AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier Empty
MesazhTitulli: Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier   Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:33 pm

Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier
Nga dėshmorėt e Luftės Nacional Ēlirimtare e deri te mėsuesit dhe shkrimtarėt

Sikurse disa familje tė tjera, tė cilat lanė Voskopojėn, pas prishjes sė saj dhe u vendosėn nė tokat e buta dhe tė begata tė Fierit, edhe Xoxajt, sė bashku me shumė familje tė tjera sipas dėshmive tė historianėve dhe pleqve tė vjetėr, transmetuar gojė pas goje, ndėr brezat e tyre janė vendosur nė lagjen “Kishė” tė qytetit tė Fierit, sė bashku me shumė familje tė tjera si Vėrriaj, Papaj, Pogaēe, etj.

Shpėrngulja e Xoxajve

Historiani i vjetėr fierak Hysen Emiri nė librin e tij “Historia e Fierit” rrėfen se si djemtė dhe burrat e rinj fierakė, mblidheshin nė oborrin apo tokat e Loni Xoxės, mbrėmjeve pėr orė tė tėra.

“Loni rrėfen Emiri ishte njeri i ndershėm i drejtė dhe plot jetė. Rreth tij mblidheshin mbrėmjeve burrat dhe djemtė e fshat-qytet Fierit”.

Shpėrngulja e Xoxajt dhe fiseve tė tjera ėshtė bėrė fill pas fisit Papuēiu, e cila daton rreth viteve 1770, atėherė kur nė Fier, nuk kishte mė shumė se 200 shtėpi.

Gjeneza e Xoxajve

Donika Xoxa, njė nga nuset e Xoxajve dhe pikėrisht Sotiraq Xoxės, ish-mėsues dhe inspektor i arsimit (edhe kjo mėsuese tashmė nė pension), rrėfen gjithė gjenezėn e fisit tė Xoxajve, i cili njihet nė Fier nga emri i dėshmorit tė ri 22-vjeēar, Andon Xoxės, emrin e tė cilit e mban njė shkollė 9-vjeēare nė qendėr tė qytetit tė Fierit.

Nė shtėpinė e saj njėkatėshe, tradicionale, mbushur plot pemė frutore dhe lule, Donika tregon se tashmė Xoxajt kanė mbetur pak dhe disa familje qė kanė mbetur jetojnė nė Tiranė.

Gjithsesi ajo tregon se Xoxajt veē veprimtarisė sė pakursyer nė luftė, njihen sidomos pėr veprimtarinė e tyre nė arsim, madje edhe nė art si Jakovi dhe i biri i tij Agroni.

Bushi dhe Sotiri

Tė parėt e Xoxajve qė u vendosėn nė Fier

“Mesa mbaj mend unė nga rrėfimet e mė tė vjetėrve, tregon Donika 70-vjeēare, Xoxajt, tė cilėt kanė ardhur nga Voskopoja kanė qenė dy vėllezėr, Bushi dhe Spiro. Fillimisht ata u vendosėn nė lagjen 'Kishė', por kanė toka bujqėsore sidomos nė Radostinė. Nga mbiemri ynė ka marrė emrin edhe toponimi Radostinė-Xoxa, fshat pranė fshatit fqinj Radostinė-Fasko, ku ende ekzistojnė tokat bujqėsore tė blera nga Xoxajt", tregon Donika.

Bushi, i pari i Xoxajve lindi njė djalė dhe njė vajzė Lonin dhe Julian. Loni Xoxa punonte nė kohėn para Luftės Nacional Ēlirimtare dhe gjatė saj si sekretar nė Bankėn Di Napoli. Pas martesės Loni lindi dy djem dhe njė vajzė, Jorgji, Sotiraqin dhe Uraninė.

Jorgji Xoxa sė bashku me Andon Xoxėn (kushėri i parė i tij) u morėn intensivisht me Luftėn Nacional Ēlirimtare.

Jorgji ishte kryetar i parė antifashist gjatė Luftės Nacional Ēlirimtar, ndėrsa Sotiraqi pas luftės ishte ndėr mėsuesit e parė tė gjuhės shqipe nė Fier.

Nė trungun e familjes sė Xoxajve veē Lonit, ishin edhe dy kushėrinjtė e parė tė tij Uani dhe Nasi.

Uani lindi dy djem, Andonin, i cili ra dėshmor nė Luftėn Nacional Ēlirimtare pėr ēlirimin e Pogradecit dhe Petraqi, i cili ishte mjek.

Ndėrsa vėllai i Uanit, Nasi edhe ky lindi dy djem, Alekon dhe Jakovin, shkrimtarin e madh tė njohur pėr romanin e tij tipik “Lumi i vdekur”.

Jakovi pas martesės lindi dy djem, Arbenin muzikant dhe studiuesin Agron Xoxa, tregon pėr fundin e pemės gjenealogjike

Donika nusja e Sotiraq Xoxės, duke saktėsuar se nga trungu i Spiros, vėllait tjetėr qė mbėrriti me Bushin nga Voskopja, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė trashėgimtar.

Donika pohon se vetė ka dy vajza dhe njė djalė, Dritėn, mėsuese dhe Bardhėn nėpunėse poste, ndėrsa djali Leonardi ėshtė mėsues. Po kėshtu edhe nusja e tij Marjana Xoxa, ėshtė pedagoge e pianos nė liceun artistik “Jakov Xoxa” dhe dirigjente.

"Kėshtu mėsuesinė ne Xoxajt e kemi zanatin tonė", thotė Donika, nė shtėpinė e sė cilės ka 4 mėsues, burri, vet ajo, djali dhe nusja.

Jakov Nasi Xoxa (1923-1979)

Autori i librave tė universitetit,

artisti qė fjalėn e ngriti nė art

Jakov Xoxa, djali i xhaxhait tė Andonit ka lindur mė 1923 nė qytetin e Fierit nė familjen e Xoxajve.

Veprat e tij do tė mbeten kurdoherė nė tabanin e letėrsisė.

Pėr punėn e tij tė palodhur, pėr aktivitetin e tij letrar nė vitin 1970 nderohet me “Ēmimin e Republikės sė shkallės sė parė” dhe urdhrin “Naim Frashėrti tė klasit tė dytė”.

Nė vitin 1975 dekorohet me urdhrin e "Flamurit tė kuq tė punės tė klasit tė parė".

Para luftės

Mėsimet e para i mori nė Fier dhe mė pas nė Vlorė, Kavajė dhe Berat, qytetet nė tė cilat familja ishte e detyruar tė endej sepse ashtu e kishte natyrėn e punės i ati Nasi, i cili ishte magazinier kripe.

Vitet e fėmijėrisė sė tij pėrkojnė me regjimin e monarkisė zogiste.

Ishte 13 vjeē, atėherė kur u shtyp me gjak nga kryengritja e Fierit dhe Jakovi bėnte punė tė ndryshme si ēirak nė familjen e madhe tregtare Papa, nė farmacinė e vogėl tė qytetit etj. Nė kėtė kohė shkoi pėr tė vazhduar studimet nė liceun e Korēės, mė vonė vazhdoi shkollėn normale tė Elbasanit, por e ndėrpreu sėrish dhe shkollėn e mesme e mbaroi vetėm pas ēlirimit tė vendit nė Tiranė.

Pushtimi fashist ngriti njė valė tė re zemėrimi nė zemrėn e Jakovit tė ri. Duke ndjerė nga afėr hallet e popullit, duke kuptuar nė thelb demagogjinė fashiste, i pajisur me njė shpirt tė pastėr, u hodh nė radhėt e Lėvizjes Nacional Ēlirimtare, si aktivist nė grupin e tė rinjve dhe mė pas anėtar i organizatės sė rinisė antifashiste, ai ngarkohej me detyra tė ndryshme, nė

Fier, Vlorė dhe Tiranė.

Nga fillimi i vitit 1943 doli partizan. Kėto vite dhe tė tjerat, pas ēlirimit, Jakovi pėrpiqej ti pasqyronte nė gazetėn lokale “Pėrpjekja e rinisė”.

Pas luftės

Nė dhjetor tė vitit 1947 filloi studimet e larta nė Jugosllavi pėr ti vazhduar mė pas nė Sofje.

Pas mbarimit tė shkollės sė lartė nė 1952 kthehet nė atdhe dhe fillon punėn nė Institutin e Shkencave.

Nė vitin 1953 punon si redaktor i gazetės "Zėri i rinisė" ku

drejtonte rubrikėn e “Tribunėve sė letrarėve tė rinj”.

Nė vitin 1957 u emėrua pedagog nė universitetin e Tiranės nė lėndėn e teorisė sė letėrsisė.

Nė vitin 1958 botoi vėllimin e dytė nė prozė tė shkurtėr “Novela”. Nė 1949-1950 botoi dy drama ”Buēet Osumi“ dhe ”Zemra”.

Pas botimit tė novelave i pajisur tashmė me pėrvojė artistike duke pasur njė kulturė tė gjerė nė fushėn e letėrsisė, dhe si njė njohės i mirė i gjuhėve tė huaja me kėmbėnguljen qė e karakterizonte ju pėrvesh punės pėr hartimin e teksteve tė teorisė sė letėrsisė pėr studentėt e shkollave tė larta, tė cilat shquhen pėr nivel tė lartė stilistik dhe gjuhėsor.

Nė vitin 1957 Jakov Xoxa fillon tė punojė pėr romanin “Lumi i vdekur” ku vite me radhė jetoi pėr njė kohė tė gjatė me myzeqarėt, ku ai bridhte fshat mė fshat, shtėpi mė shtėpi ku natėn kthehej nė dhomėn e tij nė Muzeun Arkeologjik tė Apolonisė ku punonte deri vonė.

Nė vitin 1961 u botua nė revistėn “Nėntori” varianti i parė i “Lumit tė vdekur”.

Nė vitin 1971 botoi “Juga e bardhė” ndėrsa deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij punoi nė dorėshkrimin e “Lulja e kripės”, tė cilėn fatmirėsisht e pėrfundoi, por qė u botua pas vdekjes

sė tij nė 1979.

Jakov Xoxa mendonte tė shkruante edhe dy romane tė tjerė pėr tė plotėsuar ciklin e vet tė romaneve tė konceptuar nė formėn e njė iksi ("x").

Vdiq mė 17 shkurt tė vitit 1979 prej njė sėmundjeje tė rėndė.

Irena Mėrtiri

Andon Uan Xoxa (1922-1944)

Dėshmori 22-vjeēar qė u vra pėr ēlirimin e Pogradecit

Andon Xoxa ka lindur nė lagjen “Kishė” tė qytetit tė Fierit nė janar tė vitit 1922 nė njė familje tė mesme pėr nga gjendja ekonomike, por tepėr patriotike dhe liridashėse.

Mė 30 qershor tė vitit 1935 mbaroi shkollėn fillore nė qytetin e lindjes. Pas vitit 1935 babai i tij Uani e regjistroi nė shkollėn e mesme tregtare tė Selanikut nė Greqi.

Pushtimin fashist, ashtu si Xoxajt e tjerė dhe familjeve tė tjera atdhetare Andoni e priti me urrejtje tė madhe dhe pėr kėtė qėllim ndėrpreu studimet. Jo vetėm kaq, por ai mori pjesė intensivisht nė veprimtarinė antifashiste dhe pėr kėtė qėllim fashistėt e arrestuan nė prill tė vitit 1942 dhe nė janar tė vitit 1943 e liruan.

Pas kėsaj veprimtaria e tij ilegale nuk kishte mė kuptim. Ai doli partizan nė prill tė vitit 1943 dhe fillimisht u inkuadrua nė Brigadėn e I sulmuese. Luftoi me heroizėm deri nė 18 prill tė vitit 1944 ku ra heroikisht nė luftė pėr ēlirimin e qytetit tė Pogradecit, nė moshėn 22-vjeēare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Familja e Xoxajve Nga Voskopoja bėri emėr tė madh nė Fier
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUSH E BERI MODERATOR REDIN
» Mire Se Vini Ne FIER ......

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: