Skandali i floririt, Kontrolli i Shtetit pergatit hetimin e koncesionit
Pas denoncimit ne media KLSH-ja po mbledh informacion per termat e kontrates dhe gjendjen e situatave ne terren, per te perllogaritur demet dhe abuzimet...
Pas denoncimit publik ne gazeten Albania te abuzimeve te firmes turke BER-ONER, e cila ka fituar koncesionin e bakrit, mesohet se Kontrolli i Larte i Shtetit po pergatit nje inspektim te hollesishem te gjendjes se ketij koncesioni ne kushtet kur shume shkelje jane denoncuar publikisht. Nje zyrtar i ketij institucioni i pohoi dje Albania-s se ka filluar regjistrimi i ēeshtjes ne kete institucion, ndersa shume shpejt do te filloje sigurimi i te gjithe dokumentacionit zyrtar qe ka lidhje me kete ēeshtje, per te kryer me pas dhe ekspertizen financiare dhe ligjore te situatave. Ne te njejten kohe, zyrtari i larte informoi gazeten se paralelisht do te pergatiten kontrolle edhe ne disa kontrata te tjera koncesionare, per te cilat ekzistojne indicie se mund te jete abuzuar. Tri jave me pare Albania publikoi te dhena per abuzimet qe po kryheshin ne rezervat kombetare te barit. Duke qene se ekzistonin te gjitha te dhenat e nevojshme per te bere perllogaritjen e mases se metaleve te ēmuara qe jane shperdoruar dhe jane flakur nga ana e firmes turke, eksperteve nuk u eshte dashur shume per te bere llogarite, pasi te dhenat disponoheshin te plota dhe perllogaritja do te ishte vetem nje proces aspak i komplikuar matematikor. Kesisoj, eshte llogaritur se ne kushtet kur nga 200 mije tone trup polimetalor, 75 per qind ka kaluar si mbetje (e cila me pas nuk eshte rafinuar ne Rubik) ka nje humbje prej rreth 520 kilogramesh flori, 3850 kilogramesh argjend, 3 mije tone metal bakri, ekuivalent me 15 mije tone koncentrat bakri, si edhe 3800 tone zink, i cili eshte ekuivalent me 8500 tone koncentrat zinku. Pa hyre ne perllogaritjet e vleres se floririt apo argjendit, mjafton vetem fakti se ne bursat nderkombetare ēmimi i bakrit eshte trefishuar ne dy vitet e fundit, per te kuptuar se firma turke po kryen nje krim te paster ekonomik mbi pasurine nentokesore te shtetit tone.
Humbja
Duke qene se firma BER-ONER shfrytezon vetem 25 per qind (sepse vetem kete sasi mund ta eksportoje si lende bruto pa pasur nevoje ta rafinoje) te masivit, atehere, nisur nga kushtet e saj te percaktuara ne kontrate, rezulton se kjo firme korr nje fitim maksimal per kete sasi. Kjo pasi firma eshte e zhveshur nga te gjitha detyrimet me natyre tatimore dhe ligjet fiskale, por ēka eshte me e rendesishme, kjo firme, ne menyre te kunderligjshme u eshte shmangur dhe detyrimeve (qe i ka kerkuar ajo vete) per te investuar ne 9 objekte te tjera, sikurse parashikohet ne marreveshjen koncesionare. Gjithsesi, specialistet kane perllogaritur me perafersi se duke zbritur nga fitimi mbi lenden qe eksporton firma koston e 120 te punesuarve dhe investimin e deklaruar prej 8 milione dollaresh nga firma, i bie qe fitimi i saj neto te jete aty te 17 milione euro. Por ky eshte fitimi i korrur neto nga firma, pasi si pasoje e vjeljes se fitimit me kete skeme, paralelisht firma ka shperdoruar rreth 75 per qind te mbetjeve, vlera e te cilave shkon deri tani diku te 40 milione euro. Te gjitha te flakura ne rruge, te gjitha te llogaritura si pasuri kombetare.
Koncesioni
Ne thelb, marreveshja koncesionare me firmen BER-ONER parashikonte dhenien e dhjete objekteve me koncesion kesaj firme per nje periudhe 30-vjeēare. Mes objekteve llogaritet dhe rezerva polimetalore e Munelles, ku studimi (qe disponohet i plote) i firmes kanadeze NEBEX, ka faktuar se behet fjale per nje trup shume te pasur me baker, flori, argjend dhe zink. Firmes turke BER-ONER i eshte lene dore e lire (nepermjet koncesionit te firmes BOT) qe te shfrytezoje pa asnje detyrim kete miniere, por me kushtin themelor qe te kryente investime dhe ne 9 objektet e tjera. Si rregull, pas 30 vjetesh ne baze te koncesionit te firmes BOT, shteti shqiptar do te trashegonte te gjitha investimet e kryera dhe te gjithe linjen e ringritur prodhuese ne objektet e menaxhuara nga kjo firme. Por ja qe realiteti flet ndryshe, pasi kjo firme eshte perqendruar vetem ne Minieren e Munelles dhe ka lene thuajse te paprekura 9 objektet e tjera, duke i krijuar vetes nje mundesi fitimi maksimale dhe duke rritur ne menyre galopante riskun e shtetit shqiptar. Ajo ēka eshte me interesante lidhet dhe me vete shfrytezimin e Minieres se Munelles, pasi rezulton se edhe aty firma turke po vepron jashte parametrave te projektit qe ajo ka paraqitur kur pretendoi te siguronte marreveshjen koncesionare.
Studimi i vitit 1981: Me 11 milione USD rimekembet Uzina e Rubikut
Ne vitin 1978 deri ne vitin 1981 eshte kryer nje studim i plote tekniko-ekonomik, madje deri ne pergatitjen e detajuar te nje oferte te mundshme per mundesine e rikonstruksionit te Uzines se Shkrirjes se Bakrit ne Rubik. Asokohe jane analizuar disa variante e per ate periudhe vlera optimale dhe me e leverdishme e investimit u caktua ajo prej 11 milione dollaresh, ku rreth 5 milione dollare kushtonte fabrika e pastrimit te gazeve dhe prodhimi i acidit sulfurik. Ky studim si edhe shume te tjere. Nuk u perpunua me tej pasi nga vitet 80 filloi te rendonte mbi ekonomine shqiptare kriza e madhe, e cila bllokoi te gjitha projektet per modernizimin e industrise dhe shtrirjes se metejshme te investimeve. Gjithsesi, kjo industri ka funksionuar me cikel te plote deri ne vitet 90, duke luajtur nje rol te dores se pare dhe nje peshe te padiskutueshme ne prurjen e te ardhurave (aq te nevojshme ne kohen e krizes) per vendin, madje kishte dhe nje ndikim thelbesor ne bilancin e eksporteve. Jane realizuar eksporte te bakrit elektrolit, telave dhe kabllove, koncentratit te piritit, selenit etj. Nga Uzina e Bakrit ne Rubik eshte prodhuar deri ne vitin 1999 baker elektrolit, baker vajebars per Uzinen e Telave ne Shkoder, metalet e arit dhe argjendit (me depozitim ne Thesarin e Shtetit), selen teknik dhe te rafinuar, sulfat bakri, bronz etj.
Kontratat e Zogut, me fitimprurese se ato postkomuniste
Koncesioni i pare ne vendin tone eshte dhene ne vitet 30, kur ne pushtet ishte qeveria e Ahmet Zogut, investime keto te cilat jane perdorur perseri pas viteve 46 deri ne vitin 1999. Ne ate periudhe, si rrjedhoje e rezervave natyrore qe dispononte vendi si dhe mungesa e financimit dhe zhvillimit te tyre, beri qe qeveria e asaj kohe te perdore si nje forme efikase dhenien me koncesion te perdorimit te disa pasurive natyrore. Nder keto pasuri ishin bitumet e Selenices dhe rezervat minerare te bakrit ne rajonin e Mirdites (konkretisht ne Rubik), te dhena per nje periudhe te gjate kohore nje kompanie italiane. Koncesioni i Bakrit ishte ne fillim thjesht dhe vetem shfrytezimi i minieres ne Rubik, e qe gradualisht u pasua per nje periudhe pesevjeēare me shtrirje te investimit edhe ne pasurimin dhe shkrirjen, duke perftuar produkt te gatshem metal bakri ne formen e bakrit blister. Miniera e bakrit ne Rubik kishte rezerva te konsiderueshme e te pasura ne baker, ku kishte trupa minerare nga 8-13 per qind permbajtje bakri, madje kishte raste qe me seleksionimin nje sasi e tij mund te futej ne ciklin perfundimtar te prodhimit te bakrit blister. Nderkohe qe minerarin e varfer te saj se bashku me ate te Minieres se Bakrit ne Derven e kalonte ne pasurim, ne nje linje te vogel perpunimi prane Fabrikes se Shkrirjes ne Rubik, ku transportin e mineralit nga miniera ne kete fabrike pasurimi, e realizonte me teleferik (distance ne linje ajrore rreth 1.5 km).
1 Dhjetor 2007