AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD Empty
MesazhTitulli: Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD   Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 8:07 pm

Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD
14/01/2008

Moda e re e shijimit tė poezisė botėrore: nga emisioni “ora e poezisė“ nė radio, te DVD-tė dhe CD-tė.

Elektronika “pushton” edhe poezinė. Jo nė versionin qė pėrgėnjeshtron I. Kadare te poezia e tij me titull “Erdh’ kohė e teknikės, poezia u prish”. Pėrkundrazi. Teknologjia dhe teknika jo vetėm nuk e “thajnė” shpirtin dhe ndjenjėn poetike te njeriu modern, por mund t’i vijnė nė ndihmė asaj pėrmes komoditetit tė servirjes. Ashtu si edhe proza apo arti nė pėrgjithėsi, edhe poezia, ndonėse me vonesė, po pėrshtatet gjithnjė e mė shumė me versionin elektronik, virtual, tė ekzistencės dhe komunikimit. Tashmė biblioteka mė e madhe nuk ėshtė mė ajo e Aleksandrisė, Romės apo Uashingtonit qė lidhen me kujtimet apo ekzistencėn e ngrehinave madhėshtore me rafte tė mbushura plot me libra tė vjetėr dhe tė rinj, por “depozita” e “Yahoo”-sė dhe tėrė format e tjera virtuale tė botės sė re tė internetit dhe kompjuterit. Nuk kemi mė tani libra vetėm prej letre, madje ka nisur moda e letėrsisė “on line”…

Tani Homerin, Shekspirin, Danten, Eseninin, Pushkinin, Dritėro Agollin, Ismail Kadarenė apo Xhevahir Spahiun mund t’i kesh me vete nė njė CD apo DVD, nė njė harddisk apo flashdisk qė ėshtė nė peshė apo nė madhėsi sa njė e njėmijta e njėrit prej librave tė kėtyre autorėve. Akoma mė thjesht: mjafton njė “klikim” nė vendin e duhur dhe faqe tė tėra tė mrekullueshme tė artit dhe kulturės botėrore mund tė bėhen tė tuat. Edhe nė Shqipėri ka nisur tė krijohen biblioteka virtuale tė poezisė dhe letėrsisė pėrmes gazetave dhe forumeve tė internetit. Pas njė periudhe tė ftohjes e indiferencės sė lexuesit shqiptar me poezinė, duket se ka nisur njė modė tjetėr mė tėrheqėse: tėrheqja e fansave tė poezisė pėrmes CD-ve. Njė grup aktorėsh qė udhėhiqen nga Vasjan Lami, pėrveē njė emisioni tė formatuar mjaft kėndshėm dhe me shije nė “Bum-Bum Radio”, kanė nisur edhe prodhimin e CD-ve me poezi. Projekti mė i ri i tyre ėshtė njė CD me poezi tė zgjedhura nga poeti i madh klasik pers Xhelaledin Rumiu nė kuadrin e Vitit Ndėrkombėtar tė Rumiut, shpallur kėshtu nga UNESKO-ja. Projekti ka gjetur edhe pėrkrahjen e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”. Aktorėt e pėrfshirė nė kėtė projekt janė Vasjan Lami, Ema Andrea, Dritan Boriēi dhe Violeta Banushi. Koordinatori i projektit, Vasjan Lami, thotė se kjo lloj pėrcjelljeje e poezisė te publiku, pėrmes mjeteve tė kohės, ka rikthyer te shqiptarėt dashurinė e vjetėr pėr poezinė, sidomos te brezi i ri. Aq mė tepėr njė poet si Rumiu, i cili, pėr shkak tė muzikalitetit tė vargut dhe ritmit, mund tė shijohet deri nė fund kur recitohet. Kjo mėnyrė e re “leximi”, pėrmes CD-ve, vlerėsohet nga specialistėt e tregut tė artit si njė nga shpjegimet pse Rumiu kohėt e fundit fitoi popullaritet tė jashtėzakonshėm edhe nė SHBA.

Tani nė veshėt e shqiptarėve nuk dėgjohen vetėm muzikė e kėngė, shpesh edhe bajate apo imitime banale tė repertorit tė huaj, por edhe poezi. Dhe kjo nuk ėshtė pak. Rikthimi te poezia shėnon fillimin e largimit nga format banale tė argėtimit dhe kultura mediokre.

Aktori Vasjan Lami thotė se kjo lloj pėrcjelljeje e poezisė te publiku, pėrmes mjeteve tė kohės, ka rikthyer te shqiptarėt dashurinė e vjetėr pėr poezinė, sidomos te brezi i ri. Aq mė tepėr njė poet si Rumiu, i cili, pėr shkak tė muzikalitetit tė vargut dhe ritmit, mund tė shijohet deri nė fund kur recitohet. Kjo mėnyrė e re “leximi”, pėrmes CD-ve, vlerėsohet nga specialistėt e tregut tė artit si njė nga shpjegimet pse Rumiu kohėt e fundit fitoi popullaritet tė jashtėzakonshėm edhe nė SHBA.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poeti i madh pers Rumiu edhe nė CD
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EDHE 100 Le_Professionnel ....
» Timberlake,i pari edhe MTV Ema
» Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: