Buto, viktime e dinastive te mallkuara te Azise
NJU DELHI - Benazir Buto hyri ne politike vetem pasi i ati u ekzekutua nga ushtria. Ajo u vra pardje, nje fund tragjik i parashikuar per pjesetaren e nje prej dinastive, me sa duket, te nemura politike ne Azine Jugore. Familjet e fuqishme Buto te Pakistanit, Gandi te Indise dhe familja Bandaranaike e Sri Lankes kane dominuar politiken ne kete rajon te larmishem dhe poliglot qe kur fitoi pavaresine nga Britania. Por, asnje nuk i ka shpetuar tragjedise nga rebelet, ekstremistet apo lideret ambicioze te ushtrise. Ishte Zulfikar Ali Buto, ai qe themeloi dinastine e Pakistanit. Ai u be Kryeministri i pare i zgjedhur i vendit, por u rrezua nga posti nga ushtria ne vitin 1977 dhe me pas u var. Te dy djemte e tij vdiqen ne rrethana misterioze. E bija e tij, Benazir, nje ish-kryeministre, ishte me fat qe i mbijetoi nje sulmi kamikaz ndaj autokolones se saj, qe shkaktoi vdekjen e afro 150 personave, pas kthimit te saj ne muajin tetor ne Pakistan, pas tete vitesh ne azil.
Po ata muaj, ajo beri nje vizite emocionale ne varrin e te atit, ne fshatin e stergjysherve te saj ne jug te Pakistanit. "Ekziston ende rreziku per sulme, por Allahu mund t'i mbroje te gjithe dhe une nuk jam e frikesuar", deklaroi ajo. Ne Indi, Kryeministrja Indira Gandi u qellua me arme zjarri nga truprojat e saj Sikh, ndersa ecte ne kopshtin e saj ne vitin 1984, dhe u mbrojt nga nusja e saj italiane, Sonia, ndersa po vdiste. Tragjedia e afroi te birin e saj dhe burrin e Sonias, Rajiv ne politike ne postin e kryetarit te shtetit. Ai u vra nga nje kamikaz ne vitin 1991 ne nje miting elektoral. Me nje parandjenje ogurzeze, Sonia shkruan se kishte "luftuar si nje tiger" per te mos lejuar qe Rajiv te hynte ne politike. Pas vdekjes se tij, ajo deshironte te qendronte jashte politikes, por ne vitin 1998 iu dorezua presionit te forte te partise Kongres. Sot ajo eshte politikania me e fuqishme ne Indi. "Kjo eshte pjese e jetes politike. Vjehrra dhe burri im jetuan dhe dhane jeten per vendin", deklaroi ajo ne nje interviste ne vitin 2004. "Nuk besoj se ata do te kishin dashur te vdisnin ne ndonje menyre tjeter".
Ky rajon i populluar eshte perballur me nje mori kryengritjesh te dhunshme nga grupet qe ndiheshin te perjashtuar nga demokracia. Ushtria ka menduar shpesh se mund te qeveriste me mire sesa politikanet. "Ne kete rajon ekziston kjo lufte midis votes dhe plumbit", deklaroi Mahesh Rangarajan, nje analist politik dhe profesori i historise ne Universitetin e Delhit, duke shtuar: Ka dhe grupe qe deshirojne te zgjidhin merite politike duke i dhene fund debatit"