Prej vendlindjes u largove,
more udhet e gjata!
Kurre nuk u gezove,
as nga dita e as nga nata!
Si skllav ty te trajtuan,
kudo qe ti jetove!
C'do te drejte ta mohuan,
por prape ti rezistove!
Emigrant emrin e pate,
ne toke te huaj ku ishe!
Rehat s'bere as ne gjume nate,
se mendjen ne vendlindje e kishe!
Ne atdhe me mall te prisnin,
nena jote dhe babai!
Me sy donin te te shihnin,
motra e vogel dhe vellai!
Ne atdhe te prisnin shoket,
dhe shoqet qe pate lene!
Atje te priste edhe vajza,
qe fjalen i pate dhene!
Nga drejtimi qe pate ikur,
te gjithe syte shpesh i drejtonin!
Me mendimin qe mjafte, te kishin pritur,
dhe se se shpejti do te te shikonin!