PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Shperthim ne furrnalte, 10 viktima Tue Jan 15, 2008 6:53 pm | |
| Shperthim ne furrnalte, 10 viktima E Marte, 15 Janar 2008
ELBASAN - Tragjedi me nje te vdekur dhe dhjete te plagosur, mes te cileve gjashte ne gjendje kritike per jeten. Incidenti fatal ndodhi dje pasdite ne nje nga furrat e shkrirjes se celikut ne ish-kombinatin Metalurgjik te Elbasanit, prone e kompanise turke Kurum. Xhevit Nergjoni, 54 vjec nga Elbasani, punetor i uzines se celikut, mbeti i vdekur pas shperthimit ne furrat e shkrirjes, ndersa nje i dyte, Veli Jahja, moshatar me te, ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Nga hetimet e para besohet se shperthimi eshte shkaktuar nga nje predhe luftarake, e cila dyshohet se ndodhej mes nje sasie skrapi qe po i nenshtrohej procesit te shkrirjes, ne nje nga furrat e uzines se celikut. Por policia dyshon se edhe nje sasi uji e gjendur gjate procesit te shkrirjes, mund te kete provokuar tragjedine. Sakaq, te pakten 28 punonjes te uzines Kurum, mes te cileve dhe shtetas turq, jane shoqeruar ne mjediset e komisariatit te rrethit. Shefi i komisariatit konfirmoi se tre te tjere jane shpallur ne kerkim, pasi rezultojne te larguar nga vendngjarja.
Tragjedia ka ndodhur rreth ores 18.15 te dites se djeshme. Deshmitare prane vendit te ngjarjes, treguan per Koha Jone, se nje shperthim tejet i fuqishem i provokuar brenda furres ka shperbere kupolen mbrojtese te furres me induksion duke shperndare llaven ne ambientet e uzines se prodhimit te celiqeve. Llava dhe vala goditese ka shkaktuar panik dhe frike nder metalurget. Keta jane gjendur te shtrire ne toke te mbuluar edhe nga pluhuri dhe nxehtesia perveluese. Metalurgu Xhevit Nergjoni 54 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme pasi eshte karbonizuar nga llava. Ne gjendje kritike ndodhet metalurgu Veli Jahja 54 vjec me banim ne lagjen 28 Nentori. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur mbreme se metalurgu i vjeter po lufton me vdekjen, ndersa eshte vene nen terapi intensive.
Nga shperthimi mbeten te plagosur rende metalurget Agim Isa 58 vjec me banim ne lagjen e Re, Elton Sefa 18 vjec me banim ne lagjen Dyli Haxhire, Veli Shupeja 57 vjec me banim ne lagjen Brigada 17 sulmuese, Agim Qosja 60 vjec me banim ne lagjen 5 maji, Mithat Dervishi 40 vjec nga Bradasheshi. Me lehte jane plagosur Besim Fieraku 50 vjec Saimir Gogunja 46 vjec Kongresi i Elbasanit, Shkelqim Kotorri 42 vjec Mjekes dhe Edval Mesiti 26 vjec nga Cerriku. Menjehere pas ngjarjes, Uzina e Prodhimit te Celiqeve, ne administrim te firmes turke Kurum ka dhene alarmin.
Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policie dhe zjarrfikeset. Nderkohe metalurget e tjere u kane dhene ndihmen e pare shokeve te demtuar. Kerkimet jane veshtiresuar nga erresira dhe nga pluhuri i dendur qe ka mbuluar uzinen. Te lenduarit jane nisur drejt spitalit i cili gjithashtu eshte vene ne gjendje alarmi. Ngjarja eshte jetuar me ankth ne te gjithe qytetin. Kurse te afermit e metalurgeve jane ndodhur ne befasi nga ky lajm dhe kane rendur sa ne Metalurgji dhe ne urgjencen spitalore.
Pas disa oresh, zjarrfikeset kane mundur te lokalizojne dhe fikin flaket. Ne vendngjarje kane shkuar prefekti i Elbasanit Rezart Kovaci, kryetari i bashkise Qazim Sejdini dhe kryetari i Keshillit te Qarkut Ardian Turku, te cilet jane interesuar per fatin e te demtuarve. Pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar grupin hetimor i cili ka marre ne pyetje drejtues te uzines, metalurge dhe deshmitare okulare per te ndertuar dinamiken e gjithe ngjarjes.
Dy pistat per shperthimin
Dyshimi i pare i hetuesve eshte se nje predhe e gjendur nen skrap, ka plasur brenda furres, me aftesine qe te shkaktoje eksplozion te ketyre permasave. Sipas specialisteve, ne kete rast incidenti eshte shkaktuar nga nje predhe luftarake ose mine, e cila duke u gjendur mes skrapi qe po i nenshtrohej procesit te shkrirjes, ka plasur
Dyshimi i dyte qe vjen dhe nga metalurget, eshte se shperthimi mund te kete ndodhur nga uji qe mund te kete qene i depozituar ne ndonje ene metalike e perdorur si skrap. Sipas specialisteve uji ne furren me induksion shkakton shperthime shkaterruese ne temperatura te tilla per shkak te shperberjes se tij.Megjithate ceshtja eshte nen hetim
I vdekur: Xhevit Nergjoni, 54 vjec
Te plagosur:
1. VELI JAHJA 54 vjec nga lagja 28 nentori 2. AGIM ISA 58 vjec nga lagja E Re 3. ELTON SEFA 18 vjec nga lagja lagjen Dyli Haxhire 4. VELI SHUPEJA 57 vjec nga lagja Brigada 17 sulmuese 5. AGIM QOSJA 60 vjec nga lagja 5 maji, 6. MITHAT DERVISHI 40 vjec nga Bradasheshi 7. SAIMIR GOGUNJA 46 vjec nga lagja Kongresi i Elbasanit 8. SHKELQIM KOTORRI 42 vjec nga Mjekesi 9. EDVAL MESITI 26 vjec nga Cerriku 10. BESIM FIERAKU 50 vjec
PRECEDENTI 09 Tetor 2007
Shperthimi i predhes plagosi dy punetore
Dy mbledhes skrapi mbeten te plagosur rende pas nje shperthimi ne lagjen Skenderbej te qytetit te Elbasanit. Shaban Morina 46 vjec dhe punetori i tij, Kujtim Vosi, 50 vjec, tentuar te presin me flake per skrap nje predhe luftarake, por ajo shpertheu, duke i hedhur ne ere. Ngjarja ndodhi 9 tetorin e kaluar, perpara shtepise se Morines. Kujtim Vosi ishte duke copetuar predhen me zjarr, por ne cast, eksplozivi qe ndodhej brenda saj u aktivizua nga temperatura e larte dhe municioni luftarak shpertheu, duke i plagosur rende. Shtepite e lagjes perreth jane tronditur, ndersa gjemimi u degjua gati ne gjithe Elbasanin. Policia tha se Shaban Morina grumbullonte skrap, per ta shitur me pas ne Metalurgjik. Mes hekurave i kane rene ne dore disa predha luftarake, te cilat ai ka menduar ti prese me oksigjen, per shkak se ne ate gjendje nuk pranohen nga Uzina e Prodhimit te Celiqeve.
Tre te kerkuar, 28 bien ne polici
Te pakten 28 punonjes te uzines se shkrirjes se celiqeve ne Elbasan, mes te cileve dhe shtetas turq, jane shoqeruar ne mjediset e Komisariatit te policise se ketij qyteti. Tre te tjere mesohet se jane shpallur ne kerkim, pas shperthimit te ndodhur mbreme ne nje nga furrat e kesaj uzine me pasoje vdekjen e nje punetori dhe plagosjen e 10 te tjereve. Shefi i komisariatit te Elbasanit deklaroi se "28 personat e shoqeruar po merren ne pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne mjediset uzines se prodhimit te celikut qe administrohet nga kompania turke ". Ai shtoi se tre persona jane shpallur ne kerkim pasi ata rezultojne te larguar nga vendngjarja. Kompania turke e prodhimit te celikut, Kurum e ushtron aktivitetin ne mjediset e ish-kombinatit metalurgjik, pese kilometra larg qendres se qytetit te Elbasanit.
Demi, disa milione euro
Grupi hetimor ka marre ne pyetje drejtues te firmes te cilet do te ndihmojne per te arritur ne nje konkluzion sa me shkencor. Demi material i firmes perllogaritet ne disa miliona euro. Furra qe shpertheu ishte furra me e madhe e Uzines se Prodhimit te Celiqeve, e ndertuar pas marrjes me koncesion nga firma turke. Ajo kushtoi rreth 6 milione USD dhe kishte kapacitet prodhimi dy here me te madh se sa furrat e ndertuara ne kohen e diktatures. Kishte teknologji perendimore dhe ishte e lidhur me impiantin e filtrimit te ajrit.
Ngjarja, e perseritur
Gjate kesaj periudhe jane regjistruar disa shperthime te furrave me pasoje plagosjen e disa metalurgeve, mjaft prej te cileve jane mjekuar ne klinika te specializuara ne Turqi. Ne vitet e para te aktivitetit, Kurum eshte akuzuar per masa te uleta te sigurimit teknik ne pune. Por me kalimin e viteve eshte vene re permiresim i ketyre kushteve. Megjithate sipas specialisteve, shpesh jane vete punetoret e firmes qe nuk respektojne keto masa.
| |
|