te ditur se apartamenti ishte marre me qira nga Denis Cenolli, 25 vjec, me origjine nga Kosova. Vetem ne dy rafte, jane gjetur dhe sekuestruar mbi 1800 pasaporta te kombesive te ndryshme. 200 prej tyre ishin pasaporta britanike dhe ekspertet besojne se jane aq te besueshme sa veshtire te vihen re nga oficeret e emigracionit. Pjesa tjeter e pasaportave ishin finlandeze, portugeze, letoneze, franceze, belge dhe shqiptare. A.C

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:27 pm

Policia e Shtetit: Nuk ndryshon regjimi i vizave
E Hene, 14 Janar 2008

Policia e Shtetit i ka dhene nje “grusht” te fuqishem deklaratave dhe perfoljeve te diteve te fundit per ndryshimin e regjimit te vizave mes vendit tone dhe Maqedonise. Permes nje njoftimi te posacem per shtyp, te dhene dje pasdite, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit lajmeron te gjithe qytetaret shqiptare se “marrja e vizave do te vazhdoje te kryhet si me pare”.

“Ne lidhje me ceshtjen e rregullimit te regjimit te levizjes se qytetareve me Maqedonine dhe deklarimet e bera ne media, se ky regjim do te ndryshoje ne daten 1 shkurt,

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sqaron se, nuk ka asnje njoftim zyrtar per ndryshim e regjimit te levizjes se qytetareve ne drejtim te Maqedonise”. Ne kete pike, zedhenesi Klodian Branko nenvizon se “levizja e qytetareve per ne Maqedoni do te vazhdoje te behet ne te njejten menyre, sic ka qene me pare”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:28 pm

Kosova, “molla e sherrit” Maqedoni-Shqiperi
E Hene, 14 Janar 2008

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, deklaroi dje se Kosova eshte shkaku i ashpersimit te marredhenieve te Shqiperise me Serbine dhe se fundi Maqedonine. Duke iu referuar problemit te vizave, lindur mes pales shqiptare dhe asaj maqedonase, kreu i PLL-se theksoi se pavaresia e pashmangshme e Kosoves ka precipituar ne krijimin e nje klime antishqiptare ne Beograd dhe Shkup. “PLL konkludon se Shkupi zyrtar, pertej detyrimeve politike qe burojne nga nenshkrimi i marreveshjes dypaleshe per regjimin e vizave, nenshkrimi i Kartes se Adriatikut, si dhe interesave te konsiderueshme ekonomike, ka vendosur te provokoje shqiptaret me epitete fyese dhe te ndaje me kufij te dhunshem faktorin shqiptar ne hapesiren mbareshqiptare”, deklaroi Spahia. Sipas tij, Shkupi zyrtar synon te pergatise situata te ngjashme e te pergjakshme me ato te Brodecit, per t’u krijuar klime te favorshme qarqeve ekstremiste serbe ne Beograd per fillimin dhe pershkallezimin e nje konflikti te armatosur ne Mitrovice apo gjetke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:28 pm

Tragjedia ajrore, ngushellime nga shteti yne
E Hene, 14 Janar 2008

TIRANE - Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kane derguar dje mesazhe ngushellimi per homologet e tyre ne Maqedoni, pas humbjes se jetes se disa ushtarakeve maqedonas, si pasoje e renies se nje helikopteri. Ne mesazhin e tij, Berisha evidenton se ushtaret, kur u ndodhi tragjedia, po ktheheshin nga nje mision paqeje per te miren e mbare rajonit. “Ata rane teksa ktheheshin nga ky mision i rendesishem ne te mire te paqes jo vetem ne Bosnje, por dhe ne mbare rajonin”, shkuan Berisha ne mesazhin e ngushellimit per Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski. Keqardhje per tragjedine ushtarake ka shprehur dje edhe ministri yne i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:29 pm

Gjenden dhe identifikohen 11 viktimat
E Hene, 14 Janar 2008

SHKUP - Autoritetet e Shkupit njoftuan dje se u gjeten te 11 trupat e tragjedise ajrore te se shtunes pas renies se helikopterit afer Katllanoves. Ngjarja ndodhi gjate kthimit te grupit ushtarak nga misioni “Altea” ne Bosnje dhe Hercegovine. Sakaq jane identifikuar 11 personat, mes tyre nje kolonel, dy kapitene dhe tete ushtarake te tjere. Hetimet po vazhdojne mbi ngjarjen, por rezultate konkrete ende nuk ka.

Nderkohe, Protokolli shteteror dhe ARM-ja jane te angazhuar te ndermarrin masa per kujdes ndaj familjeve te viktimave dhe organizimin e varrimit me te gjitha nderimet ushtarake. Krahas sigurimit te 12 rrogave, qe u takojne ne pajtim me ligjin, qeveria ka vendosur qe familjeve t'u ndaje edhe ndihme ne vlere prej 24 pagash mujore. Dite zie do te shpallet ajo e varrimit te 11 viktimave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:57 pm

Shembet kanali, permbyten 5 banesa
E Marte, 15 Janar 2008

Vlore - Sasia e madhe e reshjeve te rena gjate dites se djeshme, ka rishfaqur perpara banoreve te lagjes “15 Tetori” rrezikun e permbytjes. Shembja e mureve mbrojtes te kanalit te ujerave te larta, shkaktoi mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, permbytjen e te pakten 5 banesave. Ujerat rrezikuar jeten e familjareve, te kapur ne gjume dhe shkaktuan deme materiale. Banoret e alarmuar kane njoftuar policine. Uniformat blu, te mbeshtetura nga forca te zjarrfikeses, sherbime te ndermarrjes komunale dhe sherbimeve te tjera te bashkise, kane mbajtur nen kontroll situaten deri ne normalizimin e saj. Lagjja “15 Tetori”, pesoi deme te konsiderueshme ne permbytjen e 1 majit te vitit 2007, si pasoje e kanalit te madh te ujerave te larta qe eshte pozicionuar mbi kete zone.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:58 pm

Ngecin ne perrua, policia shpeton 3 gjuetaret
E Marte, 15 Janar 2008

Tre persona te cilet ktheheshin nga gjuetia ne gadishullin e Karaburunit, kane rrezikuar te mbyten ne ujerat e perroit te Dukatit. Drejtuesi i automjetit, 55-vjecari Adem Filaj nga Mallakastra dhe dy bashkudhetaret e tjere nga Librazhdi, ishin duke kaluar ne rrugen qe te nxjerre ne qytezen e Orikumit, kur automjeti i tyre, tip “fugon”, me targa VL 8568 B, eshte bllokuar ne mes te perroit. Nje defekt teknik kishte bllokuar deren e automjetit, duke mos u dhene mundesi te dalin. Ne pamundesi per te nxjerre automjetin dhe duke pare qe niveli i ujit ishte ne rritje, ata kane njoftuar me celular policine. Uniformat blu, qe mberriten ne vendin e ngjarjes, kane nxjerre nga automjeti tre gjuetaret e me pas kane nxjerre nga shtrati i perroit furgonin, i cili ishte gjysme i mbuluar nga uji dhe balta. Burime nga uniformat blu bene te ditur se rritja e papritur e nivelit te ujit te perroit, si pasoje e shirave te djeshem, ishte shkaku qe bllokoi automjetin. Nje dite me pare, tre gjuetaret kishin kaluar nga e njejta rruge drejt zones se gjuetise, pasi shtrati i perroit eshte i kalueshem ne kushte te zakonshme atmosferike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:59 pm

Debora ne male, veshtiresi ne rruge
E Marte, 15 Janar 2008

TIRANE - Reshjet e shiut dhe debores qe kane perfshire te gjithe territorin e vendit paraqesin veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve, por te gjitha segmentet rrugore jane te kalueshme, bene te ditur dje burime zyrtare, prane Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas burimeve te mesiperme, ne Qarkun e Shkodres dhe Kukesit, trashesia e debores ka arritur ne 10 cm, por rruget jane te kalueshme, ndersa reshje debore ka edhe ne Qarkun e Korces, Dibres dhe Lezhes. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ne bashkepunim edhe me drejtorite rajonale rrugore ne qarqe dhe firmat kontraktore per mirembajtjen dimerore, jane ne gatishmeri per te perballuar kete situate. Te njejtat burime shtuan se ne segmentin rrugor Qafe Dragalice-Klenje, ne Qarkun e Dibres, qarkullimi i automjeteve behet me veshtiresi dhe me zinxhire per shkak te reshjeve te debores. Po ne kete qark, reshje te dobeta debore ka edhe ne Bulqize, por nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve.

Bilanci tragjik:
Te vdekur :

Flutura Yzo, 63 vjec
Sadik Cakaj, 65 vjec

Te plagosur :

Ilir Gjonci 35 vjec,
Valter Lumani 61 vjec,
Sali Guma 34 vjec,
Albert Mece 25 vjec,
Alban Guma 24 vjec,
Gezim Vethi, 28 vjec
Blerim Lleshi 23 vjec

Nje pasagjer i paidentifikuar :

Esmeralda Komici, 19 vjec

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:00 pm

Aksidentet, 11 viktima ne rruge
E Marte, 15 Janar 2008

Nje 63-vjecare ka humbur jeten dje dhe shtate te tjere jane plagosur ne rrugen Perrenjas-Qafe-Thane. Automjeti, tip “furgon”, me targe KO 553 A qe udhetonte ne drejtim te Pogradecit, u perplas me nje maune tip ‘Iveko’, me targa turke 35 RJ 175. Si pasoje gjeti vdekjen e menjehershme 63-vjecarja Flutura Yzo, nje nga nente personat qe udhetonin ne furgon. Ndersa te plagosur mbeten Ilir Gjonci, 35 vjec, drejtues i furgonit, Valter Lumani, 61 vjec, Sali Guma, 34 vjec, Albert Mece, 25 vjec, Alban Guma, 24 vjec, Gezim Vethi, 28 vjec dhe Blerim Lleshi, 23 vjec. Policia tha se nje nga te plagosurit ende nuk eshte identifikuar. Te aksidentuarit ndodhen te shtruar ne spitalin e Librazhdit, nderkohe qe tre prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit eshte shpejtesia tej normave te lejuara nga ana e maunes, e cila drejtohej nga shtetasi turk, Keman Simpse, i cili eshte shoqeruar ne Komisariatin e Librazhdit.

Nderkohe, ne oret e para te mengjesit te djeshem, nje 19-vjecare eshte plagosur ne nje aksident tjeter. Esmeralda Komici eshte demtuar pasi automjeti tip “Mazda”, me targa te huaja FE 803 D, i drejtuar nga 30-vjecari Dritan Lushka eshte perplasur me nje mjet tip “Voslvagen”, me targa te huaja, DVI 3111 A, qe drejtohej nga 33-vjecari Alban Zerja. Vajza qe ndodhej ne sediljen e pare te pasagjerit ndodhet e shtruar ne spitalin e Librazhdit ne gjendje te rende per jeten. Nga burime te policise mesohet se shkak ka qene shpejtesia tej normave te lejuara nga drejtuesi Lushka, i cili eshte ndaluar.

Nje 65-vjecar nga qytetin e Fierit ka humbur jeten, ndersa kishte dale ne rruge per te hedhur plehrat. Sadik Cakaj doli nga shtepia heret me nje karroce dore, ndersa eshte perplasur nga vetura tip “Ford", me targa MK 20 31 A, me drejtues 34-vjecarin Arif Isufaj. Policia e Fierit tha se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Fierit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:01 pm

Aksidentet, 18 te vdekur ne 14 dite
E Marte, 15 Janar 2008

Fillimi i javes ka regjistruar bilancin tragjik me dy te vdekur dhe nente te plagosur nga aksidentet rrugore. Duke llogaritur nga fillimi i ketij viti, shifra ka arritur ne 18 te vdekur ne 14 dite, ndersa numri i te plagosurve llogaritet ne disa dhjetera. Me shume se nje qytetar humb jeten cdo dite ne rruget e Shqiperise, ndersa shkaqet kryesore vazhdojne te mbeten gabimet njerezore dhe infrastruktura e pamjaftueshme apo e amortizuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:01 pm

Topi, takim me trupin diplomatik
E Marte, 15 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi, ne takimin e zhvilluar me rastin e festave te vitit te ri me trupin diplomatik te akredituar ne Shqiperi, eshte shprehur se do te nxise, ashtu sic ka vepruar deri tani, te gjithe bashkepunimin nderinstitucional. Per te eshte ne interesin e te gjitheve qe Shqiperia te kete rritje te termave ekonomike te saj jo si nje vend i mbyllur, por si nje vend i hapur; jo si nje vend i pasigurt, por si nje vend qe terheq investimet e huaja, si nje vend qe di te mbroje potencialin e tij. “Ne nuk duhet te mbyllim njerin sy per sa u perket problemeve. Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mjafton t'i identifikosh problemet si: kriza energjetike, korrupsioni, ceshtja e pazgjidhur e pronesise, problemet sociale. Ne nuk duhet te fshihemi pas faktit se keto jane fenomene rajonale apo globale, por duhet te pranojme se keto jane edhe probleme shqiptare, gjithashtu, ndaj duhet te jemi njelloj te suksesshem ne zgjidhjen e tyre”, tha Topi ne takim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:02 pm

Gjykata: Prokuroria te gjeje prova per zyrtarin
E Marte, 15 Janar 2008

Zyrtari i Ministrise se Bujqesise mohon perfshirjen e tij ne korrupsion nepermjet shperdorimit te detyres. Gjykata e Tiranes i le kohe prokurorise nje muaj, per te verifikuar provat dhe dokumentacionet qe disponon per te akuzuar Murat Shehun, i arrestuar gjate operacionit te koduar “Start 2008”, kater dite me pare, ne kryeqytet. “Nuk kam dijeni per cfare jeni duke folur dhe nuk e pranoj akuzen”. Keshtu eshte shprehur dje, ne seancen e mases se sigurise, 54-vjecari, kryeinspektor i Pergjithshem i Entit Shteteror te Farerave dhe Fidaneve ne Ministrine e Bujqesise. Ai pretendoi para trupit gjykues se ishte i pafajshem. Por, kete deklarate e ka hedhur poshte organi i akuzes, i cili i ka bere te ditur gjykates edhe provat qe dispononte kunder zyrtarit. Pasi ka lexuar provat qe disponoheshin, si filmime e pergjime, madje dhe denoncimin e biznesmenit, prokurori i kerkoi gjykateses se gatshme, Blerina Muca, caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”. Trupi gjykues, pas degjimit te te dyja paleve, ka vendosur ndaj Shehut masen e sigurise “arrest me burg me afat 30 dite”. Gjate kesaj kohe, organi i akuzes do te duhet te siguroje prova shtese, si dhe ekspertimet qe ka nisur per pergjimet. Zyrtari Shehu ra ne pranga te bluve vetem kater dite me pare ne nje lokal ne rrugen “Don Bosko”, ndersa, sipas policise, ishte duke marre nje ryshfet prej 2 mije dollaresh nga nje biznesmen i luleve ne Tirane. Policia tha se po heton edhe dy raste te tjera abuzimi, per te cilat dyshohet 54-vjecari. Mbi Shehun rendon akuza e “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”. Prokuroria tha se Shehu kishte ne dore certifikimin e mallrave, si lule natyrale e fidanishte, qe vinin nga jashte vendit per ne Shqiperi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:02 pm

Prokuroria con ne gjykate “Valuten” false
E Marte, 15 Janar 2008

Tirane - Prokuroria e Tiranes mbylli dje hetimet per dy te pandehurit e arrestuar ne kuader te operacionit te koduar “Valuta”, gjate te cilit u sekuestrua nje sasi prej 6 milione lekesh te falsifikuara. Xhemal Gurra, 37 vjec dhe Bujar Dosti, 52 vjec, se shpejti do te perballen edhe me gjykaten per akuzen e falsifikimit dhe venies ne perdorim te monedhave. Lajmin e bene te ditur dje burime zyrtare nga organi i akuzes per gazeten “KJ”. Prokurori i ceshtjes ka derguar kerkesen per gjykim dhe ditet e ardhshme pritet qe te hidhet shorti per gjyqtarin e ceshtjes. Mbi dy te dyshuarit rendon edhe akuza e “prodhimit e shitjes se lendeve narkotike”, pasi gjate kontrollit ne banesen e marre me qira, ne rrugen “Fortuzi”, pervec parave te falsifikuara te prerjeve te ndryshme dhe valutes, u gjeten edhe 300 gr heroine. Gurra dhe Dosti rane ne pranga me 15 nentor te vitit te kaluar, ne ambientet e nje bar-kafeje, ne momentin e shkembimit te parave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:03 pm

Dorehiqet kreu i Interpol
E Marte, 15 Janar 2008

Aferat korruptive cojne ne doreheqje Presidentin e Agjencise Nderkombetare te Interpolit. Xheki Selebi pason shkarkimin e tij nga posti i shefit te Pergjithshem te Policise ne Afriken e Jugut, ndersa ne vendin e tij i jane ngritur akuza per afera. Selebi akuzohet per mitmarrje, per pranimin e nje shume prej 170 mije dollaresh nga nje trafikant droge. Ne letren drejtuar Interpolit, ku shpjegon arsyet e doreheqjes, zyrtari thote se ky veprim eshte ne te mire te agjencise dhe shenje respekti per sistemin global te zbatimit te ligjit. Sekretari i Pergjithshem i Interpolit, Ronald Noble, i ka dale ne krah Selebit, duke vleresuar punen qe ai ka bere brenda organizates, ndersa akuzat e bera nuk kane lidhje me pozicionin qe aktualisht Selebi mban. Skandali ka perfshire zyrat e larta te Interpolit, duke hapur nje debat te ri per implikimin e drejtuesve ne afera te ndryshme e korrupsion.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:21 pm

Perplaset ne rruge, vdes 63-vjecarja
E Premte, 18 Janar 2008

Nje e moshuar eshte lene e vdekur ne mes te rruges pasi eshte aksidentuar nga nje automjet ne rrugen kombetare Gjirokaster-Kakavije. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policise ne Gjirokaster “rreth ores 18:15 te dites se djeshme, 63-vjecarja Vasiliqi Cukli nga fshati Xare i rrethit te Sarandes eshte gjetur e aksidentuar per vdekje ne rrugen kombetare, prane fshatit Vanister, ne rrethin e Gjirokastres”. Nga provat materiale te mbledhura grupi hetimor ka arritur ne perfundimin se “e moshuara eshte goditur nga nje automjet nderkohe qe shoferi nuk ka ndaluar dhe e ka braktisur te aksidentuaren ne mes te rruges”. Policia e Gjirokastres po punon per identifikimin e shoferit qe ka shkaktuar kete aksident me pasoje vdekje dhe ndalimin e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:22 pm

Liruar nga reforma, vdes nga alkooli
E Premte, 18 Janar 2008

Nje ish-efektiv policie ka gjetur vdekjen dje si pasoje e konsumit te teper te alkoolit. Xhezmi Gurri humbi jeten ne spitalin e Beratit, ndersa burime nga personeli mjekesor bene te ditur se viktima ka mberritur ne gjendje te rende. Konsumimi i tepert i pijes mesohet t’i kete shkaktuar vdekjen 44-vjecarit, nderkohe qe nga vizita mjeket kane mesuar se burri vuante prej disa muajsh nga nje semundje tumorale ne koke. Te afermit qe kane derguar ne spitalin e Beratit ish-policin kane pohuar se prej disa muajsh ai kishte ngelur pa pune si pasoje e reformes. Babai i dy femijeve kishte 13 vite qe sherbente si efektiv ne rajonin e Policise ne Polican.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:22 pm

I dehur, vetehelmohet me fostoksine
E Premte, 18 Janar 2008

Nje 58 vjecar nga rrethi i Lushnjes nderroi jete ne spital, ne oret e para te dites se djeshme, pasi kishte konsumuar nje sasi fostoksine. Sipas policise, H. Shehu, banor i fshatit Grabian eshte helmuar ne menyre aksidentale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i moshuari ka pire pesticidin vdekjeprures ndersa ishte ne gjendje te dehur. Familjaret e marre ne pyetje kane deklaruar se Shehu nuk kishte asnje arsye te vetehelmohej me dashje. Pas marrjes se deklarimeve dhe ekzaminimit te kufomes, mesohet se policia ka mbyllur hetimet duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:23 pm

Digjet banesa, shkak shkendija elektrike
E Premte, 18 Janar 2008

Nje zjarr i papritur, ka rene mesditen e djeshme ne nje banese te fshatit Rrajce te rrethit te Librazhdit, duke shkaktuar vetem deme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00, ne banesen e Mitat Qukut, ku flaket kane perfshire dy dhoma te shtepise njekateshe. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar makina zjarrfikese, e cila per 30 minuta rresht ka luftuar me flaket qe kane pershkuar 2 dhoma te baneses si dhe te gjitha orendite. Zjarrfikesja ka mundur te shpetoje vetem nje dhome te kesaj banese. Nga burime te policise mesohet se, shkak i renies se zjarrit mund te kete qene shkendija elektrike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:23 pm

Zbulohet “baza” e heroines, pranga 25-vjecarit
E Premte, 18 Janar 2008

Nje 25 vjecar nga fshati Zhupan ne periferi te qytetit te Fierit eshte ndaluar nga efektivat e policise se Fierit, pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij u gjet nje sasi lende narkotike e dyshuar si heroine e paster. Fatjon Hoxha eshte derguar ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit me akuzen "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike", ndersa jane sekuestruar edhe disa pajisje qe sherbenin per peshimin dhe ndarjen e droges. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale 900 gr pluhur me ngjyre bezhe, e cila sipas eksperteve, dyshohet te jete heroine e paster. Sasia ishte e paketuar ne tre qeska najloni. Gjate kontrollit te baneses, policia ka gjetur gjithashtu dhe nje peshore elektronike farmacie, si dhe 375 qese te vogla plasmasi qe mendohet se i sherbenin te ndaluarit per shperndarjen e droges. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celulare qe perdorte i dyshuari Hoxha. Burimet zyrtare te policise thane dje se operacioni i koduar “Shinat” ka nisur pas nje pune rreth nje mujore te Sektorit te Antidroges prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit. Per disa jave me radhe banesa e te dyshuarit prane shinave te linjes hekurudhore Fier-Vlore eshte mbajtur nen vezhgim te rrepte si dhe jane survejuar levizjet e tij. Policia tha se lenda narkotike ishte e destinuar per tregun vendas, ndersa po hetohet per origjinen e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:24 pm

Shperthimi i furres, formulohet akuza
E Premte, 18 Janar 2008

Tre te arrestuarit pas incidentit ne furrat e shkrirjes ne Elbasan do te procedohen penalisht nen akuzen e “shkeljes se rregullave te mirembajtjes ne pune”. Murat Xhemail Filiz, 33 vjec, me detyre mirembajtes i makinerive te fabrikes, Adem Adem Unlu, 47 vjec, me detyre pergjegjes i furres se shkrirjes se hekurit ne uzinen e Prodhimit te Celiqeve ne Elbasan dhe Engjellush Zaimi, 47 vjec, inxhinier i sigurimit teknik ne repartin e shkrirjes, do te akuzohen per vepren penale te parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal, i cili parashikon deri ne 5 vjet burgim. Lajmi behet i ditur nga Prokuroria e Rrethit te Elbasanit, e cila eshte duke shqyrtuar ngjarjen ku humbi jeten nje punetor dhe u plagosen 10 te tjere. Sipas prokurorit Neritan Hoxha, eshte depozituar ne gjykate kerkesa per masen e sigurise dhe do te kerkohet arrest me burg te perkohshem deri ne ardhjen e ekspertimit teknik te eksperteve te Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore si dhe konkluzionet e eksperteve te mjekesise ligjore te Elbasanit dhe Tiranes. “Vendosja e mases se sigurise me arrest per nje afat p.sh. 15 ditor eshte i mjaftueshem per perfundimin e akteve te ekspertimit nga ana e eksperteve”-tha dje prokurori Hoxha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flashe ..... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flashe .....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Flashe nga Shqiperia ...
» Flashe te ngryshme nga bota :

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: