AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

“Misioni i dy shqiptarėve nė Europė” Empty
MesazhTitulli: “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”   “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė” Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:20 pm

“Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”

Shkrimi qė po botojmė sot ėshtė pjesė e njė studimi qė autori ka bėrė duke u mbėshtetur nė dokumentet osmane, tė nxjerra nga dosja me titullin “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”, tė cilėn ka mundur ta gjejė nė vitin 1969, pas njė pune qėmtuese, midis shumė dosjeve tė tjera, qė ruhen nė Arkivin e Kryeministrisė tė Perandorisė Osmane nė Stamboll

Prof.dr.Kristaq Prifti
Mė 2 prill tė vitit 1879 vilajeti i Janinės, me njė telegram tė posaēėm, njoftonte Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Perandorisė Osmane se mė 30 mars, ditėn e hėnė, u nisėn nga Preveza, me njė vapor austriak, zotėrinjtė Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashėri dhe kėrkonte nga ajo ministri qė tė njoftonte pėr kėtė ambasadat osmane nė Europė.
Ky telegram prej dy reshtash nė turqishten e vjetėr hap dosjen me titullin “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”, shumicėn e dokumenteve tė sė cilės e pėrbėjnė korrespondencat e ambasadave osmane me qeverinė e Stambollit, qė hedhin dritė, hap pas hapi, mbi veprimtarinė diplomatike tė Abdyl Frashėrit dhe Mehmet Ali Vrionit nė kryeqytetet e Europės gjatė muajve prill-maj 1879 dhe nė Stamboll nė qershor tė atij viti.
Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni, i cili ishte gjithashtu njė nga personalitetet e shquara tė lėvizjes kombėtare, ish-deputet i Parlamentit osman, anėtar i Komitetit Shqiptar tė Stambollit dhe kryetar i degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Prefekturėn e Beratit, u ngarkuan nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shqipėrinė e Jugut me njė mision tė posaēėm diplomatik: tė kėrkonin, duke u ballafaquar drejtpėrdrejtė me pėrfaqėsuesit e kabineteve tė Fuqive tė Mėdha, qė kėto tė hiqnin dorė nga zbatimi i Protokollit 13 tė Kongresit tė Berlinit, nė tė cilin rekomandohej qė tė rishikohej vija e kufirit turko-grek (shqiptaro-grek), pėr ta ēuar atė deri nė lumin Kalama. Nė kėtė mėnyrė do t’i aneksoheshin Greqisė territoret shqiptare tė Shqipėrisė sė Jugut ose tė Epirit, Janina me rrethet e saj, Preveza, Arta, Margėlliēi, Parga, Paramithia etj., domethėnė pjesa mė e madhe e Ēamėrisė dhe vise tė tjera nė lindje tė saj.
Misioni i Abdyl Frashėrit dhe Mehmet Ali Vrionit nė Europė pėrbėnte njė nga aksionet mė tė fuqishme dhe mė tė rendėsishme nė veprimtarinė diplomatike tė Lidhjes Shqiptare. Ata kryen nė Europė misionin e diplomatėve tė parė tė shtetit shqiptar, themelet e tė cilit po i hidhte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Para se tė nisej delegacioni pėrgatiti njė memorandum, i cili do t’u paraqitej kabineteve tė Fuqive tė Mėdha, nga tė dy delegatėt, nė emėr tė popullit shqiptar. Nė kėtė memorandum Lidhja Shqiptare kėrkonte prej kabineteve evropiane tė hiqnin dorė nga vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr copėtiminm e tokave shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė nga Protokolli 13, qė i cedonte Greqisė territore tė Epirit, pjesė tė tėra tė Shqipėrisė sė Jugut.
Abdyl Frashėri veproi nė pėrmbushjen e kėtij misioni me energji tė jashtėzakonshme, u shqua si diplomat dhe politikan i madh, i aftė, fal kulturės sė tij tė gjerė, pėr tė biseduar e pėr t’u marrė vesh si me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kabineteve evropiane ashtu edhe me diplomatėt osmanė nė kryeqytetet e Europės.
Suksesin e parė Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni e arritėn qysh nė Romė, qė ishte kryeqyteti i parė europian qė vizituan gjatė kėtij udhėtimi. Pritja qė iu bė nė Romė mė 10 prill 1879 nga dy personalitetet kryesore italiane, kryeministri Depretis dhe sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, konti Tornieli (Tornielli, Brusalti) si edhe bisedimet me ta kaluan nė mėnyrė tė kėnaqshme pėr shqiptarėt dhe u treguan atyre se Roma ishte e prirur pėr ta rishikuar Protokollin 13 pėr kufirin me Greqinė. Mbi ecurinė e kėtij takimi hedh dritė relacioni qė ambasadori osman nė Romė, Turhan Hysni Pėrmeti, i dėrgonte ministrit tė Jashtėm tė Perandorisė Osmane nė Stamboll, ku theksohej se, sipas informatave qė kishte marrė nga Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni, z. Depretis dhe Tornieli u kishin kumtuar atyre se “Italia e pranonte se Kongresi i Berlinit ka gabuar nė qėndrimin ndaj ēėshtjes sė Epirit, se ajo (Italia) po pėrpiqet t’u mbushė mendjen edhe Fuqive tė tjera, por edhe ata (shqiptarėt) duhet tė bėjnė tė njėjtėn gjė”. Tė njėjtin mendim pėr rezultatin e bisedimeve qė patėn nė Romė, i shprehėn sulltanit edhe Abdyli me Mehmet Ali Vrionin nė promemorjen qė i dėrguan, menjėherė pas kthimit tė tyre nė Stamboll, mė 23 qershor 1879. Kryeministri Depretis, i shkruanin ata sulltanit, pranoi se “Kongresi i Berlinit e ka bėrė kėtė gabim dhe se ky gabim duhet ndrequr, se pėr kėtė (Depretis) do tė hynte nė korrespondencė edhe me shtetet e tjera dhe se nuk do tė pranonte asnjėherė pretendimet e Greqisė mbi Epirin”.
Nė Paris Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashėri patėn pėrkrahjen e ambasadės osmane, me ndėrmjetėsinė e sė cilės dhe tė shoqėruar prej kėshilltarit tė saj, u pritėn, mė 3 maj, nga ministri i Punėve tė Jashtme tė Francės, Vaddingtoni. Pritja qė Vaddingtoni u rezervoi shqiptarėve, ishte, sipas vlerėsimit tė Safet Pashės, ambasadorit turk nė Paris “e favorshme dhe madje dashamirėse”. Safet Pasha e pėrshkruante Vaddingtonin si njė personalitet me kulturė tė thellė, ndėrsa njohja prej tij nė mėnyrė tė pėrsosur e gjuhės greke, tė cilėn e njihnin po aq mirė tė dy delegatėt shqiptarė, jo vetėm e lehtėsoi bisedėn ndėrmjet tyre por e bėri atė edhe mė intime. Megjithatė, kjo bisedė nuk kaloi pa kundėrthėnie e ballafaqime ndėrmjet tyre.
Kureshtjes sė kryediplomatit francez, qė kėrkoi tė dinte se nga cila anė e Shqipėrisė ishin dhe nėse paraqiteshin si delegatė tė rretheve tė tyre apo tė tė gjithė Shqipėrisė tė dy delegatėt iu pėrgjigjėn se njėri ishte nga Frashėri dhe tjetri nga Berati, por ishin pėrfaqėsues tė Lidhjes Shqiptare, e cila pėrfshinte tė gjithė vendin dhe qė nė mbledhjen e saj tė fundit nė Prevezė i kishte ngarkuar pėr t’u sjellė qeverive europiane protestat e tyre nė lidhje me synimin e Greqisė pėr tė aneksuar, sipas Protokollit 13, pjesėn mė tė mirė tė vendit tė tyre.
Gjatė bisedės me Vaddingtonin, Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni, “me njė ndjenjė bindjeje tė thellė”, siē shkruante Safet Pasha, me argumente tė gjithanshme, politike, strategjike, ekonomike, etnike dhe historike i treguan ministrit francez sa i padrejtė ishte Protokolli 13 dhe u pėrpoqėn ta bindnin atė dhe qeverinė e tij qė tė hiqte dorė nga miratimi i kėtij akti tė Kongresit tė Berlinit.
Abdyli dhe Mehmet Ali Vrioni i shprehėn Vaddingtonit shqetėsimin qė kishte shkaktuar nė gjithė Shqipėrinė zotimi pėr t’i dhėnė Greqisė njė pjesė tė Epirit, i sanksionuar nė protokollet e Kongresit tė Berlinit. Me njė tė rėnė tė kalemit, i thanė ata bashkėbiseduesit tė tyre, Europa kėrkon t’i shkėpusė Shqipėrisė tokat mė pjellore, qytetet me njė tregti dhe industri tė zhvilluar, portet qė frekuentohen mė tepėr, qė janė qendrat mė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e tregtisė dhe qė i sigurojnė vendit lidhje tė pėrhershme me Europėn. Delegatėt e vunė theksin edhe nė rėndėsinė strategjike qė kishte pėr Shqipėrinė cedimi i Janinės dhe i lokaliteteve tė Ēamėrisė Greqisė, sepse, pėrveē tė tjerave, do tė bėnte qė Shqipėria tė humbiste disa pika strategjike natyrale dhe tė fortifikuara, ēka do ta privonte nga mundėsia pėr t’u mbrojtur ndaj sulmeve tė armiqėve. Kjo, theksuan ata do ta vinte vendin nė mėshirėn e grekėve, tė cilėt brenda njė kohe pak a shumė tė afėrt dhe pa ndeshur nė pengesa serioze mund tė pushtojnė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, kėrkesė, tė cilėn pati guximin tė mos e fshihte edhe i plotfuqishmi i (Greqisė) nė Kongresin e Berlinit, Deljanis. Siē dihet, Greqia vijoi t’i paraqiste pretendimet e saj ndaj Epirit (Shqipėrisė sė Jugut) edhe pas Kongresit tė Berlinit, gjatė dhe pas Konferencės sė Londrės tė vitit 1913 dhe vazhdon t’i shfaq, me forma e mėnyra tė ndryshme, edhe sot ndaj tė shtuquajturit “Vorio Epir”.

Vaddingtoni, si pėrfaqėsues i njė qeverie, e cila kishte qenė nismėtarja kryesore e Protokollit 13 tė Kongresit tė Berlinit, nuk u premtoi delegatėve tė Lidhjes qė Franca tė hiqte dorė menjėherė nga ai Protokoll, megjithatė ai e njojti Epirin si territor shqiptar, si pjesė tė Shqipėrisė. Vaddingtoni u kumtoi atyre se “nuk e kundėrshtonte ekzistencėn e Shqipėrisė dhe Epirin si pjesė tė saj”, gjė qė pėrbėnte njė hap tė rendėsishėm dhe pozitiv pėr ēėshtjen shqiptare. Por duke qėnė nėn ndikimin e qendrimit tė mėparshėm tė Francės pėr ēėshtjen e Epirit, Vaddingtoni deklaroi se, “pėrveē Janinės, pėr tė cilėn kishte dyshime (nėse i duhej ceduar Greqisė), ai ishte i bindur se aneksimi i Prevezės dhe i Artės nga Greqia, nuk do tė shkaktonte ndonjė kundėrshtim nga ana e popullatės, pjesa mė e madhe e sė cilės flet greqisht dhe ėshtė e fesė greke (ortodokse)”.
Tė dy bejlerėt shqiptarė, siē i shkruante Stambollit ambasadori turk nė Paris, Safet Pasha, i kundėrshtuan edhe kėto pohime tė ministrit tė Jashtėm frances. “Ata pranuan se nė Artė pėrdoret greqishtja, por sė bashku me shqipen, ndėrsa nė Prevezė pėrdoret vetėm shqipja”. Ndėrkaq ata e vunė theksin nė domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Epirit nė bazė tė parimit tė kombėsisė, tė njohur nga tė gjitha shtetet europiane e nė radhė tė parė nga Franca, e jo nė bazė tė gjuhėve qė njohin e qė kanė mėsuar dhe aq mė pak nė bazė tė besimit fetar tė cilin praktikojnė. “Kėtu ėshtė fjala vetėm pėr kombėsinė”, i deklaruan ata bashkėbiseduesit tė tyre.
Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni i parashtruan Vaddingtonit argumente historike dhe etnike, qė vėrtetonin pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė territoreve tė Epirit, tėrėsinė e tė cilave mbronte Lidhja Shqiptare. “Tė dhėnat historike tė kohėrave tė vjetra dhe tė atyre moderne, si edhe traktatet gjeografike, i kumtuan ata Vaddingtonit, tregojnė qartė se ēfarė padrejtėsish i janė bėrė dhe po i bėhen Shqipėrisė me Protokollin 13. Epiri, si krahinė theksuan ata, sikurse e provojnė historianėt mė tė famshėm tė kohėve tė vjetra si Herodoti, Tuqididi, Straboni dhe veprat e gjeografėve mė tė mėdhenj tė sotėm ėshtė pjesė integrale e Shqipėrisė qė nga kohėt e lashta dhe nuk ka qenė asnjėherė dhe nė asnjė periudhė i pushtuar prej grekėve”.
Kėto argumente historike tė dy shqiptarėt i shoqėruan edhe me tė dhėna tė tjera, etnike tė kohės, me faktin qė popullsia e Epirit apo e Shqipėrisė sė Poshtme ishte nė shumicėn e saj dėrmuese shqiptare. Ata kundėrshtuan pretendimet absurde tė helenėve se, meqė nė Janinė dhe nė Artė pėrdorej edhe gjuha greke, pėrveē shqipes, duhet qė ato dhe Epiri pėrgjithėsisht tė konsiderohen si pjesė e kombėsisė greke. Mirėpo popullsia e Epirit llogaritet nė rreth gjashtėqindmijė frymė, ndėrsa ata qė e flasin greqishten mezi arrijnė shifrėn prej 74 mijė banorėsh; por edhe kėta, theksoi Abdyl Frashėri, nuk janė me origjinė helene dhe e pėrdorin greqishten si gjuhė tė mėsuar nė kushtet e mungesės gjer nė njė far kohe tė njė alfabeti shqip dhe sidomos nga ndikimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė me grekėt dhe i marrėdhėnieve tregtare tė pėrditshme me ta. Gjithė bota e di se, pavarėsisht nga gjuha qė flasin, banorėt e kėtyre lokaliteteve janė shqiptarė. Pėrdorimi i gjuhės greke si edhe besimi nė tė njėjtėn fe, nuk i heqin aspak kėsaj popullsie (tė jugut tė Epirit) cilėsinė e qytetarėve shqiptarė”.
Gjithėsesi, Abyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni nė promemorjen qė i dėrguan sulltanit pas kėtij misioni, mė 23 qershor 1879, i quanin tė frytshme pėr ēėshtjen shqiptare bisedimet qė zhvilluan nė Paris. “Edhe pse Vaddingtoni, i kumtuan ata sulltanit, ka pėrkrahur vazhdimisht pretendimet greke mbi Epirin, ata arritėn ta bindnin atė tė kthehej nga kjo rrugė dhe tė premtonte se do do t’i jepte ambasadorit tė Francės nė Stamboll udhėzime pėr tė vepruar nė mėnyrė tė drejtė nė ēėshtjen e Epirit dhe tė mos lejonte padrejtėsira, duke u bindur se populli i Epirit nuk ka gjė tė pėrbashkėt kombėtare me grekėt”.
Nė fund tė bisedės sė tyre Abdyli dhe Mehmet Ali Vrioni i dorėzuan Vaddingtonit Promemorien e Lidhjes Shqiptare, pėr tė cilėn ai premtoi se do ta shqyrtonte me vėmendje.
Mė 5 maj, i shkruante Safet Pasha Stambollit, Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni lanė Parisin dhe u nisėn pėr nė Londėr, Berlin dhe Vjenė me tė njėjtin mision qė plotėsuan nė Romė dhe nė Paris.
Edhe nė Londėr takimi me ministrin e jashtėm tė Britanisė sė Madhe, lordin Sollsbėri u bė i mundur me ndėrmjetėsinė e ambasadorit turk, Mysyrys Pashės, kuptohet jo pa miratimin e Portės sė Lartė. Lordi pranoi t’i dėgjonte, megjithatė jo nė zyrat e Forejn Ofisit, por nė shtėpinė e tij, mė 12 maj 1879, ku Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni shkuan tė shoqėruar nga kėshilltari i ambasadės turke, i cili u shėrbeu edhe si pėrkthyes. Delegatėt shqiptarė i parashtruan ministrit britanik kėrkesėn e Lidhjes e tė popullit shqiptar pėr tė mos lejuar copėtimin e Shqipėrisė sė Jugut, duke i dhėnė Greqisė tokat shqiptare tė Epirit dhe pėr tė mos ratifikuar Protokollin 13. Ata i dorėzuan edhe atij promemorjen e Lidhjes.
Biseda me ministrin anglez tė Punėve tė Jashtme u zhvillua nė njė atmosferė tė favorshme pėr shqiptarėt dhe pėr misionin, pėr tė cilin kishin ardhur nė Europė. Nė atė kohė kabineti anglez, ndonėse zyrtarisht nuk ishte shprehur kundėr zbatimit tė Protokollit 13, nuk ia kishte fshehur Fuqive pjesėmarrėse tė Kongresit tė Berlinit rezervat e tij pėr kėtė Protokoll, madje nė mėnyrė konfidenciale, u pat deklaruar atyre se do tė ishte mė mirė qė Janina t’i mbetej Turqisė, ēka do tė thoshte Shqipėrisė, si pjesė e Perandorisė Osmane nė atė kohė.
Po kėtė qėndrim mbajti kryediplomati britanik, Sollsbėri edhe nė bisedėn me dy delegatėt shqiptarė. Sikurse i shkruanin Abdyli dhe Mehmet Ali Vrioni sulltanit, mė 23 qershor 1879, pasi u informua hollėsisht prej tyre pėr gjendjen reale nė Shqipėri, Sollsbėri u tha “se dėshironte qetėsinė dhe qė askujt tė mos i bėhet padrejtėsi” dhe premtoi se “pėr kėtė ēėshtje (tė Epirit) do t’i jepte udhėzime ambasadorit tė vet nė Stamboll qė tė merrte parasysh kėrkesat e shqiptarėve dhe shpresonte se nuk do t’i jepej Greqisė asnjė pjesė nga Epiri”.
Sikurse i konfirmuan edhe ambasadorit turk nė Londėr, Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni “kishin mbetur tė kėnaqur nga pėrfundimet e misionit tė tyre nė Londėr”.
Korrespondencat e dosjes “Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”, si edhe Promemoria qė ata i dėrguan sulltanit mė 23 qershor 1879, sapo mbėrritėn nga Vjena nė Stamboll, e qė shėnon mbylljen e kėtij udhėtimi, tregojnė se misioni i tyre diplomatik dha frytet e tij. Shqetėsimi se njė copėtim i mėtejshėm i trojeve shqiptare nė favor tė Greqisė, pas atij qė iu bė me viset qė iu aneksuan Serbisė dhe Malit tė Zi, do tė shkaktonte njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Shqipėri dhe do tė ndėrlikonte gjendjen nė Ballkan dhe nė Europė, filloi tė ndihej gjithnjė e mė shumė nė politikėn e kabineteve europiane dhe i bėri ato tė tėrhiqeshin nga angazhimi pėr tė zbatuar Protokollin 13. Kėtė qendrim tė kabineteve tė Europės kishin parasysh A. Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni kur i shkruanin sulltanit, mė 23 qershor 1879, se shumica e Fuqive tė Mėdha nuk mendojnė qė t’i japin shumė tokė Greqisė dhe synojnė mė tepėr ta zgjidhin ēėshtjen e kufijve me Greqinė, duke i bėrė kėsaj cedime territoriale mė tepėr nė anėn e Thesalisė se sa nė atė tė Epirit, ku “mund tė lindnin komplikacione tė reja me kryengritėsit shqiptarė”.
Nė kėto rrethana, ēėshtja e Epirit, e zbatimit nga Fuqitė e Mėdha tė Protokollit 13 tė Kongresit tė Berlinit u zvarit pėr afro 3 vjet dhe pėrfundoi me marrėveshjen turko-greke tė marsit tė vitit 1881, sipas sė cilės Greqia u zgjerua nė Thesali, deri nė lumin Selemvria, kurse nė Epir nga gjithė hapėsira e gjerė e pretenduar prej saj, mundi tė aneksonte vetėm qytetin e Artės me rrethinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Misioni i dy shqiptarėve nė Europė”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Valbona Coba,misioni Hollivud
» Lista e shqiptareve me te kerkuar ne bote nga Interpoli
» Studime ne Austri dhe Europe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: