Berisha inspekton Durres-Kukes
E Hene, 14 Janar 2008
Kryeministri Sali Berisha inspektoi dje punimet e rruges Durres-Kukes, ku nga lart neper luginen e Fanit me helikopter ka pare punimet ne tere segmentin rrugor, por nuk pranoi te jape pergjigje, nese do dorezoje apo jo ne prokurori materialet qe kerkohen per hetimin e kesaj rruge. Une jam ketu vetem per rrugen, per legjenden e saj. Ketu jemi para madheshtise se rruges, kesaj vepre e cila, edhe per ata te cilet i ka verbuar madheshtia e saj, jam i bindur se eshte nje shans per ta, per gjetur vlerat baze qe ekzistojne ne cdo qenie njerezore, u pergjigj me diplomaci Kryeministri. Ai nuk e preku ne asnje pjese se deklarates hetimin qe po kryhet nga organi akuzes per procedurat e tenderit te kesaj rruge, e aq me pak nuk mori persiper te flase per kerkesat e opozites per doreheqjen e ministrit Lulzim Basha. Pergjigjja e vetme qe Kryeministri Berisha i dha opozites ne menyre indirekte ishte ftesa e tij per te vizituar nga afer punimet. I ftoj edhe ata, te cilet madheshtia e rruges i ka verbuar totalisht dhe ngrihen cdo dite e vjellin vrer kunder saj, le te vijne ketu, se ndoshta kjo pune e paimagjinueshme do tu shkrije te gjitha shtresat e erreta te pergjigjeve te tyre. Do tu jape dhe do ti coje edhe ata drejt vlerave baze te cdo njeriu, te cdo qytetari, tha kreu i ekzekutivit.
Kryeministri ndoqi dje punimet ne rrugen Rreshen-Kalimash, i shoqeruar dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, dhe pershkoi ne kembe pjesen e hapur te tunelit qe nga njera ane ka arritur nje gjatesi 1,3 km. Cdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se ketu po behet nje pune e paperseritshme ne historine e nje vendi, tha Kryeministri. Ai shprehu nderimin me te thelle per kompanine Bektel Enka dhe ekipin e punetoreve dhe inxhiniereve per punen qe po kryhet. Nderkohe qe ka marre drejtimin e nje mjeti modern qe ben shpimin e tunelit. Nje manovrator turk ka qendruar me Berishen ne mjetin gjigant, duke i thene se cilet butona duhej te shtypeshim per ta komanduar mjetin. Kjo duket se i ka shijuar Kryeministrit, i cili ka qendruar ne mjet per me shume se 10 minuta, duke kryer proces punimi ne menyre te drejtperdrejte.
Kreu i qeverise, Berisha, u shpreh optimist edhe se rruga do te ndertohet brenda afateve te percaktuara, por nuk ka munguar te beje thirrje dhe njehere se me ardhjen e veres te filloje punimi me tre turne. Rruga Rreshen-Kalimash eshte pjese e nje autostrade prej 170 kilometra, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosoven. Nga pikepamja teknike, autostrada eshte e ndare ne 3 segmente, Rreshen-Rreps me gjatesi 19,8 km, Rreps-Thirre me gjatesi 26,5 km dhe Thirre-Kalimash me gjatesi 14,8 km. Kjo autostrade, me gjatesi te pergjithshme prej 64 km, me kater korsi, ndertohet nga kompania Bektel Enka. Aktualisht, rruga Rreshen-Kalimash ka te punesuar 2800 punetore e inxhiniere. Parku i kesaj vepre ka te angazhuara 1000 makineri te nje teknologjie nga me te mirat dhe me te avancuarat.
Heshtja
Kryeministri Berisha nuk ben te ditur nese do ti veje ne dispozicion apo jo Prokurorise se Pergjithshme materialet e kerkuara per hetimin e tenderit te rruges Durres-Kukes. Kreu i qeverise, nuk pranoi te fliste dje per kete ceshtje te nxehte edhe pse inspektoi nga afer punimet e rruges i shoqeruar edhe nga ministri i Transporteve, Olldashi.
Ftesa
Per te disaten here, Berisha ftoi dje opoziten qe te vizitoje nga afer punimet e rruges Durres-Kukes, qe ai e quan vepren e shekullit. Ai tha se fton ata, te cilet madheshtia e rruges i ka verbuar totalisht dhe ngrihen cdo dite e vjellin vrer kunder saj, qe te vijne dhe ta vizitojne kete rruge, te shohin me syte e tyre cfare po behet dhe rendesine e saj.
Punimet
Berisha u shpreh dje optimist se ndertimi i rruges Durres-Kukes do te behet brenda afateve te percaktuara. Si dhe shprehu nderime te thella per kompanine Bektel Enka dhe ekipin e punetoreve dhe inxhiniereve. Rruga Rreshen-Kalimash eshte pjese e nje autostrade prej 170 kilometra, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosoven.