AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nje te diele me Vip-a shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:58 am

Kur nis fundjava pėr ju?

Zakonisht nis tė shtunėn nė mėngjes kur ne gjithmonė nisemi pėr ndonjė udhėtim. Shumė rrallė qėllon tė rrijmė nė shtėpi pėr fundjavė. Vetėm pėr ca kohė ishim tė kushtėzuar qė ta ndryshonim disi ritualin tonė tė fundjavės, kur vajza jonė Sindi ishte shumė e vogėl dhe nuk mund tė udhėtonim shumė shpesh. Tani edhe ajo ėshtė gati tė bashkohet me ne, edhe nė udhėtime tė gjata.

Si nis mėngjesi i ditės sė pushimit nė shtėpinė tuaj?

Shumė i rrėmujshėm. Ndryshe nga ditė e tjera, jemi tė gjithė nė shtėpi dhe mua mė duhet tė pregatis mėngjesin. Sė pari pėr mė tė voglėn e pastaj pėr dy tė tjerėt, mė tė rriturit.

Duket se preferoni mė shumė udhėtimet. Cilat janė vendet qė frekuentoni mė shpesh?

Ohri ėshtė vendi ku na pėlqen tė shkojmė mė shpesh. Por edhe Pogradeci na shijon po aq. Edhe Bari hyn nė programimet tona tė udhėtimeve pėr fundjavė, por kjo ndodh mė rrallė. Ndėrsa kur nuk marrim dot kėto udhėtime tė largėta, Durrėsi mbetet si programi mė i zakonshėm.

Preferoni tė jeni vetėm nė familje, apo dhe me miq pėr fundjavė?

Kam dėgjuar shpesh tė thonė se me miq kalohet shumė mė mirė fundjava, ndėrsa ne ndihemi mirė vetėm brenda ekipit tonė tė vogėl. Sigurisht qė ka dhe raste kur bėhemi me miq por kjo ndodh shumė rrallė dhe kur miqtė janė shumė tė ngushtė. Nuk na pėlqejnė mbledhjet e rastėsishme, me miq tė rastėsishėm.

Bėheni protagoniste kur jeni nė rreth miqsh?

Jam natyrė qė dua tė bėj shumė humor kur jam mes miqsh por bashkėshorti im Sokoli ma kalon. Por ndodh qė bėhemi tė dy bashkė protagonistėt e tryezės dhe s'ka njeri qė tė na mbajė pastaj.

Konsumoni alkool?

Verėn e shijoj shumė por mundohem ta pi gjithmonė aq sa duhet, pa e kaluar masėn edhe pse im shoq kėmbėngul gjithmonė e mė thotė: pi se bėhesh e lezetshme.

Pse ē'ndodh nė fakt?

Eh, kohė mė parė kur pija verė mė shumė se sa duhej mė zinte menjėherė gjumi. Pastaj duke u mėsuar me pijen ndodhi qė tė bėhesha interesante, ashtu pakėz e pirė.

Dini tė gatuani?

Kur isha nuse e re nė shtėpinė e Sokolit nuk dija dhe aq por megjithatė kisha guximin tė provoja dhe tė eksperimentoja dhe arrita tė gatuaja gjėra shumė tė mira si pėrshembull lakra tė mbushura. Tani ia kam marrė mirė dorėn kuzhinės, sidomos asaj tradicionale shqiptare. Kam njė mama qė di tė gatuajė shumė mirė, nga e cila kam se ēfarė tė mėsoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:59 am

Nje e diele me Kastriot Tushen


Kur nis zakonisht fundjava per ju?

Te them te drejten, shume rralle arrij ta shijoj ashtu si duhet fundin e nje jave, pasi ne me te shumten e hereve gjendem ne pune. E kur them pune, kuptohet ne ndonje koncert, qe zakonisht realizohet jashte Shqiperise. Ndersa kur qellon te jem ne Tirane, perpiqem ta nis qe te shtunen ne mengjes fundjaven time.

Dhe si nis nje mengjes i tille pushimi ne shtepine tuaj?

I zhurmshem, sepse femijet gezojne, qe jam dhe une me ta ne shtepi dhe nisin e bejne rremujen, qe mua me pelqen. Ulemi te gjithe ne tryeze, per te ngrene mengjesin dhe pikerisht aty bejme planet se ku do te shkojme.

Preferoni te rrini me shume ne shtepi apo te levizni?

Mua me pelqen me shume te rri ne shtepi, pasi jam i tejngopur me udhetimet brenda dhe jashte Shqiperise, por per t'u bere qejfin femijeve ua le atyre te dore te zgjedhin. Dhe vendimi i tyre eshte gjithmone per te ikur diku.

Cilat jane vendet qe frekuentoni zakonisht?

Lokali qe frekuentojme me shume ne Tirane eshte bari tek hotel "Mondial" ndersa jashte Tiranes preferojme shpesh te shkojme ne Kruje. Vazhdoj te kem nje lidhje te cuditshme me ate qytet edhe pse kam vite, qe jam shkeputur prej tij.

Ju pelqen te jeni vetem me familjen tuaj apo me sa me shume miq, per fundjave?

Une dihet qe jam nje natyre, qe gezoj kur jam me sa me shume miq rreth e rrotull vetes, por kur vjen fundi i javes me pelqen te jem vetem me femijet dhe bashkeshorten time. E thashe edhe ne fillim, qe nuk jane shume te shpeshta heret kur na qellon te jemi te gjithe bashke, per t'i bere qejfin njeri- tjetrit. Ndaj nuk duhen shpenzuar me kot keto here te pakta.

Kur jeni me miq ne tryeze, ju pelqen te beni protagonistin?

Nuk e kam qellim me vete te terheq vemendjen kur jam me miq ne tryeze. Une jam me shume ai qe krijoj zhurmen duke qeshur me ate qe thone te tjeret. Rralle mund te ndodhe qe ta mbaj une tryezen gjalle, me protagonizmin tim.

Gatuani, nese po cilin mund te quani specialitetin tuaj?

Po te thosha di te gatuaj do te genjeja disi. Bashkeshortja ime eshte nje amvise shume e mire, ndaj nuk me eshte dashur t'i hyje kesaj angarie, qe quhet kuzhine. Pastaj dhe koha ime e lire nuk mjafton per t'u argetuar me nje kesi lloj punesh.

Mbasditja e se dieles si shkon ndersa mendoni se neser vjen serish e hena, nisin serish punet e shumta?

Ndryshe nga ata, qe jane te angazhuar me nje pune administrative, c'ka do te thote, qe te henen duhet te jene detyrimisht ne pune, per mua mbaditja e se dieles nuk eshte shume e tmerrshme per t'u kaperdire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:59 am

Nje e diele me Edlira Memen


Kur nis zakonisht fundjava per ty?

Te them te drejten ne gjithe keto kohe e kisha harruar se cfare eshte fundjava, pasi isha e angazhuar me pregatitjet e spektaklit "Miss Globe International". Megjithate, e zakonshmja eshte qe fundjava ime te nise atehere kur nis per te gjithe. Ndryshimi i vetem eshte se une perpiqem me sa te mundem, qe te kaloj nje fundjave ndryshe nga te tjeret. Dua me cdo kush qe te ndodhe dicka e vecante dhe e bukur ne fundin e nje jave te lodhshme.

Si nis mengjesi i dites se pare te pushimit?

Zgjohem me deshiren per te planifikuar dicka. Eshte bukur kur nis keshtu dita, sepse e thyen ate rutinen e nje dite te zakonshme.

Duket qe preferon me shume te jesh ne udhetime ne fundjave sesa ne shtepi?

Po po, me pelqen te jem gjithnje ne udhetime te gjata e me makine sepse kenaqem te shoh sa me shume vende te reja.

Cilat jane vendet qe frekuentoni me shpesh ne fundajve?

Destinacioni me i afert per fundjave dihet qe eshte Durresi, sidomos ne sezonin e veres. Ndersa me e largeta eshte Vlora.

Po brenda Tiranes, ku mund t'ju gjejne me shpesh?

Ne lokalet rreth zones se ish- bllokut, jo pse me pelqejne por sepse aty eshte stacioni im me i afert i ndalimit, ne rastet kur nuk kam nje makine ne dispozicion. Te them te drejten kam kohe qe nuk e ndjej veten rehat ne kete zone, por nuk kam mundesi tjeter zgjedhjeje. Pastaj kur mund te leviz me makine, vendi me i preferuar vazhdon te jete Princ Parku.

Te pelqen te jesh me familjen, me shume miq apo vetem me mikun tend, ne fundjave?

Cdokush ka vendin e vet. Une perpiqem t'u le pak kohe te gjitheve sepse keshtu mbi te gjitha krijon me shume variacione edhe per veten.

Behesh protagoniste kur je ne tryeze me miq?

Nuk me pelqejne gjerat qe behen me paramendim. Nese protagonizmi vjen natyrshem sigurisht qe eshte bukur. Dhe kjo ka ndodhur.

Konsumon alkool?

Me pelqen shume te pi alkool por perpiqem t'i ve vetes kufij. Por ne ndonje rast te vecante nuk jam ruajtur shume

Ka ndodhur ndonjehere te konsumoni me teper sec duhet?

Edhe ka ndodhur por thjesht sa per te ardhur ne qejf e per ta shijuar me shume ambjentin ku kam qene.

Gatuan?

Me pelqen shume te gatuaj por ende nuk u kam hyre ketyre puneve. Megjithate jam e bindur se do te behem nje amvise e mire, perdersia edhe ime me eshte e tille.

Mbasditja e se dieles si shkon, ndersa mendon se vjen serish e hena?

Te dielen une e konsideroj si nje dite relaksi pas aktiviteteve te fundjaves. Pra mblidhem ne shtepi, duke klikuar gjate ne internet apo duke pare televizor.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:00 am

Nje diele me Ardi Asllanin


Kur nis fundjava e nje stilisti?

Eshte normale qe fundjava te perkoje me fundin e saj por meqenese fundi i javes eshte ne me te shumten e rasteve kohe shfaqesh, me takon mua ta zgjedh diten e pushimit. Por ka dhe raste te cilat nuk mungojne te mos kem pushim per dy ose me shume jave.

Cili eshte veprimi i pare qe beni sapo zgjoheni ne mengjes, ne diten e pushimit?

Ah, eshte ndoshta per te qeshur por pas nje gote te shpejte qumeshti rreth ores 9, vjen me pas ne banje e tejzgjatur e pergatitur kohe me pare nga njerezit e mi, me shume avull edhe shkume, ne nje orar te tejzgjatur, perkujdesje per veten. Eshte orar qe kush me njeh e di qe preferoj te mos shqetesohem ne nje orar te tille, qofte dhe ne telefon.

Preferoni te rrini ne shtepi apo te levizni ne fundjave?

Preferoj shtepine, por nuk i them jo dhe nje udhetimi. Por e bukura mbetet ne kthim. Pendohem gjithmone kur mendoj per javen qe me pret... se tashme kam humbur hapsiren mengjezore te relaksit fundjavor.

C'vende frekuentoni zakonisht?

Pogrdec, liqen me pamje fundore ne nje mal, njerez te qete qe te buzeqeshin ne cdo hapje porte, kjo do ishte idealja per mua por pse jo dhe Prishtina ku me presin shume miq atje. Mundohem te kerkoj muzen time ne kohe pushimi.... dhe ku me mire se atje ku e gjeti Lasgushi...

Kujt ia kushtoni diten e pushimit, vetes apo te tjereve?

Me moshe kam mesuar te kuptoj qe te pakten ajo dite te duhet per veten tende dhe miq, te cilet e meritojne kete vleresim, sepse koha eshte ajo qe tregon njerezit e vertete. Nuk dua te tregohem individualist por po ta mendosh mire kjo eshte e vetreta...

Beheni protagonist kur jeni ne tryeze me miqte tuaj?

Kerkoj te behem pjese e saj, por nese gjej hapesire prej protagonisti, perfitoj....

Konsumoni alkool per te krijuar atmosfere ne tryeze?

Eshte ende heret qe te me kthehet ne nje domosdoshmeri, por nese shoh qe miqte e mi, te cilet kryesisht jane ne timon, e tejkalojne normen, mundohem te kontribuoj me sa mundem.... Domethene pi por jo per te krijuar atmosfere, se ate e kam gjithmone me vete dhe s'kam nevoje per stimuj artificjale, per ta shfaqur.

Gatuani? Nese po cfare dini te beni me mire?

Si nje djale i rritur nga dy motra me te medha dhe nje nene me perkujdesje te tepruar nuk di te hedh nje veze ne tigan, por duke menduar mire, kjo eshte nje menyre perfitimi kundrejt tyre, sepse ka patur raste ne te cilat ja kam dale mbane (kryesisht jashte). Me sukses ose jo nuk me takon mua ta them, sepse kam qene i vetmi qe i kam konsumuar...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:01 am

Nje e diele me Hygerta Sakon


Kur fillon fundjava per ju?

Ne keto kohe qe kam qene e angazhuar me spektaklin e perjavshem "Netet e klipit", fundjava ime nuk mund te fillonte vecse te djelen ne mengjes, pasi e shtuna me gjente gjithwnje ne krye te punes. Ndersa me pare e nisja pushimin qe te premten.

Cili eshte veprimi i pare qe beni ne nje dite pushimi?

Fle me shume se te gjitha ditet e tjera. Une jam tip gjumashe dhe nuk mund te mos ia plotesoj vetes kete teke, te pakten ne nje dite pushimi. Pasi cohem nga gjumi veprimi i pare qe bej eshte pirja e kafese ne shtepi me prinderit e mi. Ky eshte ritual i mengjesit ne shtepi te cilin une nuk dua kurrsesi ta prish, as ne ditet kur me duhet te dal heret nga shtepia.

Preferoni te rrini ne shtepi apo te udhetoni?

Mua me pelqen shume te udhetoj, por kjo gje nuk eshte gjithmone e mundur. Do te me pelqente qe cdo dite pushimi te me gjente ne udhetim, larg Tiranes sepse nuk dua kurrsesi qe nje dite te tille ta kaloja ne shtepi. Edhe nese nuk me jepet mundesia te nis ndonje udhetim, bej te pamunduren te shkoj diku ketu, brenda ne Tirane, mjaft qe te mos mbetem ne shtepi.

Cfare vendesh frekuentoni me shume?

Kam disa lokale te cilat ne me te shumten e rasteve i frekuentoj pikerisht ne ditet kur jam pushim. Me i preferuari per mua eshte "Aus" dhe "Piemonte", ku ne pergjithesi shkoj me shoqet. Pastaj nese vendos te dal jashte Tiranes, vendi ku shkoj me shpesh eshte Vlora. Dikur frekuentoja shume dhe lokalet e nates por tani i kam braktisur disi sepse po me duken te gjitha njelloj. Me eshte krijuar pershtypja se nuk ka me vende ku une mund te shkundem e tera nen ritmet e muzikes.

Me ke ju pelqen me shume te jeni, ne fundjave?

Ditet e pushimit une mundohem t'i kaloj me te gjithe. Nese paraditen e kaloj me prinderit, mbasditja padiskutim do te jete per miqte. Perpiqem qe te mos lere askend pas dore, e sidomos miqte me te ngushte.

Gatuani, nese po cfare dini te beni me mire?

Po une di te gatuaj, madje shume mire. Lazanja eshte specialiteti im. Nuk e them vetem une por dhe te tjeret, se e qaj lazanjen. Di te bej edhe embelsira te ndryshme, kek, biskotaā€¦

Nuk eshte se gatuaj shpesh por vetem kur gatuaj me godasin menjehere sic thuhet ne kesi rastesh.

Ju bezdis mbasditja e se djeles, ndersa mendoni se neser vjen serish e hena?

Te them te drejten per mua mbasditja e se djeles shkon njesoj me ditet e tjera te pushimit. Me perjashtim te ketyre koheve kur vetem te djelen e kisha pushim, e shijoja mbasditen e saj a thua se nuk do tw kishte me dite tjeter. Ndersa zakonisht nuk me besdis kjo mbasdite pasi nuk eshte se une kam nje angazhim te perhershem pune qe do te me kerkonte te zgjohesha per te qene diku qe ne oren 8 te mengjesit te se henes. Pra fillimin e javes une e pres me qetesi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:02 am

Njė e dielė me Majlinda Bregun



Kur fillon fundjava pėr ju?

Varet. Kjo gjysma e parė e kėtij viti, ka qenė kaq e zėnė sa fundjava ime mund tė ishte vetem kalendarike. Por zakonisht fundjava nis tė shtunave nė mėngjes.

Si nis dita e pushimit? Ka ndonjė ritual qė i pėrket vetėm kėsaj dite?

Jo ndonjė tė veēantė. Nis mė vonė pasi gjumi i mėngjesit zgjat mė shumė dhe sigurisht nė njė ditė tė tillė ka mė shumė moskokėēarje, pėr veshjen, look-un. Pastaj i pėrkushtohem kuzhinės. Kur jam nė shtėpi gatimi mė me kujdes se ditėt e tjera tė javės ėshtė impenjimi kryesor.

Ju pėlqen mė shumė tė rrini nė shtėpi apo tė udhėtoni?

Tė dyja bashkė. Varet nga organizimi dhe se kur duhet tė jemi nė Tiranė. Ka ditė qė mė rrihet aq me dėshirė nė shtėpi, sa e pres me padurim fundjavėn. Por nėse kemi lėne me miqtė ndonjė dreke a udhėtim, e pres po me aq qejf.

Cilat janė vendet qė frekuentoni zakonisht brenda dhe jashtė Tiranės?

Durrėsi, mbetet vendi mė i shpeshtė, sidomos nė dimėr. Mjafton tė ketė pak diell dhe deti edhe nė tė ftohtė ėshtė mrekulli. Nė verė mė mirė se bregdeti i Jugut, nuk gjej mundėsi tjetėr. Por, pėr nė jug duhet qė fundjava tė fillojė tė paktėn tė premten pasdite.

Ju pėlqen tė jeni vetėm me familjen tuaj apo edhe me miq?

Me miqtė ose jo, pėr ne familjarisht fundjava ėshtė gjithmonė tok. Nganjehėre ėshtė e vėshtirė tė kombinohen oraret dhe detyrimet nė grup. Pėr mua ka rėndėsi qė lėvizim tė tre, bashkohemi ose jo mė pas me miq.

Kur jeni nė tryeza me miqtė ju pėlqen ta bėni ju protagonisten?

Bėj shaka dhe mė pėlqen t'i ngacmoj. Nė varėsi tė temės sė bisedės mė ndodh tė jem edhe protagoniste edhe dėgjuese e thjeshtė.

Konsumoni alkool?

Shume pak konsumoj. Asnjėherė mė shumė se dy gota vere. S'di tė pi.

Gatuani, nėse po cili ėshtė specialiteti juaj?

Gatuaj dhe e bėj me qejf. E kam thėnė dhe njėherė tjetėr, qė kur tė "mė vijnė nė majė tė hundės" kėto detyrime profesionale, do tė bėj njė restorant timin, ku se paku pėr miqtė do tė gatuaj vetė. Pėrveē ėmbėlsirave qė as i ha e as i gatuaj, me recetat e tjera s'jam keq. Nė shtėpinė tonė, pėrveē ushqimeve tradicionale, mishit, peshkut konsumohen shumė dhe makaronat, sidomos nė mbrėmje.

Mbasditja e sė dielės si shkon ndėrsa mendoni se nesėr vjen sėrish e hėna, nisin serish punėt e javės?

Kėnaqem shumė kur mendoj se do vijė e hėna. Pushimet e gjata mė bezdisin. Njė fundjavė tė mirė e kam mėse tė mjaftueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:03 am

Nje e diele me Arbana Osmanin


Kur fillon zakonisht fundjava per ju?

Deri dhe pak kohe me pare punoja te shtunen dhe te dielen ndaj fundjava nuk kishte ndonje ndryshim te madh nga ditet e tjera te javes. Ndersa tani eshte ndryshe. Fundjava ime fillon te premten pas ores 22.00 dhe vazhdon deri te henen.

Si nis mengjesi i dites se pushimit?

Nis para pak mesdite. Nese kam zgjedhur qe ate dite ta kaloj ne shtepi, mengjesin ia rezervoj te lexuarit (me pelqen ta bej kete gje me shume ne mengjes se ne mbremje). Me pas zbres ne kuzhine, ku jane te gjithe pjesetaret e familjes sime, qe me presin bashke me mengjesin e bollshem.

Ju pelqen me shume te rrini ne shtepi apo te udhetoni per fundjave?

Te udhetoj. Nuk para me pelqen te rri ne shtepi as gjate javes dhe as ne fundin e saj. Perjashtim bejne javet super te lodhshme, atehere clodhjen e kam vetem ne krevatin tim, dhe nje dreke te mire te gatuar nga mami.

Cilat jane vendet qe frekuentoni me shpesh?

Ne Tirane eshte nje vend ku une shkoj gjithmone pas pune, pasi aty jane edhe miqte e mi me te mire. Ndersa jashte Tiranes zgjedh Vloren, Dhermiun, Saranden, kudo ku ka det.

Ju pelqen me shume te jeni me miq, me familjen apo vetem me mikun e zemres?

Gjate fundjaves, patjeter dua te jem me mikun tim te zemres, duke qene se gjate javes per shkak te impenjimeve te gjithesecilit shihemi shume pak. Fundjava ime eshte gati gjithmone vetem per te. Por shume miq i kemi te perbashket dhe keshtu fundjava na gjen edhe ne shoqerine e te tjereve.

Konsumoni alkool? C'ndodh kur pini me shume se c'duhet?

Po pi dhe pergjithesisht veren e zgjedh une. Por nuk ka ndodhur kurre te pi me shume se c'duhet.

Jeni tipi i aventurave per fundjave?

Nuk i organizoj une aventurat. Sesi ndodh qe e gjej here pas here veten ne situata te cuditshme, por ne te tilla raste e marr me shume gaz dhe qesh gjithe kohes.

Gatuani?

Me pelqen shume te gatuaj per njeriun tim te zemres, sepse edhe ai vdes per gjerat qe bej une. Gatuaj edhe sa here ftoj ne shtepi miqte e mi. Them se di te gatuaj shume mire fileton meksikane, taljatelet me karkalecat si dhe te gjithe llojet e mishrave te pjekur ne furre.

Mbasditja e se dieles si shkon ndersa mendoni se neser vjen serish e hena, nisin serish punet?

Dy dite pushim ne jave mjaftojne per mua, keshtuqe te henen e pres gjithe qejf.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Nje te diele me Vip-a shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Nje te diele me Vip-a shqiptare   Nje te diele me Vip-a shqiptare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nje te diele me Vip-a shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» *.*.* Diaspora Shqiptare *.*.*.*
» Arkitektura Shqiptare
» Kinemaja Shqiptare
» Flamuri Shqiptare
» Si vishet rinia Shqiptare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: