PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Semundjet fatale , hetim i huaj ne Elbasan Fri Dec 07, 2007 10:17 pm | |
| Semundjet fatale, hetim i huaj ne Elbasan E Premte, 07 Dhjetor 2007
ELBASAN - Kompani e huaj per te hetuar dukurine e vdekjeve nga semundje te pasherueshme ne rajonin e Elbasanit. Vendimi eshte marre pas takimit qe kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, pati dy dite me pare me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Lajmin e konfirmoi ekskluzivisht per "Koha Jone", dje, kryebashkiaku Sejdini. Ai sqaroi se "Kryetari i Keshillit te Ministrave, vendosi te urdheroje ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, qe te zgjidhe sa me pare problemin e percaktimit te shkaqeve te vdekjes nga tumoret dhe kjo te behet me eksperte nderkombetare te specializuar ne kete fushe". Sejdini u ndal per "Koha Jone" dhe ne disa argumente te tjera te pazbardhura ne bisedim me ekzekutivin shqiptar.
Kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, tha se ka shfrytezuar takimin qe realizoi Berisha me Ramen dhe kryetaret e bashkive per ceshtjen e reformes zgjedhore. Ai e ka vene ne dijeni Kryeministrin Sali Berisha, lidhur me tre probleme madhore qe shqetesojne kete qytet: Kryerjen e nje studimi per shkaqet e vdekshmerise nga kanceri ne Elbasan; Ndertimi i spitalit Kirurgjik; Problemi i fushes se plehrave. "Une i kerkova Kryeministrit tre gjera, te cilat mendoj se jane primare per kete qytet. Se pari, kryerjen e nje studimi per te percaktuar shkaqet e vdekjes nga kanceri dhe semundjet e pasherueshme ne kete qytet", pohoi Sejdini. Ai shtoi se kerkesat dytesore ishin per ndertimin sa me pare te kirurgjise se re dhe investimi per ngritjen e nje fushe te re te perpunimit te plehrave.
"Berisha i degjoi me kujdes kerkesat e mia dhe per te tre shqetesimet me ktheu pergjigje pozitive. Ai me premtoi se do te urdheroje ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, qe te zgjidhe sa me pare dy problemet e para, pra percaktimin e shkaqeve te vdekjes nga tumoret dhe ndertimin e kirurgjise se re", beri te ditur kryebashkiaku i qytetit me te ndotur te Shqiperise. "Lidhur me shqetesimin e pare - vijoi ai - u ra dakord qe te thirren eksperte dhe nje kompani e huaj e specializuar ne kete fushe, per te percaktuar shkaqet e vdekshmerise nga semundjet e pasherueshme", konfirmoi Sejdini.
Qarku i Elbasanit, me 500 mije banore, i dyti per nga madhesia ne vend, konsiderohet nga raportet vendase dhe nderkombetare, prej te pakten nje dekade, si me i ndoturi ne vend. Investigimet dhe kontrollet ne pika te nxehta te qytetit, kane treguar madje kater vjet me pare, se Elbasani eshte i treti me i ndoturi i Evropes. Renditje te ngjashme ai mban dhe ne bote.
Faktoret e ndotjes jane perhapja ne ajrin qe thithin banoret, gjallesat e ndryshme dhe bimesia. Ai eshte i tejmbushur prej dekadash, me pluhura helmuese, kancerogjene dhe te tjera te rrezikshme dhe vdekjeprurese per banoret dhe me gjere. Mjeket specialiste kembengulin se pasojat e kesaj ndotjeje, qe po vazhdon me ritme "normale", nuk jane te menjehershme. Ato shfaqen fataliste disa vite me vone. Mjeket ilustrojne me faktin se te pakten 5 persona diagnostikohen cdo jave me tumore ne Elbasan dhe cdo dite nje person vdes nga semundja vdekjeprurese.
Enigma e vdekjeve nga semundjet kanceroze
Deri kohet e fundit ishte menduar se vdekjet nga kanceri dhe semundjet e pasherueshme ne Elbasan shkaktoheshin nga ndotja e mjediseve te ish-Kombinatit Metalurgjik. Por ka qene vete kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini, qe ka hedhur hipotezen e nje shkaktari mister per kete rast. Kryebashkiaku i Elbasanit kerkon publikisht ngritjen e nje komisioni hetimor per kete qellim. Madje, ai kerkon edhe ndihmen e ambasadave te huaja si ato franceze, gjermane dhe italiane. Kerkesa e Qazim Sejdinit ka terhequr vemendjen e diplomateve te huaj. Ata konfirmojne se e kane marre ne konsiderate ate dhe premtojne te vene ne dispozicion specialiste te fushes. Rreth 300 shtetas vdesin mesatarisht cdo vit ne Elbasan nga kanceri dhe semundje te tjera te pasherueshme.
Dhe telashet nuk kane te sosur
I pyetur lidhur me ceshtjen e ngritjes se grupit te punes per radioaktivitetin e hekurit, Qazim Sejdini pohoi dje, per "Koha Jone", se po hetohet mbi shqetesimin: "Bashkia eshte duke vazhdua me mjetet e saj per te zbardhur te verteten e ketij shqetesimi. Ne kemi ngritur nje grup pune te perbere nga keshilltare te Keshillit Bashkiak dhe nga nepunes te bashkise. Ky grup eshte duke mbledhur fakte dhe informacionin e nevojshem dhe ne mbledhjen e radhes do te raportoje para Keshillit Bashkiak", siguroi Sejdini.
| |
|